Test për pakica – nga Dritan Abazoviq

Mbas përfundimit të zgjedhjeve pritja e madhe është kthyer në realitet. Dikush është i kënaqur, dikush është i pakënaqur, por, në thelb, vetëm tek populli emocionet janë të përziera. Është një përqindje e vogël e qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia politike, që nuk dëshiron ndryshime, qoftë edhe brenda “qeverisë së kontinuitetit”. Këtë e treguan dhe zgjedhjet. Rreth 55% e popullsisë me dëshirë të vet votuan diçka tjetër, e 45% votuan për vazhdimin e këtij kontinuiteti dhe atë jo plotësisht me ndërgjegje të vet (presionet, shantazhet, kërcënimet…). Mali i Zi duhet të niset në një rrugë tjetër, duhet ndryshe nga deri tani, më suksesshëm dhe më efikas. Përgjegjësia e pjesëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit do të jetë e madhe, ndërsa monitorimi i tyre do të jetë më efikas dhe më i fort si asnjëherë më parë.

Për këtë arsye këto negociata për formimin e Qeverisë së re janë shumë interesante. Klasa qeverisëse në natën e zgjedhjeve në mënyrë taktike i tha masës së kënaqur që ka 180.000 vota mbështetje, që është fare e pavërtetë, mbase për ti përgatitur psiqikisht për ditët që vijnë kur fillojnë të lusin dhe të thyejnë pakicat për të formuar disi Qeverinë dhe të ruajnë privilegjet edhe një kohë. Partitë e pakicave në Mal të Zi tani kanë obligim të madh të dëshmojnë pse u formuan, për çfarë shërbejnë dhe interesat e kujt i mbrojnë. E pranoj, nuk e kanë të lehtë. Kjo që do të vendosin, mund të jetë e mirë, mund të jetë solide, por mund të jetë fatale për ato vet. Nuk është lehtë të bësh koalicion me ato që tash 23 vite i mbajnë në margjina pjesëtarët e popujve pakicë. Me ato që i deportuan, i bënë shantazh, i gënjyen, i diskriminuan! Por, ka njerëz që thonë që kjo është politika, ndërsa interesi është mbi të gjitha!? Jo, kjo nuk është politika në qenien e vet, kjo është politikanizëm i imët, tregti e keqe dhe nënvlerësim i vetes dhe i popullit të vet. Mirëpo, është e drejtë legjitime që përfaqësuesit e qytetarëve të cilët mandatin e fituan nga populli, me te të disponojnë në mënyrë që ato mendojnë që është më e mira. Vërtet, nuk është e lehtë t’ju shpjegohet qytetarëve, për shembull Shqiptarëve, si shkoni në koalicion me ato kundër të cilëve me vite drejtoni fushaten. Me ato të cilët prishën dhe shitën hotelet, Kriporen, Valdanosin…, me ato të cilët që nga viti 1992 e mbajnë Ulqinin nën okupim me Të Mirat Detare, të cilët premtojnë komunën e Tuzit, dhe që janë fajtorë kryesorë që ka më shumë shqiptar nga këto treva jashtë shtetit se në shtëpinë e vet, dhe që numri i tyre është më i vogël nga njëri numërim i popullsisë tek tjetri. Nuk do ta kenë të lehtë as Boshnjakët, megjithëse ato edhe deri tani ishin në pushtet. Me një ministër nuk mund të bënin asgjë spektakulare për popullin e vet, sepse nuk ekzistoj vullneti i shumicës për atë. Por, për fat, shpresa nuk vdes kurrë. Ngjashëm është dhe me Kroat, të cilët dorën në zemër janë më pak dhe të cilët jetojnë në trevat me situatë socio-ekonomike diçka më të mirë, për dallim nga popujt tjerë pakicë, por që gjithashtu nuk harrojnë rolin e liderëve të sotëm dhe të atëhershëm në linçimin e bashkatdhetarëve të tyre. Si pjesëtar i popullit shqiptarë, i cili i njeh problemet e pakicave për të cilat fola, sinqerisht ju dëshiroj shumë fat në negociata. Jam i bindur që përfaqësuesit e pakicave gjithmonë ishin pjesa më konstruktive e këtij vend dhe që mesin e tyre ka më shumë nga ato që dëshirojnë ndryshime thelbësore dhe rrënjësore të kësaj shoqërie, dhe jo vazhdimin e këtij seriali tragjikomik politiko-tranzicional.

Mirëpo, kompleksi i inferioritetit, ndjesia që jeni të vogël dhe të parëndësishëm, që jeni në margjina, nganjëherë ju shtynë të shkoni në përqafim ati që është më i forti, edhe sikur ai është ai që ju nënvlerëson dhe që vite me radhë pa nevojë ju “shpullon” dhe kërkon nga ju që vazhdimisht të përsërisni FALËMINDERIT! Më vjen keq që është ashtu, sepse morali ka dy komponentë, dhe nëse ai kolektivi dështon dhe nuk është në nivelin adekuat, atëherë duhet të dihet që individuali nganjëherë duhet të ngrihet mbi mundësit e veta, që të mbajë baraspeshën e barabarësisë dhe ta mbajë të ndezur shkëndijën e lirisë dhe dinjitetit. Nëse negociatat e partive të pakicave me klasën aktuale qeverisëse për fatin e tyre dështojnë, i mbetet të provojnë që në mënyrën tjetër, e cila për nga etika është më e pranueshme, të dalin nga kthetrat e lokalizmave dhe getoizmave, dhe të bëjnë diçka vërtet të madhe dhe historike, si për popujt e vet ashtu edhe për të gjithë shtetin. Mali i Zi Pozitiv nuk është themeluar për të marrë një apo disa funksione, por është e formuar me dëshirë që vërtet të bëj diçka të mirë për këtë vend. Partitë e popujve pakicë në Qeverinë e pakicës së Partisë Pozitive e cila do të ishte e hapur për të gjithë profesionistët në këtë vend, do të ndjeheshin njëjtë si gjithë të tjerët, e për atë që do ta bënin për popullin e vet do ta falënderonin vetëm veten, e jo zot;rin e madh i cili është nën presion dhe i cili, me qëllim që të shpëtoj veten dhe partinë e vet, ju jep thërrimet nga tryeza e pistë, afër të cilës gjatë qenë të ulur e të uritur. Nëse këtë nuk e dëshirojnë, atëherë është më e drejtë mandatin të ja kthejmë qytetarëve dhe të shkohet në zgjedhje të përsëritura.

As ky tekst, as ndonjë vepër tjetër e imja, nuk është i udhëhequr me dëshirën që dikush të detyrohet të bëj diçka që nuk dëshiron apo që është në kundërshtim me ndërgjegjen e tij. Përkundrazi, dëshira që të kristalizohen gjërat, ti bien maskat dhe në bazë të kësaj, në një të ardhme, votuesit të dinë kujt t’ia japin besimin e vet. Si do që të jetë në fund, jam i sigurt që qeveria e re do të jetë më e mirë dhe më efikase se e kaluara, që do të jetë më afër interesave të qytetarëve dhe që me punën e vet do të arrijë ta përmirësoi standardin jetësor. Nëse këtë nuk arrijnë ta bëj në masë të kënaqshme, atëherë më në fund do të ndodh ajo që është e logjike: do të vijë deri tek ndërrimi demokratik i saj. Kësi lloj mundësie nuk jepet në çdo cikël zgjedhor. Historia është dëshmitare që popujt rrallë vijnë në mundësi të zgjedhin rrugën e tyre. Në liderët e partive pakicë është të vendosin a do të luajnë si kampion apo gjithmonë do të rrinë ulur në stol: pa rënë në sy dhe të lënë mas dore nga trajneri i keq! Dhe në fund, qeveria e pakicës nuk është asnjë lloj utopie, siç duan ta paraqesin ato të cilët nuk dëshirojnë të mirën për këtë vend, por vetëm për veten. Përkundrazi, utopi është të mendosh që qeveria e përbërë në mënyrë dominante nga koalicioni i deritanishëm qeverisës do të jetë ndryshe nga ky deri tani dhe që do të ndërroj sjelljen e vet, mënyrën e punës dhe marrëdhëniet me qytetarët e cilit do lloj nacionaliteti. Me sa duket festat që janë para nesh, simbolikisht mbërrijnë në momentin e duhur, të na shërbejnë të pastrojmë shpirtrat tanë dhe të mendojmë më qartë. Mjafton që do të na përkujtojnë se për atë që do të vendosim do të japim llogari para Zotit dhe para popullit. Prandaj, urime nga zemra të gjithëve që festojnë!

mr Dritan Abazoviq

 

61 Comments

  1. Ti zoteri Abazoviq ma mir njeheri ta kishe nderrua mbiemrin ne Abazi ater te na japish lekcjone ketu. Mos me thuej se ske mujt se tash disa kohe me dy dokumenta dhe ke muj me nderrua si te kishe dasht pa kurrfar konsekuencash, prandaj turp te qoft mos e besh nje gje te atidhe, ti dhe te tjeret. Po na vjen edhe dimri e tani VICAT me i pre per dimer. TUNG

    • I neruoshimi Pasqyra,nuk kisha meja vu fajin Abazoviqit aq sa zyrtarit chi ja ka dhan dokumentat me “vić” se normal asht dokumenti i falsikuom.

      • Dod mos ja fut kot. Falsifikimin e zyrtarit e kam permirsua vet ne vitin 1993 e jo tash qe asht procedur 2 minutash pa kurrfar harxhimit, problemit apo friges.

        • Poti nuk poja fus kot djal,Zyrtari nuk guxon memi dhan dokumentat n’êmën “VIĆ” ni e kam êmnin me “AJ” pa gjygj.Ni e kepa ti me “VIĆ” êmnin ater tâ dasht tana dokumentat mei trnua e ata nuk muç për dy dekika e pa harxhime.

          • Dod ti si mos tkishe jetua kurr ktu. Nuk po flasim per Gjermani por per exJugosllavi e Mal te Zi. Ne ato kohna ta kan vu mbiemnin me vic pa me dvet kan. Kur kan lind fmija kan lind pa mbiemen e zyrtart me qellim i kan regjistrua me VIC. Kepa drejt me terrnua por asht ken procedur e gjat edhe njerzit jan frigua nga pasojat me ja nis asaj pun.
            Sot e ndrron per 2 minuta pa problem

  2. Fran Lukgjuraj ka pas ba nji deklarim te famshem kur ka hy ne politik, bile ne tri gjuhe: U ktheva nga SHBA per te ndihmua Malesine e Shqiptaret…dhe u antaresua ne DPS…Dritan, sot ben nje kritike, ke te drejte, madje je shume i mire ne disa kritika e opinione…por mduket ke gabua profesionin sikur Frani do kohe…qe te besh mire per shqiptaret u bere pjese e personit qe tere jeten ka bertitur Millo Millo…ose ndoshta nuk gabove, pasi interesat personale jane aty ku eshte pushteti, ose afersia me pushtetin, kush e din…andaj kritiko diken tjeter e jo shqiptaret se nuk te takon kjo

  3. mos te merrna me Dritanin por me shkrimin i cili asht mjaft konstruktiv.

  4. sa per mbiemen kollajt, se spo shet patriotizem as kurr ska shit.. ken ka ne parti aq ma pak po me intereson.. e ka shkrua ni shkrim te cilin smund ta rrezoj kush, nuk mund te thot kush se nuk ka te drejt..

  5. Opionin me vend, mirepo faktet jane dicka tjeter; mali i zi i vogel nga teritori, por me probleme te shumta; ne shqiptaret, nder pakicat, jemi ne pozite te veshtire per shak te gjuhes, kultures teritorit etj.; shkollimi per shqiptar, sa i perket ne mal te zi, perfundon me shkolle te mesme; punsimi eshte i kufizuar vetem ne teritor ku banojn shqiptaret (nuk ka shans qe nji shqiptar te punsohet ne administrat ne kollashin); shqiptarve qe dikur u merresin ne bujqsi, me shkatrrimin e ish jugosllavise, u eshte zvoglue tregu; kete problem pakicat tjera nuk e kane se te gjith flasin te njejten gjuh

  6. vazhdim – lista eshte shum e gjate dhe nuk do ti numroj te gjith problemet, por fatkeqsisht kjo list problemesh me zgjedhjet e reja nuk to te zvoglohet e sidomos kur ne parlament do te kemi ma pak deputet..tung!

  7. hiqnju ju autorit por merrnju me shkrimin.
    gjysen e malsis e kem me viq e sigurisht edhe ktu kem sish mjaft, bile nga ata qe e mbajn vetin patriot. dritani nuk e mban vetin patriot as nuk po shet patriotizem por nga shkrimi i tij mund te mesohet. autori mund tjete edhe rus apo kinez por shiko nese mundesh dicka me mesua nga ai liber e jo biografia e autorit

  8. Sumarum dhe Sokol, ju mundeni me fol sa te doni por me ja rsyetua ate mbiemer skeni te drejt, jam i sigurt se ju ase njani ase tjetri si keni mbiemrat me VIQ prandaj une spo e gervishti se po i them, ndoshta edhe aje ja ven gishtin kokes dhe edhe kur ti shof keto komente i shkon mendja dhe e nderron nje dit. Kaq pata per ket, kurse komenti esht i mir, por me cua ne Shqiperi dhe Kosov me ate mbiemer ska kuptim. Pse aje si intelektual mos me nderrua, e cka te presish prej katundareve te pashkoll, kur bajn shkollaret keshtu. TUNG

  9. as ne fund te mendjes nuk e kam me i arsyetua mbiemrin.
    shkrimin e tij e lexoj sikur te ishte ai psh gjerman apo anglez, pra nuk e kqyri lapsin por shkrimin.
    analiza asht e mir e sa per Dritanin skam cka me than, rruga e tij kosmopolitane

  10. Ma mire me Dritonin sesa me Djukanovic,
    Qe u asimiloj, torturoje dhe ju rrasi me gisht.

    Ku ini patriotat e Malesise. Po cka nuk ju ka premtua gjer tani Djukani.
    Paski patur deshire te largohet Ferhat Dinosha.
    Mbanja nga nje fotografi ne shtepi. Ne ved te Njegoshit.
    Prej ketyre as nuk kemi pritur me shume

  11. Nje artikull mjaft i mire, si cdo here edhe kete here Dritani po tregon nje nivel te larte. Eshte nje nga te rinjet shqiptar i cili asnje here nuk e ka mohuar kombesine e vet edhe pse mund te themi se eshte nje nder politikanet e rinje me populist ne Mal te Zi. I vetmi gabim eshte se analizat e tija nuk i bene edhe ne shqip, ndoshta nuk ka kohe, ama duhet ta gjej.
    Mbiemrin duhet ta ndryshoj, edhe pse Frani asht lulgjuraj, nikolla gegaj, luigj shkreli etj etj, por nje artikull i ktije djalit vlen sa krejt kariera politike e ktyre qe permenda.

  12. Pasqyra e ngjarjeve, trego pak nivel ne komentet tua, ai ne kete artikull foli per nje realitet shume te qarte. Ti mund te kesh me siguri edhe tjera kritika per te, psh qethet shume rrall, apo kostumin e vesh disa numra me te medhenj, por ky nuk eshte nivel, komento per temen ne fjale, nqs nuk je dakord me te jep sugjerime dhe idet tua, apo ndoshta kjo qe thote ky shkon ndesh me pikpamjet dhe interesat politike te subjektit qe ti perkrah. Komentet ne malesia.org nuk jane te detyrueshme, keshtu qe nuk eshte e detyrueshme cdo here te komentosh. Kjo shkon ne favorin tende, se dukesh me i arsyeshe

  13. Dritan Abazoviq me kete doreshkrim te gjere i paske dhene nje diagnoze arguementuese ngjarjeve zgjedhore te “Frymoreve” pakica qe jetojne ne Mal te Zi,pjestar i se ciles je edhe ti.
    Edhe ne baze te paraqitjes tuaj me keto shkrime shihet qarte se pushteti me partine e vete mban frejt e pakicave dhe Shqiptareve Autokton ne keto treva qe ti si”Analist”nuk po i paraqet si te tille ne ankesat e pakicave
    Z. Abazoviq do te me duhej ta pranoj se paske nje diapazant te gjere sikurse skena qe keni pas,do te kishte dicka pozitivno(pozitive) per ty dhe bashkombasit e tu partiak qe paskeni aterrue…

  14. ketu.Pozitivna Crna Gora nuk u krijue qe te ndihmoj shqiptaret”Pakica” por ti shkaperderdhe ata edhe me zi,armiku gjithmone rrine me kandare ne dore,cpesh here neve nuk e verejme se po peshohemi ne te.
    Nuk e di a je ti ni nder keta por nje fjale e urte thote “Mos ma shiqo hunden po ma shiqo punen”,keshtu po dukesh ne keto foto-shkrime, kurse emri dhe mbiemri yte po kacafyten dhe luftojne me pushke ne faqe njeri tjetrin,dashte Zoti qe fiton Dritani dhe te ben me kurajo ta ruash mbiemrin Abazi qe e meriton.
    Shqiptaret nen Mal te Zi kane nevoje per kuadra te reja qe te Zotojne TROJET TONA

  15. Trajtesa e ketij politologu mu duket mjafte ne nivel dhe e thuket pa marre parasysh a eshte ai autori apo dikush tjeter. Nje gje me intereson te dije: cka e shtyri ate te futet ne levizjen “Mali i Zi Pozitiv” dhe cfare dobie mund ti sjelle me kete gje popullit te vet? Pse gjuhen malazeze (nese ka gjuhe te tille) e flet me rrjedhshem se sa gjuhen e nenes (pra gjuhen shqipe)? Mosangazhimi i tij ne nje parti shqiptare eshte indikacion se karieren e tij poltike don ta avancon ne nje parti joshqiptare.

  16. O zoteri pse nuk po ja komentoni pak ato te dy shkronjat para emrit por, ato
    mbas mbiemrit.
    Sa interesant qe jemi, krejt problemi keka te aj viq,
    Sa te gatshem jem me perul ate tjetrin!e per chka?
    Problemi kenka pse e din gjuhen serbe mir!
    Per disa tjere eshte se nuk din, e si me na prezentua e se din gjuhen
    O sa shqiptar jane tue me humb gjuhen shqipe,por jo ne malsi,
    E pra te gjith ne qe ketu duem me e rregullua gjoja”cheshtjen kombetare”
    Nuk e kem ket titull qe ky e ka,ndoshta dikush as qe din se chka dote thot MR

  17. Partia ne te cilen Dritani eshte nder themeluesit eshte parti me njerez te ri si nga mosha ashtu dhe nga pjesmarrja ne politike. Se si do te ishte ose si do te dalin kjo parti ne te ardhmen nuk e di por kta jan paraqit si parti qytetare pa doza kombtare e cila do te punojn per te miren e tgjith qytetarve. Taman me than kosmopolitan. Ka parti te tilla ne perendim.
    A do te ishin kta ne te vertet te till nuk dihet por kshtu u paraqiten.
    Se Dritani eshte i tille kjo eshte e sigurte se perndryshe ose kishte shkua te DPS (“qytetare” malazeze) ose te partit shqiptare (nacionale)

  18. kur te ket Dritan Abazi,munet me fol per shqiptar,e me than se asht shqiptar.
    Shqiptari nuk ka “VIÇA”

  19. Per ty SKANEVOJ
    Po mbiemri KRASNIQ E MURIQ NE KOSOV chka jan?

    • sipas tejet ,pra duhet me e konvertua ne fen e tparve per me ba shqiptar Origjinal ? është e vertet se emri qemal është emer turk,por ishin rrethanat e till,pastaj edhe feja ndikoj shumë!
      Tek AbazoVIÇI kem tjeter ceshtje.
      mbiemer Turk +.VIÇ ( prapashtes) cka i bjen me ken ky ?
      BOSHNJAK!
      Si këta qe i kemi ne Tuz,Rozhajë,Plavë etj…

  20. O SKANEVOJ
    Mbiemri Qemali nuk ka lidhje me gjuhen shqipe ,as me shqiptar ,por ISMAIL QEMALI KRYEMINISTRI I PAR I SHTETIT SHQIPTAR! JOQE SE KA PAS MBIEMRIN SHQIPTAR !POR SE KA DIT GJUHEN SHQIPE AS TA FLAS AS TA SHKRUAJ E ESHTE NJE NDER FYTYRAT ME TE SHENDRITURA TE KOMBIT.
    E pra prej chfar pozitash i themi ne keti intelektualit ta ndrroj miemrin?
    A thua ABAZI kanka me Shqiptare Abazoviqi?

  21. tashti tjem real, mbiemri me viq nuk eshte per levdate dhe nuk mund tmerret pozitive. kshtu e kem edhe gjysmen e malesise per fat tkeq.
    por nga ky shkrim mund te mesohet dhe ajo asht cka ne duhet te shikjojm

  22. A e din dikush te me tregojn se sa vota ju dhan shqiptaret ketyre te partis se re POZITIVNA CRNA GORA, qe jan dy shqiptar ne kryesi te saj njani esht V****l C***j dhe tjetri esht ky djaloshi Abazovic.Pa te keqe seriozisht se kuptoj se cfar te miret mujn kta me i sjedh ceshtjes shqiptare permes kesaj partie. Une se besoj se as keta do te jen me te mir per ne shqiptareve. Se di arsyen pse, ,,,,noshta jam gabim une jam plak e si kuptoj ma gjerat.

  23. pozitivna ne komun te ulqinit pati 600 vota. por nuk mund te thohet se as ato jan krejt nga shqiptart. pas gjaset gjysen i kan nga shkijet

  24. Pasqyra e ngjarjeve, po gati te gjithe jane shqiptare por nuk dine ma me fol shqip, per ata ja kan qit emnin Pozitivna Crna Gora, kta program te vetin kan me mujt malazezt me i kthye shqiptare e ne krye te kesaj levizje jan Dritan Abazoviq dhe V****l C***j, ky i funit edhe e lshoj Ameriken per at pun, e cka ka hjek aj atje per ket dit, shum i ka prit malazezt me L…. Gj…. ,bela i kthehen edhe do shok te ti prej Detroitit e me nim tzotit po e bajm Podgoricen Kryeqytet te Shqiptaris

  25. Besa mir kite me ken me marr Podgoricen dhe me ba kryeqytet te Shqipnis dhe me u bashkua trojet deri te guri i kuq pse jo sdo te ishte keq. Megjithat hiqy atyre provokimeve por pyetja ishte vertet a kan marr vota nga votuesit shqiptar kjo parti e re PER MALIN E ZI POZITIV, ose si po i thon POZITIVNA CRNA GORA qe sapo u formua 3 ose 4 muej ma par dhe mori 7 deputet. Kjo nuk me duket se ka pas shtrirje ne rrafshin shqiptar, pra ska pas dege ne Tuz apo Ulqin dhe Rozhaj, Kraj, Anamalit, Plav e Guci .. etjera. Sa e fort mund te behet kjo parti apo cfar ndikimit do te ket ne jeten politike malazeze

  26. besa jekjo parti asht kacavjerrci i Millit…a po e shihni se cfare kushtesh i ka vu opozites tjeter per me formua pushtetin n Nikshiq???? Pajoviqi dikur bertitte MILLO, edhe V.C. kjate per komunistat e Markoviqit bashk me do tjer shok, tash Dritani ka hi n ket loj se te shqiptart e me ta, ska pas cka lyp e aj e ka dijt mir kta. N DPS nuk asht ken i pershtatshem sepse gjithmon DPSit i duhet dikush me trumullua popullin e mej marr do vota te atyne qe skan pas plan me dal n zgjedhje ater me i perdor si t dojn ata e si te ken nevojen. V.C. vec i nimon se ska tjeter rrol vec me perca shqiptart..

  27. dikur Narodna Stranka paraqitej si parti nacionale serbe!!! pas disa vitesh Novak Kilibarda-udheheqesi i saj e pranoi publikisht se kete parti e kishte themelua UDBja me qellim percarjen e elektoratit serb, ndersa sot Novaku paraqitet si nje nder malazezet m te medhenj….kshtu mund te ndodhe edhe me kta PIONA te DPS qe jane dale sot ne skene me qellim te realizojne detyren qe u asht dhane nga NALT….e per ket pune paguhen mire, bela edhe ma mire se F** e A********t….shihna n zgjedhje tjera….e mua mju than t verteten VICAT sem pengojn aspak…

  28. Po mir per ju pasha zotin ti po thua esht formua per baraz peshim te parlamentit ne favorin e Millit apo jo. Po pse dreqin spo hyjn ateher ne kualicjon me te, apo esht loj edhe kjo pune.

  29. pikrisht ajo qe nuk futen tash me Millin dmth mund tjete potez politik.
    kan me u fut kur tjen nevoja.
    ata jan aty qe ne rast se nje pjes e votuesve te dps jan tpa knaqun ater te shkojn te partia tjeter promslazeze-qytetare e mos tshkojn ne partit proserbe…
    sa loja luhet sot per me u fut ne loj sot 10 vjet bela

  30. O Dritan o sa problemet na i qite, me ket mbiemer.
    Chka i ka then ,,,,,,, ,,,,, gruoja hiqu plako punve te huoja .
    Chdo gje ne rregull ,ama njato te tri shkronjat e fundit gazep.
    Obobo sa nami.
    O sa malsor jane me ate viq o sa malsor i kane amerikanizua emrat ne pasaporta amerikane, e chfar arsyetmesh japin!

  31. Koleco, po besa shum sish jan atje ne Amerik por edhe kha te na me ata dreq vicash, por edhe i gja tjeter nuk asht problem i math se jan kshtu se vet na i kan vu kshtu por problemi ma i math asht se nuk trypnohemi aspak me dal me ket emer por me krenari e vem viiqin mrapa.
    A doni me dit edhe dic tjeter tan shpiunat e Malsise dhe Diaspors nuk jan me VIQA po me AJ.
    Kshtu i kem na punt per dreq, specialista mja rras vetit.

  32. KRAJA
    Mbiemri per mendimin tim nuk eshte kurrfar piknisjet per ne jet,sidomos kur trashigohet.
    I ndieri dhe i shum vuajturi kardinali shqiptar MIKEL KOLIQI (KOLAJ) i cili vuajti ne burgjet shqiptare rreth 30 viteve jo nga ata me mbiemer me viq ,por nga ata me mbiemra shqiptar.
    Pra ky as nje here nuk e ndrroj mbiemrin ne Kolaj,qe dikur e kishte,por barabar vdiq i madh.

  33. A din kush,pas g’jaset,sa Malësor i kan trnua fiset me VIĆ?Po a dvet kush sa êmna,jo fise,ka sot Malësija Malësorçe Abazoviqit ni ja ka trrnua baba me gjygj, nuk ka çka me bâ,veç me shkua ën gjygj e me trrnua fisin.Ni e ka ën libër t’lindjes Abazaj ater asht Abazoviq falsifikat.Për punat e koalicionit partive Shqiptare me Millin, ni ja kan prêmtua popullit para xgijedhjet, se nuk hîjn ën koalicion me Millin, ater ni hîshin jân tradhtart e popullit çi i kan xgijedh e kamei dënua populli si UDSH-in.

  34. Dod a jan tradhtar tan ata ci te hin ne koalicion me Millin?
    Sa per malsor chi e kan me VIQ ata mujn me ndrrue sa here te duen por asht shtir me i terrnue me ken kunra shkieve e mos me u fut me Millin si Fran Lulgjuraj, Nikolle Gegaj, Ferhat Dinosha, Rrok Gjolaj, Luigj Shkrelja e tier, a po e sheh more Dod Gjeka tan i kem me AJ e kurrnja si kem me Ulqin as me Malsi e vet te vet. Mfal se nuk i pemeta te dispors ci va qesin doren ktyne tonve ktu. E cka i thua ksaj ligshtie Dod Gjeka.

  35. A din pse kam dvet sa Malsor jan me vića , e besoj se nuk jan shum e çka po kûvêt sumarum se ja dasht malsorit me vû vić ato jan prrall grash. Nuk dua me hî ën sherr me kurrkan por çka asht ater me 90% Shqiptar çi kan trrnua fis e êmën.Nuk dij pse po bâjm problem për par vića se ata asht normal te na Shqiptart.A dini si thon Srbt: “nije važno ko si i šta si glavno da si Srbin. .UDSH ka tha se me kurrkan tjeter veç me Millin e poe shohim se ku asht sot UDSH-i.Për ata duhet mei kallzua popullit me kâ don pas xgijellvet,vetun ose koalicioni

    • Dod nuk kam than se malsori e ka vu mbiemnin me VIC. por kam than jau kan shkrua ashtu e ata skan ba za.
      Kur nuk e kupton lexoje 2-3 her ater bela e kupton “prralla grash ose edhe burrash” .
      Shum pak thua e edhe ma pak kupton.

  36. KOLECI pershendetje.Per mendimin ti mbiemri shqiptare eshte shume ne randesishem ne jete, po njeriu njeria mban ate mbieemer qe ka dhe i duhet te pajtohet me te.
    Mbiemri i Kardinalit te ndjere Koliqi eshte shqiptare per arsye se kishte mbrapashtesen IQI e jo IQ,pra ishte dikur mbiemer shqiptare me prapashese te sllave IQ,por keta paten fatin te jetojne ne mesin e shqiptareve dhe thirreshin nga vete ata Koliqi e jo Koliq,Kemi edhe ketu ne diaspore aktiviste shqiptare me mbiemrin Koliqi,Kjo eshte nje familje e madhe bukure e njohur qe nuk duen te bejne ndryshime ne Mbiemrin e tyre.

  37. ZotiGRECH TRIESHI
    Nuk e di sa je i njoftuam me mbiemrin KOLIQI dhe si e kane marr ket mbiemer.
    Sa per dijeni ,pota bej se mbiemri i tyre ka qene KOLAJ
    Shqiptaret ne shumicen e rastevet i ndrrojne mbiemrat ,keshtu qe jane kusheri te pare por me dy mbiemra.
    Keshtu qe per disa mund te them se per ne malsoret jane qesharak si psh
    KARAJ DHE KARIQI qe i gjene ne Shqipri
    Ket karaj e kam ndegjua para dy ose tri vitevet ne emisjonin NJERZ TE HUMBUR kurse kariqi ish politikan i PD nga durresi
    Pra dote thote se te dy keta mbiemra jane shqiptar po dhe kane nje domethanje pak sa te chuditshme ti…

  38. Keshtu paten te njejtin fate edhe Fisi i madh i Krasniqit,Keta kane trashigue kete Llagap me shekuj.
    Ky Mbiemer i vjeter u pagezua nga Kisha Serbe ne Ipeshkvine e Prizrenit qe ishte dominante ne Rrafshin e Dukagjinit ne shek. XVII.
    Fisi i Krasniqit dhe vendi apo krahina e njoftun me emrin Krasniqe ishte moti ne ze dhe kishte burra te njoftun ne historine tone Kombtare si p.sh Binak Alia me te birin Ali Binakun etj.
    Keshtu na del se ky Fis i madh u shpernda ne kater anet e Atdheut dhe ndoshta eshte fisi ma i madh Shqiptare me te njejtin Mbiemer qe i dhan Atdheut shume EMRA TE MEDHENJ.

  39. Politika gjenocidale serbosllave nga urrejtja patologjike dhe ideologjia cfarosese qe kishte ndaj populates etnike shqiptare qe ishte e gatuar mire ne kuzhinat gjakpirese te kreatoreve dikriminues Cubrilloviq, Grashanin, Rankoviq e deri te Akan, Sheshel, e Millosheviq nuk punushuan se vepruari per nje shekull duke perdore metoda me cfarosese dhe dikriminuese ndaj populates etnike shqiptare qe kishin per qellim ckombtarizim dhe asimilim te shpejte.
    Pjese e keti diskriminimi ishte politika e dhunshme me metoda asimilimi ndaj popullates shqiptare, me ndrrimin e Vendbanimeve, Qyteteve,

  40. Uuuu Grech
    Per me e sqarua i mbiemer ,ti Grech shkrua si me ba punime shkencore!

  41. Kishave etj.por ne thelb kishin qellimin e asimilimit permes mbiemrave me prapashtese sllave.

    Kemi qindra shembuj,po i ceki disa ne trevat tona nen Mal te Zi.

    Ne PLAVE-GUCI
    Shala-Shaliq-Shalanin
    Martinaj-Martinoviq
    Rexhepaga-Rexhepagiq
    Hot-Otoviq-Hotoviq

    ROZHAJE
    Daci-Daciq
    Peja-Pejanoviq
    Kola-Koliq
    Rugova-Rugovac

    ULQIN
    Shkreli-Shkrel-Shkrelja
    Gjonaj-Gjonoviq
    Markaj-Markoviq
    Curraj-Curoviq

    MALESI
    Pepaj-Pepiq
    Nikaj-Nikoviq
    Lucaj-Lucoviq
    Dukaj-Dukiq-Dukoviq

    Roli i Kishes Ortodokse Serbe me kryq e me shpate ishte asimilimi me i tmerrshem qe neper shekuj kaperdiu…

  42. Jo jo Kolec vetem deshta te them se nga shqiptaret kanpas fatin e hillurr,ashtu si edhe per KARAJT qe po thoni ju.
    Disa thone per ta se kane prejardhje turke kurse vete ata pohojne se jane shqiptare nga Mukja rrethi i Krujes.
    Artistja e njohur Italiane Rafaela Carra eshte e bija e Veprimtarit Rafael Karaj,gjat luftes se dyte botrore mbetet ne Itali dhe e njoftohet me nje Italjane’pasi martohen u lind nje vajze dhe per dashuri qe kjo kishte ndaj burrit Rafael emerton vajzen me emrin Rafaela.
    Ajo erdhi ne Shqiperi te njifet me te afermit e vete dhe tha une Rafaela Carra jam shqiptare. Tung

  43. Grech keto per Rafaellen jane gojllana ajo kurr nuk e vizitoj Krujen.
    E ema e saj rrefen se gjoja paska mbet shtatzen me nje shqiptar me emrin Refat e jo Rafaell si thue ti.
    Ajo qe vizitoj Krujen eshte artistja Ana Oksa ose Ilirjana Hoxha kjo e tha ate ne Kruj qe ti thua per Rafaellen.tung e ja kalosh mir

  44. Aj vertete e kishte emrin Refat.
    Une nuk pohova se ajo vizitue Krujen por Shqiperine.
    Rafaella Carra kishte vizitue Shqiperine dhe Miistrine e Brendshme per te marre dokumentin per Atesin e babait te saj sepse donte te kandidohej per Senatore ne Parlamentin Italian.
    Ajo pohonte se eshte me origjine Shqiptare dhe se i Ati i saje ishte Rafael Karaj nga Kruja.
    Simbas saje i Ati i ishte tregtare dhe kishte migruar ne Itali me 1931,Aj ishte burre i pashem dhe kishte martuar nenen time dhe se kishin pasur nje vajze.Nena ime ne shenje dashurie ndaj babit tim me emertoj mue me emrin Rafaella.

  45. Grecha
    Kur thue se ajo erdhi me i njoftua te afermit e vet me siguri se eshte fjala per Krujen,se ne ministrin e punvet te brenshme nuk u ka then ashtu.
    Por ok ska rendesi kjo pun aspak Grech se ne GOGELL mund te lexojm
    keso gjerash sa te duesh more.
    Tema lind temen por debata ishte per mbiemrat shqiptar,e pikerisht per Koliqi

  46. Grecha
    Kur thue me nalt ,e bija e veprimtarit ,ketu me posht e tregtarit .

  47. Po Kolec nuk e verejta fare dhe te kerkoj ndjese.
    Kaq di un per ket pune,kto ishin fjalet e gazetareve te Top Chanalit.
    Une vetem di se kjo familje e njohur e ne ze ka dhen veprimtare dhe kontribues ne Arenen Kombtare,te tille jane edhe sot sa kjo Rafaella ishte Kandidate per Senatore te Italise.Ne baze Refati ishte Veprimtar dhe Tregtare(Kto simbas mediave).
    Kaq di une per ket pune,di vetem se Karaj-t ne shek. XIX thirreshin KARAI jo KARAJ dhe shkodranet e pergojojne se jane me origjine Turke dhe kjo te jep me kuptue se ky mbiemer shume veshtire se mund ta kene origjinen Shqiptare.

  48. Sa per kolaj nuk di asgje vetem njoh disa ketu ne mergim dhe nje aktivist Mark Koliqin.
    Sa afersi gjaku kane keta me Te medhenjt Mikel dhe Ernest Koliqin une nuk e di.
    Suksese

Comments are closed.