Të dielën, më 28 tetor, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës.
Natën në mes të së shtunës dhe dielës, akrepat e orës do të duhet të lëvizen një orë pas, ashtu që ora 3 e pasmesnatës akrepat e orës duhet të kthehen pas në ora 2.
Ndryshimi i llogaritjes kohore është bërë tashmë praktikë në 70 shtete, kryesisht me pozicion në hemisferën veriore.
Në Evropën Perëndimore, zhvendosja e akrepave ka nisur të praktikohet në fillim të viteve 70-të, me arsyetimin që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. /Malesia.Org/