Mbrëmje artistike me rastin e pervjetorit e lumturimit të Nënë Terezës dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë (foto)

Shoqata kulturo-artistike “Dedë Gjon Luli” nga Malësia në bashkëpunim me “Unionin Artistik i Kombit Shqipëtarë” me rastin e përvjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës si dhe në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë organizuan mbrëmje artistike me 19 Tetor.

Aktiviteti me titullin “Toka e qielli flasin shqip” filloj në ora 16 me vizitën te shtëpia muze e Dedë Gjon Lulit dhe vazhdoj me një program artistik në QKI Malësia në Tuz.
Në këtë aktivitet përpos SHKA Dedë Gjon Luli dhe Unionit Artistik i Kombit Shqipëtarë morën pjesë edhe ansambli Tirana, grupi nga Klina në krye me drejtorin për kulturë dhe sport në komunën e Klinës, Ahmet Krasniqi, poeti Prendë Buzhala, aktori Ismet Krasniqi, piktori Idriz Berisha, poeti Gjon Gjergjaj, prof Isa Ibishi, Lekë Camaj etj.
Shtëpia muze e Dedë Gjon Lulit nga delegacioni i Kosovës mori një dhuratë.
Programi në QKI Malësia u udhëhoq nga Idriz Gjokaj dhe Anita Nikaj.
Fjalën e rastit e pati prof Mark Dushaj, pastaj fjala ju dha poetit nga Kosova Prënd Buzhala dhe Azgan Haklaj nga Shqipëria.
Programi vazhdoj me këngë e valle nga dy ansamblet dhe këngëtarja Marie Lajçaj.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Tonin Beci.
Më pas për të gjithë pjesëmarrësit e programit ishte përgatitë një darkë në restorantin Troja. Festimi vazhdoj deri në orët e para të mëngjesit.
Të nesërmen pjesëmarrësit e këtij festimi vizituan Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj të Malësisë.

Sipas fjalëve të organizatorit, sponsor të kësaj mbrëmje ishin diaspora shqiptare, Alternativa Shqiptare, Iniciativa Qytetare, KU Tuz, restorant Troja, Hotel Liria, Vatë Marashi Dedvukaj, Rrok Prëla Gojçaj, Rrok Junçaj, Alba Petrol, Marian Gojçaj dhe Gjokë Camaj, të cilët i falënderojnë. /Malesia.Org/

fotografitë