Fondi Humanitar “Malësia” shembull dhe promotor i bëmirësisë

Nga Driton Sinishtaj
Malësia e Madhe është një krahinë e cila në historinë e popullit tonë konsiderohet si një trevë ku u mishëruan virtytet më të bukura kombëtare: trimëria, besa, bujaria, mikëpritja, atdhedashuria, folklori, eposi i kreshnikëve dhe gjuha amtare. Gjithë ky visar është shkrirë në shpirtin e popullit duke rritur fuqin e kombit tonë, komb për të cilin historianët, studiuesitë dhe shkrimtaret e huaj e vlerësuan në kronikat dhe udhëpërshkrimet e veta kur patën rastin të shtegtojnë gjatë shekujve në trojet e të parëve tanë. Vlen të theksojmë se në thesarin e këtyre virtyteve të trashiguara nga stërgjyshërit tanë spikasin fuqishëm veçoritë e ndjeshmërisë, humanizmit dhe të bëmirësisë.
Si popull i lashtë që jemi këto veçori janë ngulitur në qenien, genin dhe gjakun tonë që shekujt i përcollën brez pas brezi për të ardhur të paprekura deri në ditët e sotme. Nuk është aspakë rastësi që nga gjiri i popullit tonë lindi bija jonë, e veneruara Nënë Tereza, humanistja më zëmadhe në historinë e njerëzimit e lauruar me Çmimin Nobel.
Në vijimësinë e kësaj tradite, një grup mërgimtarësh nga treva e Malësisë të vëndosur në hapësirën e Nju Jorkut, të frymëzuar nga ndjenjat humanitare, para njëzet vitesh themeluan Fondin Humanitar “Malësia”. Që nga ajo ditë dhe deri më sot, anëtarët që aderojnë në këtë organizatë vazhduan punën me pasion dhe përkushtim, duke mos rreshur asnjëherë veprimtarinë e vet fisnike në favor të kauzës së bëmirësisë, pa ngurruar tu shtrijnë dorën e ndihmës atyre që patën nevojë.
Me siguri se kur përmendet emri i Fondit Humanitar “Malësia”, pjesa më e madhe e mërgimtarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ajo pjesë e popullit tonë që jeton në trojet e veta autoktone në Mal të Zi, janë të njohur me këtë emër. Do të thoja se më së miri këtë organizatë e njohin studentët e Malësisë të cilët për çdo vit aplikojnë pranë kësaj organizate për asistencë bursore.
Për Fondin Humanitar “Malësia” është shkruar dhe folur shumë pakë, prandaj edhe vet studentët të cilët kanë shfrytëzuar shumën më të madhe të fondeve të kësaj organizate, nuk janë të informuar aq sa duhet mbi punën, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të kësaj organizate. Për këtë arsye unë si një ndër 300 studentët malësorë përfitues të bursës gjatë studimit tim në Tiranë, vëndosa që nëpërmjet një bashkëbisedimi vëllazëror me Kryetarin e Fondit Humanitar “Malësia” Mark Berishaj, të bisedojmë rreth zanafillës, historikut dhe ecurisë të kësaj organizate.
Fondi Humanitar “Malësia” është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, e udhëhequr nga parimet humane, e përkushtuar për të ndihmuar arsimin, kulturën dhe parimet demokratike. Fondi Humanitar “Malësia” është e perqëndruar në promovimin e arsimit duke marrë parasysh se arsimi është shtytja jonë drejtë përparimit, progresit dhe emancipimit si në aspektin shoqëror po ashtu edhe në atë kombëtar. Mu për këtë qellim është munduar që nëpërmjet ndarjes së një numri të konsiderueshëm bursash të ndihmojë arsimimin dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojë studentët në përballjën e veshtirësive financiare që kanë gjatë periudhës së studimeve. Edhe pse në fokus është promovimi i arsimit, ky Fond gjatë rrugëtimit njëzet vjeçare është munduar të përkrah individë për tu mjekuar dhe ka ndihmuar shumë familje që kanë hasur në veshtirësi ekonomike në Malësi. Gjithashtu kjo organizatë ka përkrah edhe veprimtarinë politike të popullit tonë në përpjekjet e veta për realizimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare.
Fondi Humanitar “Malësia” përveç kryesisë së vet, ka edhe një numër të konsiderueshëm anëtarësh dhe dita ditës është në përpjekje e sipër për shtimin e anëtarëve të rinjë. Për këtë z. Berishaj u shpreh se gjatë vitit të kaluar kanë patur anëtarësime të reja dhe për momentin interesimi për tu aderuar në këtë organizatë është në rritje. Kjo rritje ndikon që ndihma ndaj vëndlindjes të shtohet. Berishaj tha se Fondi është i hapur për të gjithë pa marrë parasysh sa do të jenë donacionet që ata mund të kontribojnë. Fondi është i hapur për ata që janë vullnetmirë dhe të predisponuar për të ndihmuar vendin e vet. Apeli i udhëheqësisë së këtij Fondi është që sa më shumë mërgimtarë të afrohën me synimin e vetëm që të ndihmohet vendlindja dhe të gjithë ata që janë në situata nevojtare.
Fondi Humanitar “Malësia” nuk është një organizatë e izoluar apo e privatizuar si mund të kenë krijuar përshtypjën disa, por një alternativë ku secili është i mirëseardhur të jap kontributin e vet. Synimi i Kryesisë të Fondit Humanitar “Malësia” është që të angazhohet gjenerata e të rinjëve në mënyrë që Fondit t’i shtohet energjia dhe ashtu t’i mundësohet përspektiva e vijimsisë.
Kjo organizatë është e fokusuar në promovimin e arsimit në gjuhën shqipe. Për këtë arsye gjatë periudhës afro njëzet vjeçare Fondi Humanitar “Malësia” ka akorduar një numër të madh bursash, ku rreth 300 studentë kanë përfituar ndihma financiare.
Nga biseda që patëm me Mark Berishaj, ai tregoi interesim që të vihet theksi më shumë tek procesi i ndarjes së bursave, sepse shumë herë ka patur keqkuptime për shkak të mungesës së informimit adekuat. Seleksionimi i bursistëve bëhet në disa faza. Për shkak të konkurencës së madhe, edhe përzgjedhja është e vështirë, por metoda e vlerësimit të studentëve bëhet në mënyre demokratike dhe më një mbikëqyrje nga disa anëtarë për ta bërë këtë proces sa më demokratik dhe më transparent. Pas aplikimeve të studentëve bëhet grupimi i atyre që plotësojnë kushtet, që do të thotë të të gjithë atyre që kanë dokumentacionin e plotë dhe kanë notën mesatare ose më të lartë më atë të përcaktuar nga Kryesia e Fondit. Pas këtij procesi fillon renditja e studentëve duke marrë parasysh disa përparësi kryesore, siç janë suksesi, nevoja ekonomike, aktiviteti dhe veçoritë dhe në fund në bazë të vlerësimit bëhet renditja e studentëve ku më pas bëhet një analizë e çdo studenti me radhë. Siç u shpreh Berishaj, jo pakë herë kemi patur vërejtje rreth mënyrës së përzgjedhjes së bursistëve edhe pse ky është një proces demokratik dhe korrekt në vetvete. Duke besuar në shprehjën se “kush punon, gabon”, Berishaj nuk e përjashton mundësinë se gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë në seleksionimin e bursistëve mund të jenë bërë edhe lëshime, por asnjëherë me ndonjë qellim të keq. Ai tha se deri më sot janë ndihmuar rreth 300 studentë, ku ndihma jonë ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të malësorëve që u janë drejtuar univerziteteve, nga të cilët një pjesë e tyre edhe janë diplomuar. Dëshira dhe shpresa e Fondit është që studentët e diplomuar të kontribojnë për vëndlindjen e tyre që në atë mënyrë të rritet cilësia dhe niveli i shoqërisë dhe gjithashtu të zbutet plaga që shkakton emigrimi.
Për ekzistencën e një organizate, përveç vullnetit dhe dëshirës për të punuar, gjëndja financiare e saj është imperative. Fondi Humanitar “Malësia” për anëtarët e vet ka caktuar një anëtarësi vjetore prej 500 dollarësh që në këtë mënyrë të grumbullohen një numër i konsiderueshëm i fondeve të nevojshme për arritjen e objektivave vjetore të kësaj organizate. Sipas Kryetarit të Fondi Humanitar “Malësia” është e rëndësishme të theksohet se pagesa për anëtarësinë vjetore nuk duhet të jetë pengesë për anëtarët e rinjë që dëshirojnë të afrohën pran këtij Fondi, sepse mund të kontribojnë në mënyra tjera për të ndihmuar në arritjën e objektivave të Fondit. Për sa i përket financimit dhe mbledhjes së fondeve, Fondi Humanitar “Malësia”, përveç anëtarësimeve vjetore që në të vertetë nuk janë të mjaftueshme për arritjën e objektivave që ky Fond i ka vënë vetes, vitet e fundit është marrë një iniciativë për një mënyrë të re për grumbullimin e fondeve. Sipas z. Berishaj, gjatë disa viteve të fundit, po bëhet një përpjekje për rritje fondesh. Kjo mënyrë e re po realizohet nëpërmjet darkave të ndryshme, sidomos tashmë është bërë tradicionale darka gjatë festave të fundvitit që organizohet disa ditë para Krishtlindjeve. Fondet që mblidhen atë natë si dhe herëve të tjera të gjitha shkojnë për bëmirësi: në ndihmë të studentëve, familjeve me vështirësi ekonomike si dhe të individëve të prekur nga sëmundjet e ndryshme. Gjithashtu nuk duhet harruar të theksohet se përveç ndihmave që ky Fond jep për studentët, familjet në nevojë dhe individë të ndryshëm, Fondi ka bashkëpunuar dhe ndihmuar edhe disa organizata joqeveritare që veprojnë dhe punojnë në territorin e Malësisë, kështu që disa nga aktivitetet kulturore të tyre janë financuar pikërisht nga kjo organizatë, duke u shtrirë dorën e ndihmës organizatave në Malësi qofshin ato kulturo-artistike apo të ndonjë natyre tjetër.
Z. Berishaj në fund të bisedës sonë u shpreh se Fondi Humanitar “Malësia” do t’i mbetet gjithmonë besnik vendit të vet dhe do të vazhojë punën me përkushtim për të ndihmuar trojet e të parëve. Ai edhe një herë e potencoi se Fondi Humanitar “Malësia” është i hapur për të gjithë dhe se asnjë person nuk ka arsye ta shoh Fondin të izoluar, por derë mirëpritëse për të gjithë, në veçanti për gjeneratën e re dhe të gjithë ata që respektojnë parimet dhe statutin e kësaj organizate.
Lek Gjolaj si një ndër iniciatorët fillestar dhe kontribuesit kryesor, të ardhmen e kësaj organizate e shef me optimizëm. Sipas tij, njerëzit do të ndergjegjësohen dhe do të mësohen me kulturën e bëmirësisë dhe do ta kuptojnë rëndësinë e saj në jetën tonë shoqërore.

24 Comments

  1. Sa prej tyne jan te punesuem ne Malesi, Shqipni apo Kosove?
    Apor gjysma e tyne kan emigrue jasht vendit??!
    Diaspora nuk ka ba financime ne ekonomi, shkollim, shendetesi, per permiresimin e gjendjes kaotike..Malesia po shkon cdo dite ma poshte…me se mire tregon rezultati i votimeve te fundit.
    Une mendoj se kjo formm ndihme duhet te ndryshohet..ju i ndihmoni e ata kryejne shkolle e ikin jasht..nuk kerkoni fare garancie prej tyne (studenteve).Cfare kontributi po japin ata Malesise..????

  2. Te lumte Driton! Shkrim i mrekullueshem dhe tejet profesional. Ju studentet malesore qe studijoni ne Tirane vertete keni arritur nje prgatitje per tu admiruar. Urime! Puna e FH “Malesia” eshte per tu lavedruar dhe sherben si shembulltyre qe duhet te ndjeket nga ne te gjithe.

  3. Nje artikull mjaft i mire dhe ne nivel.
    Nuk kuptoj pse ju Prel nuk mundoheni te shifni pak anen pozitive, shume shpesh ne kete forum tregoni vetem negativitet. Nuk e di nga e merrni kete negativitet, ju lind nga shpirti apo jeni i vendosur te propagandoni vetem negativitet. FHM Malesia eshte nje oganizate qe ka dhene rezultate dhe ka punuar, per kete jemi te gjithe te vetdishem. Edhe sikur ky djali mos te kishte shkruar nje atikull te tille, te gjithe ne e dim deri diku aktivitetin bamires te kesaj oganizate dhe vlerat e saj. Per ty Prel mos ki fige se nuk shkruan kurrkush.

  4. Ata qe kalojne ne pesimizem kane simptomet e depresionit shpirteror. P**** duket se ka avancuar ne fazen kritike. Fondi Humanitar “Malesia” gjene me te pare qe duhet te beje eshte te coje kete individ ne nje institucion psikiatrik. Kur ai vjen ne Malesi nganjehere kalon ne eufori duke lavdruar punen e mire te policise, sidomos kur ata me sadizem torturojne shqiptaret. Fondi Humanitar “Malesia” eshte inspirim i bujarise, humanizmit dhe solidaritetit.

  5. HOLLOWEEN ashte motmoti i PRELES (shtrigave), muaj qe cdo gje sheh negativ, plotesisht e kuptoj!?

  6. , uladi as prindjen nuk e ndigjon e jo ma me ndigjua Fondin.

    Kejtprudha shoksh….hahaha!

  7. Ky eshte investim kapital me i madhi qe ka bere ndokush deri me tani ne Malesi duke ndihmuar 300 studente malesore. Rezultati eshte evident dhe shembulli me i mire eshte Dritoni: vetem shikoni nevelin e shkrimit dhe rritjen e tij intelektuale. Edhe nese nuk punesohet ne Malesi per mungese te vendit te punes, kultura e tij personale dhe vetedija kombetare do te jene te misheruara gjate gjithe jetes se tij. me kete veprim FH “Malesia” ka bere nje pune aq te madhe sa as vete nuk mund ta dine.

  8. Det chojn jasi dolarse e te kryejn shkollat ater ni dachin det punojnedhe ne BNGLADESH hahaha

  9. Mire se me sha ju dini..por askush nuk pergjigjet ne pyetje?
    Cfare te mire 300 studente (qe i paski shkollue ju) i prune Malesise?
    Mos valle te drejtat qe gezojme..po mire u lumshin krahet…nuk jam pesimist por mundohem te jem realist…por me maslore qe shumica nuk merren vesh me keto pune..u lejohet te flasin fjale fyese..ju mund ta bani kete se jeni anonim por se besoj se do ta beshi ate sikur te kishit guzimin me dal me emna si une me disa shoke.
    Une due ta shoh malesine kah ec perpara por faktet flasin ndryshe..
    Sukses dhe urime ne punen tuej..vazhdoni ” e mihni ne uj”…

    • Po iher baja vetes pyetjen cfar te keqe i sollen 300 student Malesise, lexoje atikullin Prel se po thot aty se cka a qellimi i FHM per shkollim. E te drejtat qe gezojm dije se nuk i ke siell ti, po nijerzit e shkolluem, ci prej tyne ka pas edhe ci ju ka nimua FHM. E gati tan merrna vesh ne keto pune sa merre edhe ti, e Malesia ec perpara nqs investon ne shkollim e ne edukim te shoqerise e jo me mih ne uje. Por na e trego Prel se cila asht strategjia jote ci me ec Malesia perpara e na mos te mihim ne uje? Fol Prel? Ktheju e puno ne Malesi Prel?

  10. Oh po paska dal ne skene tash Luani i dyte..sa bukuri..por ti nuk je luan por mi qe rrin thelle ne vrime (bige) se po dole andej ka mundesi se te han mackqani..
    more “luan” trimi!!!!

  11. Ky eshte investimi kapital me i madhi qe ka bere ndokush deri me tani ne Malesi duke ndihmuar 300 studente malesore. Rezultati eshte evident dhe shembulli me konkret eshte Dritoni. Vetem shikoni nivelin e shkrimit dhe rritjen e tij inetelektuale. Edhe nese nuk ka mundesi te punesohet ne Malesi, kultura e tij personale dhe vetedija kombetrare do ta percjellin gjate gjithe jetes se tij. Me kete veprim FH Malesia ka be nje pune te madhe sa disa nuk kane mundesi ta konceptojne rendesine e saj.

  12. Thank you “Vrojtuesi” ti je i vetmi qe po me pergjigjej ne pyetje!
    Kete kerkova..kur thash se sa punesohen a sa kontribojne per Malesine ..ishte nji pyetje kurioze e jo psikopate…
    Por sidoqofte.sa here qe une shkruej apo pyes dicka..komentusit vendosin te merren me mue e jo per cka eshet fjala..
    Tash e mbrapa me qellim do te shkruej gjana vetem sa me i “derail” luanian e dyte me shoke…

  13. Prel se sa punesohen ne Malesi nuk ke nevoje me pyet ketu ne malesia.og, as nuk ke nevoj me sulmua me kaq skepticizem e me kaq negativitet. Mundesh me u interesua permes institucioneve malazeze, nqs ke mundesi e lidhje me i marr keto rezultate. Eshte e rendesishme vullneti i ktyne burrave per te ndihmuar, pastaj nuk mundesh studentit me e mbajt mbyllu edhe me i than rri ne Tuz e puno ne Tuz, ve speca, domate, se je diplomuar. Ne Malesi Prel ni dac me dit nuk jan 300 vende punet. E Prel ti si me shkrua me emer si pa emer ti dallohesh, se te njajtat fjal ne cdo tem perdor.

  14. Perpara PREL SINISHTAJ
    Vech vazhdo e korr ” suksese ” si deri tash se mir e ke ter jeten don ne opozit.FHM nuk jep kredite me ja kthye kur te punsohen,por i ndihmon studentat malsor me aq mundesi sa kan. Ma mire kishe ber tu ndihmoshe edhe ti ,se sa kritikon bosh, a e sheh se as nje her nuk gjen perkrahje ne komente ,vech te kritikojn te gjith komentuesit.

  15. Duelem totalisht nga esenca dhe po meshojme levozhgen. A diskutojme pake edhe per kete organizate e cila vertete ka bere nje pune te jashtezakonshme, mund te themi te rralle, jo shpesh te praktikuar nga ne shqiptaret, sepse eshte nje kulture qe na ka munguar. Do ishte mire ata qe kane mundesi dhe vullnet ti shtojne donacionet per kete organizate e cila nuk eshte perfolur kurre per keqperdorime te mjeteve, por i ka perdorur ato me vend dhe aty ku ka patur nevoje me se shumti. Kur dikush bene nje pune te mire, bujare dhe humane duhet vlersuar dhe inkurajuar.

  16. Me kritikue eshte mire..por me vend e jo pa fakte..me sha nuk eshte mire e aq ma pak kur “disa komentues” bejne ashtu ne menyre anonime..
    Zadrima sa per informate…une disa here kam kontribue ne FHM por tash e tutje do ti konisderoj opcionet se as ata nuk duan marrveshtje por me krye te vet pa marr ne konsiderate sugjerimet e tjereve!!!??
    Nese kan nevojen e popullit duhen kosnultime ma serioze…sidoqofte..urime dhe pune te mbare..se ckado qe bahet per Malesi..prap se prap ne dobin tone shkon…pune te mbare..kritike, komente ne rregull ofendime e shamje nuk duhet te kete ne mes nesh…

  17. Cka mendoni Ju z. Gjoke Gojcaj, a jeni dakord me propozimin tim? Fjala eshte kur nje individ apo organizate bene nje pune te mire meriton te ndihmohet dhe te inkurajohet, apo jo? Mos me keqkupto: ne asnje menyre nuk po aludoj se qendrimi juaj mund te jete i kundert . Te fala dhe nderime.

  18. Mesa jam ne dieni Prele disa here ndihmove kete Fond. Per se atehere kundershton aktin tend qe pa dyshim ishte me vend. Kane qene me vend edhe kontributet tuaja qe, si pak pjestar te keti komunitetit, i ofrove botes shqipetare kur ishte nevoja. Mos i “bje shtjelb” aktivitetit dhe kontributit tend qe bere me dekada qe padyshim komuniteti i NY e me gjer te eshte mirnjohes.

  19. O Prel Sinishtaj
    Si mundesh me pyet chfar te miret i prun keta te 300 studenta,!!!!
    A po te duket pak more burr 300 intelektual te ri malsija , qe ju aq shum e ” doni”
    A thue se keni deshir me i pa rinin e malsis tue pre dru e tue djeg kllashnica ? O sa te chuditshem jeni, ni mos jeni ju aty ku punohet per te miren e malsis , ater ajo pun nuk vije.E di se ke punua per FHM ,ajo me chudit me shum pse qet gur ne te , e di se ije kontribues per vendlindje,por vendlindja ka ec perpara mos harro o Prel Noshi.
    Sa i takon prezentimit me emer a me nofk ,shko me shumicen se nuk gabon .

  20. O Prel Noshi
    A nuk ndihej krenar me300 studenta malsor, a thue te duken pak?
    Po keta nuk jan fajtor per gjendjen ekonomike ketu e ne krejt globin.FHM nuk hap fabrika , nuk punson , por ti mir e din se me chka merret se aty je ken ,por eshte e malsorit aty ku nuk jam une ,gja nuk vije,

  21. tkam tha kaher o prel sinishtaj largoju prej manhattanit se asht ajri I papaster e ka met trubullua por nuk ke nigjua e tash po e shoh se met verrtet tpaska ba shum dam. Si more burr ne as ni koment tatin nuk shkrove gja pozitive por gjithmon negativ..I ka pas tha muji halilit a nuk po don a nuk po din????

Comments are closed.