Hyrja në parlament të subjekteve shqiptare sipas ligjit të ri zgjedhor

Sipas ligjit të ri zgjedhor në Mal të Zi për subjektet apo koalicionet që përfaqësojnë pakicat, janë dy mundësi për fitimin e mandatit për hyrje në parlament.  Opsioni i parë është që subjekti apo koalicioni të kalojnë pragun e 3% të votave të përgjithshme. Sipas kësaj, nëse bazohemi në përqindjen e daljes në zgjedhjet e vitit 2009, atëherë subjekti apo koalicioni për të kaluar pragun e 3% do të i duhen 9800 vota, me çka do të fitonte së pakut dy mandate në parlament. Nëse subjekti apo koalicioni kalon pragun e 3%, votat e subjekteve tjera nacionale të cilat nuk e kalojnë pragun e 3%, në këtë rast të listave shqiptare, do të “djegën”, gjegjësisht do të u kalojnë subjekteve apo koalicioneve me më shumë vota si psh subjektit Mali i Zi evropian – Milo Djukanovic, Frontit Demokratik apo SNP, njoftojnë Vijesti.

Në rast se asnjë subjekt apo koalicion nuk e kalon pragun e 3%, opsion i cili është më i pritshëm, atëherë do të numërohen votat e subjekteve apo koalicioneve të cilat do të kalojnë pragun 0.7%. Votat e subjekteve të cilat kalojnë pragun 0.7% bashkohen dhe i shkojnë subjektit apo koalicionit i cili ka fituar më së shumti vota. Në këtë rast në garë për deputet mund të jetë edhe subjekti/koalicioni i cili sipas votave është në vend të dytë. Sipas këtij modeli, votat e subjekteve/koalicioneve të cilat nuk kalojnë pragun e 0.7% djegën.
Bazuar në zgjedhjet e vitit 2009, për 0.7% nevojitën 2700 vota.
Në këtë mënyrë, subjektet më të forta të cilat kalojnë pragun 0.7% mund të fitojnë më së shumti 3 deputet.
Ky është ligji i ri zgjedhor në bazë të së cilit do të garojnë partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë shqiptare kanë fituar rreth 14.000 vota, ku sipas ligjit të vjetër zgjedhor ata fituan 4 deputet, kurse sipas ligjit të ri zgjedhor nëse do të fitonin po kaq vota edhe në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët mund të fitojnë më së shumti 3 deputet.  /Malesia.Org/

54 Comments

  1. Anton Lulgjuraj – deputet,
    Genc Nimanbegu – deputet
    Fatmir Gjeka – deputet.

    e paci per hajr e ishalla bani dicka per drejta tona,

    • E paçi për hajr e ishalla bani diçka për drejtat e Familes tuoja.
      Jo more dinoshjan izet vjet kan kalua e nuk kan bâ gjâ për interesat tona.Kushdo çi vjen,kurrgjâ t’mir nuk bjen.

  2. a din me lexua ti dinoshjan? po Antoni per me hy ne gara per deputet i duhen rreth 2700 vota. po ai muj bela 270 mej marr por jo ma shum.
    ata qe tken ma pak se 2700 ato vota djegen e nuk i shkojn askuj en kosh.
    dinoshjan neser te doktori edhe mej vu syzat

  3. anton lulgjuraj deputet, ahshahah, po nese e votojne podgoricant, sr podgorican ky subjekt i fort politik e kishin cua me i perfaqsua ne komision zgjedhor, asnje shqiptare nuk e gjeten po malazez, per here te pare ne histori te partive nacinale, tyrp..,
    cdo vote per antonin eshte vote e dyfisht per dps, e urrnoni e votoni se ma shans ka me u ba mslesia las vegas se anton lulgjuraj me marr 2700 vota…
    votat tjera per lista tjera te gjitha shkojne ne nje thes nacional, vota per fdi vote e dyfisht per dps, ja hjek partis nacionale, rrit perqindjen e votuesve dhe i djeg, ma keq se edhe me ndej te shpija…

      • jo maj keq nuk asht valla. si dreqin muj me ken maj keq? ky bile asht maj pashim.
        por dinosha nuk asht en list per deputet aspak dodo

        • Për mua Dinosha asht UDSH e tash a asht cenga,penga ose tenga,tan jan barabar.Vet mekên atje kisha mejau dhan votën atyne djelmoçët,belda mapar se edhe Çunmulit, Çunmuli âkên i her 4 vjet kryetar komunet e çka i ka vijejt Malësis?Tash kame tha dikush,nuk jan xgijedhjet për komun,por kush hî ën parlament t’MZ aj kame ken edhe ën komun sigurisht.Rinija asht ardhmja e Malësis e çoniju prej gjumit djelmoça e hiqni jekta ish.komunista t’vjetër se ata nuk trrnohen kurr.

          • kur tvish ti me votua ater kem me e votua edhe na. deri ater ky djali bela rritet edhe largohet prej disave qe e kan fut aty. aj nuk perfaqson rinin por jata 2-3 manipulues

  4. Votat munden me u djeg por 1.490.088 euro nuk djegen. 13 lista qe marrin pjes ne kto zgjedhje e ndajn at buxhet per “fushat zgjedhore”. Ka sa kan me u ra per krye nuk e di por 1 miljon e gjys euro nuk jan keq.
    Per 10 dit “pune” ku i fiton aq pare?

  5. Nje shpjegim mjafte me vlere, per lexuesit.
    Tani, nje pyetje do te kisha lidhur me kete matematike.
    Sikur partite shqiptare te dilnin te gjitha te bashkuara si nje koalicion i vetem, si do te ishte prognostika e votave te fituara, perkatesisht e numrit te deputetve?
    Sigurisht qe nuk do te ishte rezultat i mbledhjes se thjeshte te performancave te kaluara parcialiste, por efekti sinergjist do te ishte i konsiderueshem.
    …Sepse, keto aspekte duhet te shiqohen patjeter, menjehere pas ketyre zgjedhjeve. E them kete, sepse kemi mbetur vetem duke kerkuar numer deputetesh, e ne fakt, asnje nga ceshtjet tona nuk munden te zgjidhen ne nje parlament te dominuar nga pikepamjet antishqiptare dhe ne shume raste anticivilizuese. Heret, ose vone, statusi i shqiptareve ne Mal te Zi do te zgjidhet vetem ne nivel bisedimesh te pales qeveritare dhe asaj shqiptare ne prani te pales arbitrare nderkombetare ne baze te nje platforme gjitheperfshirese nacionale. Cdogje tjeter ashte humbje kohe dhe energjie, per shqiptaret…, kurse per malazezet, ” le te jete keshtu gjithmone”.
    Pra, mbetemi tek pyetja e parashtruar.

    • Shum i neruoshimi Gjok,iher kampa tha se Malësija nuk ka prîsa ater kan qit gur e drû n’komentin têm,se nuk jem n’kohën e Bajraktarvet.. Nafaka e Malësis kime kën mei pa katër politikana çi kimei xgijell:Hoti,Gruda,Trijeshi e Koja e me punua bashk për t’mirat e Malsis.E besoj se Malësija kime pa i deputat n’parlamentin e Malit Zi e ata t’katër me sunua me komun t’Tuzit. Malësija âkên gjithmon vetun e asht edhe sot,si po shohim,ater vetun deti marr punt ën dor e jo me rrah atje-khâ e me lyp zotin e shpis prej jashtjes.Kufini asht te Ura e Zharrnicës.

  6. po ashtu mund te jet zoteri Gjok Gojcaj por megjithate subjektet politike shqiptare dhe perfaqsuesit pra te popullit duhet te jen prezent ne ato takime.prandaj jan ata deputete qe do ta perfaqsojn popullin se ska me shkua tan populli ne ato takime.Une mendoj se Vaseli dhe Cungu,e kan nje deputete te sigurt, ndoshta edhe dy me pak ma teper angazhime, Unioni nje dhe kualicjoni ne krye me Fatmir Gjekaj nje. Pra tre deputet dhe nje do ta ket DPS e jan 4 qe dmth 3 prej partive shqiptare dhe nja prej asaj ne pushtet. Zoteri A..Lulgjuraj njekso heret ska shansa,por esht djalosh i ri e ka me zan ma shum, dhe heren tjeter ka me msua nga gabimet.Sidoqoft tani esht von te kthehemi mbrapa, por Antoni ma mir te kishte shkua ne kualicjon me diken se vetem do ti digjin nja 300 ose 400 vota, qe do ta gezojn DPS-in, sepse vota e digjur shkon ne favorin e tyre.

  7. besa per ate mendimin tim Antoni ishte kene ma mire me perfundue shkollen e larte se ka kure behet deputete ne male te zi

  8. E vlerësoj shkrimin e Gjokë Gojçajt, edhe pse shumë herë është tepër ekstrem dhe të lenë përshtypjen sikur nuk ka qenë pjesë e kësaj shoqërie. Pra duhet të logjikojmë me këmbë në tokë e jo të ëndërrojmë. Unë pajtohëm me Gjokët , se nuk shpejtom ne nëse marrim dy , tre apo katër deputet. Me gjithë shpirtë do të doja ti kishim 20, por kjo është vetëm endërr. Pra gjeja më e mirë për ne do të ishte të jemi unik aq sa jemi, se vetëm kështu do të përmirsonim pozitën tonë. Më besoni , numri i deputetëve, kështu të ndarë në shumë parti, asgjë të mirë nuk na sjellë neve si shqiptarë, përveç perfitimeve që kanë ata për xhepat e tyre. Sa më shumë zëra shqip në parlament aq më mirë, po më e mra për ne do të ishte të shihet se po ecim para, e fatkeqësisht deri tash zeri i këtyre deputetëve shqipofolës, ose na kanë lenë në gjendje statike,apo na kanë kthyer edhe më mbrapa. Prandaj vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara çështjen tonë. Mallkuar qoftë ai shqiptarë që punon në dëm të shqiptarëve!!!!

    • Ashte me e vlershme imagjinata, sesa dituria…., ka thane Ajnshtajn-i.
      Po te them edhe une sinqerisht, se ne ate qe ti po e quan ekstremizem, qendron celesi i zgjidhjes se ceshtjes…, me standardet e botes normale, pa nevoje te jete teper e avancuar.
      Ndersa shoqerine e atjeshme e njoh, kam jetua atje dhe veprua ne te njejtat frekuenca. Nese me njeh, duhet ta dijsh kete!.
      Megjithate, juve atje ju takon te nderroni situaten dhe prej kendej te ju perkrahim, mundesisht.

    • Edhe dicka z. Sinqerisht.
      Gjate nente viteve te mia ketu gjithekund ne Ballkan kane ndodhur ndryshime te medha perparimtare, pervec tek shqiptaret ne Mal te Zi. Edhe tek ata kane ndodhe…, por per te keq. Sot eshte politikisht me keq se atehere. Veturat, celularet apple, laptopet, lojrat elektronike…., e teknologjite tjera qe i keni edhe atje, nuk i konsideoj politike.
      Ne Drenas- Jagode, ka qene ushtria serbe. Sot nuk ashte.
      Shteti ashte quajte Serbia dhe Mali i Zi. Sot nuk ashte.
      Kosova sapo e dalur nga lufta, sot eshte shtet i pavarur.
      Mali i Zi eshte shtet per te cilin kini votuar pothuaj te gjithe shqiptaret dhe ju takon merita per themelimin e tij, atehere nuk ishte.
      Shqiperia sot eshte anetare e NATO-s,
      Sa shtete te tjera ne fqinjesi jane anetare te BE-se dhe kandodate ose ne rrugen e saj.
      Ne kosove jane krijuar disa komuna serbe nga disa fshatra te zakonshem.
      Mali i Zi eshte me Kushtetute te re, atehere e kishte serbo-malazeze.
      Kini levizjet pa viza neper BE, atehere jo.
      Ne Amerike mund te vini te vizitoni sa here doni dhe me vize 3-vjecare, asokohe i refuzonin edhe per raste funeralesh.
      Atehere dilej neper manifestime me flamuj shqiptare, sot duhet pagua deri 5000 dollare nese shkelet ligji malazez.
      Komuna tani eshte urbane, asokohe kerkohej e plote.

      Pse eshte njeriu ekstremist nese cuditet cka po ndodhe me ju atje? Pse?!

      • Pse po dvet Gjoka? Pot kallzoj vet Gjok,dikur kempa puntor e çobana me pun ën dor t’sigurt e pak me shkolla t’nalta, sot nuk kan pun as puntort as çobanat,por kem mashum me shkolla t’nalta se çobana e puntor. N’vêt se mei shkua Malësisa mamir me shkolltar(si asht normal n’tan bot)Malësija për dit e ma fukara.Shkolltart tan i kan shkollat për vetin e jo për kom,jâty asht problemi i Malësis.

  9. nese ni kualicion e kalon pragun e 3% e i fiton 2 mandate prsh forca per bashim i fiton .dhe kualicionet tjera nuk e kalojn 3% votat e ture djegen.Nese asht kshtu asht ma mir gje ta fitojn nga 1 mandat te 3 listat

    • o tuz, partia qe kalon pragun 3% kalon cenzusin e fiton 3-5 deputet, krejt mvaret nga dalja ne vota…3% jane 10-12 mije vota. ja fut kot kapak

  10. Mire ka ba FDI ci e ka angazhua malaziasit ne komision zgjedhore, se edhe malazezet i kan angazhua ata per me demtua subjektet shqiptare. Ksaj i thon reciprocitet.

  11. Gjok respekt si njeri i intelektit, ketu ne Malsi ke qen se vetem 9 vjet ke ne Amerik, dhe askurr nuk je angazhua ne partit politike shqiptare. Gjithmon theksoshe se sdon me u marr me politik. E tani prej larg na gjua me pesha, sikur ti je shpetimtari i malsis dhe analisti ma i mir qe ka bota shqiptare.Loja luhet ne stadium, lojtaret e kqi ndrrohen jam edhe une dakord, por duhet te jet njeriou ne loj, se prej jasht loje ska asgje zoteri Gjok e ti mir e din kete. Ti e din se cka mujm me ba na kha, jo shum biles shum pake ne nje parlament me afer 100 deputet 3 shqiptar. Por bota po na thot te jemi aty, se pasha besen smujm me ba se di se cfaret. Ti keto gjera i din mir prandej cuditemi nga ju zoteri.Ti je mir atje ne Amerik tashti se shpejti te urojm ta sjedhish edhe gruen dhe martohesh dhe pac fat.Edhe ne kishim mujt diqysh me ardhe atje, por ja qe po qendrojm.Esht ma leht me kritikua se me punua.Akademik Rexhep Qosa i madhe, dikur thonte esht e leht me mendua politikisht por esht veshtir me veprua.Pati dal ne zgjedhje ne Kosov dhe aje me partin e tije pati fituar ase 1% te votave atje.Prandaj respekt per shkrimet tuaja por politikisht incorekt..Thank You my Frend ne New York te Amerikes.

    • Nipashe,
      Mos thuaj qe nuk jam angazhua askurre!
      Je gabim.
      Ne sistemin e vjeter, kam qene edhe keshilltar ne qytetin e Podgorices.
      Ne vitin 2000 ( nese nuk gaboj?), jam afruar partive shqiptare per te formuar “Koalicionin per Malesine” ne nivelin lokal…., atehere kur Dr. Luke Gjokaj ka qene kandidat per nenkryetar per Podgoricen. Kam qene ne shtabin zgjedhor dhe foles neper te gjitha mitingjet e koalicionit neper Malesi.
      Koalicioni nuk pat fituar shumicen, megjithate numri i votve u be me i madh sesa ishte parcialisht.
      Natyrisht qe asgje nuk mund te zgjidhej atehere,as tash me shkopin magjik, tue dijte situaten qe kishte lene pas vetes politika e percarjes. Mua, nuk me duhet te jam politikan, nese jam intelektual! Nuk me duhet te jam deputet, poashtu. Por nese garoj per nje post te tille dhe nese zgjidhem ne ato detyra, atehere kam obligim ti sherbej popullit qe perfaqesoj.
      Nuk e kuptoj pse jeni alergjike ne mendimet qe japin njerzit qe nuk jane direkt te lidhur me fushaten!
      Ti po permend lojen , se duhet te jete njeriu ne loje….!
      Ju ne loje jeni dhe tash njezet vjete po luani mbare e mbrapsht!!!
      Une, po flas per standardet e politikes dhe nuk po anoj as nga njena as nga tjetra parti; as nga njeni as nga tjetri person!
      Ju lutem, mesohuni njehere te komunikoni e jo vetem te flitni!
      Nipashe,
      Cilat pesha po gjuaj, thuaje menjehere!!!! Cilat????
      Pse flet palidhje!!!
      Une shkruaj ne menyre kontinuale dhe gjithehere kam thire pr bashkim te subjekteve shqiptare! Nese bashkimi nuk eshte koncept i pranuar per ju, per mua eshte i vtmi dhe e vetmja alternative. E perseris nje milion here!
      A u bashkuan partite shqiptare? JO.
      Keso peshaj do te gjuaj deri sa te vdes. Pike.

  12. Fakt i gjalle asht se keto parti “shqiptare” (jo te gjitha njesoj) i shkaktuan popullit:

    1. Percarje fetare
    2. Prapambetje kulturore
    3. Nderrim te struktures nacjonale
    4. Prapambetje kulturore
    5. Hapje te qendrave islamike arabjane (medresa)
    6. Etj

  13. Une se kam kuptua hala nje gja…nese marrim tre deputet, e nga ata tre deputet varet shumica ne MZ, kuj do te ja bajne ata shumicen….DPS-it, apo opozites aktuale…plus nese me votat qe do te marre Antoni, (nese nuk del deputet), rrezikohet deputeti i dyte i Forces dmth Vaseli, apo nuk merr Fatmiri mandatin, a do te mbaje pergjegjesi morale per kete gje. Nese kam vu pyetje te pavend kerokoje ndjes.

  14. Vuksanlekaj pyetje me vend.
    Nese shumica mvaret nga deputetet tone ater duhet me u mat mire. Me i parashtrua mir e bukur kushtet pra kerkesat tona dhe nese ato i pranon pala tjeter, pra pala qe don te forumojne shumicen me ndihme te mandateve shqiptare, marreveshjet me i finalizua ne pranin e nderkombetarve. Perndryshe premtimet pa garancion te pales nderkombetare deputetet tone nuk kishin me guxuejt me i pranua ne asnje mnyre. Ma mire te mbesin ne opozite me ftyre te paster ater edhe nese vjen deri te perseritja e zgjedhjeve.
    Pyetjen tande te dyte besoj se duhet ta dijsh edhe ti, nese dikush ka moral ai duhet ta kene edhe pergjegjsin morale.
    Vet besoj se ata kan aq aftesi sa me e dijte se kurrfar shanse reale per me fitua mandatin e deputetit nuk kan, por prap jan fut ne gara. E pse, mund te jene shume pseha.

  15. Per momentin dhe rrethanat e caktuara mendimet e Gjokes nuk perputhen me interesin tone. Perceptimet dhe slloganet se; deputetet shqipetar nuk kane kurrfar peshe ne zgjedhjen dhe senzabilizimin e ceshtjes tone eshte fiasko politike.

    Ne te gjithe jemi te vetedishem per hapesiren e mundesive te deputeteve tane ne parlamentin e Malit te Zi, por njikohesisht te ishte s’marit te gjitha punet dhe mendimet tona si edhe te Gjokes do te ishte mir te kanalizohen permes subjektit politik te mirefillte shqipetar dhe deputeteve tane. Shoqerit moderne jane te dizajnuara qe te funkcionojn kesisoi dhe nuk mundemi te kthehemi ne udheheqesi fisesh e malesh si po pretendojn disa.

    Prandaj, momenti na dikton qe te fokusojm ne subjektin tone dhe te votojm vetem per te, perndryshe veprimet e kunderta ne nje interval te ardhshem kohor do t’na demtoj.

    Ne kohe dhe atmosfere te caktuar, cka eshte sprovuar edhe ne te kaluaren, mendimet e Gjokes jane me se te nevojshme por per momentin keto lloj publikimesh shkojn ne dobi DPS-it dhe satelitateve te tyre.

  16. Po, Gjoka ju ka faj disave qe jeni g****e…! Faj kane ata qe ju kane ndreqe.

  17. Nese qortojme veprimet e gabuara te politikes shqiptare, kjo behet per te permirsuar gabimet, qe ne te ardhmen te punohet me mire dhe te jemi faktor shume me i fuqishem. Populli, nuk ka aesye te lekundet here majtas here djathtas varesisht nga komentet e ketushme. Populli duhet te jete i ndergjegjshem dhe une shpresoj ne kete.
    Ne komentet e mia dihen mirefilli deshirat emia per trojet shqiptare dhe shqiptaret. Dikush tani mundet te meshehet pas nje nofke dhe te me ofendoje duke thane: “kush je ti me deshirue…..” Te shihemi ose mos te shihemi, me emra ose me nofka, nuk guxojme te clirohemi aqsa te devijojme natyren njerzore.
    Keto forume nuk ndiqen nga shume njerez. Por, le te komunikojme si njerez.
    Une ju ftoj qe asnje vote te mos u jepni partive malazeze, kurse per cilat parti shqiptare te votoni, nuk eshte ceshtje imja, mbase nuk jam pjese e fushates dhe jam teper larg jush.
    Peresris dhe dua te me kuptoni qarte. Jane shume gjera qe duhet permirsuar ne politiken shqiptare, por ju vendosni per to! Asnjehere ne jete nuk kam votuar as nuk votoj partite jo shqiptare dhe as t afermit e mi.
    Vazhdoni dhe veproni…………..!

    Takohemi pas fushates, perseri!

  18. Gjoka Gojchaj kenka I privilegjuari I kesaj faqe.
    Malsort Kane thene
    .dikur, ky vraka e kthiellka .
    Shpejt e pastruan falen sipas qefit te tij

  19. Kisha me i lute vllaznisht keta qe perdorin emra te pervecshem (me identifikim) mos me e ba ata.
    Ju te neruem mundeni edhe pa emer me shkrua…apo keni qef qe dikush hunlesh me u krastit?!
    Hajde te ishi angazhuar drejtperdrejt ne politike si kandidata atehere keni arsyetim me arsyetua keto ofendime, perndryshe keshtu si po bani vetem vehten demtoni.

  20. Kisha me i lute vllaznisht keta qe perdorin emra te pervecshem (me identifikim) mos me e ba ata.
    Ju te neruem mundeni edhe pa emer me shkrua…apo keni qef qe dikush hunlesh me u krastit?!
    Hajde te ishi angazhuar drejtperdrejt ne politike si kandidata atehere keni arsyetim me arsyetua keto ofendime, perndryshe keshtu si po bani vetem vehten demtoni…

    • Mir po thua Fakt.
      Nuk u preket heja perpara se t coptojn si ne stervine.

  21. Kisha me i lute vllaznisht keta qe perdorin emra te pervecshem (me identifikim) mos me e ba ata.
    Ju te neruem mundeni edhe pa emer me shkrua…apo keni qef qe dikush hunlesh me u krastit?!
    Hajde te ishi angazhuar drejtperdrejt ne politike si kandidata atehere keni arsyetim me arsyetua keto ofendime, perndryshe keshtu si po bani vetem vehten demtoni….

  22. Tash ke fidhua me u paqua pak more profesor Gjoka, se duket po te dhemb koka,se kan nis me te marr hoka, e po te sidhet toka. Pak dhafe po bajm por per Ju e dim se jeni shqiptarisht i mir, dhe njeri i ndershem, si mesimdhenes shum i mire,si atedhetar po ashtu, si politikan jo, jo edhe jo pik ky esht mendimi ime merre si te duash, nga nipashi e mesova ket shprehje. Me veprua politikisht dhe me mendua politikisht jan dy gjera te ndryshme. Shkova nje her me njanin me nxan krap me sule dhe me fuzhem ne narhelm, aje plaku qe me coje atje ishte zanatli, gadi cdo dy tre te rame e qite nje peshk ne sule, une edhe ka 10 her deri sa e vritsha nja, prandaj aje fidhoj dhe po me merr ne hoka, qyre tha plaku me ta kalua. Deri sa e sprovova vet keshtu mendojsha se une plakun do ta turpnoj dhe do vras dy her ma shum se aje, edhe ne me i shterngua dhe vetem me i sulmua kta perfaqsuesa tan se di a po dim na ma mir apo jo, se po e provueme po vetna si puna e peshkatarit.respekt Gjok pore keshtu mendoj une se esht pak ma shtir ne praktik se ne teori.Ti mendoj se i din keto gjera por nga deshira per te arritur ma teper sukses demoralizohesh ka nje her me situaten e krijuar ne Malsi apo nder shqiptaret ne Mal te Zi ne pergjithesi. Tung profe..

  23. deshirat dhe mundsit nuk perputhen; 4 kolona nuk do tu japin 4 deputet, ndoshta 2; kjo ju konvenon kundershtarve: “percaj dhe sundo”

  24. Personat qe dalin me emer ne forume e qe nuk jane te dizajnuara asisoi jane pelivan qe mendojn se shkresat e tyre ofrojn optimalen e trajtimit te problemit ne fjale dhe nuk presin se ndokush mundet te vij me nje mendim me te sofistikuar.

  25. I Nderuari vella Gjoke Gojcaj!

    Te kam pa e degjua ne demostraten e pare per te burgosunit e Lirise se Malesise prane OKB-se ne New York.
    Komentet tua jane per tu lavdue,te prituna mire e transparente,me atdhetari e me nji doze te forte bindese dhe fuqi vepruese.Komentet tua nga kandi tjeter i japin beteje armikut dhe fragmentareve te tyne. – ata gjithmone e kane shfajesimin ne maje te gjuhes por,ty s’te vijne as te maja e gishtave.
    Jepi,me te lumte krahi! Ti u shkele ne bisht atyne qe fatin e Malesise e marrin me finokeri…Tue lexue komentet tua,me vene ne levizje dhe mi ndezin motoret e mendimeve,me japin shijen e atdhedashurise,shije e shprese,rrojteje e gjallnim.Duhet t’ju jepte shprese edhe atyne lexueseve qe gjendjen e Malesise e shofin pa rrugedalje!
    Ti bire i Traboinit,vella i imi,nuk je asish qe i shef gjanat kah fryn era,ke nji shpirt te madh shqiptarit,e jo vec si disa sa per sy e faqe.
    Vazhdo! me kompjuterin tand,dhe me ate oratori qe ta ka dhane Perendia,mos u ndal se demaskuari tendencave shekullore shtypese sllavo-malazeze…akoma ka shume e shume padrejtesi poshtruese e asimiluese qe duhen trumbetue.
    Oh sa fund i zi i pret matrapazet “patriote” qe bejne pazaredhiqe me fatin e Malesise.Oh sa fun i turpshem i pret te mashtruemit dhe avanturieret “patriote”. Sa fund i turpshem i pret te gjithe ata qe kamuflohen e maskohen per ti sabotue kerkesat,levizjet rrevolucionare te Lekeve te Malesise.Oh sa fun edhe ma i turpshem i pret ata qe jane shitur,e qe vehen ne sherbim te armiqeve te Malesise,tue u perpjekun qe Asaj qe i ka lindur t’ia bajne varrin.Cilet jane ata qe pranojne te shkelin gjakun e heronjeve tone per ndere e burreri,per te drejta e per liri sic jane;Cun Mula e Marash Uci,Mehmet Shpendi e Dede Gjo Luli,Isa Boletini,Gjelosh Nika e Baca Gjeka Dedvukaj,Pater Zefi e Pjeter Zeku,Zef Miliqi e Dode Smajli,dhe gjakun me te ri (nga rrehjet dhe torturat) te Luftareve te Lirise se Malesise.E dijme se jane shume pak keso fare pismarkash,prandaj nuk kemi pse te brengosemi,por te provojme ti bindim e sqarojm;sic jane Ferhat Lulanoviqi,Fran Lulgjuraj,Nikoll Karagega etj.dhe nese jane te vendosur ne ate rruge te poshter,atehere ti madhkojme e populli vete ti denoje.

    Rrnofte Populli liridashes i Malesise.
    Rrnofte Opozita sypatrembur e patriotike e Malesise.
    Rrnofte Flamuri kuqe e zi me shkaben Dykrenare.

  26. FORCA MORALE

    1)

    Ishte fillimi i fundit i viteve njezeta te shek.te kaluar.Nje patriot i shquar shqiptare me emrin GJON GJEKA nga Trieshi i cili ishte edhe bashkpuntor i B.Currit,I.Boletinit dhe L.Gurakuqit,si veprimtare i shquar qe ishte kishte nje takim pune me Shtjefen Gjecovin ne Gjakove, mbasi maron pune me te merr rrugen per ne Kishe te Decanit aty ku e kishte udhezue Gjecovi te shkonte,me te mrrim aty shehe turmen e gjate te burrave me plise te bardhe ne koke tye hi ne rend brenda ne Kishe,Gjoni aspak nuk e kuptonte as pse po hyjne shqiptaret brenda ne Kishe serbe as nuk dinte me u kujtue se perse e kishte cue Shtjefen Gjecovi aty,tye shique turmen tye ju avit Kishes i bien ne sy Popat serb dhe disa xhandar te armatosur,nuk ja pret menja aspak dhe perkunder deshires se vet vendoset te futet brenda ne Kishe dhe cka me pa me sy thoshte Gjoni.
    Cka me pa me sy me krisi mendja e krese Kisha Kryqi e Engjujt qe ishin ne mure dhe tavan te Kishes mu siellen, mendet mu muaren em kapen te dridhmet e gadi gadi kalova ne alivanosje, u psheta per murit e pashe Popin ka lexonte dhe thirrte me ze te larte me emer: Ti Avni, ti Muharrem, ti Shefki, ti Shaban, ti Mehmet,ti ti ti ti..te gjite i thirrte nje nga nje dhe i pagezonte me Novica, Lubisha, Millan, Nedelko, Gjurgje etj etj.Te gjithe ishin musliman dhe i konvertonin ne Ortodoks Serb dhe nuk e dija ka donin me i cue, me kapi friga dhe vetem mu kujtue FRATI NE ZHGUN TE ZI dhe mu dukt hierand,vetem atehere e kuptova pse me kishte dergue Shtjefen Gjecovi ne Kishe te Decanit, pa dashje me iku frika, trupin ma pershkoj nje renqethje zemren e ndegjoja ka me rrahte te madhe ne gjoks dhe hypa mbi banke dhe me gjithe zerin qe kisha bertita: Ndegjoni popull mos u mashtroni, ju jeni Shqiptare mos u bani Serb kta po ju rrejne, kta po ju tradhtoje,kta kane me ju pre ne qafe femijet tuaj, grate dhe vajzat kan me i dhunue dhe kane me i marre per rroktaresha,ju kan me ju ndalue me fol shqip.
    Tye bertit mu versule nje Xhandar serb dhe me goditi me kondak te pushkes ne gjoks e me qiti per toke,edhe dikush tjeter bertiti, populli u alarmue e kersiti pushka brenda ne Kishe.
    Kaq dinte Gjoni me tregue per ate ngjarje se tjeter nuk mbante mend nga te se te nesermen e gjene veten ne nje burg te Kosoves ku vuajti denimet monstrume gadi 2 vjet derisa mrrijti disesi me u arratise nga telat e burgut serb.
    Ne ate kohe mjetet e informimit pothuaj se per ngjarjet shqiptare nuk ekzistonin fare, populli dine shume pak te vertetat dhe hjekmet katastrofike qe ndolleshin ne ate kohe,pas kesaj periudhe Gjoni shkon ne Shkoder dhe atje merr veshe se po ato dite serbet kishin vra edhe “FRATIN HIE RAND” At Shtjefen Gjecovin qe e kishte dergue Gjonin ne Kishen serbe te Decanit te shpetonte shqiptaret qe te mos behen serb,dhe po atehere muer vesh se asnje shqiptare nuk ishte konvertue ne Serb-Ortodoks, por kishin mbet te vrare 18 prej tyre dhe 11 xhandare qe shqiptaret i kishin mbyte me thoje ne fyt.
    Historia Shqiptare eshte e mjerueshime dhe e mbulueme krejt me gjak,per te u flijuen shume BURRA,GRA, FEMIJE, TRIMA dhe PATRIOT.
    ATA na lane ne AMANET kete toke e flamure dhe gjuhe te paster shqipe ta duam dhe ruajme sikur femijun tone dhe syte e ballit.

  27. I nderuami DodGjeka profesjonin e mora vesh
    Pach me dasht me dije kushe te ka chua me punua edhe ku ke punua si ambasadore
    E medoj se per pas comentet punon ne Turqi se dosh me ne pru at koh kure jan ken fiset bajraktar vojvodet me udhheq me Malsi Ti kishe me kjen i mire me kjen ne Malsi me va dhan do drejtime se ti tash 52 vjet per shtete dekmokratike TUNG

  28. 2)
    Une personalisht mendoj se deri sa ne nuke jemi te bashkuar si nje fuqi kompakte shqiptare jemi te vetedorzuar para cdo elektorati.
    Ne sot vrapojme me nje grusht njerez mbas nesh qe te kapim ndonje post te armikut vetem e vetem per nje jete ma te lumtur dhe komode me kostume dhe kollare koloriste thue se jemi vete modelist,e vaj halli per ata te tjeret qe shijojne me ureks skamin dhe mjerimin duke pritur qe edhe atyre te ju biene dicka ne goje sikur hutit ne zgurre. Edhe ketu po manevrojme ne kurrize te popullit qe nuk kemi mundsi ti afrojme kurrgje tjeter vetem e vetem mashtrime.
    Kete loje hareshem po na e kurdise armiku jone shekullore qe vete na ka cue ne kete deregje.
    Sot e shiqoj ne keto dhe komentet e me perparshime se neve qe po kerkojme te drejten e popullit dhe tokes sone qenkemi ekstremiste dhe radikaliste,kush po i quane shqiptaret keshtu ata te cilet jane shqiptare te forte nacionaliste apo ata shqiptare “LARGPAMES” te cilet jane te pa pjekur kombtarisht apo lojaliste te pushtetit.
    Nese kjo e fundit eshte e vertete neve shqiptaret nen Mal te Zi qenkemi shqiptaret me te mire dhe me patriot te Ballkanit,e pse e theme keshtu,ku mund te gjeshe shqiptare kaqe tolerant ndaj armikut duke ditur se tokat dhe populli yne jane te zaptuar me dhune, ku mund te gjejme shqiptare qe festimet dhe ahengjet i ben te perbashketa me armikun vetem te ne nen Mal te Zi, neve kemi bregdetin tone Ulqinin dhe nuk na pelqen te zbavitemi aty por duem te shkojme ne qytetin malazez te armikut Budva,vetem atje gjejme harene dhe lumturine, vetem atje duhet edhe neve te Amerikes ti harxhojme leket tone me te afermit tone .Kjo nuk mund te ndolle as ne Kosove as ne Maqedoni dhe as ne Presheve Medvegje dhe Bujanovc.Vetem e vetem te ne shqiptaret e zgjuare nen Mal te Zi.Ballkanit ende nuk do te duhej ti vinte era tolerance sepse ende shume njerz jane te humbur shume plage dhe varreza jane te hapura.
    E di se kjo eshte pakez sa radikale por aspak e semure,kur qartsisht e dime se ne cdo lemi te jetes na privohen te drejtat tona nacionale qe na sigurohen nga Konventat Nderkombtare.
    Deri ketu na pruni armiku sa vete te harrojme edhe vetevehten tone,te harrojme baballaret tone dhe te hjekmet e tyre per kete truall ,te harrojme gjakun e derdhun per kete toke te shenjte te gjysherve tone te vrare bashe nga baballaret e ketyre qe sot neve po i perqafojme, te harrojme deshmoret e hershem dhe te sotem qe u flijuen vetem e vetem qe neve te gezojme kete toke dhe flamure.
    Dikush nga atje po na thote ju jeni atje larg dhe i shihni gjerat ndryshe dhe lehte e keni te jeni patriota prej Amerike, po ta shiqosh nga nje veshtim ose kend do te dukej se eshte reale por vetem tek ata qe nuk kane dashuri per Atdhe,pikerisht vete keta po shprehen ne kete menyre.
    Prej ketu dhe ketu eshte patriotizmi dhe survelimi me apsolut, por edhe ketu eshte vetem te ata qe vertete e duan atdheun me dashamiresi te paster,prej dhe ketu u gatue brumi i shume e shume ngjarjeve Kombtare qe sot po korren frutet e suksesit.
    Keto dramaturgji te pa drame po i bejne dame te madhe te vertetes.Njerzit nga Kosova dhe Shqiperia po perpjeken ta mesojne te verteten nga vete ne,Gazetaret, Shkrimtaret dhe Raportuesit shqiptare nga Mali i Zi nuk merren me trajten e problemit te te drejtavete popullit te vete por me ngjarje te shkuara te X dhe Y personazheve qe ase ne kohet e zeza te monizmit nuk kishin vlerat e veta te meritueshime,kjo te krijon pershtupjen te besosh se as me keto dogma nuk duen te ja prishin rehatine armikut tone te pa bese shekullore.
    Te tjera shkrime publicistike te gazetareve tone jane aq absurde sa qesharake sa permes liderve dhe personaliteteve te larta kombtare perpiqen te vene ne veprim jeteshkimet e veta si botime me vlera atdhedashe dhe vehten e tyre permes ketyre personazheve te lartepermendura perpiqet ta vene ne piadetalin e partiotit kur vete per vete nuk ka bere asnje gjurmin, hulumtim apo ankese shkruese per popullin e vete.
    Disa raportues te tjere shqiptare qe bejne pjese ne “Klubet e gazetarise Malazeze” na raportojne neve ketu per edhe ngjarjet malazeze dhe temperatuten ne vend, pa prekur fare sentence as sensacion te ngjarjeve dhe kerkesave tona kombtare si popull Autokton, dhe me pershendetje sentimentale permbyllin kroniken.
    Kisha raste disa here te polemizoja me njerz te tille dhe shume shpejt zemroheshin “Per mue nuk e ka le nana ata qe muj me than se ja kam ba nje te keqe” ose “Ti nuk je ma patriot se une” etj etj.Po more zotni ti vete je tradhtar nese ke lapsin dhe mikrofonin ne dore dhe e con te goja e nuk e flet te verteten. I ndjeri Ali Podrimja io Madh thoshte “Gazetari i keq eshte pocaverr e pushtetit.
    E gjitha kjo ne boten e perparuar Demokratike eshte SKLLAVERI,kur armiku te ka uzurpuar logjiken e shendosh qe quhet mungesa e cdo lirie dhe cdo e drejte, te ka vjellur varesine e plote dhe vetvetiu i nenshtrohesh roberise.
    Krimineli famekeq serb Radovan Karaxhiq ne libriin e tij te botuar ”Ima Cuda Nema Cuda” shprehet “Roberit duhet gjunzue me torture aq sa vertete te kthehen ne dashuri per ne”
    Sigurisht se keto tortura edhe krimineli Karaxhiq i mesoj dhe trashigoj nga vete Eprori i tij Cubrilloviq, duket se ky plan eshte i zbatuar ne prakse te shqiptaret qe quhet ” Elaborati i Vasa Cubrilloviqit”.
    Ne kete Elaborat te Vasa Cubrilloviqit vihej ne sherbim Doktrina e shenjterise serbe e perpiluar ne vitin 1937. Vuajtjet dhe sfidat e roberise ishin: Nenshtrim total-Roberi, Zjarr, Masaker, dhe Shperngulje Masovike nga tokat e veta gje qe rezultoj mbi nje milion shqiptare te shperngulur ne Turqi shekullin e kaluar nga tokat e veta.
    Dikush mund te gabohet e te zbutet se ne kemi te bejme me Malazaz dhe jo me Serb, jo vllezer te dashure keta Malazez jane Serbet tone ose ma mire me thane Armiqet tone numet 1.
    Keta i bene te gjitha ndaj nesh para se edhe te lindte Cubrilloviqi,Sa toka dhe krahina u zaptuene ,sa shpija dhe katune u dogjen,sa masakra dhe shperngulje u be ndaj nesh. Te gjitha keto te gjithe mire i dijme por nuk duem ti pranojme e ky eshte nenshtrim total dhe roberi qe nuk duem te dime as per te paret dhe as per token tone para syve tone.
    Vraponi Lider vraponi drejt Parlamentit Shkja,atje jepen te drejtat shqiptare, atje fitoj Kosova, atje po fiton edhe Lugu i Presheves e atje do te fitoni edhe ju.

  29. Jo ne mbrojtje te Gjoke Gojcaj por ne mbrojtje te metodologjise se re te veprimit politik ne Malesi

    “Ata qe duan te veprojne gjejne mundesi ,kurse ata qe nuk duan gjejne me shume arsye”
    Thnie e urte e nje mendimtari

    Te nderuar lexues dhe komentues Malesia.org, te nderuar vellezer dhe motra ,bashkekombetare .Ashtu si e nxiten z.Kosove Rexhe Bala komentet dhe shkrimet frymezuese dhe te qelluara te z,Gjoke Gojcaj me nxiten edhe mua te shkruaj .Jo me pak se shkrimet e Gjokes me senzibilizuan disa sulme qemllimkqija dhe pa argumente ndaj Gjokes qe i ben disa diletanta politik te cilet vite me radhe krijojne klishete dhe opinionet per veprimtari politike tek Shqipetaret nen Mal te Zi.
    Kete radhe nuk dua te komentoj detajet por dua te mbroj nje filozofi te meduari dhe nje metodologji veprimi ne skenen politike Shqipetare qe Gjoka vazhdimisht e publikon ne media te shkruara elektronike dhe gjetiu.
    Fatkeqesisht per shume aktor te interesit kjo menyre e te menduarit dhe te vepruari nuk u “futet ne vesh” .
    Dhe si per cudi dalin disa ,perseri po e perseris, diletant politik dhe sulmojne Gjoken ,madje duke akuzuar se mendimet dhe sygjerimet e tija shkojne ne mulli te mazhorances Malazeze.
    Me siguri ka persona te atille (jo te gjithe)qe vijne nga kuzhinat e sherbimeve sekrete te Malit te Zi qe te anatemojne veprimtaret e sinqerte ,te forte ,stoik dhe mbi te gjithash te zgjuar te ceshtjes kombetare ,e nje nga ata eshte padyshim i ndruari Gjoke,dhe te favorizohet diletantizmi ,poltronizmi dhe korupsioni politik e mos te perdori edhe fjale me te renda.
    Atyre qe na i cenojne te drejtat tona, personat si Gjoka u pengojne dhe do te perpiqen qe impakti i tyre te minimizohet .
    Une publikisht perkrahi fuqishem dhe promovoj menyren e te meduarit dhe menyren e veprimit politik si e propozon z.Gjoke Gojcaj.
    Me respekt
    Pal Dreshaj

    • Pal, Gjoka me retoriken e vete lexuesit i ofron nje konfuzion dhe huti.

      Gjoka, te gjithe perfaqesuesit e subjektit politik shqipetar i sulmon deri ne c’farosje, kurese ne anen tjeter thrret te votohet per subjektin politik shqipetar. Hajde deshifroje tash ti!

      Ne fushaten parazgjedhore Gjoka thrret per Konferenca, Kongrese, Simpoziume etj. qe nuk perputhet aspak me kohen. Mos te keqekuptohemi se keto aktivitete jane me se te nevojshme por jo te lancohen para zgjedhjeve.

      Nuk dyshohet per atedhedashurin e Gjokes,ska fjale, por sa i perket aspektit politik krion konfuzion.

      • Gjoka dhe te gjithe shqiptaret e ndershem, atedhetare e intelektuale ju kane bere me qindra thirrje per unitet e bashkim gjate 365 diteve te motmotit, nderkohe qe ju disa ishit duke hanger stervinen qe e kishit ruajtur ne grope, derisa te ju ndahet gjella e fresket.
        Gjoka ka poashtu fushate per mbrojtjen e dinjitetit te cdo malesori e shqiptari qe ua keni shkele intelektin e shpirtin me te dy kembet , me shprese se nuk do te dale njeri t’ua turbulloje ujte, por e kot e kini.
        Tani do e fillojme pernjemend…!!!!
        Gjoka

        • Megjithate, po presim funin e kesaj fushate xhunglash…..!

        • Si eshte e drejta themelore e cdo qytetari ne vote, poashtu eshte e drejta jone ne shprehje te mendimit te lire, pa marre parasyshe ne mospajtime.

          Ti Gjoke po predikon qe mos tu jepet vota perfaqesuesve tane. Une po thom qe te votohet per subjektin politik shqipetar dhe perfaqesuesit e tyre.

          Une mendoj se, sigurisht me pa dashje por nga mllefi, agjiton ne dobi DPS-it dhe klyshet e tyre.

  30. Nuk ka kush qe mundet me i mposht kalate tona te intelektit, as serbia as mali i zi, e jo po munden disa kordun te klaneve uzurpatore te fatit te popullit, tash 20 vjet e ma shum.

    Ju meritoni lakun ne fyt ndytesira mashtrues,njerez me skandale, rrenacake te paftyre.Ju duhet te u largojn me hunj e gure populli, haram ju qofte gjini i nanes.

    Cili popull duhet te votoj per ju, kur ia nxirrni syte njani tjetrit e kur pershendeteni kqyrni token e jo ne fytyre? Tradhtatre,sahanlupijsa, zhelana, skerloqana, qelana e qelbana!

    Nuk mujti me ju bashkua albin kurti patrioti e politikani ma i madh i Kosoves, se nuk jeni as me ia fshi nevojtoren e tij.Debila,te pamoralshem, te pashpirt.Kini mesuar nga mentoret tuaj cernogoras,sepse ata po ju mbajne me ia kajte nanen popullit te vet. Ashtu ma se miri arihen planet e Kral Nikols Cubriloviqit e Milosheviqit.

    Un ma pare do tja qitsha voten qenit se ju jap ju vote time as te familes sime.Hapni gojen dhe coni kryet perpjete se dot ju qes dicka negoj patjeter.

    Mos u dorzoni vllazen patriot por shkruni e folni deri ne qiell!

  31. Refuzoj kategorisht te lexoje komentin e Greche Trieshit. I bej lutje moderatorit te Forumit te cungoje komentet te cilat kalojne limitin 600 karaktere.

    Po ashtu, i bej lutje moderatorit te Forumit te shpalle tradhetar te kombit te klasit te pare te gjithe individet qe postojne ne Forum me emer dhe mbiemer.

    • Ke me i kape per….se as ti as kuurnji kralni nuk ka mujte me i zane frymen mendimit te lire e dashuris per atdhene.Ti je ni nga konkurrentat e kolltukut more tru Millosheviqjan.Trathtaret i ke jo vec me emen por edhe me rroga t majme kamxhikunt ne dor tue vu tyrbjet popullin. Fare e croditun.

  32. Jo mu..tfakti, po pse tradhetare keta qe dalin me emer e mbiemer, atyne ja lumsha, por na qe fshehna kem gjasa me ken ma tradhetare, se keta qe fshehen pas nofkave keta futin huti ndamje dhe shamje e m.. tsihane.
    te lumt Gjoke per shkrim e guxim se na qe nuk dalin me nofk jem qyqe bashk me antifatktin

    • Dinoshjan ma keq ashte kur nji person her paraqitet me emen e here pa emen se t’e mbetesh anonim.

  33. Gjoka si e kam une ne dijeni nuk eshte nje ;periudhe e kahershme kohore qe ashte largua nga treva e Malesise dhe ka marr rrugat e gerbetit edhe pse ka pas nje vend pune mjafe te lakmueshem per kushtet e atjeshme,shtrohet pyetja cilet ishin faktoret qe te shtyne te largoheni nga vendi i punes dhe treva e malsis,se nje kuader me kualifikim te larte dhe vizionar si ju Malesise shume i nevoiten.Pasi personalish nuk te njofi dhe nuk kam te dhena per veprimtaruin si dha angahmanin tuaj politik gjate ushtrimit te te profesioni si mesimdhens ne shkollat e Malesise.

Comments are closed.