Partija Boshnjake Iniciativa Qytetare Kroate dhe koalicioni “Forca për bashkim” bashkërisht do të negociojnë për koalicion pas zgjedhorë
Kryetarët e Partive Boshnjake, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Forcës së re Demokratike ranë dakord sot që bashkërisht të negociojnë mbi koalicionin eventual pas zgjedhore, me subjektet tjera. Kryetari i grupit parlamentar të BS, Sulo Mustafic, theksoi pas takimit se Kryetarët e partisë, Rafet Husovic Marija Vucinovic, Nazif Cungu, kanë ranë dakord mbi rregullim e një platformë harmonizimit nga e cila do të negociojnë.
“U ra dakord pjesëmarrja e përbashkët në negociatat e ardhshme ku ne platforme do të përfshihen gjërat thelbësore lidhur me statusin e pakicave në Mal të Zi dhe për të përmirësuar pozicionin e tyre të përgjithshëm,” deklaroi për agjencinë ”MINA”, Mustafic. Ai deklaroi se ditët në vijim përfaqësuesit e BS, HGI dhe Forcës, do të përgatisin platformën, në të cilën do të jenë të bazuara “interesat e përbashkëta të tre popujve pakice në Mal të Zi.”
“Dhe pastaj me këtë platforme bashkërisht, këto subjekte politike , do të marrin pjesë në negocimin rreth pjesëmarrjes në Qeveri dhe formimin e shumicës që do të formojë Qeverinë” deklaroi Mustafic.
Mehmet Bardhi: Ende nuk ka marrëveshje me DPS
Koalicioni Shqiptar ende nuk ka arritur një marrëveshje mbi koalicionin pas zgjedhorë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), duke shtuar se ky koalicion është i gatshëm për bisedime si me qeverinë ashtu edhe me opozitën, deklaroi për gazetën “Vijesti”, Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi.
Bardhi deklaroi se kërkesat e Koalicionit Shqiptar në bisedime do të jenë qëTuzi ta kenë Komunën e plote dhe shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në institucione.
“Nuk kam asnjë informacion se kanë filluar bisedimet me DPS, por ne jemi të gatshëm për bisedime me opozitën dhe qeverinë. Jam i gatshëm për të dëgjuar të gjitha anët, ndërsa zotërinjtë e qeverisë dhe të opozitës të vënë ofertën në letër, mandej do të shohim “, deklaroi Bardhi për agjencinë ”MINA ”.
Ai tha se KSH ka regjistruar sukses në zgjedhjet duke fituar një mandat, duke vlerësuar se shqiptarët kanë përjetuar rënie në zgjedhjet, sepse në Kuvënd do të kenë vetëm dy përfaqësues.
“Ligji diskriminon pakicat”
“Ligji ka dëshmuar se nuk është i mirë dhe i drejtë, dhe se diskriminon popujt pakicë. Doli se kundërshtimi jonë për miratimin e saj ishte i justifikuar, sepse ligji nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës”, deklaroi Bardhi.
Gjeka hynë në Qeveri
Koalicioni Shqiptar kryesisht ka rënë dakord me Koalicionin Mali Zi Evropian dhe sipas asaj marrëveshje Shqiptarët do të marrin një ministri dhe garancinë se Malësia do të jenë Komunë e plotë njofton ‘’Vijesti’’.
Sipas ‘’Vjestit’’ disa bashkëbisedues të cilët janë të informuar me negociatat kanë konfirmuar se Koalicioni Shqiptar do të hyjë në Qeveri, në të cilën përveç tyre tani për tani duhet të jetë edhe Iniciativa Qytetare Kroate (HGI). Edhe pse nuk kishte asnjë diskutim specifik mbi funksionet, pritet që një përfaqësues i koalicionit shqiptar, në krye të cilës është Lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, të marrë një vend në Ministri për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, ministri të cilën deri me tani e mbulonte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
“Pjesa kryesore e marrëveshjes është një garanci e Koalicionit qeverisës për të siguruar statusin e Komunës së plotë të Malësisë, ku DPS do qëndrojnë pas kësaj ide në referendum. Në këtë rast, qytetarët e Malësisë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e vet “, deklaroi një bashkëbisedues për ” Vijesti “.
Koalicionin shqiptar, përpos Partisë Demokratike e përbejnë edhe Lidhja Demokratike e Alternativa Shqiptare, ku në parlament do të kenë një deputet dhe së bashku me deputetin e HGI do i mundësonin shumicën Malit te Zi Europian.
Nga Koalicioni qeverisës thonë se bisedime konkrete me Gjekën , nuk kishte, por koalicionin shqiptar e shohin si aleatë natyrore ku së bashku me HGI do të siguronin shumicën në parlament. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që në Qeveri të hyjnë edhe Partia Boshnjake dhe lista tjetër shqiptare, Forca për Bashkim, duke deklaruar se do të kërkojnë sa më shumë mbështetje për Qeverinë. Korniza mbi zgjerimin e koalicionit, siç thonë ata, do të varet nga kërkesat e partive të pakicave. /Albert Camaj/
Mehmet Bardhi demek tash 22 vjet mbron interesat e kombit dhe mburret qe kurr nuk u shit…por tash duket se ne fund te karrieres politike u ba nje me Fatmir Gjeken i cili me cdo kushte don te hyj ne qeveri,poashtu diteve te fundit po qarkullojne disa muhabete qe edhe ne Ulqin do te mundohet qe se bashku me DPS ta marr pushtetin lokal dhe ta qes Forcen ne opozit.
Tyrp !!!!
E more fatmir ferhati , duhet te te vij turp si ka mundesi te dalesh haptas e te perkrahesh Milon pa asnji kusht. Kete e tha vet ai ne lajmet mbreme. Nuk e ka keshtu politika , do te shkosh rruges se Udsh_s ne zgjedhjet e ardjshme
Jepi Fatmir Gjeka hyn ne qeveri sa skan hy keta tjert qe kritikojn
Hyn se prej opozitet smund te fitohet gje.Ti te jesh minister e Gjergji deputet
Suksese ju deshron Dijaspora
Po Mehmetin ka e doni ? 🙂
mehmeti a shefi 🙂
Shefi i by..s 🙂
Ku ja lat patriota futnju sa ma par me DPS,se vech jashtu mundeni me na nimua(sic keni me na ndihmua ju neve ishalla u nimon juve Zoti )
mehmeti eshte krenarija e kombit ore 🙂
po ky fatmiri i udsh asht se qysh nga themelim ie deri vjet ishte pjes e udsh por kur sja dhan postet qe i donte e braktisi partin e ju bashkangjit forces ndersa tash duket poe qet forcen ne opozit dhe po e ban pushtetin me dps pihhh politik m… kjo ma
ncncncnc
…Nuk vdes jo nder ne fryma e nenshtrimit….
….Shkon ne harres Ferhati e na vjen o Fatmiri…
…Nisu nisu i thon Gjergji edhe Nika….
….Se kshtu e don malsori e besa edhe tradita o heeeeee
Paguaja berberin me ja qeth ate shllug leshit o Realist
aj te qeth ty krejt me ba met kap ne dore 🙂
O Robert uku
Gjith po me duket se ije i biri i jaj vajtorit , me siguri ije i zhgenjyem ne keto zgjedhje
Jo more Zadrima per ner nuk me zhgenjen kush se Fatmiri ka nej opozit e Gjukanoviqit bile pak teper plot 10 muaj…e skam prit ma shum… E mdhibet vota qe kam dhane per zgjatjen e jetes te ktij regjimi permes Fatziut Me shok…kerkoj ndjes gjeneratave qe do te vijne per gabimin time
.????