Nimanbegu sulmon institucionet shkollore për punësime partiake të praktikantëve

Në kohën parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi shtohen zërat për përsëritjen e parregullsive drastike që kanë të bëjnë me ndikim të drejt për drejt në procesin zgjedhor.

Kështu, deputeti shqiptar i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, për TV Vijesti ka marrë si shembull sistemin shkollor ku është shumë i shprehur fakti se për të fituar mundësinë e fillimit të punës si  praktikant ka presione për ta marrë librezen e anëtarësisë së partive në pushtet.

Partitë shqiptare që do te marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare akoma janë në fazën e përgaditjes së mënyrës së paraqitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do mbahen me 14 tetor. /Ulqini Online/