
Malcolm, në letrën e tij drejtuar Diellit, ofroi dy shpjegime të mundshme të “keqkuptimit” dhe “keqinterpretimit” të Kadaresë ndaj artikullit të tij të fillimit:
“Njëri ishte se Kadareja, i cili ka njohuri të shkëlqyer të gjuhës frënge, por të kufizuar të asaj angleze, kishte lexuar shpejt e shpejt shkrimin dhe kishte keqkuptuar plotësisht arsyetimin. Një shpjegim tjetër ishte se Kadareja mbështetej në dikë tjetër për të dhënë një përmbledhje të artikullit, dikush për të cilin, edhe në qoftë kishte ca njohuri të anglishtes më të mirë, do të ishte e vështirë për të përcjellë logjikën time ose për të paraqitur atë të saktë.”
Z. Malcolm tani e ka “zgjidhur” këtë – sic e quan – “mister” afatgjatë. Kush është pala fajtore? Natyrisht, ky është Gjekë Gjonlekaj! Duhet të ketë qenë zoti Gjonlekaj i cili i ka dhënë Kadaresë një përmbledhje gabuar të artikullit të Malcolmit! Kjo, pamvarësisht se Kadareja, në letrën e tij të vitit 1998 “The New York Book Review” shkruante: “Unë kam qenë një lexues i rregullt i ditarit tuaj për shumë vite, i dashur Botues.” A duhet të besojmë se Z. Gjonlekaj i ka përmbledhur të gjithë artikujt në “The New York Book Review” për Kadarenë, gjatë gjithë këtyre viteve? Duket shumë e pamundur. Eshtë po aq e pamundur që Kadareja do ta bazonte përgjigjen e tij ndaj artikullit “The New York Book Review”. Malcolm në një përmbledhje të thjeshtë, se sa në një përkthim të saktë dhe të hollësishëm të këtij artikulli në gjuhën shqipe apo frënge, nëse Kadare nuk mund të kuptonte të gjitha nuancat Anglisht të shkrimit të Z. Malcolm. Z. Malcolm duket të jetë në dijeni se duke fajësuar zotin Gjonlekaj për “keqkuptimin” dhe “keqinterpretimin” e Kadaresë, ai është duke fyer në thelb inteligjencën e Kadaresë dhe diskriminimin intelektual.
Z. Malcolm, dhe Dielli, kanë gjetur një kokë turku të përshtatshëm në Z. Gjonlekaj. Nuk kishte asnjë “mister” rreth kritikës së Kadaresë të artikullit të Malcolm-it. Ishte Malcolmi vetë, për shembull, i cili kujton dy poezi të herëshme të Kadaresë që lavdërojnë Stalinin. Po të ishte ky një veprim i një “miku”, atëherë, siç është thënia, “Kujt i duhen armiqtë?”