KNSH – Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi vlerëson se, Vendimi i Komisionit shtetëror zgjedhorë  dhe  Gjygjit Kushtetues, për mospranimin e mandatit të deputetit  të UDSh-së,  është diskriminues dhe shumë i dëmshëm për shqiptarët në Malin e Zi.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve thekson se, KSHZ, gabimisht ka interpretuar dhe implementuar Ligjin zgjedhor,(i cili edhe si i tillë është diskriminue për shqiptarët në Malin e Zi, i kundërshtuar vazhdimisht nga subjektet politike shqiptare dhe KNSH, që nga momenti i përgatitjes dhe aprovimit të tij në Parlament), duke vepruar kështu në kundërshtim me  principin e diskriminimit pozitiv dhe aksionit afirmativ ,  të parapara me rregullat e pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo mënyrë e interpretimit të Ligjit zgjedhorë, tregoi pa mëdyshje se ai është diskriminues për shqiptarët edhe në zbatimin e tij, që do të thotë se shqiptarët në Malin e Zi janë të dëmtuar dy herë, krahasuar me të drejtat e arritura më parë.

Fatkeqësisht, Vendimin e pa drejtë të Komisioni shtetëror zgjedhor, këto ditë e vërtetoi edhe Gjykata kushtetuese e Malit të Zi, me të cilin u dëshmua  se, në Malin e Zi politika gjithnjë dominon mbi të drejtën dhe shtetin ligjorë, me çka edhe njëherë u vërtetua se shqiptarët si popull autokton në  Malin e Zi nuk janë të barabartë me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet, shkruan në kumtesën e KNSH-së.

KNSH, po ashtu vlerëson se, për  këtë epilog  të rezultatit zgjedhor, dmth humbjes së një deputeti nga tre deputet të mundshëm, një pjesë të përgjegjësisë, e mbajnë edhe partitë politike shqiptare apo disa prej tyre, të cilat nuk patën kurajon dhe guximin që në zgjedhjet parlamentare të 14 Tetorit, të bashkohen dhe të dalin me një listë zgjedhore me ç rast do të arriheshin tre mandate të mundshëm në Parlament.

KNSH gjithashtu kërkon nga  Parlamentit i ri  dhe Qeveria, që sa ma parë të bëhen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit zgjedhor, i cili do të mundësojë që të gjitha votat e fituara  nga një listë zgjedhore të merren në konsideratë për llogaritjen e mandateve të pakicës përkatëse nacionale, në mënyrë që të mundësohet fitimi i  numrit të mandateve, proporcionalisht me numrin e banorëve të popullit përkatës pakicë, konkretisht të shqiptarëve në Malin e Zi. /Malesia.Org/

 

19 Comments

  1. Kush asht ky njeri çi poi flet kto marrija?Deri çi i ka vijejt UDSH-it ligji xgijellore kan heshtua e jân bâ matmadhja parti Shqiptare n’Malin e Zi.Kû âkên KNSH deri tash e për kâ ka punua deri tash?ka g’jasa për UDSH.A din jeky njeri çka don me tha “MINISTRI PER PAKICA E DREJTAT E POPULLIT”.
    Pês ministra kapa deri tash UDSH-i ën gjeverin e Malit Zi e tash çohet jeky njeri e ja qet fajin Malazezvet se nuk ja kan prênua mandatin UDSH-it. I neruoshimi zotni,populli nuk ja ka prênua e jo Mali i Zi se 20 vjet punon UDSH-i kudra popullit Shqiptar.Gota asht bush plot e ka nis meu derrdh…

    • e populli e ka qit jasht parlamentit për mei pa gabimet çi i kan bâ deri tash. Për katër vijet belda bâhet parti Shqiptare e hî prap ën parlament me punua për t’mirat e pakicavet.

  2. Jo zoteri te nderuar nese i esht vjedhur vota esht e padrejt, dhe duhet korigjuar gabimi. Ti Dod Gjeka ja fut kot si zakonisht ske mesuar asgja edhe pse tash 5 vjet debaton ne ket forum hama dreq se ke mesua gja. Rri rahat e nigjo njeher tjeret se cka thon e studijo pak e jo vec gutesh hajt se po thom dicka, nuk shkruhet ne ket forum vec hajt se po e ve emrin. Emri ketu hyn per te mir dhe per te keq, shpresoj se ty Dod ka me te hy per te mir emri, por mos u gut< keshilla vellazerore.

  3. Ky kryetari i kshillit naciaonal te shqiptareve KNSH ne mal te zi, esht djal shum i mir dhe i zgjuat, dhe esht plotesisht me vend ajo qe po kerkon zoterija. Ne pse nuk e duem nje njeri apo diken ne UDSH nuk kemi te drejt qe te thomi ma mir qe kan humbur nje depuetet shqiptaret. Me cfar logjike esht kjo si ajo vjehrra qe thonte PER INAD TE SIME RE< ME DEKT DJALI. Cfar logjike ka kjo, edhe ne mos te bajm lojen e dreqit, por nese ka prova qe i esht vjedhur deputeti ateher ska vijejt me u ba nje gje e tidhe. Pase kenkan promalazez krejt kjo parti si po thoni ju ateher pse nuk e ndihmoj DPS me fitu

    • Muni met marvesh se je i illun,por kisha meda mema kallzua veç i fjali çi kam gabua.Me tha “vazhdon diskriminimi i Shqiptarvet n’Malin e Zi”, pranë pês ministra Shqiptar tash gati 20 vjet për mua si njeri i vogël asht gjâ e pakuptuoshim.Na t’tân jektu poja fusim kot se barabar nuk na dig’jon kush, por ni na qesin diçka jektu me komentua ater gjithicilli muj me tha mênimin e vet. Belda âkên fjal e râd, “po flet marrija”, e det ëm fal autori.UDSH nuk ka çka me ankua se vet e ka fajin, vet i kapa drejtat ën dor.

  4. KNSH, gjegjësisht kryetari Tahir Tahira ka të drejtë, sepse edhe roli i tij është të mbrojë interesat e shqiptarëve. Pra Ky nuk po mbron interesat e UDSH, por interesat e përgjithshme. Sa i përket humbjes së UDSH, me siguri çdo shiptarë të pangarkuar e ka gëzuar humbja e kësaj partie antikombëtare. Mirëpo problemi qendron te ligji zgjedhor, dhe interpretimi që i është bërë tani ndaj UDB, do të ketë pasoja edhe në zgjedhjet tjera sepse demton shqiptarët…. Ky është problemi, se sa për UDSh , shyqyr që ka shkua për lesh!!!!!!!!!!!

  5. Sa per ty Dod ti kishe me viej me formua i parti t rre,partin katolike malsore se vetem ajo parti jagjet ki me ken per qef tende,e sa per UDSH shum rrena po folet en kyt forum per ta..tash shum vjet,por vetem nji gja.. t kite dal Uninioni si kto tjera parti cjan ba bashke ka 3-4 parti en list i kite marr 2 deputet e jo nji..

    • Po pse nuk desht me hî ën koalcione me Malësor por deshti veç me PDS.Vet nuk e dua partin Katolike por kisha me dasht i parti t’fort Malësijet. Tash nuk dij kuj mei besua se ti pom bân katolik t’math e Gjyka kujton se nuk jâm fetar.

  6. Po Tuz sa per rrena fol e mos u tut. Po rrejne edhe per Vasel Sinishtaj qe jane rrene te ba baza, e jo nuk duen me chtue ne veprimet antishqiptare te UDSH. Ju tashme e kini deshmue te “verteten” tuej.

  7. dalja ne zgjedhje e FDI, dhe djegja e disa votave, kan ndikua dredperdrejt ne mosfitinin e mandatit te tret shqiptare. ketu debatohet se kyt mandat do ta fitonte udsh, qe ka pas shans te ndodhin, por sikur e dim se votat e fdi nuk i kishin shkua udsh te mos kishte dal fdi ne zgjedhje po me pare ndonje liste tjeter, e sikur te i kishte marr Forca, mandatin e 3 shqiptare nuk e kishte marr udsh, por ate mandat te 3 shqiptare e kishte fitua Forca, pra kishin pas Forca 2 mandate. ne cdo kombinim a me mire kete mandat te e kishte fitua Forca apo udsh a qe ja ka fal fdi frontit demokratik????

  8. a thua ma keq i kan ba shqiptareve ne MZ UDSH-ja apo Gjygji Kushtetues?

  9. 400 vota te kishte pas me shume forca e kite marr mandatin e dyte, pra mandatin e 3 per shqiptare, ky eshte numri i votave qe jan dasht me i pas nje prej 3 listave me fitua shqiptaret 3 deputet, 2800 vota ka marr udsh, pra 2800 shqiptare e kan votua per politik te tyre, ne demokraci kur del e voton dike, nese nuk je votues i udsh nuk ke shume te drejt me kritikua, votan ja ke dhen si ti jo udsh si aj udsh, dikush mendon mire per udsh, dikush per forc e keshtu, por kur dikush garon ne vota dhe merr vota shqiptare aj eshte legjitim me fol per shqiptare, normal per ate qe mendojm me mire votojm.

  10. kritika konstruktive fuhet me shkua tek akti jonoral i fdi i cili vendos me dieg vota shqiptare dhe ato vota me i cua frontit demokratik, ky duhet te jete problemi kyc. tash shqiptaret kan votua, forca dhe koalicioni shqiptare bejne politik qe mendojn se eshte me se miri, verdikti i popullit do te tregojne a kan punua mir apo jo, te mesohemi qe kur ti japim dikuj viten ti japim edhe besimin, por edhe nese nuk ke votua forcen nuk ke shume te drejt me kritikua, me kritikua munden ata qe ja kan dhan besimin.

  11. nuk eshte e vertete se Gjykatat e kan damtua UDSH. Me ligjin aktual(te cilin e miratoi vete UDSH) UDSH i kan mungua rreth rreth 1 mi vota.Pasi Forca nuk kaloi mandatin e dyte, votat e saj ju shperndane Koalicionit Gjeka=Gjeloshaj e UDSH, por UDSH mbeti jashte se as votat e FORCES nuk i plotesuan mandatin, e gjekes gjeloshaj po…pra edhe koalicioni tjeter kaloi fale FORCES….SPAKUT BANJU BURRA, cka sjeni as keni me kene kurre, dhe thoni FALEMINDERIT FORCES..kjo eshte e vetmja e vertete ne bote-te gjitha tjerat jane vec RRENA..sa per FDI—a hala i permetni a??? Si sju vjen marre e gjynah??

  12. valla edhe ti vesh madh na lodhe me forc i mut jan tan ma tetan jan ka i futeen ne byth dps tyrpi i mbuloft

  13. Ose me pozit ose me opozit, ose me shkua me u kandidua ne Shqipni apo Kosov ne zgjedhjet e ardhshme. Po cka flisni pa lidhje more vellezer, ju lutem pak ma shum mendoni para se tju bini ketyre dreq pullave ne internet. Opozita malazeze e keqe, pozita e keqe,partit shqiptare te kqija, me kan dreqin doni ju, me u mundua se pakut me i fitua te drejtat tona. A me nejt ne shpi sipas jush dhe me kqyr se cpo behet, jo , jo ,, jo e keni gabim. Ma mir me shkua aty ne parlament e me cua zhurme. Me hy ne qeveri dhe ne shenje mospajtimit edhe me dal prej qeverijet dhe te shofin bota se ska te drejta per.

  14. Ska te drejta per shqiptaret ne ate shtet, dhe keshtu se paku dikush nga UE dhe Sh,B,A do te interesohet per neve. Keshtu edhe mendoj se duhet te veprohet, por jo me ndej ne shtepi asesi jo. Me hi ne parlament me dy deputet njaq sa keni votua per ta. Me hy ne qeveri dhe kur te vin delegacjonet e hueja se paku e ngrisni zanin tuej per te drejta te shqiptareve. Mos u frigoni se deputetet nuk ju burgosin kush, e ma ministrat jo se jo. Edhe nese ju marrin ne paraburgim shpejt do te intervenojn te huejt dhe do te ju nxierrin jasht. Une mendoj se tash e kan rastin ata dy deputet me kallxue veten se,

Comments are closed.