Taekwondo klubi Besa vazhdon me suksese

Gjatë muajit gusht në Korçula të Kroacisë u mbajt kampi tradicional në Taekwodo nga data 15-27 Gusht. Në ketë kamp morën pjesë sportistet nga Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Lluksemburgu dhe sportistët e klubit Besa nga Malësia.

Në kampin veror morën pjesë: Mario Gegaj, David Arapaj, Nora Gegaj dhe Trajneri i tyre Nikollë Gegaj si një ndër instruktoret e kampit.
Duhet cekur se nga ky kamp prestigjioz mori pjesë Franka Anic në lojnat olimpike e cila përfaqësoj Sllovenin dhe nxuri vendin e katërt çka edhe tregon për rezultatet e kësaj pune që vijojnë tash disa vite.

Në fund të kampit u mbajt turnamenti OPEN KORCULA ku morën pjesë 335 garues në kategori të ndryshme nga Lluksemburgu, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sllovenia dhe Sllovakia.
Nga klubi BESA me medalje u dekoruan te tre përfaqësuesit e klubit

Mario Gegaj     -59kg si junior (vendi II-te) njëkohësisht mori pjese edhe si senior dhe nxuri vendin e III-të në kategorinë -58kg në lufta
David Arapaj   -47kg si kadet (vendi III-te) në lufta ndërsa në poomse dekorohet me medalje te argjende
Nora Gegaj     -45kg si kadete (vendi III-te) në lufta ndërsa ne poomse dekorohet me medalje te bronzte

Sipas fjalëve te instruktorit Nikollë Gegaj, kampi dhe kampionati ishte mjaft i suksesshëm sepse morën pjese shumë taekwondista të cilët janë pjesëtare të reprezentacionit te shteteve të lartë përmendura.

Shërbimi informativ i KT Besa