Kaluan tridhjetë e gjashtë vjet prej se u nda para kohe prej nesh intelektuali, mësimdhënësi, gazetari, studiuesi dhe mbledhësi i krijimtarisë gojore të Malësisë, Mirash Luca Gojçaj. Është njëri prej intelektualëve tanë i përmasave kombëtare që ngriti dhe nderoi veten, familjen, rrethin dhe kombin me punën dhe veprimtarinë e tij të sukseshme në shumë sfera. Është një figurë e ndritshme e së kaluarës së Malësisë që, krahas shumë figurave të tjera të shquara, meriton respekt. Është një personalitet që duhet vlerësuar kontributin e tij për kulturën shqiptare në përgjithësi. Është një veprimtar që nuk duhet lënë në harresë. Kjo është në nderin tonë, sepse duke i përkujtuar figurat e nderuara të kaluarës, qoftë edhe vetëm përmes një shkrimi të shkurtër, shlyejmë një detyrim ndaj tyre dhe i bëjmë ata të përjetshëm e të pavdekshëm tek brezi ynë i ardhshëm.
Rruga e formimit intelektual
Mirash Gojçaj ishte bir i një familjeje përparimtare nga Hoti . U lind në vitin 1933, në fshatin Skorraq. U rrit nga babai Luca , i cili u vra në Luftën nacional çlirimtare në Deçiq në fund të vitit 1944 dhe nëna Tereze. U përkund në djepin e traditës së malësorëve. U rrit dhe u edukua në frymën e atdhedashurisë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje dhe në Tuz. Falë përkushtimit dhe vizionit të babait të tij për edukim dhe arsim Mirashi largohet nga vendlindja dhe vendoset në Gjakovë, duke studiuar në Shkollën normale, dega e mësuesisë. Sëmundja e hershme e detyroi të ndërprejë studimet. Për fat të mirë arriti të shërohet dhe më pas një kohë punoi si mësues i padiplomuar në fshatin Radoniq të Gjakovës. Puna atje me ditar në dorë nuk e pengoi të përfundojë me sukses të shkëlqyeshëm privatisht Shkollën normale në Prishtinë, ku një kohë punoi si edukator. Mësuesi i ri tashmë me përvojë nuk kënaqet me kaq. Përfundon me sukses Shkollën e naltë pedagogjike në Shkup- degën Gjuhë dhe letërsi shqipe.
Dashuria për Malësinë
Gjatë shkollimit të tij në Gjakovë, Prishtinë e Shkup, Mirashi përveç aftësimit profesional me punën dhe veprimtarinë e vet arriti të krijoi autoritet dhe natyrshëm një jetesë më të mirë seç ishte asokohe në Malësi. Megjithatë nostalgjia për vendin e të parëve, dëshira e madhe për t’i kontribuar Malësisë,e cila gjysmëshekullin e klaluar vuante nga mungesa e kuadrove të shkolluara, ishin dominuese në përcaktimin e tij jetësor. I la këto qytete shqiptare dhe kthehet në fshatin e tij të lindjes në Skorraq, nga i cili doli dhe tek i cili nxorri lëndën e parë të punës së vet. Në vendlindje punoi tri vjet ( 1966-1969 ) si drejtor i shkollës. Kolegët , ish nxënësit dhe prindërit e fëmijëve gjithmonë e mbajnë dhe do ta mbajnë në mendje për të mirë. Kanë folur dhe do të flasin fjalë miradie për birin e tyre, sepse, siç shprehen ata, ai e ka merituar. Mirashi, thonë bashkëkolegët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ishte model i një pedagogu, intelektuali dhe njeriu të dashur, të ditur, të urtë, të ndershëm dhe të përkushtuar për kulturën shqiptare.
Gazetaria – profesioni i dytë
Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar shqiptarët në Mal të Zi kishin nevojë për gazetarë. Numri i tyre asokohe ishte i pakët, ndonëse mungonin mediat në gjuhën amtare. Mjeti i vetëm i informimit të shqiptarëve në këtë republikë ishte Radio Titogradi i atëhershëm ( sot Radioja e Malit të Zi) , e cila emetonte emisionin shqip javor informativo-muzikor, njëorësh, redaktor i të cilit ishte i ndjeri Gjergj Daku Gjokaj. Mirashi në shkurt të vitit 1969 filloi punën e gazetarit në redaksinë në shqip në këtë radio, ku ka punuar deri në vdekje, në fillim të korrikut 1976. Gjatë kësaj periudhe kohore Mirashi bashkë me kolegët e tij shqiptarë përgatiti shumë lajme, informata, raporte, biseda, reportazhe , vështrime etj. kryesisht nga Malësia,por edhe nga viset tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Ishte bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave të kohës në Kosovë e Maqedoni.
Pasioni për folklorin
Krahas punës si gazetar Mirashi me dashuri të madhe iu qas mbledhjes së lëndës folklorike në Malësi, si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në kuadër të të cilit themeloi dhe drejtoi Degën e Foklorit, kolosi ynë Anton Çeta, figurë poliedrike e kulturës shqiptare. Ai në mbledhjen serioze të krijimtarisë letrare gojore të shqiptarëve në Mal të Zi bashkëpunoi me bashkëpunëtorët e tjerë të jashtëm të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Dom Simon Filipaj, Patër Vinçenc Malaj, Fran Zef Jankaj, Atë Kolë Berisha, Ismail Doda e të tjerë. Se sa e kishte në shpirt letërsinë tonë gojore dëshmojnë edhe fjalët e Mirashit në një takim në shtëpinë tonë në Triesh me babain tim të ndjerë Gjonin, shokun e tij të ngushtë me të cilin ishte vëllazëruar (sipas dokeve të malësorëve kanë pirë një pikë gjak prej njëri-tjetrit): Malësia është një thesar i trashëgimisë së popullit tonë. Kjo pasuri jona shpirtërore gjatë shekujve na ka mbrojtur nga asimilimi dhe zhbërja nga pushtuesit tanë të shumtë shekullorë. Prandaj kemi detyrim kombëtar që të ruajmë trashëgiminë tonë shekullore .
Një pjesë të madhe të këtij materiali foklorik të mbledhur nëpër fshatrat e Malësisë nga tregimtarë të grupmoshave të ndryshme Mirashi e botoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Kurorëzim i gjithë kësaj pune të mundimshme , të sukseshme e me vlerë për kulturën tonë kombëtare është botimi pas vdekjes i veprës së tij “ Thesare të Malësisë” nga Misioni Françeskan në Malësi, Tuz, 2006, financuar nga familja e Lucë Gjonit Gojçaj. Në këtë libër të Mirash Gojçajt prej 207 faqesh përfshihen vajtime, gjamë, këngë dashurie, këngë dasme, këngë humoristike, këngë historike, këngët kreshnike, balada, përralla, mallkime, fjalë të urta, frazeologji, dhe legjenda toponimesh kryesisht nga Malësia.
Vepra “ Thesare të Malësisë”
Prof.Dr. Anton Nikë Berisha në parathënien e këtij libri ndër të tjera shkruan:
Edhe malësorët e Grudës, Hotit, Trijeshit me rrethina, ku u mblodhën materialet e përfshime në këtë vëllim të Mirash Gojçajt, i krijuen, i pasunuen dhe i bajtën llojet e kësaj letërsije prej në brezi në tjetrin, disa prej të cilave ( lloje) mbërrijtën edhe në ditët tona. Kjo gja ndodhi për arsye se malësorët patën një shpirt të pasun e një aftësi të veçantë krijuese, prandaj i pasunuen dhe i ruajtën me përkushtim nëpër rrjedhë të moteve”.
Patër Pashku Gojçaj ka thënë: Malësia nuk kishte njerëz të shkolluem e Mirashi me përkushtim të madh i përveshet punës në pasqyrimin e vlerave të nevojshme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e jetës nga brezi në brez, për të kuptuar se kush jemi, ka duhet të shkojmë e si duhet t’i mbrojmë vlerat tona shqiptare autoktone.
Kolegu ynë i mirënjohur në diasporë Zef Pergega , duke e quajtur Mirash Gojçajn princ i gojtarisë së Malësisë është shprehur: Gjithë çfarë ka shkruar e ka mbledhur Mirash Gojçaj përmban brenda vetës filozofinë e afshit të dheut, se heroizmi për të dhe kultura popullore janë dy nga elementet me të qensishëm me të cilat mbrohet e jetohet jeta e pragut tend. Libri i Mirash Gojçaj është një digë ndaj këtij vërshimi me trubullime që e orjenton vreshtarin që shartimet ti bëjë në trug të traditës, që filizi të çelë frutet e pjekura.
Përjetësimi në vargje
Mirash Gojçaj ishte edhe gojëtar i spikatur dhe promotor i pajtimit të gjaqeve në Malësi dhe jo vetëm. Për të kuptuar përmasat e figurës së Mirasah Gojçajt, mjafton të sjellim para lexuesit vargjet e rapsodit tonë të mirënjohur popullor Sali Mani:
… Prej te vargu ma i vjetër ( i krijimtarisë gojore të Malësisë-shënimi im)
ai (Mirash Luca-shënimi im) e merr e bahet vepër
merr nektarin porsi bleta
për Malësinë si Anton Çeta
Netëve t’ errta me pak dritë
gjithë malësorët, po rrinë tuj pritë
Mirash Gojcaj kur po flet
ai bylbyl i gjuhës s’vet
Fjalës së parë kur po ia nis
për Besëlidhjen e Malësisë
arsimtari atdhetar
qet prej gojet fjalën e artë
Ja dha shkolla diturinë
vujtja i dha zemërgjerësinë
Zoti i fali gojëtarinë
Hoti i dha atdhetarinë
Nëpër odat e malësorëve
nëpër rreshtat e dasmorëve
nëpër logje, kangë e valle
nëpër fusha, nëpër male
nëpër shkollat e Malësisë
nëpër vepra t’bamirësisë
ai mungon, si gur i rrallë
por me vepër rron i gjallë
me atë zemër si flori
plot me mall për shqiptari…
Përmbledhje
Vdekja e Mirash Gojçajt në moshën 43 vjeçare ishte një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit e tij, një humbje e madhe për të gjithë ata që e njohën nga afër dhe patën rastin ta kenë mik. Ishte dhe mbeti një qytetar i denjë i Malësisë,pa rolin e të cilit nuk mund të kuptohet jeta kulturore e kësaj trevë shqiptare. Jeta dhe kontributi i tij në fushën e arsimit dhe kulturës do të jetojnë gjithmonë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Këngë për Mirash Lucë Gojçajn (Malësi e Madhe)
Këndon: Sali Mani
Hej
rrjedh nji kangë si vala e Drinit
hapet logut të Dragogjinit
për nji zemër atdhetare
malet shqipes përdykrenare
… Brez pas brezit ku kanë le
burra lisa për atdhe
atje leu e u rrit si motit
Mirash Luca, djalë prej Hotit
Ia merr bjeshkës bubullimën
ia merr liqenit gurgullimën
nëpër male legjendare
hej, merr thesare mijëvjeçare
….
ku ardh gëzimi e pikëllimi
ku ardh kanga o e vajtimi
historia jonë gojore
rujt tek shqipja, hej, gjuhë hyjnore
Prej te vargu më i vjetër
ai e merr e bëhet letër
merr nektar e porsi bleta
për Malësinë, si Anton Çeta
…
në t’vet errta me pak dritë
gjithë malësorët o po rrinë tuj pritë
Mirash Gojcaj kur po flet
ai bilbil o i gjuhës s’vet
Fjalës së parë kur po ia nis
për besëlidhjen e Malësis’
arsimtari atdhetar
qet prej goje fjalë e artë
Ia dha shkolla diturinë
vujtja i dha zemërgjerësinë
zoti i fali gojëtarinë
hej, Hoti i dha atdhetarinë
Nëpër odat e malësorëve
nëpër rreshtat e dasmorëve
nëpër logje, kangë e valle
nëpër fusha, nëpër male
nëpër shkollat e Malësisë
nëpër vepra t’bamirësisë
ai mungon, si gur i rrallë
por me vepër rron i gjallë
me atë zemër si flori
plot me mall për shqiptari

Lavdi i qofte Mirash Gojcaj agim i pa vdekshem i Malesise
Pershendetje o Gjeke Gjonaj
Po te ndihmoj pake e po ti shtoj edhe pak vargje te vajtimit
te brimtarit te njohur Nik Gj Arapaj
…per arsimtar pate krye shkoll
e pri tub kohe Je ken drejtor
E pasanej shkolle gazetar
gazetar I radies e I televizis
e besniku I gjeveris
e mike I popullit e I partis
e qysh ne vjet te rinis kije antar I partis
e ti as kurr nuk I ke fye
e nuk e fyeve partin kurr iher
Por chdo detyr e ke krye me near
e Komunist Je kene ti I vertet
qysh ne rini e dei ne dek…
……………
Marre nga vajtimet ne malsi faqja47.
Nuk e kuptoj ket nderhyrjen tande, shoku Leone dhe pse e zgjolle bash ket vajtim, as nuk di kush u vajtue keshtu ? Megjithate, nuk mund te delej jashte kornizave te kohes as gjate jetes se Mirashit te cilen aj e perfundoji me ndere.
Gjyka
Une tregova se ku e mora.
Ne librin e te madhit Nike Gjeti Arapaj,me titullin Vajtimet ne malsi,ne faqen46
Lype se e gjen vajtimet per Mirash Gojchin.
Me lajmro kur te lexosh a eshte origjinal,ni mos harrosh se ije ne mosh Gjyk haha.
Tung.
Gjyk
Une vech ja plotsova gazetarit ato vargje se mu duk sa ja ka lane mangut
,une kurr gja nuk shtova as nuk u shpifa, thjesht citoj a brimtarin.
A jam I qart tash o Gjyka?
O Gjyk pse shkrove fjal in e mrame,kush ja vuni ate ne diskutim,mos I terrno ngjyre muhabetit brimtarin ka Brit ate vaj ne diten e varrimit te tij para sa njerzvet ku isha edhe une prezent
z.Leone po ashtu shkruan ne ate liber,Nik GJeti Arapaj ishte brimtare dhe simpatizuas i Stalinit pra te ashtuquajturit inforbiro per Rusi ne ate kohe ishin dy parti komuniste ne jugosllavi kriminelat e titos njana e tjetra kriminelat e stalinit ishte ajo kohe kur po thuaj se te gjith i takonin njanes pra me force,Niken e kam njohur ishte nje brimtare i mire si person dhe atedhetare edhe me i mire po ashtu per Mirashin kam ndigjue vetem mire por fati i tyre ishte qe jetuan ne kohen e kriminelave komuniste komenti juaj eshte nje pluhur qe nuk mbrrin te veprat e Mirashit .
O Flaka I ke perzie gjerat une nuk e Kame ceke veprimtarin e tij,
sigurisht se Jane Vepra madhore Por edhe keto qe I cekaJane te tijat.
Sa I per ket brimtarit ky ska qe e ndoni e her drejtor
e personi ne fjal po.Te jesh drejtor ne ate kohe e te mos jesh antare I partis komuniste ishe absurde qe ajo rregull vlen edhe sot.
Ne ate kohe te gjith I thane brimtarit te lumte goja,e askushnuk ja beni kaq kritik sa ti mue.Pra Flaka analizoj pak gjerat une nuk u sherbevaa me thash e theme Por me fakte.per tjera lexo libra Por Jo te pater pashkut.
Ketu e mydhi me Ty Flaka
Tung
e kame lexur ate vajtim ti more disa rreshta nga mbarimi por ndoshta ajo eshte praktik e jetes sate tja fillosh me afer fundit se fillimit lexoje me vemendje komentet e gjykes se i ka me vend ,the se e mbydhe me mua si dote spjegosh je gabim ska vend komenti juaj
O Leone, Luan a si te duesh, une nuk e vuna ne dyshim vertetsine e britmes se Nik gjetit, por e vuna qellimin e plotesimit qe i bane shkrimtarit. Sigurisht qe kishte dijte edhe aj ti postonte te gjitha, por aj e merr ne konsiderate ndryshimin e madh te kohes. Megjithate, nese e ke pase ate qellim, nuk ke arrijt t’ja ulesh vleren Mirash Gojchit. E kemi njofte ate dhe krejt ate familje te ndershme te nje fisit te madh e te ndershem, dhe as ti me ket nderhyrjen tande nuk do ta damtojsh. Sa per moshe teme, ti ate nuk e din dhe as nuk te intereson besoj, ashtu si nuk duhet te interesoje kush ishte ne at kohe ne partine komuniste e kush jo. Nuk di a ka me te ndigjue ky flaka mos me lexue librat e Pater Pashkut sepse jane shume libra interesant, bare ashtu jane vlersue nga publiku i gjere.
Per me fol per kohen e komunizmit duhet pak ma shum me i analizua gjanat e mej marr parasysh rrethanat.
Tgjith e dijm se cdo funksion apo vend punet per me e mbajt asht dasht me ken antar i partis komuniste jugosllave.
Me pa dasht me perfaqsua Malsin, popullin e Malsis e zanin e tyne ne institucionet shtetnore asht dasht me ken antar i partis. Tash kush ka dasht me i perfaqsua (sido qe asht perfaqsua, mir e keq)? Sikur mos tishin ken malsort ater kush na kite perfaqsua? Shkijet e podgorics se ska si tryshe ater.
Ose psh msuesat e profesorat mos tishin ken malsor/shqiptar kush na kite dhan msim shqip? E njajta situat ka ken edhe ne Kosov, krejt funksionart jan ken antar te partis komuniste.
E tash tjeter asht se cka kan ba ata antar te partis. Nese kan punua kunder interesave te popullit asht dicka tjeter, por nese vec jan ken antar te partis por nuk i kan ba keq popullit por ndoshta perkundrazi jan mundua me kontribua ater sasht nrregull me i klasifikua njerzit ne at mnyr.
Me e kqyr ne njaren ane sot asht shum ma keq. Tash demek asht sistem pluralist, pra shumpartiak por prap per funksione ma te nalta duhet me ken antar i DPS. Por de per vende punet ma te ulta munesh disi me u fut edhe pa ken antar i dps. Fakt asht se sjan tgjith msuesat e profesorat antar te dps, sigurisht nji pjes jan… Por drejtor te shkollave mduket tan jan ne dps. Kta asht dicka tjeter. Ata drejtora kishin me mujt bela me dhan msim en shkoll edhe pa ken ne dps por me ken drejtor skishin me mujt e ne interes te tyne asht me u ba drejtor se jan rrogat mat mira. Qyrta psh ne fushaten qe e ka ba Milli en tuz javen e kalueme aty e kepa at drejtorin Camaj qe asht ne shkoll ne Hot.
Special vetem per gjyken dhe cemin e kam nje dhurate modeste…. Ju lus ta hapni kete link dhe te shihni se sa duarshtrengim te ngrohte i jep Patuli juaj (ai qe shkrueka ‘libra interesant’)…….qelloni se kujt?!!!!!! Sikur nuk i mjaftonte njera dore, por ia shtrengon me te dyjat….! O DEDEE GJO LUL a duron ta shikosh kete skene nga oborri i kishes?!!!! Si nuk pelcet valle?!!
Linku–> http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/564572_440207682692412_1781554875_n.jpg
cka ti more studiuesi, duhen fort ata.
dhuraten paje per vetin se vet kso dhuratash nuk marr. nuk kam pet qef as me i kqyr e jo me i pranua si dhurat
E di per cilin link e keni fjalen, ashtu chi nuk po e marr dhuraten hich, por po te pyes ch’lidhje ka kjo me librat qe ka shkrue Pater Pashku qe une i permenda. Nuk e di chka keni studjue ju studjuesi, por mos na ba tash me mendue se asht kene fakulteti i urrejtjes. Mos e kij marak ti Deden se mire e ka punen aty, e sheh kishen ashtu si ja ka pase qefi dhe ka luftue per chlirimin e saj, mos te kishte luftue aj me shoke, sigurisht do te ishte minarja sot aty. Asht jaty ne dukje prej te gjitha anve dhe pret qe patriotat sikur ti tja vejne shtatoren edhe ne ndoni vend tjeter edhe pse kishe me kene i dyti ndashte. Kalo mire studjuesi