Vatra Dielli dhe rasputini i vogël (Dalip Greca)

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York
Nё shkrimet e mia rreth “Vatrёs” nuk bёra gjё tjetёr vetёm ushtrova lirinё e fjalёs dhe shkrimit tё sanksionuar nё amendment-in e parё tё Kushtetutёs amerikane. Nё shёnimin tim “Vatra,dje sot dhe nesёr” nuk pёrmenda asnjё person, sepse nuk kisha dёshirё tё fajsoj individualisht askёnd. Tё gjitha vrejtjet e mia iu drejtuan Organizatёs “Vatra” e jo Dalip Grecёs. Bile as gazetёn “Dielli” nuk e pёrmenda asnjёherё pёr tё keq. Reagimin nё lidhje me opinionin tim duhej ta bёnte Kryesia e kёsaj Organizate e jo redaktori. Gazeta “Dielli” ёshtё organ i “Vatrёs”,por ёshtё mё shumё organ i mendimeve tё lira tё shqiptarёve kudo nё botё. Kёshtu ka qenё nё tё kaluarёn. Kurdo ёshtё sulmuar kryetari ose kryesia ata janё pёrgjigjur pёr gabimet ose sukseset e tyre dhe jo redaktori. Editori kurrё nuk ёshtё pёrzier nё punёt e Kryesisё, sepse ёshtё detyrё e tyre tё pёrgjigjen pёr çdo gabim. Bile nё kёtё rast ёshtё bёrё edhe njё gabim tjetёr, pasi qё Agim Karagjozi ёshtё editor pёrgjegjёs (managing editor).Siç duket ata ranё ngushtё se kush do t’i varё zilen maces! Kёshtu qё Dalip Greca nё vend se tё mё varё zilen; “nxori shpatёn edhe njё herё pёr situatёn”, duke mё shpёrfytyruar. Mё bёri fёmi tё shkollёs fillore. Nё Shqipёri thotё Dalipi: “e dinё kuptimin e togfjalёshit “hund lesh”, qё pёrdorej nё shkollat fillore pёr t’i treguar vendin sherrxiut. Dalip, para disa muajsh jemi parё nё Yonkers , New York nё pёrkujtimin e Nikё Mёrnaçajt. Fizikisht nuk jam fёmi sepse kam dalё nё pension. Sipas tё gjitha kodeve morale tё botёs ju duhet tё nderoni moshёn time, e jo tё tallesh me mua si tё isha fёmi. Dalipi thotё se: Nuk ka nge kush tё merret me ty”. Po atёherё pse po e shpenzon gjithё kёtё kohё e mundim kundёr meje? Pёr Ju çdo gjё ёshtё imagjinare dhe haluçinacione. Jo zotёri, janё tё vёrteta edhe pse nuk tё kam kёrkuar ndihmё por tё kam treguar disa tё vёrteta pёr disa huliganё tё Bronx-it,pёr tё cilёt ka shkruar edhe Ali Podrimja shёnimin me titull: “Luli i Semёs”. “Gazeta “Ylliria” nuk e botoi sepse kishte miqёsi me atё huliganё. Ali Podrimja atё shkrim e dёrgoi nё kohёn kur ju ishit redaktor i kёsaj gazete. Pse nuk e botuat? Ju tregoni se ju paskam dhanё njё ёmbёlsirё gjatё njё takimi, por nuk tregoni se ju kam dhanё edhe çekun $ 500 dollarё pёr njё tё sёmurё nga Shqipёria qё Ju dhe gazeta Illyria kishit hapur fushatё pёr ta ndihmuar. Pse mё sulmoni aq ashpёr kur nuk kam thёnё asnjё fjalё tё keqe pёr Ju! Vetёm njё herё kam pёrdorur fjalёn  thashё e theme. Pse mё ofroni mua kopjen e editorialit tё Xhevat Kallajxhi pёr ndihmёn e Zef Camaj pёr “Diellin”? Edhe nё replikёn e parё ua kam thёnё duhet ta botoni nё gazetёn “Dielli”. Pse nuk e botoni? Ti nuk ke pranuar tё botosh shkrimin e Muhamet Mjekut pёr kontributin tonё prej 12.000 dollarёsh, bile as nё website-in e “Diellit” atёherё pёr kontributet e tjera mos llomotit. Mos fol pёr botime e punё tё tjera sepse e ke humbur drejtpeshimin mendor, dhe nё shpirt je vrastar.  Nuk kam thёnё asnjё fjalё pёr zotёsitё e tua profesionale dhe as pёr tё kaluarёn tёnde nё Shqipёri,as pёr punёn nё “Ylliri” as nё “Dielli”. Kot mё sulmon mua. Nё dy shkrimet e mia asnjёherё nuk e kam pёrmend Ibrahim Rugovёn. Pse shpif? Unё e di pse e bёn kёtё. Kёrkon ndonjё huligan tjetёr pёr tё mё sulmuar. Ështё e vёrtetё se kam mbajtur fjalim pёr ish-Presidentin e Shqipёrisё, Rexhep Meidanin. Gjatё Luftёs nё Kosovё disa herё e kam parё Rexhep Meidanin nё kanalet televizive tё Amerikёs, duke folur pёr Kosovёn. Nuk e di nёse ishe nё atё kohё nё Amerikё dhe nёqoftёse ke qenё kёtu, nuk besoj qё i ke kuptuar thirrjet e tij anglisht nё rrjetet televizive amerikane dhe gjithbotёrore. Ndosha Dalip ke harruar kur u tha refugjatёve tё Kosovёs nё Shqipёri, mos shkoni nё vende tё huaja. Rrini kёtu nё Shqipёri,sepse kёtu ёshtё atdheu juaj. Nuk e di nёse keni dёgjuar pёr planin ndёrkombёtar tё shpёrndarjes sё refugjatёve shqiptare tё Kosovёs nёpёr vendet e ndryshme tё botёs, bile edhe nё Guantamo Bay afёr Kubёs. Pёr mendimin tim thirrja e Rexhep Meidanit, mos shkoni nё vende tё huaja ishte njё thirrje e shejtё dhe historike. Rexhep Meidani gjatё Luftёs nё Kosovё i lutej botёs liridashёse pёr shpёtimin e atij populli. Sot e kёsaj dite e kujtoj thirrjen e tij drejtuar botёs liridashёse: “Shpёtoje popullin shqiptar tё Kosovёs, popullin e Nёnёs Tereze”. Kёtё thirrje e bёri te kanali televiziv CNN. Kёto dhe shumё vepra tё tjera tё mira tё Rexhep Meidanit pёr Kosovёn ishin motiv i fjalimit tim nё New York nё verёn e vitit 2000.  Ju pohoni se Rexhep Mediani u skuq nga lёvdatat e mia. Jo zotёri, Ai nuk u skuq, por tёrё kohёn mё shikonte me dashuri dhe respekt dhe me tё kthyer nё Shqipёri mё dёrgoi njё letёr falenderimi pёr fjalimin nё adresё tё tij. Qysh atёherё e sot nuk e kam takuar asnjёherё. E kisha takuar mё pёrpara nё Gjenevё nё pёrurimin e bustit tё Skёnderbeut dhe nё Kalkutё nё varrimin e Nёnёs Tereze. Dy fjalё pёr Nano&Co. Fatos Nano ishte ftuar zyrtarisht nё Shtёpi tё Bardhё nga George W. Bush. Ishte ftesё me rёndёsi pёr hyrjen e Shqipёrisё nё NATO.Mendoj se pengesat pёr pranimin e Shqipёrisё nё NATO ishin gabim, sepse nuk po hynte  Fatos Nano nё NATO, por po hynte Shqipёria. Ashtu siç vepronte “Vatra” nё atё kohё, ashtu veprojnё socialistёt sot nё Shqipёri duke penguar çdo hap pёr hyrjen e vendit tё tyre nё Bashkimin Evropian. Fatos Nanon nuk e kam takuar asnjёherё nё jetёn time dhe as nuk kam folur me tё kurrnjёherё nё jetё. Ti flet pёr vajtjen time nё Detroit . Atje shkova pёr tё nderuar Familjen e Ekrem Bardhёs dhe jo pёr ndonjё punё tjetёr. Ështё e vёrtetё se e krahasova pёr disa cilёsi fisnike me Familjen Kennedy dhe desha tё them disa fjalё pёr vёllaun e tij martir nё Shqipёri ekzekutuar nga Diktatura, qё sot e kёsaj dite nuk i dihet as varri.  Ata pёlqenin mё shumё kёngёt e vallet dhe njё grup gjysmё i dehur mё preu fjalёn e rastit edhe pse nuk kisha shkuar atje pёr t’i sharё por pёr t’i nderuar brenda mundёsive tё mia tё vogla intelektuale. Udhёtimin e bёra me shpenzimet e mia nё shenjё miqёsie dhe respekti pёr Familjen Bardha. Pёr ata qё e drejtonin kёtё mbrёmje-cirku, fjalёt e mia ishin dokrra hiri. Pёr humbjen tragjike tё vёllaut tё tyre, Samiut kisha dёgjuar shumё nga Ekremi dhe Donika, pastaj dhe nga vepra e Ekrem Bardhёs “Larg dhe pranё Shqipёrisё”, botuar nё vitin 2002.Nё kёtё vepёr
Z. Bardha shkruan gjerёsisht pёr kёtё tragjedi familjare, bile po citoj fjalёt e Donikёs, Bardha nё mortin e gjyshes Bulesё: “Sa herё qё nёnёn e pyesnin sa djem ke, ajo ngelej nё mёdyshje. Tё thoshte katёr apo pesё?  Dhe meqё nuk dinte se si tё pёrgjigjej, sepse nuk kishte asnjё lajm nga i biri, tё cilin e kishte lёnё nё burgjet e Shqipёrisё, fillonte tё qante…”.Pra nuk shkova nё Detroit pёr tё kёnduar ose pёr tё kёrcyer e jo se jo pёr tё ngrёnё. Mё erdhi keq sepse kёtё mbrёmje e kishte organizuar vetё Ekrem Bardha. Dukej se ishte mё shumё darkё fitimi se darkё nderimi. Ishte mbrёmje ku nuk e njihte qeni tёzonё. Duke parё atmosferёn jo tё pёrshtatshme, Dritёro Agolli nuk e lexoi fjalimin e tij. Bёri mirё,sepse ishte atmosferё qesharake. Pse Dalip gjithё kёto sulme kur nuk tё kam bёrё asnjё tё keqe dhe kjo nuk ёshtё hera e parё. Ti je autor fantazёm (ghost writer) i shumё shkrimeve tё tjera. Sa pёr replikat e mia me tё tjerёt nuk duhet tё jetё shqetёsim pёr ju.
Je specialist me qit gurin dhe me fsheh dorёn dhe me vra njerёzit moralisht nga pusitё tua. Ju jeni i vetmi shqiptar nё botё qё shkruani e flisni publikisht pёr çёshtjet e mia ekonomike, thua se ju jeni kontabilisti (accountant) im. Vajton si qyqja kep mё kep pёr borxhet e mia.
O Dalip qyqja, mos vajto kot. Nuk i kam borxh asnjё shqiptari dhe asnjё tё huaji asnjё dollarё. Unё dhe Familja ime kemi kontribuar pёr vendlindjen tonё jo mё pak se 150.000 (njёqind e pesёdhjetё mijё dollarё),kryesisht pёr shkolla, pёr kulturё, pёr shёndetsi,pёr infrastrukturё, pёr kisha, bile edhe pёr xhaminё e Dinoshёs kemi dhёnё kontribut financiar para 40 vjetёsh.
Pusho pak, ule lopatёn se po tё mbarohet balta! Ty tё vjen keq pse e kam botuar librin e Makensen Bungos pёr Abaz Kupin. E kam botuar pёr t’i bёrё nder Ramiz Danit dhe Ndrec Gjergjit. Ata e kanё dashur e nderuar Abaz Kupin mё shumё se kushdo tjetёr. Pse e pёrbuz nderimin e tyre pёr Abaz Kupin? Autori i kёtij libri Makansen Bungo nuk ёshtё Julian Emery por jo tё gjithe veprat janё njёsoj. Ju siguroj se Ramiz Dani dhe Ndrec Gjergji e botuan kёtё libёr pёr qёllime tё mira. Mё pёrpara vajtuat pse e ribotova shkrimin e Ali Podrimёs pёr Katedralen Nёnё Tereza nё Prishtinё. Nuk e botova pse ishte emri im aty, por e botova pёr t’ia bёrё tё ditur botёs shqiptare nё Amerikё, respektin e Ali Podrimёs pёr Nёnёn Tereze. Nuk kisha nevojё tё njihem pёr njё fjali nё shkrimin e Ali Podrimёs, sepse kam pasё lidhje personale me Nёnёn Tereze mё shumё se asnjё shqiptar tjetёr nё Amerikё. Kёtё e dinё tё gjithё. Nga ana tjetёr, Familja Gjonlekaj ka dhёnё deri tani 75.000 dollarё pёr ndёrtimin e Katedrales
Nёnё Tereza nё Prishtinё, dhe sipas premtimit tё dhёnё duhet tё japim edhe 25.000 tё tjera. Ali Podrimja ka folur e shkruar mё shumё se asnjё shqiptar tjetёr pёr ndёrtimin e asaj Katedrale.
Dalipi mё quan “dele e zezё”. Ç’tё keqe ka delja e zezё? Ajo s’ka faj pse ёshtё e zezё. Zoti e ka dhёnё tё zezё. Por kjo tregon se Ju jeni racist. Nuk ёshtё mirё me qenё racist. Bile ёshtё mёkat i madh.
Kёtu nё Shtetet e Bashkuara racistёt nuk nderohen.Janё shumё tё pёrbuzur nё kёte shoqёri. Racizmi ёshtё sёmundje patologjike.
Dalip Greca pohon se kёto muajt e fundit kanё hyrё nё “Vatёr” 47 shqiptarё nga Kosova dhe Mali i Zi.  Nё çdo numёr tё gazetёs botohet rregullisht emri i tё gjithё funksionarёve tё “Vatrёs” dhe “Diellit”. Dalip pse nuk figuron emri i asnjё shqiptari nga Mali i Zi? Nё faqen dy tё gazetёs “Dielli” botohet rregullisht emri i 40-tё vetave. Asnjё shqiptar nga Mali i Zi. Pse? Pse ata pёrbuzen nga “Vatra” sot? Disa krerё tё “Vatrёs” punuan natё e ditё pёr shpёrnguljen masive tё shqiptarёve nga trojet e tyre nё Mal tё Zi, nё fund tё viteve ‘60 dhe nё fillim tё viteve ‘70. Kёtё punё e bёnin disa anёtarё tё partisё shqiptare fashiste Blloku Kombёtar Indipendentё nё Romё. Edhe Unё kalova para 42 vjetёsh nёpёr filterin e tyre,bile ngulnin kёmbё pёr tё mё tretur nё Australi. Nё asnjё mёnyrё nё Amerikё, sepse pikpamjet e mia pёr Kosovёn nuk ishin dakord me pikpamjet e tyre. Dhe kusht pёr tё mё lejuar ardhjen nё Amerikё ishte hyrja ime nё partinё e tyre fashiste. Ky grup kishte lidhje tё drejtpёrdrejtё me zyrat e Jugosllavisё dhe tё Malit te Zi pёr largimin masiv tё shqiptarёve nga trojet e tyre. Sot trojet shqiptare nё Mal tё Zi janё  tё shkreta, bile po kolonizohen pёr ditё nga sllavёt e Ballkanit.
E pёrsёris edhe njёherё se tё gjithё kёtё kokёçarje e fillova me qёllim tё mirё pёr shpёtimin dhe riorganizimin e vёrtetё tё Vatrёs dhe jo pёr ndonjё arsye tjetёr.
Njё fjalё e urtё amerikane thotё:
“Gjёrat e mёdha kurrё nuk shёmben”. ( Big things never fell).
Nё shkrimin e kaluar rreth kёtij problemi citova Arthur Liolinin:
“Noli e Konica ishin si Shёn Pali e Shёn Pjetri pёr shqiptarёt e Amerikёs”. “Vatra” e “Dielli” janё  trashgimia (legacy) e tyre dhe e shumё patriotёve tё tjerё tё asaj kohe.  Kjo trashgimi (legacy) nuk duhet tё shuhet. Mos e harroni porosinё e tyre tё madhe. Fishta do tё kishte thёnё:
Ulu prej fikut zoti Kryetar, mos prit edhe ti si kryetari i mёparshёm me tё largua nga ajo karrike paraliza e pleqёrisё. Merre atё “Kanunore” tё shkret e lexoje. Ajo ёshtё ungjilli i “Vatrёs”. E ti Dalip Greca mos u bё tellalli i tyre sepse ato punё nuk janё nё kompetencat e tua. Nёse kёrkoj ndihmёn e Drejtёsisё pёr tёrё ato sharje fyerje e kёrcёnime nuk e di sa kanё me tё mbёshtetur shokёt e partisё tek “Vatra”. Ju ndoshta nuk e dini se Drejtёsia nё Amerikё kushton shumё. Atje nё vendlindjen time nё  Malёsi tё Madhe njё fjalё e urtё popullore thotё: “Ç’ka ta bёn koka s’ta bёn tёrё Evropa”.
Dalip ju jeni njё Rasputin i vogёl i Vatrёs dhe i Diellit.

15 Comments

  1. Se di se kujt i interesojn kto probleme ci ti zotri Gjonlekaj dhe zotri Greca i keni, ato mund ti zgjidhni me e mail pesonale ose takim sy me sy si burra qe ini. Gjithkush ben gabime ne jete , kush me shume e kush me pak, por ni gje askurr skam mund ta kuptoj pse aq shume lidhje te ngushta keni pas me Nikoll Gegaj ,qe dihet se tere karieren politike e ushtroi ne dobi te armiqeve shekullore serbomalazese .

  2. Gjeka ka veprimtari te spikatur shqiptare. Mirepo, ai ka si edhe shumica e njerezve edhe anen negative e mbi te gjitha perpjekjet e tija te pakompromis per themelimin e shtetit te Malit te Zi te pavarur. Jo vetem Gjeka me perpjekjen dhe shkrimet e tij me kete drejtim, por edhe shqiptaret e Malit te Zi me voten e tyre pro ketij shteti legalizuan kete krijese te re…Ku mbeti bashkimi kombetar dhe vizioni gjitheshqiptar per kete qellim?!
    Sa per fundrrinen komuniste si Dalip Greca ai asgje nuk ka bere per ineteresin

  3. Me te vertete mos na lodhni me keto duele deshnish, nese keni handeqe aq te medhaja ateher delni ne fifth ave ne duel e kush ta ket ta ket. Kto reklama na kane merzit.

  4. Mos mi fshini postimet se asht poshtersi e madhe…ju mos bashi hajer!

  5. Shkrimi i Gjekgjonlekaj eshte bere i neveritshem sa nuk e dine as vet ate gje.
    Gjeka eshte e vertete se ka marrur shperblime nga Malazezet gjithemon jo vetem dje ne organizimin e votave por gjthe malesoret kane marrur “bileta”
    falas per udhetim me rastin e VOTAVE por Gjieka ka marre me shume per me siguruar fitoren e Malit te Zi ne ato votime me kujtohet ne radio programet, ne rrjetin televizive te shqipetareve ketu ne Detroit tuj na tregue shantazhe e fjale denigruese ne valet e tyre per te promovuar Malin e Zi.
    Bile shume shoke dhe ishte nje shok dikur “deputet” me tadhetoj dhe votoj per Gjukanoviqin gangster kriminel i urryer. Gjieka nje dramatizues, ganjeshtar i pa turpe.

    Dalip Greca nje spijun i sigurimit me servile ne Qyteti e tij shum i njohur Lushnje nga Kampet e perqendrimit ku me ka kryer denimin babai i im kryer internimit.
    Kur ishte ne Shqiperi Dalip Greca ne 1992 me shkrojti per te ardhur ne Amerike si “Republikan” shoke me thoshte i Sabri Godos dhe nuk mu interesu ndihmesa e tij, pastaj i shkrojti per te ardhur shkojti ke Restauranti i Ekrem Bardhes ne Tirane dhe u beri takimin, u lut Ekremit per te ardhur ne Amerike me siguri me punue per Ekremin.
    Sa per shkrimet e tija mos te shkruej shif Gazeten “Dielli” ku e coie ajo gazete nuk e lexon as kush dhe nuk botohet fare e ka hellur ne ankande dhe nuk doli nje shqipetar per ta bler , pervec Gjeka ndoshta interesohet per shkrimet e tije e te shokeve te tij vetem qe te ruhet historia e saj me nje far Drejtor Prof. Dok. Phd. prej Mirdite nje i moshuar “dikur bllokist” teshti eshte vjetersue harrova emrin e tij dhe pro. Dr. Zef Sadria keta do te botojne gazeten per Dalip Grecen.

  6. Zoti Diaspora;
    Kam degjua edhe une per lidhjet e ngushta te Gjek Gjonlekes me satrapin dhe tradhetarin imoral,”ALbanian Gigolo” apo sic e quajn Nikoll G***j.Derisa Nilolla ka qendrue si vizitor,Gjeka e ka shoqnua,reklamua e prezentua,dhe i ka sherbye si perforcim ne misjonin e tij te coroditur ne Amerik.Gjeke more burre..! kohet e fundit je ba shum i merzitshem…! pse po ia ngre koken me jastek,terthorazi,semundjepruresve te shqipetareve.Pse tash ne pleqeri po bahe (apo ke qene gjithemone) “njomaku e kolopuci” i malazeseve?.Ti ishe i zgjedhur i preferuar,valvul kontrolli,dhe luftar militant kundra demtueseve sic ishte – Millosheviqi.Edhe Ferhat L*******q ishte sikur ti armik i Millosheviqit.Gjitheashtu edhe Tom B*****a – gjenerali i ushtrise se vdekur – partizaneve jugosllave,agjytanti i dikurshem i BAJOS.
    Shko ne Tirane te Sali Serbi e Ferhat L*******i,puthu e duku.Ngritjau doren ne fitore; 1 – round knockout – kundra piromaneve shqipetare ne Mal te Zi. – Udheheqesat e vatres se tanisheme – titista – ish-spijuna te UDB-se.

  7. Populli shqiptare ne Malesi po perballohet me asimilim..e tash na te merremi me votime..me ndonji ndihme partive shqiptare e jo me keto debate te pafund.
    Mos te shpenzojme energji tue luftue njani tjetrin por aty ku duhet..
    A e shihni se si duen malazezet me mbajt premtimet..kur eshte fjala per te drejtat shqiptare duhet referendumi..te cilin do ta manipulojne ashtu si ban ata me referendum per shpalljen e pavaresise se Malit te Zi!!??
    Po pse kur eshte fjala per shqiptare duhet referendumi??? Sa komuna tjera ne MZ jan shpall me referendum?
    Kjo tregon se cka kan ndermend malazezet me ne!! Mos harroni se ata nuk na kan pushtue me na avancue, cue perpara por per me na zhduke!
    Me keto probleme duhet te merremi na, e jo me Dalipin e Gjeken…
    Tash nepermes votes boshnjake, ndihmes se Hamdi Hasanit dhe Ferhat Dino-boshnjakut kan me fitue kundershtaret e komunes…dhe shpresa per komune do te zhduket nji here e pergjithmone…Frika qe pat Ali Pashe Gucia kur na porositi, do te behet realitet “Ma mire dek..nen dhe me te kja..se me ken gjalle nen shkja”..Pra nese ndodh kjo..ne do te shuhemi brenda pak dekadash ashtu si po suhen shqiptaret ne Plave e Guci..Tung

  8. Gjeke,
    shko pashe Perendine haji edhe ca hamburgera ne Bronx,ne restoranin e djemeve te M****n Gj***t Gjelaj,financiereve dhe themeluseve te “Crnogorska kuqa”,kasarnit,cerdhes se spijunazhit malazias ne New York…nuk shef as k***t prej barkut…!vec ne pasqyre.

  9. Prele Sinishta je kene i ri, e je i ri, e po plakesh i ri.

    Hala ti mendon se 5-6 deputet kunder 75 mund te bajne gja?!

    Sic asht puna sot dhe sic ka shkua deri tash, une kisha me i votua vetem nese i kam ilake fort te afert.

    Dakord se komunat ne Mal te Zi nuk jane ba me referendum. Por cka me ba tash per Malesi po duan referendum dhe me pyet popullin. Edhe Evropa e Amerika do te thone asht dicka demokratike. Referendumi i sherben pushtetit te mesoje me mire se cfare done. Nese joshqiptaret, katoliket dhe islamiket nuk e duan komunen (apo pjese te tyre dalin fitues) eshte e panevojshme te behet nje komune si ne Mojkovc. Atehere asimilimi asht edhe ma i shpejt.

    Ndal

  10. per kosove rexha bala te pershendes me pelqejn qendrimet tu ne shkrime jan te prera dhe te drejt perdrejta pa rrotlla ato shkrimet qe i postove ma heret qe te bana komant nuk jan te mjaftueshme vetem te rrin ne leter por duhet zbatuar ne teren

  11. Po mire”Fakti” ja u pash hajrin crongorcave..ti duket se nuk e kupton mire shqipen.Po mire heren tjeter do te marr perkthyes dhe do te shkruej serbisht se ti sigurisht Anglisht nuk kupton.
    Cdo te mire..se per bese eshte veshtire t’i dilet me ju..se nuk punoni as nuk dini cka doni..sidoqofte vazhdoni si jau merr mendja juej..se ashtu keni ba tash 22 vjet dhe ja si i keni punet…pune te mbare pa mue…Tung

  12. Pasha neren e per kryet tend, edhe sikur te baheshin 10 deputata si ti Prele, dmth 10 Prela deputat, as nji gja nuk munden me ba per Malesi pa deshirin e Millos.
    Po ma bukur se asht perpjek Bardhi me shoke (me fjale se me vepra nuk e lane) tash gati 25 vjet nuk mundet me ba biri i nanes. E ti e din rezultatin e tij. Nji ZERO e madhe me boshllek en midis.

    Thirri arsyes e veja gishtin vetit se jekshtu si po te thom asht e asqysh tryshe.

    Kalosh mire e mos u deshpro se Malesise edhe me ia dhane komunen Malesoret nuk udheheqin me ta por si gjithmone joshqiptaret…e ti e din mire se kush jane ata.

  13. O Fakti hiqu P****t se aj me kurrken nuk pajtohet .
    Me vjen shume keq se e dogji Madhi per atdhe,sa atdhe tar te medhej Jane keta qe ja kthejne shpinen atdheute fmija e Tyne su din shqip .
    E Lillin miqsi me portorikan e spanjol e ne malsi I kritikojn per chdo gje.

  14. Ti “Fakti” flet pa fakte. Sikur ke dicka personale me mue?
    Pa na trego se kush je e ndoshta te gjejme ndonji fakt per ty!!??
    Ne baze te atyne qe thue tregon se nuk ke klase aspak, me argumentue per ato qe sot populli ka nevoje!
    Kur te besh ate qe une me shoke kemi ba per Malesi hajde se flasim…
    Perpjekjet tona dhe shpenzimet tona per te mire e Malesise. Deri ateher ma mire meso dicka se me ofendue tue u msheh pas pseudonimesh si “grua e keqe”..ne je burr trego kush je dhe thuej ato qe ke..more “qyqan’ i pa flefte!!!

  15. Tamam edhe pseudonimin e paske si te ka hije “saranda” se edhe ti duket se je njifare njeriu i pa civilizuem si “Fakti” vazhdoni e bani anmiqsi me diasporen me ata qe mbajten Malesine me buke tash 40 vjet..u kjofte “haram” se me ju eshte kot me fol dhe me pas pune..Vazhdoni se mire e keni punen..
    “Keni me korr at qe po mbjedhni” pune te mbare pa ne…

Comments are closed.