Asnjë metër ujësjellës nuk ka në Sukruq, në zonën ku jetojnë udhëheqësit e opozitës Vasel Sinishtaj dhe Nikollë Camaj, ndërsa njëqind metra larg tyre jeton Deputeti i DPS Nikollë Gegaj, i cili ka ujë thekson Anton Lulgjuraj, banor i këtij fshatit.
Siç njofton gazeta e përditshme ‘’DAN’’, Banorët e Sukruqit, të cilët jetojnë në pjesën e djathtë të fshatit nga paralelja e Shkollës ‘’Mahmut Lekic’’, janë të revoltuam, sepse ujësjellësi ende nuk ka kaluar nëpër pjesën e tyre të vendbanimit. Siç njoftojnë , një vit më parë punëtorët “Ujësjellësit ” kanë shënuar dhe caktuar se ku do të jetë shahti për 50 familje dhe që atëherë askush nuk ka arllë më. Pa ujë, janë familjet Vulaj, Camaj, Sinishtaj, Lulgjuraj, Stanaj, Gjokaj, Vucinaj, Dedvukaj dhe Prenkocaj.
Anton Lulgjuraj , banor i këtij fshati thekson se askush nuk erdhi për të punuar ‘’Ujësjellësin’’ për një pjesë të Sukruqit, ku aj banon edhe pse njëqind metra më larg ndodhen puset të cilat janë të furnizuara për familjet e Zetës dhe një pjesë e bregdetit Malazez. Asnjë metër nuk gërmuan në këtë pjesë të Sukruqit. Arsyeja me siguri është sepse aty jetojnë opozitaret Vasel Sinishtaj dhe Nikollë Camaj. Njëqind metra prej tyre jeton edhe deputeti i DPS Nikollë Gegaj icili ka ujë. Ne shpresojmë se dikush do të vijnë dhe të fillojnë të punojnë, sepse ne nuk mundemi më të durojmë që çdo ditë neve na duhet të shkojmë për një litër ujë në Tuz, deklaroi Lulgjuraj.
Lulgjuraj shtoi se askush nuk do të duhej të bisedoi përpara se furnizimi me ujë për pjesën jugore të Malësisë ka përfunduar, kur kjo nuk është vërtetë.
Nga rrjeti i ujësjellësit, me të cilin krenohen nuk ka as shkronjën “u” e lëre më diçka tjetër. Ujin e Liqenit , të cilin e kemi afër nuk mund ta përdorim për ujë të pijshëm, por vetëm për ujitje të arave. Megjithatë, njerëzit nuk kanë shumë para apo mundësi që për gjithsecilën ditë të kalojnë disa dhjetëra kilometra në mënyrë që të sigurojë familjet me ujë të pijshëm.
Banori tjetër i këtij fshati Leonard Camaj, deklaroi se ‘’Rrjeti i Ujësjellësit’’ do të duhej tësponsorizohej edhe 4 km, me ujësjellës nëpërmjet pjesës së fshatit ku ai dhe fqinjët e tij jetojnë. Një vit më parë, punëtoret erdhën dhe shënuan ku duhet të jetë shahta dhe qëatëherë askush me këmbë nuk ka shkelë më në këtë pjesë të fshatit. Nuk mundet kjo kështu. Është e pakuptueshme si dikush thotë se Malësia jugore fitoi ujin, ndërsa ne nuk kemi. Camaj tha se vetëm njëqind metra larg ekzistojnë puset me të cilat menaxhon”ujësjellësi” dhe me të cilat furnizohet me ujë Zeta dhe bregdeti. Paramendoni të furnizohen me ujë tjerët, ndërsa ne nuk kemi asnjë pikë. Sëpaku të kishin gërmuar tokën dhe të kishin gërmuar një kanal, atëherë kishim thanë skanë para dhe se është kriza ekonomike, por që asgjë mos të punojnë dhe të thonë se ujësjellësi për pjesën jugore të Malësisë është përfunduar nuk është në rregull. Deri atëherë ne duhet të mbushim Bidonë për të ua sjellë fëmijëve dhe të moshuarve që të kenë të pine deklaroi Camaj.
Këshilltari i Iniciativës Qytetare në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit Vasel Sinishtaj, deklaroi se, banoret e pjesës së fshatit Sukruq, ku ai jeton dënohen, për shkak se ai është Fqinjë i tyre si dhe disa lider tjerë të opozitës në Malësi. Unë kamë thëne edhe në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit, se mua uji nuk më duhet nëse kjo është pengesa që ‘’ujësjellësi’’ të shkojnë në shtëpitë e tjera në lagje, sepse unë kam një pus dhe pompë. Nuk është e drejtë që uji shkon deri në Lekaj, Vranjë dhe fshatrat përreth e të anashkalohet rajoni në të cilin jetojnë 50 familje. Ne afërsi të familjeve Vulaj, janë tre puse afër që prodhojnë presionin e ujit edhe më të mirë se është në Marezë, por për disa arsye nuk e lidhin me ujë askënd. Paratë të cilat janë destinuar për ujësjellës janë harxhuar, në këtë mënyrë që Malësia jugore nuk ka fituar asgjë, por po Podgorica, e cila tani ka një presion shumë më të mirë.
Asnjëherë si këshilltar dhe deputet nuk e kam fituar elaboratin mbi studimin e ujësjellësit edhe pse e kam kërkuar atë disa herë. Tani kanë ujë të gjithë përveç shtëpive në Sukruq ku banoj unë deklaroi Sinishtaj.
Në krye të “Ujësjellësit” është drejtor Vladan Vucelic, i cili është edhe zëvendës i Kryebashkiakut si dhe Kryetar i Këshillit Komunal të DPS në Podgorice.
As nuk kanë filluar të punojnë
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Sukurqit, Zef Dedvukaj, konfirmoi se një pjesë e fshatit nuk ka ujë, dhe se punimet ende as nuk kanë filluar. Projekti është përfunduar një vit më parë, por unë nuk e di pse nuk kane filluar me punë. Më kanë informuar se nuk kanë para , por edhe këtë do ta përfundojnë . Ata nuk janë të vetmit që nuk kanë ujë, as komplet Dushiqi nuk ka edhe pse nëpër fshatin e tyre kalon tubi kryesore ku ndodhen rezervarët në Lekaj, madje as projekti nuk është bërë për atë pjesë.
Gjithashtu, një pjesë e Kodërsbudanit, nuk kanë ujë edhe atje duhet të punohet projekti. Reth 60-70 % të Bashkësisë lokale të Sukruqit, kanë ujë ndërsa tjerët nuk kanë. Gjithë na thonë se do ta kryejnë punën dhe ne presim deklaroi Dedvukaj.
Rreth shtëpisë se Gegajt ndriçimi dhe asfalti
Këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj, deklaroi se është e papranueshme që në fshat nuk ka ndriçim, as asfalt, ndërsa të gjitha këto janë deri tek shtëpia e deputetit të DPS Nikollë Gegaj.
Deri tek shtëpia e deputetit të DPS Nikollë Gegaj, ish Kryetarit të Komunës urbane të Tuzit, është ndërtuar asfalti i ri dhe ndriçimi rrugor. Të gjithë këto i kanë punuar për një shtëpi. I përkujtoj zotërinjtë nga qeveria edhe pse ndoshta ata e dinë se një shtëpi nuk është në interes , por më shumë familje. Prandaj, unë besoj se qytetarët dënohen për shkak se i kanë fqinjë liderët opozitar dhe përfaqësuesit në Kuvendin e KU të Tuzit deklaroi Sinishtaj.
Albert Camaj
O mos u lodhni ju te Sukruqi, sa te kini majorin ini ne rregull
Po ne qofte se dikan e urren ,prej asaj pjes te katunit ,besa von e merrni ujt ,rrymen asfaltin ,telefonin,ndrchimin e rruges e tj e tj
Por mos u lodhni pritni sa ti dal mandati, se sa te bijen posht UDBa e Malit te ZI edhe aj bjen me ta!
Mos tu duket aspak e çuditshme kjo punë… Në Sukruq punohet sipas qefit të N*****ë G*****j e G**n Gj***j të cilet janë mbytyr në ujin e DPS-it. Ndriçimin publik këta , jo sot por edhe para disa vitesh e kanë bërë në baza partiake. Ithtarëve të tyre madje edhe ua kanë ndriçuar oborret, këtë shumë lehtë mund ta vërejë çdokush. Sa për majorin Z** D. , besa duket se tash nuk e pyet kush më. ligjin e bëjnë pakurrizorët, N***** G. e Gj*** Gj…
Sinqerisht
Nuk i njofke gjerat mir, ne teren.!
Ah i shuami Gjon
E Nikolla mos dvet ma?
Majori i zoti me te shti ne burk kur te don.
I dashuruam me shtet e UDB e kish
Jupershendes tegjitheve, Vasel sinishtaj nuk esht hera e par qe publikisht thot gjera te pasakta (rrena) .
Ne afersi te shtepis ku banon N.Gegaj aty esht nji drit e cila ska te bej me ndricimin komunal ate privatisht e kan vendos 3 familje te cilat banojn ne afersi,ndersa sa i perket ujsjellsit edhe ajo esht e pavertet se ka uje ne afersi te N.Gegaj, mirpo ket dinakrisht e shfrytzojn zotrit ne fjal …
E chka me prit na prej tjeterkuje, kure jari per tjetrin chpifim e pergojojme, per Zotin ma mire se Dodgjeka se ka thane kush. Fajin e kem na e jo Mali i Zi. Nuk po thot dikush nga Mali I zi filani asht i udbs, (e pa baze) filani rre (e pa baze) por po e thone te vetet per te vetet. Vazhdoni vu llasht e “mara” por pa mua.
Kolec, besoj se sa edhe ti i njof gjerat në Malësi. E vërtetë se majori dikur ka ba ligjin, por viteve të fundit sikur më pak e pyesin.. Nuk dua të jem avokat i majorit, për të bërat dhe pabërat e tij ai përgjigjet para kombit e zotit. Por një gjë duhet pranuar, se ka qenë mjaft aktiv për vendin e vet, pra ka kërkuar e nuk është turpëruar. Se a ka përfituar nga mjetet e ndara, unë smund të them as po as jo!!! Por ndriçimet publike i ka udhëheqë gjon Gj… ai e mban përgjegjësinë për këtë…
PER TY SUKRUQI
Mos ja merr zanatin Vaselit me rr,,,,,j
Rrjet ujor eshte deri te shtepija e Nikolles Gegaj edhe pik.
Gjithashtu edhe asfalti eshte deri te shtepija,
Edhe rrjeti elektrik me shtylla betonit deri te shtepija e tij.
Ne qofte se nuk eshte keshtu te lutem me demanto por me fakte!
Ma e rendesishmja asht te shpallet dikush si rrenc, si perfimtar, tradhtar e kshtu me ralle, se sa per fakte, munet i tjeter dit, dmth, nuk egzistojne.