Nikollë Camaj komenton pozicionin e partive shqiptare pas Zgjedhjeve parlamentare

Duke u përgjigjur në pyetjen e monitorit, SE ÇFARË  U KA MUNDESUAR REZULTATI I ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE PARTIVE TË PAKICAVE DHE ÇKA DO TË THOTË HYRJA E TYRE EVENTUALE NË KOALICION ME PDS-PSD-PL ,  funksioniari i LDnëMZ, Nikollë Camaj deklaroi :

Me një mirëkuptim pak më të madh, me një qellim të mirë dhe me një qëndrim më të qartë të PARTISË BOSHNJAKE ndaj KOMUNËS SË MALËSËSISË, partitë e pakicave do të mund të paraqitëshin si një bllok dhe kështu si një terësi të mbështesin njërën palë. Mirëpo, pozicioni i këtillë ua imponon edhe barrën e “fajtorit”, qoftë nëse ja vazhdojnë jetën pushtetit të koalicionit të PDS-së, qoftë nëse i shkaarkojnë nga pushteti. Por, a janë pakicatë të afta  për tu bashkuar dhe për të bërë një zgjedhje të mënçur, këtë do ta shohim së shpejti. Pra , pakicatë kanë shansin historik, por edhe sfidën politike që këtë strukturë ta hellin në bankat  opozitare, gjë e cila me siguri do ta shëndoshte shoqërinë malazeze, madje edhe vetë PDS-në. Ndoshta kjo duket si një kafshatë tepër e madhe për pakicat, mirëpo në qoftë se krijimi i malit të zi të pamvarur  nuk ka qenë kafshatë tepër e madhe,  atëherë nuk do të jetë as kjo. Edhe në vitin 1997, pakicat kanë dëshmuar guximin e vetë kur  u mbështetën krahun reformist të PDS-së dhe  në referendumin e vitit 2006, ndonëse në të dy rastet u mashtruan nga po e njëjta strukturë ( Marrëveshja nga viti 1997, Ligji mbi të drejtat e pakicave, Ligji mbi Kryeqytetin… ).

Së këndejmi është i pashpjegueshëm deklarimi i disa krerëve partiak se PDS-në, e kanë partner të natyrshëm, e disa prej tyre edhe të vetëm. Si mund të ndodhë që pakica kroate u jep përparësi atyre që kanë rrënuar Dubrovnikun? Si  Boshnjakët e shikojnë si partner të natyrshëm partinë, pushteti i së cilës deportojë myslimanët dhe ndërmori aksionin policor dhe torturën ndaj krerëve të SDA-së? A duhet që shqiptarët ta arsyetojnë UDSH-në, e cila rreshtohet pranë forcës politike e cila zhvilloi  Akcionin policor Fluturimi i Shqiponjës dhe plaçkiti Ulqinin ( Kriporën, Të Mirat Detare, Valdanosin ) dhe Malësinë, duke grabitur tokat në Fushën e Tuzit dhe të Dheut të Zi dhe duke ua mohuarë të drejtën e vetëqevrisjes lokale. Dhe a do të mund  të guxonin që të gjithë së bashku “ të shkrihen “ në strukturatë me  të cilat kanë të bëjnë të gjitha këto abuzime, e që shkaktojnë varfërimin e qytetarëve dhe pasurimin e individëve nga Kreu i pushtetit dhe nga strukturat e afërta me ta. Gjithësesi, një JO  historike e pakicave ndaj pushtetit të deritashëm do të thoshte fundin e një tipi të sundimit, i cili nuk mund të reprezentojë të ardhmen e kësaj shoqërie  dhe të këtij shteti.

Mirëpo, edhe   pala  tjetër ofron diçka të pasiguritë, të pa definuar, që nga   ndonjëherë  është më sfiduese, por jo edhe më tërheqëse, ngase mosrespektimi i ndjesisë së pakicave në Mal të Zi  ndaj çështjeve nacionale krruciale, siç është qëndrimi  ndaj  gjenocidit në Srebrenicë dhe ndaj pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesve të pakicave ua vështirëson që të mbështesin një strukturë të tillë politike, edhe për kundër shpresimeve të  mundshme. Por, mos DOS-i  nuk ka qënë një konglomera i ngjashem i cili me gjithë atë solli ndryshime në Sërbi ?!

Dhe në fundë,  të themi konkretisht : çka do të ndodhë nëse pakicat shkojnë në koalicion me PDS-në ? Do të përjetojnë fatin e UDSH-së. Thënë në mënyrë figurative, do të jenë frytdhënëse aq sa misri nën hijën e fikut. PDS-ja, nuk do ti korrëseje, kurse zgjedhësit do ti dënojnë. E nëse dihet se në Mal  të Zi, çdo gjë ka çmimin, por jo edhe vlerën e vet, druaj se pikërisht  kjo edhe ka për të ndodhur. Vetëm  blloku  i pavarur  i pakicave i cili nukë do të ishte 100% lojal ndaj  as një blloku, por vetëm mbështetje rreth çështjeve konkrete, do të mund ta balanconte skenën politike të Malit të Zi, të përmirësonte statusin e pakicave në tërësi dhe ti  lironte nga “ faji”.

Publikuar në  të përjavshmen ‘’Monitor’’ më 26.10.2012

Përgatiti në shqip : Albert Camaj       

72 Comments

  1. Shum mir………..! keq me “pozit” e keq me “opozit”!?
    Z. Camaj ne komentin tjeter te kisha lute t’na spjegoni; kush e solli ne kete pozicion subjektin politik shqipetar?

  2. Po ku ije Nikolle Camaj?Pasha zoten ma ka dasht hatri me te pa.Po ku ije djalë çi me sterrkatë tanë ditën e natën nuk ta pash emnin tat as te Tahir Gjonbalaj.Çka a jekta jekshtu?As kandidat për deputet, as dreqi e marrte jekte pune.Ti je ken en qeveri elle both i mirë.Keni pas elle zv.ministër.Po çka a tash jekshtu?
    Iherë vjen vera ka dera.Të uroj shendet.

  3. Cka te behet dhe si te veprohet eshte nje pyetje qe domosdo per momentin kerkon pergjigjeje te matur. Njerezit e mencur mund te mendojne se kane gjetur celsin apo formulen e zberthimit, mirepo nganjehere epilogu del zhgenjyes. Partite shqiptare qe dolen nga votimet e fundit me nje rezultat te venitur, nuk posedojne barazpeshen faktorizuese. Nese pranojne te futen ne qeverine e ardhshme, me kushtezimin ndaj qeverise se do te lejoje dhe perkrah referendumin per veteqeverisjen lokale, atehere me vone mund te paraqitet nje problem i paparapar por mjafte serioz.

  4. Boshnjaket mund te sabotojne referendumin duke kercnuar se do te largohen nga qeveria,duke i dhene qeverise pretekstin per te anuluar mbajtjen e tij. Ne kete rast dy deputeteve shqiptare nuk do tu mbetej tjeter vetem alternativa per tu larguar nga qeveria ne shenje proteste.

  5. A me tregoni se per 23 vjete sa here funkcioneret shqipetare dhane dorehjekeje?

    V***** S****** kishte me e shite te gjithe Mslesine per nje post.

    • Me siguri ty me ba me t’ cua me 2 lop , ma par kthehen lopt se ti.
      Malsin nuk muj me e shit as Vaseli askush.
      Plus sa per poste, Vaselit i jane ofrua poste aq t’ larta ci shokve tu e ata ci i perkrah ti me u ofrua ato poste i shesin jo Malsin, por edhe ropt e shpis vec me i kap ato raste, por Vaseli i ka refuzua shume here. Sic ka refuzua pare, banesa … T’ cillat i kane pranua nikoll gega, fran lulgjuri, ferhat dinosha, e shume tjere. Per ata jem ku jem. Edhe kem me ke ma zi me shokt tu e ata ci menojn si ti, e asi ka shume ci e shesin vetin per 50 euro nje here ne 4 vjet

  6. A ehte e vertete qe deputetet shqipetare do pranojne referendumin. Eshte nje poshtersi historike e Djukanovic, po si edhe poshtereive te tjera qe ai i bene ndaj shqipetareve. Gjukanovici-partneri i rdheshem i partive shqipetare. Deri dje demonstruam ne Washington, New York, Detroit. E tani nre koalicion se bashku. Po thone ashtu eshte politika. Te njejten pwergjgje e nepte edhe Ferhat Dinoshe dhe UDSH. Deputetin e te ciles me kembengulje embron Bardhi. Anomali. Nuk ju pengojne ish liberalet, nuk ju pengon DPS. Po kush ju pengon. Me, apo se bashku ne lufte kundra. Cka eshte me e drejte.

  7. Bardhi nuk bene dadhim ne mes te boshnjakeve dhe shqipetareve. Per fat te keq. Kejo eshte nje veprimtari e verbet. Me nje te ardheme fatekeqe. Kur Midhosheviqi grumbulloje ne Gazimestan 2 milion veta, kur zbriti ne stadium te Prishtines. Kosovaret mendonin se eshte fundi. Edhe disa mendojne se ky eshte fundi i Malesise. Por jo. Malesia do jete neser edhe me e forte. Nevet jetojme ne Europe, jemi dritareja e shqipetareve ne Europe. Por, mos harroni, te gjith jetojme ne Europe. Mos ju pregaditeni femijeve nja te ardheme te erret. Mos mendoni se Azia do e shpetoje Europen. Historia eshte mesuesej

  8. Po po theni se Turqia u kethye ne Ballkan. Me 12 nperqind musliman. Jane perralla te armiqeve Tuaj. Ne trojet shqipetare nuk na nevoitet as Tureqia, as Rusia e as te tjaret. As Turqit, As Ruset e as Amerikanet nuk i kemi vellezer. Vella e kemi vetem shqipetarin. Te gjithe jemi te nje gjaku.

    Keto parulla i ndigjojme vetem prej atyre te cilet jetojne ne anderra. Prej atyre qe Shqiperine e lane shtetin me te larget prej Bashkesise Europiane sesa shtetet tjera Ballkanika. Edhese nuk u ckaterrua, nuk pati embargo, nuk pati luftera. Tyrp. E edhe Malesia e Malesoret tani u kushtojne lire.

  9. Te i mbyllish syte para fakteve eshte te paralizosh trurin. Shume here e verteta eshte e rende. Njeriu nganjeher deshiron te shurdherohet dhe te jete i verbet. Realitetet nuk jane inade. Shiqoje Malesine para 20 vitesh dhe tani. A eshte e vertete. A jane fakte. A jane prova. A mund te deshmosh ne baze te ketyre provave. Nuk kemi fuqi as une e as ti te bejme gjykimin. Jo barem ate dhoj gjykimi qe do kete pasoja sankcionet e dhuneshme. Gjykimin do e beje historia. Sankcionet e aktegjykimit a sotmeja dhe e ardhmja.

    Ne cdo gjykim duhet te shpallet verdicti- per akteret qe kryen krimet.

  10. Une mendoj se gjendja ne te cilen gjendet Malesia aktualisht, nuk eshte dicka te cilen ia kemi shkaktuar vetevetes. Ky zvetim, kjo maviosje, kjo sindrom eshte pasoje e roberise. Kur i heq dikujt lirine, si ne rastin tone, dhe e ve nen pushtim, nen zgjedhe, pasojat jane te trishtueshme ne mos te lemeritshme. Populli yne eshte nen goditjen e vazhdueshme te luftes psikologjike nga ana e pushtesit: diskriminimi, mosbarazia, nencmimi,perndjekja, injorimi,papunesia, tjetersimi familjar nga mergimi, e te tjera.

  11. Verej ne komentet e postuara ne kete rrjet elektronik, te cilat gjithmone fajsojme njeni tjetrin, pastaj fajsojme veten tone, por asnjehere nuk fajsojme fajtorin qe ne realitet eshte pushtuesi. Ne percarjen tone te gjithe e japim kontributin: prifti, hoxha, intelektuali, fashatari, tregtari, politikani, arsimtari,qytetari dhe gjithe te tjeret nga me te rendomtit. Kur harrojme se nga na vjen e keqja atehere ajo mbetet ne mesin tone. Nese mjeku nuk diagnozon i semuri mbetet i pa sheruar.

  12. I nderuemi Vrojtuesi po mire e ke se fajin e ka Pushteti, e fajin e paskemi edhe na te gjithe.
    Ti po thua se mjeku nuk na diagnozon, e une po te pues ty a po shkojm na te mjeku, e nese nuk po na diagnozon a ta merr menja se duhet ta lypim opinionin e dyte ose te shkojme te i tjeter doktor.
    Me vemendje i percielli shkrimet tua.
    A do tishte mir me u konsultua te gjithe bashku e tja gjejm ilacin ksaj smunje.
    Me trego se cka duhet te bajm se kshtu po e shohim se marueme.

  13. Nese dikush ka menime konstruktive mir ishte ken me u marr me keto pune sa nuk asht von se shkuen edhe kto troje.
    Tash shkrueni, hiqnju kujat, lojnet e marrinave por metaman hajde tja nisim me punua sparit se fmi nuk jem.
    Duhet terrnua plloca, mos u tremni se nuk e kam fjalen per barut se pota nap besen e Zotit me ba mu idhnua shqiptart i her e she Malin e Zi ka pshurret en klina, por e pac fjalen me mjete demokratike. Shkruani si burrat se vetem prej burra del burrni e njerzi se ndaci me dit vetem ata e bien lirin.

  14. Vrojtues, është e vërtetë se të gjitha të këqia burojnë nga lartë, pra nga pushteti. Por një gjë duhet pranuar, fatkeqësisht këtij uji që buron nga pushteti sikur edhe shumë shqiptarë po i prijnë të shkojë në mullinjtë për të bluar misrin gjoja të cilësisë evropiane ALLA MALAZEZE, dhe duke mohuar vlerat dhe cilësit tona si popull autokton. Pra mos ta lirojmë vetën se nuk kemi përgjegjësi. Megjithëse barra bien mbi pushtetin i cili nuk ka vullnet për përmirsimin e pozitës ton..

  15. Edhe ti Nikoll ci del e shkrua ketu pasi ci nollin punt. Cdo here per festa komtare te shoh me at shallm rreth qafet me shqipe en ta, e di sa her ci nep intervista munohesh shokt e tu mos me i lan rreth vetit se don me ja lan kreditin vetit e besa nuk asht mir ashtu se thone ci 7 vete kanpa da i lajthi
    Edhe ne ministri je ken edhe qeveri je ken e sa ja ke pa hajrin din ti, por populli aspak, tash kan terrnua punt per keq, blidhi shokt rret vetit e dveti cka me ba e hiqu dekirime se batisme.

  16. Sa i përket z. Camaj , ai ka qënë pjesë e pushtetit, madje ky kritikon më tepër sepse ka qenë disesi i anaskaluaredhe nga partia e tij… Unë nuk po e kuptoj z. Camaj se cilin krah duhet marrë partitë shqiptare. E kuptoj se pakicat sot kanë një sfidë para vetes, që vërtetë nuk është e lehtë. Por edhe platforma e pakicave më duket sikur BRIENAT në thes. Boshnakët e dimë se kush janë dhe çfarë qendrimi kanë për Malësinë komunë e plotë. Pra shqiptarët edhe po të ishin politikan të kalibrit evropian vështirë se në këto rrethana mund të bëjnë diçka. Zoti e ndihmoftë drejtësinë!!!!

  17. Merre aksionin “Fluturimi i Shqiponjes” qellimi i se ciles ishte shkaktimi i panikut, frikes, dores se forte, sa per t’na perkujtuar te mos mendojme se jemi qytetare te lire e te barabarte. Mesazhi ishte ky: kinje ndermend se ju jeni te pushtuarit (pra roberit) dhe ne jemi pshtuesit. Dhuna e ushtruar do kete efektin disa vjecar. Pastaj kur te fillojme te harrojme do te pasoje nje goditje tjeter. Eshte me rendesi per ne te deshifrojme qellimin e caktuar te armikut dhe te krijojme nje lloj imuniteti per t’i bere balle murtajes si ne librin e Jusuf Buxhovit “Shenimet e Gjon Nikolle…

  18. Nikoll a thua ta merr menja se si duhet me veprua se i ma ardh funi e kshtu nuk po shkon ma. A ta merr menja se duhet diqysh me u bashkua krent e partit e me krijua dicka te re. A lypet thua i fije edhe me ja shti popullit ne gjak se duhet i soj organizimi mar shqiptar.Ti gjyshin e ke te vram pej shkieve a thua se duhet dikush me i dal zot asaj tok komtarisht e jo vetem politikisht
    Besa komit i lypen dashtnor e jo politikaj se ata vetem se e han e nuk i dalin zot

  19. Nikoll shum malsori asht vra nga shkjau ci besa mir e dim lej babet ton, a thua Nikoll mos i dalshim Zot na kush ka me i dal. Ti mir e din se tash 20 e sa vjet demokraci demek ci po jetojm en ta ishin tallje me ne,po cfar zgjedhjet Nikoll po cfar te drejtash, tana kto ishin rrena e po me duket se edhe sot po i pranojm ashtu. Nikoll zeju pak e del e bashko popullin me shokt e tu, del e thirri tan i her ni dark e folu pa hile e me zemer si dikur burrat motit,lsho kushtrimin Nikoll se maroj Malsia.

  20. Po a po me kallzoni more komentues te ndershem, si duem na me i pase politikanet e mire qe se lame ku ni per fare pa me pergoje per te keq ? Ku ta marrin ata vullnetin e mire me punue si duhet me gjith kto “shamje” (e shtina ne thojza prej gazepit) ? Si nuk meti nje si duhet per “neve” (distancohem). Me rstisi niher me ndigjue dy vete tue bisedue, para disa vjetve. Po i thot ky i vjetri te riut: mos shko ne mergim, rri ne vend tand, kryeje shkollen e much me kalue mire. Po i thot ky i riu, e di ata, por n’se e kryej shkollen, e fitoj nje vend punet te mire,……

  21. I nderuari Kraja, Ju po kërkonoi nga Nikolla me organizua darke dhe me u tregua malësoreve për fatin dhe svidat që po i presin,. Po kush me e pagua atë darkë, se kur është në pyetje darka, ka aq shumë patriota sa kishe me mendua se këta burra i dalin përballë një shteti e jo Malësisë. Por edhe sa i poërket Nikollës , nuk jan shum i bindur se sa seriozisht e ka këtë çështjen kombëtare, jam skeptik se më shum e ka për zemer stolin e rehatshëm!? Dashtë zoti e jam gabim Por…. ?????!!!!

  22. Vet i pa met do burra te fort qe kan ken ne ket levizje.Nuk muni me i permet se drua pom merr vaji e pra nuk kja kollaj,kur u krijua kjo levizje kishte burra te forte ci ma merr menja se kanpas program edhe me i clirue keto troje e ata ishin te ndjeret Gjergj Daku e Gjergj Gojci,Lek Lulgjuri,Zef Gjokaj Nikoll Camaj,Vasel Margilaj,Pjeter Gorvokaj etj. Kta ishin krijimtart e pare te LD.
    Pasha Zoten edhe Rugova kapas besim en ta.A e pate tie katken e 97 en Shqipni “Qe nga Fieri deri ne Dropull kish anmiq ma shum se popull”Keq ka vojt puna Nikoll,na kem fmi e po treme se jane ne rrezik.

  23. O i nderuari Kraja, po nga Nikollë Camaj po pret t’ na i mbrojë fëmijët tan a? Dashtë zoti e nuk mbesin në mëshirën e tijë, Ai të vetët i çoj[, e prap do ti çojë në amerikë. Duhet pranuar se ky person ka aftësi për të shkruar hartime për 10-she , është orator si zogla, është i hieshëm si…, por i mungojnë atë më esencialet… Ky njeri , uroj të jem gabim, por as një **** nuk do doja ta lija në dorën e tij!!!!

  24. Mire mjesi Sinqerisht, tash ma ke gjet fiilin e lashit qe e lypa,i fjale e urte thot “Nkosh bektesh e merr vesh”po u i thac Nikolls edhe a e pe,as ja sja psheha po kjo thirrje asht per tetan ne e jo vec per Nikollen u i thac blidhi shokt.Qit kushtrimin e bashko Reken.Ja duhet me e nis,ti mduket se po pajtohesh me mua, qe pra u e bana ja, edhe tier ka,e pasha besen as Nikolla nuk ka kam shkon. Eshte koha per pun burra, rinia as pun nuk kan vetem 3 muej vere me shkua ne Budva e me i cua varzat tona te shkiet.Ha marre na qoft po na posht kem ra
    Te bahena bashk se fitorja vetem ashtu vjen.

  25. Sinqerish me nimo se cka duhet te banm pra. A ka met kush si na. Mor e mira me zambele as me dhi e as me dele. Mor e mira neper ara as me laca e as me gala.
    Thuem dicka, si e qysh tja banm se po i zgjuet pom dukesh.
    Lideret solucion Jo, partite shqiptare te cperbame solucion Jo, Shteti nuk po ma nep gja solucion Jo, Shqipnia e Kosova nuk kan shpres en ne e solucion Jo.Bashkim me kerkue te drejtat tona Solucion JO, tradhtaret pa pik tyrpe shtetin solucion JO.
    A ka kush ci muj mem kallxua ne ket forum cka duhet te bajm.
    Pash besen e burrave shkruani si burrat se bela po e nisim sparit.

  26. Kraja , spo më dukesh se qenke nga Kraja, por sKA RENDESI, MJAFTON TË JESH SHQIPTAR. pAJTOHEM ME TY SE KA ARDHUR KOHA QË TË GJITHË TA KUPTOJMË NEVOJËN E BASHKIMIT DHE TË VEPRIMIT SI NJË TRUP I VETËM
    bASHKIMI BËN FUQINË.. tË GJITHË TË BASHKOHEMI DHE , EDHE ATA QË NUK KANË VEPRUAR5 DREJTË, TË PËNDOHËN DHE TË BËHEMI NJËËË. Të pastër e mëkatarë të bëhemi ata që jemi, sepse si shqiptarë miund të bëjmë diëka… Tash ështël treni i fundit për të levizur çështjen tonë…

  27. Pra edhe kështu jemi të vonuar,, Çdo humbje kohë është humbje poër ne si shqiptarë… Andaj të bashkohemi o vëllezër, pa dallim feje e ideje, Gjaku duhet të na BASHKOJË SEPSE JEMI VËLLEZER TË NJË GFJAKU!!Apel qe sot e tutje mos të shahemi mes njari tjetrit, por të gjejmë ata që na bashkon.. Me mirë pas bajramit dhe kurr!!!!

  28. KEMI NEVOJË PËR MESAZHE BASHKIMI E JO NDARJEJE!!!!!
    Sharjet vetëm na largojnë, e besoj se jemi tepër të larguar e përçarë, prandaj të shikojmë se çka na afron mes njëri tjetrit…
    Më besoni anmiqët , çfardo gjuhe të flasin, duan të na shohin të ndarë e të përçarë .. Që ti mundim ata dhe për të qenë vetvetja, të fillojmë e të gjejmë fillin e lemshit që na bashkonnn , edhe pse lëmshi është tepër i ngatrruar, por të mundohemi e ta gjejmë e mos TA KËPUSIM. o VËLLEZËR TIA FILLOJMË E TË PROVOJMË TË JAPIM MESAZHE AFRIMI E TË BËHEMI NJËËËË!!!!

  29. O ku e lat o vllazen nga dijaspora
    Chfrynju shani knaquni se u ka ardh rasti
    I keq se fito
    I keq se hup
    I keq se nuk punon
    I keq se punon per qeveri
    I keq se smuj me punua prej ne opozit
    Gjithsesi i keq
    Hyp se te vrava
    Ulu se te preva
    Gjithsesi i vdekur
    =DIJASPORA

  30. shoku Kraja, vetem me te dhan ca informacione. Nderkohe kur Nikolle Camaj ka qene zv. Minister i medias (dicka kshtu) jan hapur TV Boin por edhe gazeta Koha Javore gjithashtu edhe klubi I taekwondos ne Malsi…. Po eshte ndonje njeri qe ka bere per malesin per qa koh eshte ky shoku me syza. Ama se do e shifni ju vet kush gjithmon ka nejt ne te shqipetarve. Ai I cili I pari hapi gojen per te drejtat shqipetare ne vitet 90, ai I cili foli I pari per fluturimin e shqiponjes… Etj etj… Shikojani aktet dhe lexoni shkrimet e tij e hiqnu cka flasin grat e huaja…

    • D.m.th. Nikolla i paska disa merita ci asht hap tvBoin, Kohajavore, dhe klubi i Tkd Besa ?

      • Momento- Te jesh i bindur se ka merita ne te gjitha qe i ceke! Dhe jo vetem ne ato- Ka merita edhe ne punesimin e disa malsoreve (qe u be asokohe), kryesisht ne servisin publik!

        Dikush ceki pak me pare ‘stolin e rehatshem’ per te cilin punoka Nikolla… Pyetem- Mos valle eshe ‘stol i rehatshem’ puna e mesimdhenesit?!!! Dyshoj qe pas 23 vitesh aktivizimi politik, te jete ‘stol i rehatshem’ puna e mesimdhenesit…

  31. Po te cilen mberojteje do kerkoni nga bashkesia nderkombetare, nga shtetet ame, nga cdo mik i joni, nese perfaqesuasit tone do i zgjasin jeten Djukanovic. kontradite. Aleati te luftohet. Kurrkund nuk ka ndolle. Sot e tere Malesia, muslimane dhe katolike, nuk ka perfaqesuas. Te e shofin ku gjinden, te behen bashke dhe te kerkojne te drejtat e tyre. Eshte dicka qe eshte ne pajtim me shtetet civilizuase. Te drejten te jetojme te lire. Te jemi te barabarte. Cdo dite ne qytetet europiane dhe boterore demonstrohet. Demonstruesit burgosen. Ndoshta nje tubim i shqipetarev nen Mal te Zi. Jo te udhehequ

  32. Sinqerisht, une te besoj, ske nevoj me u betue, dhe pikerisht asht kjo qe te tmeron, nuk po thom vetem te ti, nuk vechova kurrkan, por se nuk e duem kurrkanin qe merret me politik asht fakt. Doren ne zemer, si duem mej pase te mire n’se u duhet me punue per ata qe i shajne. Perderisa te vazhdojm ne ket drejtim, nuk shoh kurrfare perparimit ne Malesi. Zoti e pshtofte Malesine.

  33. Hera e pare qe po ju drejtohem ne kete portal elektronik dhe ne te njejten kohe o shfrytzoj rastin te pershendes stafin punues
    Kritika qe ka vlere dhe nuk permban urrejtje eshte ma se e mirseardhur dhe njeriu mund te mesoj dhe permirsohet.
    Nikoll Camaj mbeti besnik i nje partije dua ta quaj une levizje qe beri mjaft pune gjate kohes dhe pati nje numer te madh burrash shiptare qe hyjne ne histori .shqiptare qe nuk diten te bajne as nje dallim krahinore , fisnor , fetare por eshte levizja ma e paster shqiptare.
    nese nuk keni gje te mendshem me than ,skeni nevoj me sha si grat qyqe

  34. Vetem venjani menen jeksaj pune … Nikoll Camaj si funksioner i larte i LD ne MZ po del me dhane sugjerime tjerave subjekte shqiptare cka me ba. Une nuk besoj se sot per sot ka person ci nuk e din se LD ne MZ me partneret e koalicionit Alternativen Shqiptare dhe PD, vec ka hi dhe eshte pjes e qeveris se ardhshme me PDS-ne ne krye, pa asnje kusht. Bile marrveshja per me u fut ne koalicion ne PDS ishte gati para zgjedhjeve.

    Pra a po ma spjegon dikush kyt pune, se une ktyne kontradiktave nuk di me ju dhan maje.

  35. Ruzhdi ty te lumt goja, po si tja bajm me e kthye ujt en mulli tan si e kempas perpara.
    Jekshtu si jem u nuk e di se a mundem me ec perpara po me nim te Zotit e te bashkimit te gjithve cka jem muj me e nis ket pun per smarit.

  36. I nderuemi Gjyka,ti dhe disa shok te tu ktu ne ket forum i i shum te rrespektuem dhe ne baze te shkrime e mam verejt se njeri ne dore te Zotit.
    Njerz te tille i lupes shoqnise sone.
    Ketu vertet asht i shtir bashkpunimi se njerzit nuk jane serioz.
    A po i sheh si jane disa.
    Un vertet do ta kisha. I propozim ti injorojme te gjithe ata ci nuk duen bashkunim e tolerance vllaznore.
    Kam ni pyetje per ty: A ta merr menja se ka gja tmir jaty ku ti e ke shpresen.
    Tungjatjeta.

  37. Sipas te gjitha gjasave ka ardhe koha e formimit te edhe nje partije politike ne trevate shqiptare nen M,al te Zi e cila do ta kishte seline ne Malesi dhe si synim ne programin e vet. do te kishte kete treve me hallet e veta.

  38. Gjelosh Nika shyqyr ci po thue ashtu se pasha Zoten ma bane zemren Mal se vetem burra tfort na lypen. A din dicka u nuk kisha me da tisht parti politike por tja qesim i emen te bukur qe i bashkon tan shqiptaret ne keto troje.
    Pash gjakun e tparve folni e shkrueni sat muni se si te bashkpunojm e te krijojm ni trup e trung te fort, por ksaj here nuk e kem per politik e vene ne Parlament por per tok e troje tona ci maruene.
    Na nuk jem tpa rod por tbijt e gjakut ma te paster shqiptar.
    Malsor te nershim ti lypim pak rrajt tona se vetem aty e gjejm lirin.
    Dit te mira do tvin edhe per ne.

  39. Qy sa mir u ra nmend burra. Taman me formua edhe nje parti e me jau kalua edhe shkijeve me numer tpartive. Por spo e kuptoj se si e doni partin por mos me u marr me politik, zgjedhje e vende ne parlament? Partit punen e drejtat e tyne mund ta fitojn/luftojn permes insiticuioneve. Bela me ken ne shekullin 12 kishi me mujt edhe kshtu por tash?
    Apo bela po mendoni ne organizat joqeveritare. OJQ sht tjeter pun, ato luftojn ne mnyr tjera, por cdo nja deri tash po ja nis ashtu ater po bahet parti. Ater besa ja nis edhe lufta per karrika.

  40. Ty ta lumsha Nikoll Rroku,vet nuk po komentoj g’jat, por bâju i pavarun.Bashkoje intelektin, puntorin s katunarin e Malësis,bâju gati për fitime n’komunën plot t’Malësis,prîji Malësorit për nesren e matmir tan Malësis.Hiću Podgoricet e Ulćinit,zêje vêtin aty ku na kan dek t’part tan, se sot poe shohim se ka na kan partijat e Malit Zi me gjith partijat e Shqiptarit.Formoje i parti regjionale për Malësi e ni daç me prênua këshillin têm epja êmnin(pa alternativa.perspektiva,inicijativa, unija)Malësorç “Zâni i Malësis” e det tihet aj zâ n’tana malet e Malësis qysh Kojet,Trijeshit,Grodet e…

    • e Hotit.E dij se ke kivet mei bashkua matmirt Malësor për t’mirat e popullit.E dij se asht pun e madhe se kush don me fitua i duhet me shkua shpi për shpi e maja çkjarua popullit se asht për t’mirat e tynet.Komuna e plot e Malësis e don politikën ën Malësi e jo,as ën Ulqin as Podgoric se ata nuk çajn krye për Malësi as për Malësor.T’dhash Zoti shnet e beriqet ty e tan maleve Malësis

      • po cka ka ky njeri? ku ne shkrim te Nikolls po sheh se aj po thot se duhet me krijua parti treja?
        Mos ije ken to me lexua diku tjeter apo vet spo di me lexua si ti?
        si erdhi Doda deri te ky perfundim kush din mem kaxua?

        • Jo,pot kallzoj vet i neruoshime Shqiponja, xgijedhjet parlamentare kan kalua e tash duhet meu bâ gati për xgijelljet lokale, ishalla për komunën e plot t’Malësis.Nuk e sho Nikollën kurrkû ën partin e Bardhit(Ulqinit) ater deshta, megjithse nuk jam i thirrun me këshillua,me porosit det kthehet meu gatua për xgijedhje lokale.Jekto xgijedhje jan kên katastrofa për Shqiptar e belda mësojn diçka tash mashum.

  41. Pershendetje Kraja, ju falenderoj per respektin. Sa i perket pyetjes se juej, ju ve ne dijeni qe nuk merrem vesh ne politike. Tyeqense jam nje malsor i Malesise se Malle, per te cilen, ne njeren ane me djeg malli, kurse ne tjetren me dhemb zemra per gjendjen e mjerueshme ne te cilen gjindet. Nuk mendoj ne gjendjen materiale, se ajo nuk asht ekstreme, por kure thom e mjerueshme, mendoj ne ate te zemrave. Asht shenje e keqe kure te shkon mendja ne vendlindje dhe e para asht shijeja e illet e perchamjes dhe pamarrveshjes. Ne 80 % te komenteve ketu fyhen njerzit edhe pa dijt gja…..

  42. Perfundimi i intervists Nikolls i shprazt ei paqart krejt.E vertet asht kur thot se te dy blloqet jan tkqija per ne,pra futja ne qeveri me ta.Aj thot se pakicat duhet me tej bllok i pavarun e mos me ken lojaj asnjrit grup.Puna asht me krijua qeveri me ta ose jo,se asnjari bllok nuk muj me krijua qeveri-shumic pa pakicat.Ska aty lojaj apo pa lojaj, tash asht fjala krijim i qeveris ose jo.Lojaj pakicat duhet tu rrin votuesve por ne ket rast ose duhet me perkrah njarin bllok ose askush nuk muj me krijua shumic ater duhet zgjedhjet tjera.
    Mos ba kshtu por nuk thot si me ja ba. Zhgenjyese shum.

    • po me cudit se si askush deri tash nuk e qiti ket pyetje?
      si muj me mbet pakica bllok i pamvarun e mos me perkrah asnjarin bllok. kshtu thot Nikolla:
      Vetëm blloku i pavarur i pakicave i cili nukë do të ishte 100% lojal ndaj as një blloku, por vetëm mbështetje rreth çështjeve konkrete, do të mund ta balanconte skenën politike të Malit të Zi, të përmirësonte statusin e pakicave në tërësi dhe ti lironte nga “ faji”.

  43. ne ket rast si don me permirsua statusin e pakicave pa formua qeveri zotni Nikoll? e ti e din se pa perkrahjen e pakicave ska formim te qeveris

    • Besa mesa e shoh une ai ka perfundim te qarte, me perkrah njanen pale si qeveri te pakices pa hy ne qeveri por duke ua kushtezua perkrahjen. Pra jo se sashte zhgenjyese por per ata qe e kuptojne tejet e qelluar. Mirembetshi.

      • Albert burri kushtzimi eshte doemos por pyetja eshte a do tjen kushtzime personale apo kombtare.Pa kushtzime nuk janken as UDSH dhe as zdo tjen as kta tash.
        Mos me hi ne qeveri por me u dhan voten me krijua qeveri-shumic.E cka u ba? Ku asht dallimi nmes te formimit tshumics por pa pjesmarrje ne qeveri dhe asaj tformimit tshumics dhe hyrjes ne qeveri?1 mut eshte kjo, perpos se vota shqiptare do te perdoret nga DPS e shqiptart prap jasht ndoni posti qe mund te kontriboj ne permirsimin e situats ton.
        Politik e dobt eshte kjo.

        • Pasiqe don me i dhan voten me krijua qeveri atehere perpos kushteve merri sa me shum poste tjen e mundshme e jo tja mundsosh qeverin e te rrijsh jasht saj.
          Tjeter eshte me than nese kushtet nuk plotsohen perkrahja kryen, postet dorehiqen dhe qeveria bjen.
          E jo me luaj politik -jam aty, por sjam aty-

  44. Keshtu pra, edhe pa dijt gja vetem pse ka thane dikush bijen etiketat, shpiun, udbash, tradhtar. Nuk thom, ka gjana te kqija qe kane ndolle, ato jane evidente, por aman mos ti shumzojme e ti shperndajme vend e pa vend, mos te shfrytezojme ket teknollogji te re te cilen Zoti na e ka llane nepermes mendjes se ngritun njerzore per gjana te kqija. Kemi hapsire te mjaftueshme per perdorim te saje ne te miren tone e te shoqerise. Nuk di chka te thom, por e di qe te gjith jemi shoke e vllazer dhe na ka hije per hire te Zotit e te parve me perkrahe te miren e me shmang te keqen. Zoti na bekofte !!!!!!

  45. Mirse u gjej tetanvet
    vet kajher e percijedhi jektu se cka shrkueni. por qysh jektyne zgielljeve gja skuptoj. i herna kush asht jeky Nikola ci po na drejtohet tash jekshtu me fjal demek DPS si ka mu sjell me parti shqyptare , jashtu sic asht sijedh ai kur a ken ne gjeveri elle si sjedhna na si malsor ndaj vetit ci prenojm i herna me dal ne zgjellje , ater ci prenojna me i llan votat tjerve direkt DPS ose indirekt partive shyptare ci ja bien prapseprap DPS ne furrik. Kush ka llane pergjegsi per ket gja. NIkolla, Ferhati, Bardhi a Sinishtaj ?

  46. Po ti Krevenica 1977 meso nje here me e shkrua shqiperi ose shqipni ,e jo po e shkrua shqYpni
    O me fal se ti nuk dike me shkrua shqip aspak .
    Me ty me komunikua keka koh e humbun

  47. Lucee shyqyr ci po dike ti me shkrua. po vet nuk po dua mem psua ti Luc me shkrua po po dua met than se asja nuk ka lla pergjegjsi per ata cka i ka pru keq ktij vetit. jata po dua met than. por sterrkaten me va lla votat ci sejcilli e ma par me shkua en gji te milli jashtu sic ka ba elle nikol camaj . ci hagertdreqi se munet me tha i gja ci ja ka pru smarit Malsis tash 2o vjec ci asht en parti. e mos tflasim per tbirin e pjeter miculit

  48. More burra si duket hyrja ne qeveri e perfaqsuesve te popujve pakice eshte pune e kryer,por une dishta me va ve edhe nje her ne dijeni se PDS me marllverzimemet e veta te njohura eshte ne gjendje te korruptoj edhe te madhin ZOT nqoftse u afrohet per gejat,e jo lidert e paretive shqiptare te cuilet memzi presin te u afroht nje grusht pushtet.Kete me se miri e deshmon edhe rasti i Ftmire Gjekes si krah i ther i UDSH fuqishem i perkrahur nga shoku i kualicionit kryetari ilegjitim i PDMZ,te cilet edhe gjate fushate deklaronin se ne do te behemi pjese e asaj shumice qe ka pranua

  49. gjegjesisht njohur pamvarsine e Kosoves,tue i hielle pluher syve per fate te keqe elektoratit shqiptare ende te pa pjekur politikish se gjoja Mali i zi kete veper e paska pas bere si mik i madhe i Kosovarve e jo per interesa te veta qe para botes te i fshije gjurmat kriminale te se kaluares dhe per hapjen e rruges evropjane,nuk i shko ne nder asnje lideri politik shqiptare qe me kete pamflet te sllave si armike i uni i perbetuare te helli valle para elektoratit shqiptafr,se si e kemi te gjith te nohur ata pakices shqiptare nuk dua te ia njohin as te drejtat me elementare si psh.qeveris

  50. jen lokale ne pjesen me etnike shqiptare ne Mlsin e Madhe , fak ibindshem qe shfaq nevojen per organizimin dhe formimin e nje subjekti te ri politik ne treven e Malsise se Madhe ku do te perfshihen gjeneratat e reja te shkolluara por gjithmon ne bashkveprim me disa faktor nga kjo treve me prevoje por te pa perlyer si endacak politik prej nje subjekti ne tjetrin ne kerkese te nje cerdhe me te pershtatshme per pushim.Malesine ne parlamentin Malazez dejshem mund ta prezentojn vetem bijet e saj qe nxierre nga gjiri i vete.

  51. Situata jone eshte po kaq e keqe sa eshte edhe situata ne kete forum. Nje nivel i ulet i diskutimit, ku nuk merret vesh as edhe me e vogla gje.
    Me vjen keq per disa komentues qe me te vertet jane ne nivel, por ata dita dites po largohen dhe nuk po kycen ne diskutime.

  52. Te nderuar vllezer shqipetare, qarte shihet se situata ne Malesi e me gjere ne keto treva te pushtuara nen Mal te Zi po shfaqe brengosje te reja duke pare vete faktin se jemi para aktit te kryer dhe aimilimit.
    Disa komentues ketu po paraqiten me serioz se asnjehere me pare per nje levizje apo riorganizim te shqiptareve ne keto treva.
    Malesia dhe trevat tjera metvertet kan nevoje per nje rikonstruktim dhe ringjallje qe te kete perfaqesuesit e vet te denje dhe vete te mund te ballafaqohet me armikun shekullor qe po e kaperdi keto treva dita dites.
    Malesia ka mundsi ti dale Zot vehtes.

  53. Shume po perdoret fjala KUSHTEZIM,po si munden shqiptaret me kushtezue shtetin,cfare KARTE kemi ne dore qe ta kushtezojme.Ne ne Malesi nuk mujtem me nxierre nje kandidat, ne nuk po dime ti afrojme vllezerve tone nje planprogram qe ti marrim votat e tij e jo te kushtezojme Malin e Zi dhe qeverine e tij kriminele kontrabaduese tash njezet e sa vjete.Cfare jemi ne atehere kur duem te futemi ne qeveri me ta atehere ne nuk qenkemi te sinqerte kur me cdo kusht duem te futem ne loje me keta skandalista.Ne duhet te krijojme kushte te reja per veten tone e mos ta shohim enderr vehten ne qeveri.

  54. I nderuemi Vrojtuesi, vertete ke te drejte por une nuk menova me i shpalle lufte Malit te Zi por te bashkohemi ne nje trung te gjithe se bashku e vete te shoh armiku se neve nuk na ka ne anen e tij. Shqip Te shqiptaret duhet te ngritet ndergjegja komtare. Nese kemi munsi qe se paku 75% te shqiptareve tua fusim ne krye se duem qe femijet tane te mbeten shqiptare dhe duam tu dalim zot ketyne tokave atehere Mali i Zi do te ket dy humje.1) Se ka humb nje pjese te elektoratit te vet qe mujti me perfitue permes tradhtarve dhe 2) Na ateher na qesim zanin e zi ne Evrope qe po ngopet me u fut en ta

  55. Gjyka pershendetje,e more zotni po Shqipnin dhe shqiptaret politika gjithmon i ka dieg, ne nuk na lypen politikan por komtare qe e duen vetin e vet.
    Ti din shum ma shum se kta te politikes .
    Gjyke ne nuk dime me e cmue politiken,me politik mund te merremi vetem nese dime te futemi ne loje rivaliteti.
    Ne duhet ta duem Atdheun e ti dalim zot i here me dashuri ater mrapa me politik
    Bota e qytetnueme ka lind prej besimtarve te medhej sepse kanpas besim ne Zot dhe kan ndertue civilizimin.
    Shih Prifterit tone neper shekuj, ata nuk ishin politikan por Atdhetar dhe pej besimit shpetuan Shqipnin

  56. Leka i Madh, besa shihet se keke i madh sa po te duken bisedat tona te nivelit te ulte.
    Femia asht i vogel dhe ngadel ngadal rritet, por gjat rritjes rrzohet cpesh, tash epar, rrzohet e nuk vritet sepse asht i vogel e e ka token afer e dikur rritet e bahet i Madh jekshtu si ti. Po me ba me u rrzua kur rritet i madh ater munet me thye doren, kamen e besa edhe kryet.
    Per bes nese munesh kisha me dasht me ta ble menimin per jeto pun qe po i shkruejm ketu, cka thue, hajde ne sofer ton vllaznisht e po e shoh se je i madh po ulu me ne se na lypesh, edhe ni u rxosh me nesh ska dert se na vret

    • Kaja,
      Pse i kushton kaq vemendje te madhe emrit tim, e nuk i kushton vemendje menyres se diskutimit qe bene! Ndyshimet fillojne nga vetja, nqs nuk ndryshon vete, atehere nuk ke te drejte morale ti kerkosh dikujt te ndryshoj. Niveli i diskutimit eshte shume i ulet, kete fakt nuk mund ta mohoje asnje njeri. E nqs te duket ne nivel kz diskutim atehere niveli jot personal eshte i ulet. E per sa i perket parraelizmave dhe shembujve qe more nuk e di se cfar lidhjet kane me konstatimin tim se ne kete forum behet nje diskutim i nivelit te ulet.

  57. Leka i Madh i kan than se ka pushtue shume toka deri ne Indi dhe besohet se ka qen Perendoria ma e madhe dhe e pasur ne bote.
    E ti Leka i Madh hajde na nimo ti clirojme ose te bajm i plan gjith se bashku si ti shpetojm kto troje te vogla qe kan met kaq ne ne ti dalim zot.
    Shkruej dy fjal e mos na ul se both tpa ditur jemi se kshtu na ma ba shkjau.
    E tkishim me u avit pak e me u marr vesh kim me mujt me ja luejt edhe na lojen anmikut ci po ta nap besen e Zotit nuk jan ma te mecur se na se kopilat ton jan. Tkim mu ba bashk i her por edhe ti me ne tkallxoj ka kite mem shkua Millani. Nerime

  58. Nikolle, duket se dode gjeka i plaket ta paska zbulua qellimin qe mshef ne kete shkrim, “formoje zanin e malesise e hiqu ulćinit” Nuk di se sa pesh te ka ky shkrim kure fare mire dihet se ld sebashku me alternative kane nje keshilltare te vetem.,
    Nese eshte mesazhi qe duhet te bashkohet spektri atlhere vjen pyetja pse u nda ld ne shume parti dhe ku ishit ju,
    nese kritikon hyrjen ne qeveri, a thua je gjeloz se marashi apo gjoka do bahen zevendes ministra e ti jo,
    nese don parti rrasja e formoje dhe del vetem e peshoje vetin e mos u fsheh pas kuj,
    nikolle skena eshte e jotja luaj…!

Comments are closed.