Shqiptarët pas zgjedhjeve

Mbledhaj konstitutive Kuvendit, 15 ditë pas shpalljes së rezultateve zyrtare

Mbledhja e parë e përbërjes së re të Kuvendit të Malit të Zi, do të mbahet më së largëti pesëmbëdhjetë ditë pas shpalljes ë rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, këtë mbledhje e inicion kryetari i deritashëm i Kuvendit. Parlamenti i Malit të Zi numëron gjithsejtë 81 deputet dhe sipas rezultateve preliminare të qendrës për monitorim, Koalicioni Mali i Zi Evropian, ka fituar 39 mandate, Fronti demokratik 20, SNP 9, Mali i Zi pozitiv 7, Partia Boshnjake 3 dhe Forca për bashkim, Koalicioni shqiptar dhe Iniciativa kroate nga një mandat.

Me Kushtetutë po ashtu parashihet presidenti i Malit të Zi, të propozoi mandatarin për në afatin prej 30 ditëve pas konstituivit të Kuvendit. Nga ana tjetër, mandatari për përbërjen e qeverisë duhet të paraqes në Kuvend programin e vet dhe të propozoj përbërjen e qeverisë. Kuvendi njëkohësisht, vendos për programin e mandatorit dhe propozimin për përbërjen e qeverisë.

Nuk ekziston mundësia e formimit të qeverisë së unitetit nacional.

DPS ka vlerësuar se nuk ekziston mundësia e formimit të qeverisë së unitetit nacional nga shkaku se këtë qeveri do ta përbënin persona të cilët nuk e pranojnë Malin e Zi.
Nga ana tjetër kryetari i Frontit demokratik, Miodrag Lekic, ka deklaruar mbrëmë se do të inicioj dialogun me të gjitha forcat opozitare dhe të tjera me qëllim që të formoj qeverinë e unitetit popullorë.
Funksionari i DPS , Zoran Vukcevic, është shprehur se ata të cilët kanë ofruar mundësinë e formimit të qeverisë së unitetit nacional, duhet ta kuptojnë se kanë dyfish më pak mandate se sa koalicioni në pushtet.
Sipas fjalëve të tij vlerësimet se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë fillimin e përfundimit të pushtetit aktual nuk kanë lidhje me realitetin nga shkaku se koalicioni në pushtet ka shumicën bindëse dhe se për formimin e qeverisë do të vendosin partitë nacionale të pakicave sikur deri më tani.

Qeveria e unitetit e nevojshme për Malin e Zi

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare tregojnë se koalicioni në pushtet është tronditur, por me gjithë atë do të mbaj pushtetin sepse , sipas të gjitha gjasave, nuk ka dilemë që Milo Djukanovic, të arrijë marrëveshjen me partitë e pakicave dhe që të formojë qeverinë, konsideron kryetari i këshillit ekzekutiv të Malit të Zi të drejtë, Rade Bojovic.
Nga ana tjetër, anëtari i Forcës për bashkim , Vasel Sinishtaj ka deklaruar se Malit të Zi i nevojitet qeveria e unitetit nacional duke vlerësuar se as pushteti , por as opozita deri më tani, nuk e meritojnë mbështetjen e shqiptarëve. Ai ka shtuar se nuk dëshirojnë ti imponohen askujt, duke përsëritur deklaratën e mëparshme se kur ishte koha ti merren të drejtat pakicave , opozita dhe pushteti kishin qëndrime unike. /RTMZ/

Shqiptarët pas zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi përfunduan. Subjektet shqiptare edhe në këto zgjedhje ishin të përçara, ato garuan në katër lista. Megjithatë, dy koalicionet shqiptare fituan nga një mandat, kurse mandati i tretë nuk ishte larg.
Pa mandat mbeti Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), subjekt i cili vite me radhë ishte partner i DPS-it të Milo Djukanovic dhe pjesë e qeverisë së Malit të Zi.
Në përbërjen e re në Kuvendin e Malit të Zi subjektet shqiptare do të kenë 2 vende kundrejt 4 që kishin në përbërjen e kaluar.

Nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009, numri i votave për subjektet shqiptare ka pësuar ramje. Në vitin 2009 subjektet shqiptare fituan diçka më pak se 14.000 vota kurse në zgjedhjet e javës së kaluar ato fituan diçka më pak se 13.000 vota. Mirëpo, sipas fjalëve te analisteve dhe vetë liderëve të subjekteve shqiptare, sipas ligjit të ri zgjedhor maksimumi i numrit të mandateve të mundshme për shqiptaret është 3.

Një numër mjaft i madh i votave shqiptare si në të kaluarën ashtu edhe në zgjedhjet e 14 tetorit u kanë shkuar partive qytetare-joshqiptare kryesisht DPS-it.
Kemi faktor të ndryshëm pse ajo pjesë e elektoratit shqiptarë nuk voton për subjektet shqiptare por zgjedhin të votojnë partitë jo-shqiptare. Ndër faktorët mund të cekim daljen e subjekteve shqiptare të ndara ne 4 lista, mosbashkëpunimi dhe akuzat në mes tyre, copëtimi apo dhe krijimi i subjekteve të reja shqiptare. Fushata jokorrekte e te “mëdhenjve”, premtimet, presionet, shpërblimet dhe kushtëzimet ndër më të ndryshmet si në punësim apo ruajtjen e vendit të punës dhe interesa të tjera luajnë rrol të madh. Por edhe ramja e ndërgjegjes kombëtare.

Koalicioni i DPS me dy parti të vogla SDP dhe LP ka fituar 45.7% apo 39 mandate por nuk ka arritur te fitoj shumicën absolute. Atyre u mungojnë 2 mandate për krijimin e qeverisë së re.
Sipas gjitha gjasave ata do të kërkojnë përkrahje nga partitë e pakicave për të krijuar koalicionin pas zgjedhor dhe në ketë mënyre të formojnë qeverinë.

Opsioni me i pritshëm është që ata të krijojnë qeverinë me ndihmën e partnereve të tyre të qeverisë së kaluar, Partisë Boshnjake e cila ka fituar 3 mandate dhe Iniciativës Kroate e cila ka fituar 1 mandat.
Kësaj qeveri do ti mungoj UDSH e cila nuk arriti të fitoj mandatin, megjithatë Koalicioni i Milo Djukanovic mund të krijoj shumicën pa përfshirjen e 2 mandateve të fituara nga subjektet shqiptare nëse atyre u mbesin besnik Partia Boshnjake dhe ajo Kroate.
Megjithatë, qeveria malazeze pa pjesëmarrjen e subjekteve shqiptare në të, nuk do të “shkëlqejnë” në sytë e BE-së dhe SHBA-ve, sepse ata deri me tani përmes pjesëmarrjes së UDSH-së dhe subjekteve të pakicave tjera janë paraqitur si qeveri e cila përfshinte të gjitha pakicat edhe pse shqiptarëve gjithnjë e më shumë ju morën edhe ato të drejta që kishin. Prandaj, nëse marrëveshja në mes Koalicionit të Djukanovic dhe Partisë Boshnjake apo edhe Iniciativës Kroate do të realizohet, gjë që edhe është e pritshme, ata gjithashtu do të përpiqen që në qeverinë e re të gjejnë zëvendësuesin e UDSH-së nga radhët e 2 koalicioneve shqiptare të cilët fituan mandatin.
Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdeseshim në këto momente, pasi me hyrjen në qeveri ata mund të vazhdojnë rrugën e UDSH-së e cila u quajt si “dekor” i qeverisë së Malit të Zi. Ashtu e quajtën edhe vet liderët e koalicioneve shqiptare që fituan mandatin.
Sikur qeveria nuk do të mund të krijohet në asnjë mënyre pa pjesëmarrjen e 2 deputeteve shqiptarë, atëherë ndoshta do të ishte një situate tjetër, ku ata do të kenë hapësirë reale të kushtëzojnë DPS-in me plotësimin e kërkesave tona, megjithëse në praksë kjo deri me tani nuk ka ndodhur, premtimet nuk janë respektuar.

Opsioni tjetër i cili është më pak i pritshëm është thirrja e Frontit Demokratik në bashkimin e të gjitha subjekteve që fituan mandate në këto zgjedhje në formimin e qeverisë duke përjashtuar Koalicionin e DPS-it. Në ketë rast Koalicioni i DPS-it do të mbetet në opozitë mbas më shumë se 20 vite në pozitë.
Në ketë shumicë do të merrnin pjesë partitë serbe, qytetare/malazeze, boshnjake, kroate dhe shqiptare. Në rastin që të gjitha këto subjekte arrijnë të bashkohen, 2 deputetet e ardhshëm shqiptarë do të ishin vendimtarë dhe do të ishin në pozitë që realisht të kushtëzojnë formimin e shumicës me plotësimin e kërkesave tona. Shqiptaret në ketë rast duhet të tregohen shumë të kujdeseshim dhe unik. Ata do duhet të përpilojnë një platformë të përbashkët. Ndër kërkesat kyçe do duhet të ishin shpallja pa kusht e komunës së Malësisë me qendër në Tuz, ligji për mandate të garantuara, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, decentralizimi i pushtetit lokal, punësimi proporcional në institucione, abetarja kombëtare dhe reforma tjera në sistemin shkollor në gjuhen shqipe, problemi i kthimit të pronave, të mirat detare në Ulqin etj. Në rast se kërkesat fillimisht pranohen por nuk do të zbatoheshin, shqiptaret do të kishin çelësin në duar duke pasur mundësinë e shpërbërjes së qeverisë.
Ky opsion është më pak i pritshëm për shkakun se Partia Boshnjake dhe ajo Kroate ishin partner qeveritare të DPS-it edhe në përbërjen e kaluar, megjithëse mbas zgjedhjeve deklaruan se janë të hapur për bisedime me të gjitha palët.
Subjektet shqiptare duhet të jenë shumë të kujdeseshim në hapat e tyre në këto momente dhe të u mbesin besnik votuesve.
UDSH ishte në qeveri vite me radhë dhe publikisht u deklaruan se edhe kësaj herë do të jenë partner të DPS-it por për gabimet që bënë ata u ndëshkuan nga votuesit.

Nga e kaluara kemi mësuar se kur ishte fjala për diskriminimin e shqiptareve, si pozita ashtu edhe opozita ishin të bashkuar edhe pse kishim përfaqësuesit tonë si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
Pranimi i hyrjes në qeverinë e re nga ana e subjekteve shqiptare, sidomos nëse nuk janë faktor kyç për formimin e shumicës mund të shkoj në interesin e tyre personal dhe te qeverisë por jo domosdoshmërisht të popullit. Prandaj, përfaqësuesit shqiptarë tani duhet të jenë unik dhe të matur e mos të lejnë vend që shqiptarët të manipulohen si në të kaluarën ku do të shërbenin vetëm për të plotësuar numrin në qeverinë e ardhshme.
Në rast se përfaqësuesit e shqiptarëve nuk janë në pozite reale për ta kushtëzuar formimin e qeverisë së re, atëherë më mirë ti mbrojnë interesat tona si opozitë. Votuesit i përkrahën për arsye se nuk ishin të kënaqur me qeverinë e kaluar, përndryshe do të kishin votuar subjektet pjesë të asaj qeveri.

R. Ivezaj

 

80 Comments

  1. robert edhe une mendoj se do tye fitojn opcjoni nr 1 qe pozita e Milo Gjukanoviq, se bashku me partin boshnjake qe ka 3 deputet dhe ate kroate do ta formojn qeverin, kurse keta dy deputet shqiptar edhe scojn shum kondar te ata, megjithate do te mundohen ti perfitojn edhe keta. Forca esht shum e mundshme se do te bashkohet me ta sepse keta edhe kur ishte UNIONI aty ne kualicjon, u munduen me ju UDVARAT thohet sebisht me u hi ne qief, pushtetit qe te hyjn ne qeveri. Nese ju japin edhe ministrin qe do te ishte Vaseli besa edhe ajo mund te ndodhin, dhe keshtu e qesin Unionin jasht lojet.

  2. FDI.ESHTE NE RREGULL
    Avokati me pare e nuse Besniku ka hager ne dazem ,e a knaq,Antoni a reklamua si nuset dikur.
    Sa per me fitua e ka dit avokati se nuk fitojn ,por i ka rrejt Besnikun e Antonin.

  3. Nje esht e sigurt se Mehmet Bardhi sdo te lekundet leht, por sa do te cojn konar aje, mbasi do ta ket shumicen DPS do te shofim. Por sidoqoft deputetet shqiptar duhet te jen te vendosur mos me leshue asnje milimeter sa u perket Komunes se Plot te Malsis me qender ne Tuz, dhe disa te drejtave tjera. Pra si ne pozit si ne opozit e kan rastin me fitue shqiptaret dicka ne ket lekundje te Gjukanoviqit me opoziten, te cilet duelen shum afer. Se di ku dhe cfar force do te luejn Vasel Camaj ne partin e re Mali i Zi pozitiv qe mori 7 depuetet. Ja vlen te shofim ne fund te ketij mueji do te ndahet shapi

  4. si po flitet nuk jane larg kto parti shqiptare meja zan vetin udsh me hi en kualicion me dps

  5. Ne keto momente krizash dhe ndrrime pushtetesh asht shume e kshillueshme me leviz nga vendi, mundesisht me dal deri ne Shqipni, derisa te kaloj kjo hurdullice.

  6. Me vjen keq qe nuk keni deshire te ju perzihemi ne punet e mbrendeshme te Malit te Zi. Per fat te keq, nuk do keni sukses. Te njejtin qellim e ka Djukanovic, dikur Milosevic, Tito, Enveri. E tani servilat e Djukanovicit dhe ata qe votuan ANS. Nevet nuk lodhemi. Kur te i kalojne 2, 5 vite Vaseli do te marrin…………. ne grusht. Zgjedhjet e reja. Tani i pregadisim edhe lenden me te rendesishme. SUMMONS TO APEAR IN THE COURT FOR FRAUD. Malin e Zi e kemi qit ne Strazbur pe te Burgosurit. Nani we prepare the complaint for TORTURE. Torture doees not have the statue of limitation.
    O te gjore.

    • Dr. e paske msua anglishten me shkrue as mire, he ruana Zot! Tjetren here thuaj advokatiti ta shkruaj he burre e mos na turpno me ket anglishte te klases se dyte fillore.

  7. E tere bota nuk flet Malazezeshe.

    A eshte e vertete se Vasel Camaj do te emrohet Ministri per pakica,
    Me siguri nese e pranon.

    Nevet jemi gjakeftofet. Nuk ngutemi.

    Kur Antoni te jete gadi te nderpres studimet, nevet do e zgjellim deputet. Tani vetem kemi dashte te shqyrtojme terenin dhe….

    Lamtumir Vase. Nese vazhdon me tempo te tille, beso se nuk do te perfundosh mire. It is your choise.

    • Definitivisht jeni rast unik, i vetmi Doktor Shkencash apo si e quani veten, e qe nuk dini gjuhen amtare, as ta flisni as ta shkruani. Jeni nje deshtim i madh i politikes malazeze. Mesohu ta shkruash fjalen “ZgjeDHje” se ku te shof ne youtube me vjen marre nga gjuha qe perdor, me vjen marre kur lexoj komentet tua ketu. Don me e ba ti Antonin deputet, ashtu sic tka pas ba ty Ante Markovici deputet e president. Ti don me e fut Malin e Zi ne burg, ti, ci e pin qumeshtin e Malit te Zi tash 40 vjet. Por per fat te mire malesia.org eshte i vetmi vend ku ti mund te shkruash, bile vetem ne forume…

      • se ty per nje shkrim te duhen 1000$ me pagua lektore. Marre, ule koken poshte, lexo, fillo lexo Lulin e Vocerr, pastaj vazhdo me Plaku dhe Deti, pastaj fillo Niten, Noren, vetem ec ne ngjitje, se ne Zagreb e ne Beograd ske pas ku me i lexue, por as nuk ke pas vullnet, as deshire, ke qene frigacak sic je tani. Tyrp, se e ke edhe vellan gjuhetar. Mos i ndrysho emrat, nga Pentagoni ne Lamtumire, se je rast unik, i vetmi ne kete forum qe su mesove me pedor DH, shkronjat qe si ka gjuha serbe, ti ato nuk i perdor. Marre

  8. Me kete deklarate, Vasel Sinishtaj ka deshmuar se eshte politikan me pervoje kur thote se “as pushteti, por as opozita deri me tani, nuk e meritojne mbeshtetjen e shqiptarve sepse kur ishte koha tu merren te drejtat pakicave,opozita dhe pushteti kishin qendrime unike”. Te shpresojme se edhe Cungu ka te njejtin qendrim. Nje kualicion me Gjukanovin nuk do tu sjellte asnje dobi shqiptareve, prandaj do te ishte me mire te qendrohet ne opozite. Pushtetmbajtesit gjithmone kane frike opoziten jo nga ata qe bashkeqeverisine.

  9. Shqiptaret nuk fituen, mjerisht pesuan edhe nje disfate,disfate pesuen edhe ata qe mueren nga nje vend ne Parlamentin Malazez,disfate pesoje edhe koalicioni LD me PD-ne e Fatmir Gjeken(dikur i UDSH-se) qe kahere i kishte hype kalit me krye prej bishtit.
    LD-ja ka qene faktoti i vetem shqiptare cprej cpeberjes Jugosllave qe mbronte interesat e ketyre trevave dhe keti populli te roberuar.Koalicioni me F.Gjeken ishte nje gabim trashanik i kreut te kesaj partie,vete fakti flet qe ky burre i shetitur (nga nje parti ne tjetren) po viket te futet ne koalicion te SHTETI ende pa miratim te aleateve.

  10. F.Gjeka theu parimet shqiptare demokratike kur deklaroj se do te futet ne koalicion me te gjitha partit sllave qe kane njohur pamvarsine e Kosoven
    Keto sherbesa politike bien ndesh me interesat e vete qytetarve shqiptare mbasi dihet mire se qeveria e Malit te Zi nuk e njohu Kosoven as per interesa te Kosovarve dhe as per shqiptaret nen Mal te Zi por per interesa te veta,prandaj mund te konstatohet lirisht se ky koalicion do te prishet para se edhe ta gezoj mandatin trevizor
    Shqiptaret ne keto zdhedhje zgjodhen te mos jene unik,prandaj suksesi eshte disfata qe vete porositen ne pjate.

  11. Hyrja ne koalicion me partit sllave eshte edhe nje TRADHTI
    Keshtu i thirrem te djeshmit e keshtu edhe te nesermit.
    Nese dikush mund te mendoj se mund te hyjme me KUSHTE ateher kjo UTOPI eshte sikur thote nje fjale e urte”Te godisim opakt prej pleshtit” Cfare mund te na jape ne Mali i Zi per nje apo dy Deputete ne Parlament.
    Keto zgjedhje na dhan me kuptue se shqiptaret vete po shkojne drejt zberjes se interesimit te kredibilitetit te vete Autokton Shqiptare,dhe se
    numri i votuesve per elektoratin shqiptare eshte ne ramje drastike
    Asimilimi po troket me te madhe.
    APEL MOS TA LEJOJME

  12. Koalicion pse jo por jo si udsh-ja . Por ti mbrojne te drejtat,e shqiptareve ne qeveri e jo te lulzojne qeverin si dinosha. Kushtet: komuna e tuzit , mandatet e garantuara , kryporja e ulqinit , t mirat detare . Ne qofte se hine ne qeveri pa keto kerkesa ather tyrp ju qofte.

  13. xhozef je avokat i mir e goditja letrat antonit e merre atje e bane deputet se ktu ma par ke meu ba ti si obama se aj deputet.
    ka kaxua aj sa din e sa muj e sa e duen

  14. Shqiptarë të nderuar! Jemi në shekullin e 21-të dhe një gjë duhet ta kemi të qartë- ka kalua koha e e daljes komitë për zgjidhjet e halleve tona. Pra ato duhet të zghidhet përmes institucioneve.Me një fjalë dua të them se partitë shqiptare duhet të participojnë në qeveri, por gjithmonë me parime të qarta si shqiptarë partner të qeverisë, e jo si vazal, siç ka veprua Ferhat Podgorica, i cili u ka hy në p…..cë DPS. Sa i përket Aleancës Rinore të Antonit , vërtet ky djalosh për moshën që ka është shumë i përgatitur, por fatkeqësia është se i ka do kopuka rreth vetit. vazhdon shkrimi….

  15. A*****u është një person interesxhinj, për këtë arsye mendoj se edhe dasmen e ka bërë me para të fushatës. E them këtë sepse ky njeri, në rolin e avokatit, duke mbrojtur një person në gjendje jo të mirë materjale, pasi e fiton procesin, për vete i len 100 përqind të mjetev dhe këtë pa e njoftuar palën e dëmtuar . Paramendoni se si do na i mbronte ky njerri interesat tona kombëtare kur ta shikonte valixhen me para!!! Për mua ky njeri s’meriton anjë “centë” respekt,!!!

  16. Kurse për Benikun, i cili përveç respektit për emrit që ka, nuk meriton të harxhohet kohë me të.
    Antoni Lulgjuraj ka edhe një këshilltarë dinak i cili poashtu e demtom rëndë rritjen e tij politike. Ky njeri me iniciale V. C. është gjarpër i cili helmon jo vetëm këtë politikan me dhëmbë qumshti por edhe tërë Malësinë. Andaj këtij personi dhe shokëve të tij duhetr tu tregohet vendi sa s’është vonë!!

  17. Për Unionin demek Shqiptarë çka të them, përveç se ka fituar atë që e meritouar, por fatëkeqësisht shumë vonë. Kjo duhejj të ngjante para disa vjetësh, apor më mirë me thanë fatbardhësia për shqiptarët në Mal të Zi do ishte nëse fryti nga e ciladoli UdSH-ja të abortonte para lindjes!!!-

  18. Pra unë mëndoj se nëse dy partitë shqiptare që fituan deputet , duhet të hyjnë në qeveri por me indetitet dhe parime të qarta dhe me të vetmen moto- TË PËRMIRSOHËN TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI SI NË ASPEKTIN NACIONAL ASHTU EDHE EKONOMIK . Edhe njëhet Genci, Vasel, Gjeka e Bardhi, mos shikoni interesat personale por ata kombëtare sepse në të kundërten, nesër, nëse nuk ju ndeshkojë votuesi do ju mallkojë zoti e kombi !!! Prandaj Kujdes!!!

  19. besa anton L. ma mire te kishe kalua kete kohe te hupur me noni bukuroshe te bukur sic ini ju se me keta politikanta te maruar sic ashte vasel C. advukati i americes ci nuk dine adresen ku e ka pore ka da zoti e ka gruane e nuk tret me ta pra anton hiqu politiket e merru me noj pune tjete se pe sheh se nuk ece puna si te kane drejtua keta se nuk dine per vetin je i ri e nuk dine me rrej si ci jane te vjeter ne politik se elle kure rrejne nuk trypnohen as pake
    bela munesh mej kuptua se kane pervoj rrenash e jane pjek me to e ti e ke rishto ket pune

  20. Drejtua T.V shqiptar ne amerik ju lutem ne menyr vllazrore mose na bani noj intervist me kesi soje analfabetash sic ashte z j****p d****j se fjalori i tina ashte aqe i pa folmuruar ose i thjeshte si me kene ni katunar me 3 dite shkoll e jo advukat gjoja po ky ashte coban .se permend elle nerat ci bane shokve vet per noj dark ci qaros .pra ne kete menyr nuk shprehen ase grat e leshume(me falni ne shprehje se nuk ekam fjalen per gra me nencmua me kesi soj burrit pore perdore fjala popullore ) si ky demek intelktual si thot vetit

    • Besa ti nançmove jo veç grat por edhe puntort e katunart me tri dit shkoll, ater nuk mujte mos me nançmua edhe çobanin e vet e njo i çoban ater asht edhe katunar me fakultet.A thua se shkove tepër lark.

      • more dod ti se parit nuk din me kuptua gjellimin e kometit pore nuk cuditem se hala deri sot nuk bane ni komet ci pati kuptim e me duket se ije jashte shtetit ne evrop pore mjera gjermanija me shok si ti ci ka prenua mren po pse hume koh ne kut kompjuter pore ma mir e ke me luaj gurajza se me u marre me kete pune e mose u trem se nuk po ta koritim kyt burre(advukatin se ma vleft i ka gruaja fjetun se aj ene pun se burrat malsor nuk bajn ner ater me tej tue vajtua mrapa

  21. mendoj se shqiptaret duhet te dine te rreshtohen, me qeverine por unik dhe te bashkepunojne

    se nuk duhet shikua qendrimet e disave qe thone me qeverine jane spiuna, ne opozite prap jane spiuna…..

    ne na duhet komuna
    ne na duhet punesimi
    na duhet te kemi treg te gjelbert
    rrugat me emra shqip
    polic malesore ne tuz
    drejtora shkollash qe e duan gjuhen shqipe
    ater na duhet me hy ne qeveri por me di se pse jane aty
    jo per pare personale por per te drejtat tona e te ardhmen tone

  22. Nuk dij pse nuk poe lêni tash Antonin rahat se xgijedhjet kan kalua e besoj se both kini punua kudra tij.Ju er kini hup pa ardh xgijedhjet,e kini sûnua pa gjygj.Mashum kem shpekullua se kush rrin pas tij pa me dvet se çka muj me bâ për Malësi.Mafort i duom komunistat çi i kan belda hala letrat antare t’SKJ diku thell nar jastek se kujtojn se kame arrdh prap koha e tynet. Kush jem na po dves çpeshher edhe met’nerejt kur qesim gur e drû pas Malsorvet ater shkojm e votijm Gjukanoviqin e tjera partija Malazeze.I kem hjek Malsort prej komunet Tuzit e vû DPS-in ater po lypim fajtorin diku jasht

    • Malësijet.Kur e she populli se nuk muj ose nuk don mei dimua i veti ater asht normal se duhet me lyp nime dikû tjetër.Jâshtû e kapa Malësija gjithmon.Tan kasn kujtuojt se me shkolla t’nalta poe çojm edhe Malësin ma nalt,por kenka kên çmimi gabim.Ka g’jasa ma kollajt manipullohet me intelektin se me analfabetin.Hiqniju Antonit e ktheniju jektynet çi kan kalua si n’për veshin e gjylpanes

  23. Njeriu qe din te logjikoje drejt dhe mendon SINQERISHT per te miren e shiqptareve ne Mal te Zi, eshte “SINQERISHT”. Hyrja ne koalicin nuk eshte fundi i botes, as tredheti, nese nga kjo perfitohet dicka e mire per vendin dhe kete popullate. Ne, jetojme ne Mal te Zi dhe si pakice, duhet shfrytezuar maksimalisht gjithe ate qe ofrohet – nese shkon drejt avansimit te pozites dhe te drejtave te shqiptareve. Nuk besoj se me hyrje ne koalicion do te perseriten gabimet e UDSH-se, pasiqe – sic e pame te gjithe, nga koalicionet e atilla perfituan individe e jo populli. Votebesimi nuk duhet shpenzuar…

  24. Mos u ben i ashper ndaj te rinjve z. Dode. Antoni eshte hy – jo me fitua, por me ndryshua ckadoqofte, nese e votojne. As Vaseli, as Ferhati, as Frani as Bardhi, nuk kane fitua gjithmone. Mendimi im eshte se edhe duke humbur, fitohet nje pervoje. Ne, nuk i duam ata te cilet i kemi provua cfare jane dhe cfare din, sepse na kane zhgenjye, por nuk i duam as ata te cilet nuk e dime se cfare jane, edhepse nuk na kane zhgenjye!? Kend e duam ne pra? Vertet, e kemi humbur “udhen ne oborr”. Politika nuk mesohet me nje pale zgjedhje, por as politikanet nuk formohen per dy muaj.

  25. Euforia rinore e fiton luften, por jo edhe zgjedhjet. Kombinimi i entuziazmit rinor dhe pervojes, do te ishte gje e mire, por egoizmi i atyre qe jane me gjate ne politike, ka sjell situata qe sot – veshtire mund te perbirohesh ne lista, nese mundesh me e rrezikua liderin. Pa “gjak te ri”, politika shnderrohet ne monopol te disa personave, te cilet duket se me kohe e bindin vetin se kane linde si shpetimtare te popullit te vet, e ne te vertet ata luftojne vetem per vete. Monopoli politik eshte si ujet e kenetes. I vjen era. Kur nga lisi nuk shihet pylli, eshte veshtire te gjesh dioptri…

  26. Nese deri me sot nuk kemi pare progres as prosperitet ndermjet partive dhe elektoratit shqiptare,cfare duhet te pjellin e re ketu qe neser te shohim nje te ardhme me te ndritur?!
    Si shoh une Shqiptaret nuk mund ta kushtezojne qeverine as Parlamentin e Malit te Zi permes1 ose 2 deputeteve te marrim ose fitojne disa te drejta,kjo eshte absurde,po te ishte kjo e mundshme atehere pse per keto te drejta nuk i kushtezuam deri me sot
    Ne nuk ditem ti kushtezojme keto parti sllave as ne kohen kur ato kishin nevojen tone per pamvarsi te TYRE,si atehere mundemi sot kur nuk kane nevoje aspak per NE

    • Nese vjen deri te ajo qe formimi i qeveris (shumices) varet nga deputetet shqiptare, atehere sigurisht se mundet te kushtezohen. Pse nuk funksionoi kjo ne te kaluemen eshte tjeter bised. UDSH ne te kaluemen ju bashkangjit qeveris pa kushte reale, dhe ne fund te fundit DPS kishte shumicen edhe pa UDSH qe sot nuk e ka.
      Partit opozitare sot po i ofrojne Partis Boshnjake (qe ka vetem 3 deputet) te i bashkohet dhe po i premtojne poste te larta deri te ai i Kryeministrit, vetem per te ardhur ne pushtet dhe per ta larguar DPS-in.
      Se si do te luajn lojen shqiptaret do te shofim. Nese do te luajn vetem ne interes personal, do te futen ne qeveri si UDSH dikur. Por sot mund ta kene shansin te luajn edhe ne interes personal (kete sigurisht nuk e kalojne) por edhe ne interes te shqiptareve.

      • Robert, z Gjeka i eshte ngjit pushtetit edhe jep deklarata qe do te perkrah kete pushtet pa kushte kurse ForcA luan ne lojen e marrveshjes me HGI dhe boshnjaket. Ku do te dalin ket do te shofim…pershendetje..

  27. 1)
    I nderuari SINQERISHT.
    Shqiptaret nen Mal te Zi,kerkesat dhe te drejtat e tyre nuk mund te realizohen permes institucioneve shteterore sepse ato institucione ne nuk i kemi ,ato nuk jane te tonat dhe kurr nuk do te behen,ato jane institucionet e shkieve malazez e serb qe permes tyre NEVE po na thithin edhe pikat e fundit te gjakut tone SHQIPTARE
    Te behemi te vetedijshem se pa bere unifikimin e trungut shqiptare ne keto treva,shteti as pushteti kurre nuk do te na konsideroj sikur PARTNER as sikur RIVAL

  28. 2)
    Sikurse shqiptaret te ishin unik dhe me nje ze,sikurse te kishim nje platforme nacionale me kerkesa Autonome,sikurse para syve te botes demokratike perparimtare te kishim nje legjitimitet dhe perkrahje morale, shqiptaret kurre nuk duhej te merrnin pjese ne koalicion me sllavet.
    Pse te bejme koalicion,perse po na “njohin” si popull Autokton,venali,faranik te kesaj toke te lashte apo te bejme koalicion me ata qe po na perbuzin,rrahin,burgosin ,torturojne,plackitin tokat,asimilojne,dhe me te gjitha keto te zeza qe kane bere neper shekuj me ne.

  29. Shqiptarë të nderuar!! Përmirsimin e të drejtave tona duhet kërkuar përmes institucioneve, por sigursht jo sikur UDSH që përveç emrit asgjë ska të pëbashkët me shqiptarët. Nese edhe këto dy koalicione që kanë fituar nga një përfaqësues në parlament veprojnë sikur UDSH-ja atëher dashtë zoti e ma mirë mos i paçim.,. Formimi i qeverisë me opozitën është më se e pamunduar, pra as gjasa teorike nuk ka… Por e verteta qendros se as me DPS shqipatrët nuk mund të jenë ata që mund të kushtezojnë diçka. Por besoj se sadopak mund të jenë faktor në pushtet që të permirsojnë situatën e…

  30. Vite e vite me rralle e perseris ketu ne kete portal qe shqiptaret ne MZ s’kan gje perfill pa u shkolluar edhe ne fakultetet e MZ dhe pa u punsuar neper institucionet shteterore te MZ , por duket se kot e perseris kete gje …
    Por jo vec me u shkolluar dhe me u punsuar atje per interesat personale , por edhe per interesat e te gjithe shqiptareve qe jetojne ne MZ . Pra , me i ndihmua vehtes dhe tjereve . Kjo eshte metod qe e perdorin Hebrejte ne te gjitha shtetet e botes ku jetojne ata , e te gjithe e dime sa te fuqishem jane ata – ne cdo shtete ku jetojne ata . Ne shqiptaret ne njanen ane…

  31. Pra edhe >Forca edhe koalicioni shqiptare të jenë pjesë e qeverisë por si shqiptarë partner e jo si vazal , Edhe kur të kenë mundësi sa më parë ti tërheqin anëtarët e UDSh nga çdo detyrë ,qoftë diplomatike apo cfardo qoftë….

  32. ankohemi si nuk jemi te punsuar neper institucionet shteterore , kurse ne anen tjeter cdo njani prej neve ci te punsohet atje , ne fillojme ta quajme ”tradhetar” , ”spijun” , etj – vetem per ate gje pse atje ku punon ai , atje ka shkije !!! Sa qesharak dhe te mbrapambetur qe jemi . Asnjeni prej neve nuk ndjehet i lire te punsohet atje , sepse menjehere fillojme te mendojme ”cka do te thone tani tjeret per mua” !! Kjo tregon se ne ende jemi te mbrapambetur politikishte dhe gjindemi ne rrugen e gabuar . Tani dikush mundet me thene ”neve nuk na lane te punsohemi atje”…

  33. Po duhet te mendojme njehere a jemi te afte te punsohemi atje ? A i plotesojme kushtet ? A deshirojme te punsohemi atje ? A kemi perkrahjen nga te afermit tone , nga shqiptaret ? Cilen strategji e perdorem ne deri sot per ta arritur nje gje te tille ? Etj etj…
    A me mire do ishte psh sikur t’i kishim 100-200 ose me shume Shqiptare te punsuar atje , a po keshtu qe gati nuk kemi asnje ? Ne edhe nese kemi ndonje atje , ata per ne jane ”tradhtar” , ”spiuna” .Pra , pavaresishte nga ajo se kush eshte ne pushtet ne MZ , a serbet , a malazezet , a dreqi i mallkuar – ne duhet te…

  34. shikojme intereset tona dhe te arrijme sa me larte neper institucionet shteterore te MZ dhe nga ato pozita mundemi te bejme shume e shume me shume per shqiptaret ne MZ , nese duam , e nese nuk duam atehere nuk na mbetet tjeter vec t’u dorzohemi atyre dhe le te bejne cka te done me ne .

  35. Jo i nderuari SINQERISH,koalicioni vjene vetem atehere kur bijte e bijve tone mos te kene plage dhe kujtesa te baballareve te tyre.
    Por jo per ne nuk eshte koalicioni,tek ne gjaku eshte i pa harruar,plaget jane te pasherueshime,Tokat e grabitura gati sot u bene te shkretuara,asimilimi eshte ne prag te deres se shtepise.
    Per ne nuk eshte ende shekulli 21,ne ne kete shekull po hyjme te roberuar pa te drejta,pa flamure,pa ndergjergjeje dhe kulture te mirefillte shqiptare,pa popull shumice ne keto treva Ilire,dhe cka eshte me e keqja pa VETEDIJE DHE MORAL TE LARTE KOMBETARE

  36. CNN ke te drejtë
    Unë punoj andej Zharnicës dhe nuk turpërohem që mendimet e mia ti shprehi pra cdo joshqiptari, pra cdo punë që punon njeriu nese ekryen me nderë para kombit e zotit sduhet menduar se cka flasin ata qe s’kanë lidhje me rtealitetin por merren me etiketime e të pavërteta. Por edhe një gjë duhet ta dimë se kën djeg tamli fryn kosin… Pra kemi përvojë të keqe nga e kaluar me shqiptarët e punësuar në organet shtwtrore.. Por kohët kanë ndryshuar dhe ëdokush ka letërnjoftimin e vet….
    Pra kudo që të jemi , si në punë, n[ë shetitje , apo kudo qoftë mos të turpërohemi se…

  37. Greche Trieshi pajtohem me ju , por…
    Është e vërtetë se pa u bashkuar skemi assgjë në terezi.. Edhe të bashkuar e kemi jo të lehtë, e të përçarë mos pyet për neve… Por ama një gjë ta kemi të qartë, pa u kyçur në institucione s’mund të bëjmë asgjë.. Pra duhet të participojmë në to por plotësisht me leternjoftimin tonë, para nderkombëtarëve e vendorëve, e jo si ka veprua ferhat tradhtari.. Unë po të isha pyetur do ti bojkoja këto zgjedhje derisa shqiptarët të jenë një, por …

  38. Te nderuruar komentues
    Po ne a ja u dham votbesimin ketyre burrave per te na perfaqsua ne?
    Ti lam njeher te punojn se me siguri i kane edhe keshidhtaret e tyre .
    Pa ja fillue punen ne i kritikojm.nje fjal malsore thot “nuk ka lind ende aj burr qe ja ka be qefin chdo kuj”
    E per ty GRECHA E TRIESHIT nje pyetje perse behen zgjedhjet , pem me u be pozit a per me mbet opozit, te lutem na e jep platformen tende si do te duket Malsija sipas tejet? Ende sta lexova nje artikull qe u pajtove me politikan te malsis qe jane te zgjedhur me vullnetin e popullit.

  39. Me be e u ndegjojme ju dijaspor(ll) sa chesht neser i shpadhim luft malit te zi
    Me vjen keq per avokatet jozef e palok qe su fitou simpatiku i tyre o sa gjynaf

  40. po pse po kceni??? Forca, Koalicioni tjeter shqiptare e Partia Boshnjake po munohen me ba nji koalicion pakicash, duke perfshi edhe Partine e Kroateve. Sipas ketij projekti, pasi te arrihet marreveshja mes tyne, kta do ti ofrojne dy blloqeve tjera kushtet per formimin e qeverise…menimi im eshte se duhet te mos shkohet me Kriminelat e luftes, kriminelat kunder njerezimit dhe hajnat- DPS, por ta cojne ne histori, ku e ka vendin, asht koha nese nuk duam te kemi nje regjim Enverian 50 vjecar-24 u bene!!!…pritni edhe noj dite se muj me nodh me pas edhe i her zgjedhje te parakohshme…

  41. Sjedhe e peshtjedhe, pa ndihmen e Forces;Vaselit e Gencit, qe shumica po i shajne as Koalicioni tjeter skite kalua, kte e din gjithkush, e me thane t verteten, po m dhimbet UDSH, se Forca i paska djege 700 vota…

  42. Me na fal se nuk reaguam ne kohë. Duhet me hanger dark kajher ose ndoni obligim tjeter… 😉

    • robert, na fal…ska ken qellimkeq ai shkrim n at gjuh, vec asht ken postim jo se kam pritua me perkthye por thjesht t gjithe kishi thane nuk asht informacion i verifikuem ose zyrtar…gjithsesi jo me qelllim t keq…e ti luarza, po m vjen mir qe e ke kuptua se nuk asht shqip…hahahaha

  43. Urime fituesve te mandatit, eshte evidente se ne Malesi ka ramje te votuesve qe votojne partite shqiptare, kurse ne ulqin dhe ane te malit rritje. sikur te mos ishin ata ne pik pyetje eshte perfaqsimi i shqiptareve.
    Me vjen keq per rinin por kjo ishte nje eksperience, kisha pas deshire qe ne nivel te tuzit te fitojne per nje keshilltare por kjo nuk ndolli
    Per udsh e kem dite se pa ferhatin skem gja per fill.
    zoti na forcoft se i kem tash forcen dhe partine demokratike.

  44. O mirse te pruni zoti o Dinoshjan
    Po ku ije more se jem ken tha pa ty , apor noshta ke paj zi per disfat qe keni perjetua ,ne zgjedhje.
    Zoti u dhasht kivet e fors e shiqyr e nje mij shiqyre qe skini fitua.
    A e kini analizua humbjen, kush eshte fajtori?
    .”Besa fajtori eshte populli qe su votou” haha jashtu kini me u arsyetua ma merr mendja.po ju u ka pas hi vetja ne qef more qyqana .

    He more ke menua se je patriot i madh e i menchem vech per ate qe e ke emri B*****k

    • hahahaha, ke nis si Dod Gjeka, me na ba me qjesh….e besa mir ban se kem nevoj per gaz shpesh here ne jete….shoqit mos i dvet hatrin per UDSH-ne se ka pas than haptas se ket here ka me votua Rinine e UDB=se!!! vec me ni shkronje ka gabua, postafat a gat spo di..

  45. O Dechiq na ja mrrini Dinoshjani mor , por sonde keka i lagun haha

  46. Luarza,kerkoj falje qe po shprehem keshtu por metvertet qenke b******.
    Edhe Enver Hoxha i pat quejtur keshtu si ti Diaspor(ll) dhe Mergata e Qyqeve.
    Nuk e kuptoj se cke paska prishur shpirtin tuaj keshtu qe paske kaq pezem ne vellezrit tuej te merguar.
    A thua ti nuk ke kend ne mergim dhe spaske pas ndonje qar nga diaspora,ndoshta edhe po por qenke e vetmja dhe vetun,na trego hallin e te qajm bashk me ty.
    Ndoshta e ke mllefin te disa te shitur me pare sikur Gj** L******,P*** C*****,Gj*** I**** L******* B******* etj,po keta more e gjore nuk pefaqsojne diasporen FISNIKE por vehten dhe…

  47. V***** C****** si bajraktar = perjanik qenka kthy në Malsi për me damtu elektoratin shqiptar. Sidoqoftë populli jonë mundet pa ata që e tradhtojn… Kaherë i ka hy në gjak me u shërby sllavëve… Ata që do hyjn në qeveri do hyjn për interesa të veta dhe në dam të shqiptarve…

  48. mbeturinat e tyre.
    Diaspora kishte njerz te medhenj qe Ishin shtylla te medhaja te Atdheut ose binomet e tij si Antoni Athanas, Ekrem Bardha, Tom Gjokaj, Xhim Xhema, Seladin Velaj etj.
    Keta burra dridhen Washigtonin per ceshtje te Shenjte Shqiptare me intelektin dhe pasurite e tyre mberriten qe Kosoven ta bejne problem primar ne kongresin Amerikan ne vitet 80-90-ta.dh Serbise ti venin vijen e kuqe ne Kosove dhe me vone bombardimin e saj.

  49. Per bes ju thoni populli vendos, ai vendosi, 4200 vota forca merr ne ulqin kurse me zi i merr 1000 vota, ater ju flitni se jeni patriot.
    kurse fatmiri i merr vetem 2800 vota kurse ne malesi me zi i marrin 360 vota, aterju flitni se jeni patriot
    Kjo rini me gjith kete propagande me gjith element te futun brenda per te prish grupin sic eshte ai WC Va. Ca..j qe shkoi te hiv pozitivcatn ia ndoli qe te dal ne vota, tash hupen se hupen, por per bes kur thoni UDB ater pastroinie oborrin se ma udbash e shpiun se M***** ska as smundet me ken veten ni asht xhejms bondi apo juda tradhetari e sa te…

  50. mire se takova LUarze kenaqesi eshte te komunikojme sepse sasht lehte te jeshe njeri pa emer sh…, nder ene dhe m….t ne zemer.
    ky koment mund te komentohet ne disa menyr, e di se ti e komento ashtu si je por kjo do te thot:
    se nofka luarza nuk eshte emri yt
    dhe ti ke sherbet ne gjak dhe mjalt ne zemer….
    mire mbeteshi

  51. I nderuari Dinosjan, tani humbi partia e UDSh që ma fort i ka ngja UDB, humbi kjo parti e Ferhati që mbielli vetëm përçarje e urrejtje ndërfetare e asgjë më shumë. Falemenderit zotit që shkojë në muze me gjithë të keqiat që na i solli… I nderuari Dinoshjan tash është koha të të liroheni për urrejtjes fetare dhe si shqiptarë e jo mysliman ti bashkoheni kauzës kombëtare. Pra po mendoj jo për ju konkretisht por për anëtarët e partisë suaj… Të bëhemi një pa marr parasyshë katolit apo mysliman sepse jemi të një gjaku e gjuhe.. Vetëm kështu mund ta ndezim motorin i cili shkon vetëm para e jo…

  52. Per ty Dinoshjan
    Ti gjithmon te njajtat vargje trrtrrtrrtrrr trrr por sa chuda ,por me shpres se ke me u permirsua kur te kryesh gjimnazin.

  53. Per ty Sinqerisht
    Sa per dijeni Dinoshjani ska lidhje me dinosh as me UDSh.
    Eshte kandidati per deputet iFDIaj i cili nuk dite mir me lexua,e ke pa ne TV te Mali te Zi .A po te kujtohet tash?
    Eshte aj qe krenohet me emer qe e ka B,,,,,,,ik

  54. I nderuari Manastir
    Eshte hera e pare qe po e perdor ket nofk,a nuk pate guxim me e perdor ate te zakonshmen ,apor po don me u mshef pas kesaj.
    O nuk blehet chdo gje me pare e.sa i takon dijaspo( ….)res e perdori per ata qe na nenchmojne dhe duan te na e imponojne politiken e tyre.lus zotin qe mos te ijesh edhe ti aty.
    Ketyre te fundit lavdija u qoft ,u kjoft toka e let ,por keta ishin .
    Kush jane tash pasardhesit ?apor ne ashtu e kemi lavderohemi me ata qe si kemi me .

  55. Manastir
    Pse po e lidh qarin me ket koment. Se edhe une gjoja paskam qar nga dijaspora,ater duhet me e mshil gojen.
    Po ne nuk jemi qen chi me na e qit kaj kafshat per me na e mbyll gojen.
    Iku ajo koh per 100$ me hesht iku ajo koh me u kokoris se i fala ka50$ata gjynafa.Po ju na kini thirr lypsa na thirrni tradhtar se nuk jem patriota esa esa tjera ,e ti po thue jem vllezer a i thohen vellaut keto o Manastir Patrioti
    Te lutem komentin tjeter shkrueje me nofken e vjeter ,e une ketu e mbydhi me ty ,tung e ja kalosh si te dasht qefi

  56. Urime VASEL SINISHTAJ U BESH MINISTER E GJELOZAT LE TE PELCASIN
    Perpara me fitore vech vazhdo se e ke perkrahjen e malsis.

  57. mjaft mir e ke analizua robert. shpresoj se e kan lexua edhe deputetat ton

  58. E nderuara LUARZA, nuke eshte problemi se kush fitoje (une e kame te njejte), por eshte problemi se sa i percare eshte elektorati shqiprare ndermjet vedi,ps.sh ne Malesi ma merr menja se qindra e qindra vota nuk u shkojne partive shqiptare por atyre sllave.
    Nese ne kemi fitua 2 vende dhe jemi te percare kjo nuke eshte fitore kjo eshte katastrofe.
    Keta Lider i fituan keto vende Deputetesh,ata per cdo zgjedhje behen lavrak dhe kerkojne nje vend apo koalicion te ri vetem e vetem te hipin aty ne cak.

  59. http://www.youtube.com/watch?fe ature=player_embedded&v=a8sLq08zwPo#t=52s na bajme debate kush fiton e shahna me jari tjetri e fitesen e ken ata ci merren me politik e jo populli more burra mose bani ish pa pah pula se keta ne politik nuk bahen forte marak se cka folim neve pore elle qeshin me ne ku kemi vojt

  60. LUARZA,”Zgjedhjet ne Mal te Zi behen per te korre fitore” te pakten keshtu veprojne keta garues.Te fitoj une e ceshtja shqiptare dhe problematika e saje pune e madhe,kto jane zgjedhjet atje dhe si te mbeshtesim keta politikan kur nuk kan kurrfare qendrimi KOMBTARE vrapojne nga nje parti ne tjetren prej shepis se Nastradin Hoxhes.
    E nderuara LAURZA une nuk perkrahi ASNJE politikan shqiptare nen Mal te ZI sepse ata nuk e kane primare ceshtjen e popullt dhe te truallit te vete por vetem Karriken per Pushtet.
    Si e shohe une TOKA dhe POPULLI i vete nuk te duhet te duhen nepermejet…

  61. Kan mundur Shqiptaret te fitojne edhe me shume,por edhe me pak,meqe s’po mirren vesh ne mes veti!!!Tani ata deputet qe jane zgjedhur dhe suibjektet e tyre politike te bisedojne e mos ta ulin pazarin.Se paku ishte dashur ta fitojne komunen e Tuzit.Ia vlen me hy ne cdo kualicion qeverises per kete komune.E pastaj me pare cfare ka me me rendesi .Mos u ngutni e mos u shtni lire Ju lut emi…\
    Rexhep DEDUSHAJ,N.Y.

  62. politikaneve,Atdheu eshte mbi te gjitha dhe ne duhet te jemi sherbetore te denje te tij,e jo ta TRADHETOJME e te hame e pime e te ngrehim Dolli ne emer te tij.
    Lehte mund te mos pajtohesh me mendimet dhe qendrimet e mia,por faktet tregojne se ky 20 vjetsh i fundit nuk na coje ne kurrfare progresi,por j ne dekadence,e cka eshte me e keqja se ne po asimilohemi duke na genjye keta politikan tone se po punojne per keto treva te lenura mbas doret,ashtu sikur femiu i uritur ne djep qan dhe bertet deri sa ta kapi gjumi.
    Platforma duhet te dale nga populli perndryshe ajo eshte ne zemren e tije e…

  63. dasht zoti e kjo qeveri pas dy dekadash po shkon në histori sikur edhe udb e ferhat tradhtarit. Sa mire do ishte të formohet qeveria e pakicës me partin Mali i Zi Pozitiv, por për këtë po presin deri të hënen . Shqiptarët do jenë më mirë vetëm për një arsye, fotografinë e gjakut do ta kenë më të pastër para zgjedhjeve se nuk do të hanë konzervat e DPS…

  64. Rexhep Dedushaj, s”kena nevoje per keshillat tuaja. Be dicka per vendlindjen qe eshte ne asimilim e boshatisje e siper. Prandaj ta njofim mire biografine qe se ke aspake te paster, madje shume te turbullt, te errte dhe te pabese ndaj shokeve, bashevendasve dhe ndaj kombit. Te njof mire qysh kur punonim ne arsim se bashku.

  65. ruajtur me gjelozi nepermjet te gjenit dhe gjakut te paster shqiptare.
    Ajo ruhet e paster sikur mjalti ne hojet e zgjoit se bletes dhe nektari i saje eshte i thithur neper lulet e gjakut tone ne male dhe brezni te kahemotshime.
    Ky mjalt qendron ne hojet e veta ATY dhe pret te zotet e vete te vertete.
    Vetem hysmeqari i denje i saj mund te ja nxierre kete ushqim.
    Te gjithe te tjerer e bajne bleten te ike nga zgjoi i saje.dhe atehere LESHON BLETA.
    Pasha besen more e nderuara LUARZA edhe ketyre Lidereve politik te tone duket se u ka LESHUA BLETA. Tash e popullit eshte te vrapojme mbas saje…

  66. Sinqerishtooo. Ti po kualifikon partine UDSH si parti e udb-se. pa argumente dhe prit qe kete ta prenon dikush. para se te akuzosh dike ti si perkrahes i IQ dhe ju te tjeret qe e perkrahni ate, postronije oborrin e IQ-se nje here ater akuzoni. Dua tu rikujtoj per faktin se ju me heshtjen tuaj e miratoni realitetin se ne krye te IQ-se keni ish punetorin e KOS-it po e citoj “Kontra obaveshjtajna sluzba vojske jugoslavije” ju keni obligim moral me u distancua nga cdo strukture shqiptare qe ne brendesine e saj ka persona qe ishin pjestar e organit shteteror qe me ane te aktiviteteve te tij…

  67. Lauza,ju duket se e mshefni perekatsine gjinore,sepse sikurse mos te ishte keshtu kisham me thne vaj me det ku ka shkua morali i femres shqiptare eshte rrebelua aq shume dhe i nep te drejte vetevehtes qe shtresen pothuajse me te ndershme te shoqrise shqiptare e fyem me emrin diasporll.

Comments are closed.