Profesor Noel Malcolm botoi nё fund tё gushtit nё shtypin shqiptar shkrimin me titull: “Gjekё Gjonlekaj keqinterpreton shkrimin tim pёr Kadarenё”. Me 14 gusht kisha botuar shёnimin: “Shkrimet dhe replikat midis Ismail Kadaresё dhe autorit tё njohur anglez Noel Malcolm”. Aty vura nё dukje qёllimin e kёtij shkrimi pasi qȅ Helena Kadare nё veprёn letrare “Kohё e Pamjaftueshme” pёrmend emrin tim nё lidhje me replikat midis profesorit anglez tё Universitetit Oxford, Noel Malcolm dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Siç e kam thȅnȅ edhe nȅ tȅ kaluarȅn shumё lexues shqiptarё kёtu nё New York mё kanё pyetur nё lidhje me frazёn time shqiptarçe siç thotȅ Helena “mos mё bijё ma”! Disa nuk e kishin kuptuar! E bȅra atȅ shȅnim vetёm pёr tё sqaruar fjalinё shqiptarçe “mos mё bijё ma”. Helena Kadare thotё: “Miku ynё nё Nju Jork Gjekё Gjonlekaj, ishte i pari qё e lajmroi pёr botimin”. Fjala ёshtё pёr artikullin e Noel Malcolm-it: me titull: “Pallati i Ȅndrrave” botuar nё “The New York Review of Books” nȅ vitin 1997. Ajo thotё: “ se ai shkrim nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, zhvlerёsonte tё gjitha vlersimet e vet Noel Malcolm-it, pёr Ismailin dhe veprёn e tij”. Pra ky ёshtё vlerёsimi i Helena Kadaresё pёr shkrimin e Noel Malcolm, nuk ёshtё vlerёsimi im. U habita pёr reagimin tepёr tё ashpёr tё profesorit shumё tё nderuar Noel Malcolm kundȅr meje.Mȅ befasuan fjalёt e tij fyese. Zoti Malcolm nё fjalinё e parё e quan shkrimin tim “tejet ngatrrestar”.Nȅ fjalorin shqip-anglisht tё Oxfordit. (Oxford Albanain English Dictionary), fjala shqip ngatrrestar, ёshtё (troublemaker).E kam vȅshtirȅ tȅ besoj qȅ njȅ profesor i Oxfordit ku ȅshtȅ pȅrgatitur ky fjalor tȅ ketȅ thȅnȅ njȅ fjalȅ tȅ tillȅ. Nȅ traditȅn shqiptare gjatȅ debateve ose mosmarrȅveshjeve fjala e keqe nȅse ȅshtȅ nevoja tȅ pȅrdoret, thuhet nȅ fund fare e jo nȅ fillim.Siç duket Profesor Noel Malcolm mȅ paska harruar. Kam menduar qȅ ende mё kujton nga dita e promovimit tȅ librit tȅ tij “Kosovo” (Short History) nё Universitetin Columbia gjatȅ Luftȅs nȅ Kosovȅ ku morȅn pjesё autoritete shkencore, politike dhe diplomatike amerikane, e shqiptare, bile edhe autoritete nga Kombet e Bashkuara. Promovimi i kȅtij libri tȅ shkȅlqyeshȅm pȅr Kosovȅn u transmetua drejtpёrsёdrejti nё kanalin televiziv amerikan C-SPAN dhe u pa nȅ tȅ gjithȅ anȅt e Amerikȅs. Kȅtȅ promovim e drejtoi profesori i mirёnjohur shqiptaro-amerikan David Avdul, ku morёn pjesё shumё shqiptaro-amerikanё. Profesor Noel Malcolm foli nё hollёsi pёr kёtё vepёr historike. S’ka asnjё dyshim se u prit mirё ligjёrata e tij. Por disa shqiptaro-amerikanё filluan tё bёjnё pyetje teper tё dyshimta. Pse e keni titulluar librin Kosovo e jo Kosova? Pse jeni bazuar nȅ tȅ gjitha ato burime sllave, dhe shumȅ pyetje tjera pa vend. Profesori Noel Malcolm nuk ndjehej mirȅ nga pyetjet e tyre. Unё personalisht u ndjeva keq pёr ato pyetje provokuese dhe kёrkova nga konferencieri Dr.David Avdul tё mё lejonte mikrofonin pёr njё koment nȅ lidhje me veprȅn dhe autorin. Komentin e bȅra anglisht: “Profesor Noel Malcolm mirё se vjen nё Universitetin Columbia ku janё tё pranishёm shumё shqiptaro-amerikanё. Libri i juaj Kosovo (njё histori e shkurtёr) ёshtё kryevepёr e kёtij lloji. Ështё punё dashurie (labor of love). Ju jeni sot zёdhёnёsi mё i mirё i Kosovёs nё akademitё perёndimore. Ju Profesor i nderuar vini nga atdheu i Lord Byranit, Mary Durhamit dhe Tonit Blair-it i cili po bёn aq shumё pёr lirinё e Kosovёs. Mos u shqetsoni pёr kёto pyetje. Ju meritoni nderimet mё tё larta tё popullit shqiptar. Zoti u bekoftё Ju dhe atdheun tuaj”. Nё atё moment shpёrthyen duartrokitje shumё tё fuqishme. Profesor Noel Malcolm mё shikoi me respekt dhe duke pohuar me modesti se nuk i meritonte tё gjitha ato nderime, por pёrsёri mё falenderoi pёr komentet e mia. Pas kȅtyre komenteve ndryshoi atmosfera nё atȅ ambient. Nё fund fare i dhurova njё kopje tё Kanunit te Leke Dukagjinit (Code of Leke Dukagjini). Pas disa ditёsh mora nga Londra njё letёr tё shkёlqyeshme falenderimi. Zoti Malcolm, nȅ vendlindjen time nȅ Malёsi tȅ Madhe qȅ ȅshtȅ njȅ Skotaland e vogȅl e atdheut tuaj nuk lejohet poshtёrimi i mikut. Kjo vlen sidomos pȅr mua qȅ jam botuesi shqip-anglisht i atij Kanuni pёr tё cilin Ju keni thёnё fjalё tё mrekullueshme. Pastaj shumȅ tradita angleze sidomos ato skoceze janȅ tȅ ngjashme me traditat tona. Promovimi i librit tuaj ёshtё regjistruar nga kanalin televiziv C-SPAN dhe mund ta kёrkoni kopjen pёr te verifikuar kȅto pohime. Ju jeni ndȅr personalitetet e huaja mё tё nderuara tё kulturȅs shqiptare. Ju keni shkruar historinё mё tё shkёlqyeshme deri sot pёr Kosovёn. Vepra juaj ishte si njё bibёl pёr Shtёpinё e Bardhё gjatё Luftёs nё Kosovё, kȅshtu e ka cilȅsuar gazeta “The New York Times”. Adhurimi im pёr veprёn tuaj historike pȅr Kosoven ȅshtȅ i jashtzakonshёm. Nё shkrimin tim nuk kisha asnjё qёllim tё keq pёr Ju. Nȅ atȅ shkrim kam goditur Stephen Schwartz, ndȅrsa per ju nuk kam thȅnȅ asnjȅ fjalȅ tȅ keqe. Nȅ atȅ kohȅ, nuk kam bȅrȅ asnjȅ gabim tjetȅr pȅrveçse e kam njoftuar Ismail Kadarenё pёr botimin e shkrimit tuaj nё “The New York Review of Books” . I kam thȅnȅ se ai shkrim ishte i dȅmshȅm sidomos poezia e pёrkthyer anglisht “Atit e Mȅsuesit” Joseph Visarionivich Stalin. Ju zoti Malcolm mё fajsoni mua nё lidhje me pёrkthimin e gabuar. Deklaroj publikisht sot e pȅrgjithmonȅ se Unȅ nuk kam pȅrkthyer asnjȅ fjalȅ tȅ shkrimit tuaj botuar nȅ “The New York Review of Books”. Pohimet dhe dyshimet tuaja se gjoja Unȅ e kam pȅrkthyer atȅ shkrim janȅ tȅ gabuara.Kȅte problem mund ta sqarojȅ Ismail Kadare mȅ mirȅ se çdo kush tjetȅr. Unё si shqiptaro-amerikan ndjeva detyrё morale qe ta njoftoj shkrimtarin tonё pёr artikullin tuaj. Bile e kisha tȅ vȅshtirȅ per t’ia komunikuar me telefon kȅtȅ informatȅ sepse ishte lajm i keq. Shkrimin tre faqesh nё njё revistё kaq tё madhe letrare amerikane pȅr Ismail Kadarenё e keni shkruar Ju.Pse mё bёn mua viktimё ? Shumȅ vite mȅ parȅ kisha lexuar se njё lord britanik (tȅ cilit ia kam harruar emrin)kishte thȅnȅ njȅ herȅ se gjysmёn e punёve nё parlament i kishte bёrё duke thёnё “mȅ falni” (I am sorry). Nё kishёn time çdo tё dielё gjatё meshёs pёrsёritet lutja: “mea colpa, mea colpa, e maxima mea colpa” (pȅr fajin tim, pȅr fajin tim e pȅr mȅ tȅ madhin fajin tim). Sjellja e lordit britanik dhe lutja kishtare vlen pёr Ju nё kёtё rast, pavarȅsisht se jeni profesor shumȅ i nderuar.Ja çka thotȅ Helena Kadare nё veprёn e saj letrare “Kohe e Pamjaftueshme”: “Ndёrmjetёs dashamirёs qё pёr fat tё mirё, gjenden gjithmonȅ nё kёtё botё, sollёn pёrsёri keqardhjen e Malcolm-it. Ismaili nuk ngurroi asnjё grim pёr t’i shfaqur gjthashtu keqardhjen e tij pёr tonin shumё tё ashpёr tё replikёs. Kёshtu mund tё thuhet se nё distancё ata u bёnё miq, gjersa u takuan pёr herё tё parё nё tetor tё vitit 2006 nё Universitetin Oxford tё Anglisё”. Unё kam shkruar pёr keqardhjen tuaj ashtu siç shkruan edhe Helena . Kёto ngjarje ndodhёn 15 vjet mё parё, por Ju si profesor i historis nuk mund ta injoroni tȅ kaluarȅn, sepse historia ȅshtȅ shkencȅ. As nё shkrimin e parё dhe as nё replikёn tuaj nuk e keni pёrmendur asnjёhere vlerat e tij per Cmimin Nobёl. Vetёm tani keni thёnё se ai e meriton kёtё Cmim. Natyrisht se ju jeni i nderuar pёr tituj akademik, dhe pёr shumȅ vepra nga fusha e historisё e kulturёs. Unȅ jam njȅ qytetar i thjeshtȅ i New Yorkut, dhe sulmi kundȅr meje ka qenȅ tepȅr i ashpȅr. Mȅ vjen mirȅ qȅ jeni bȅrȅ miq me zotin Kadare, tȅ cilin e kam dȅgjuar shumȅ herȅ duke thȅnȅ se:” individȅt ose kombet mund tȅ bȅhen miq edhe pas armiqȅsive tȅ mȅdha”. Pёr shumё gazetarё dhe redaktorё tё Kosovёs Ju jeni i pȅrsosur dhe pa gabime, pavarȅsisht se librat e shejtȅ thonȅ se vetȅm Zoti ȅshtȅ i pȅrsosur. Shumica e gazetave dhe portaleve tȅ Kosovȅs e botuan me gȅzim sulmin tuaj kundȅr meje, ndёrsa replikȅn e Profesorit tȅ Universitetit New York , Leonard Fox nё lidhje me shkrimin tuaj nuk e botoi asnjё gazetё dhe asnjё portal shqiptar nё Kosovё. Ështё e vёrtetё qё Ju keni bёrё studime tё rёndёsishme pёr Kosovёn,por edhe ne kȅtu nȅ Amerikȅ bȅmȅ diçka pȅr tȅ mirȅn e atij vendi. Si shqiptaro-amerikan e kishim pȅr detyrȅ dhe nuk kȅrkojme tjetȅr nga Kosova demokratike vetȅm lirinȅ e shtypit. Profesor Leonard Fox-it tȅ cilit iu cenzurua fjala e lirȅ nȅ shtypin dhe portalet e Kosovȅs punon pȅr kulturȅn shqiptare pȅr mȅ shumȅ se njȅ gjysmȅ shekulli. Oxfordi ȅshtȅ i nderuar por edhe Universiteti New York ȅshtȅ i nderuar sepse ȅshtȅ universiteti privat mȅ i madhi nȅ botȅ dhe vepron nȅ qendrȅn e qytetȅrimit botȅror. Mos harro fjalȅt e Helena Kadaresȅ ku thotȅ: “se ai shkrim nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, zhvlerёsonte tё gjitha vlersimet e vet Noel Malcolm-it, pёr Ismailin dhe veprёn e tij”. Profesor Malcolm: Gabove pȅrsȅri.