Bisedat në mes të subjekteve politike shqiptare vazhdojnë akoma. Dukuri e këtyre bisedave është ndarja në grupacione të caktuara me qëllim të fitimit të ”terrenit” para krijimit të një fronti eventual të përbashkët shqiptar. Në këtë prag zgjedhjeve verehet edhe një fenomeni i ri që ka të bëjë me atë se secili bisedon me secilin.
E përditshmja Vijesti shkruan për një koalicion të ri të mundshëm shqiptar në mes Partinë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Lidhjes Demokratike të Mehmet Bardhit. Ky koalicion i ri i mundshëm duket interesant duke u nisur nga fakti sa pak kohë më parë Gjeka ka akuzuar Bardhin si shkaktar i krijimit të të gjitha partive politike shqiptare në Mal të Zi.
Ditët në vazhdim do të na tregojnë edhe finalizimin e të gjitha këtyre përgaditjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Afati i fundit për dorëzimin e listave është 19 shtatori i këtij viti. /Ulqini Online/