Nënshkruhet platforma e partive të pakicave

Përfaqësuesit e Forcës për Bashkim, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Kroate nënshkruan sonte platformën e përbashkët në të cilën definohen kushtet për bisedime në formimin e shumicës parlamentare me koalicionin Mali i Zi Evropian.

Takimi në mes përfaqësuesve të këtyre subjekteve ishte privat, pa praninë e medieve.
Platforma u nënshkrua nga Nazif Cungu, Marija Vucinovic dhe Rafet Husovic.

Detajet mbi atë platformë nuk u bënë publike nga nënshkruesit e tyre.

Sipas medieve, platforma ka për bazë zgjedhjen e problemeve me të cilat perbadhën popujt pakicë në Mal të Zi, përmirësimin dhe avancimin e pozitës dhe statusit të tyre, gjendja ekonomike, sociale si dhe sferat tjera.

Nga “Forca për Bashkim” është për tu pritur se ndër kërkesat bazë duhet të jenë Komuna e Malësisë, përdorimi i simboleve kombëtare, të mirat detare etj. /Malesia.Org/
foto: Vijesti

27 Comments

    • Po atehere per cka i kan kerkua votat tona??!!
      Mir se ja chuen DPS por tash po thoni se as komunen se kerkojne,e nqs eshte ashtu atehere i pasha si UDSH edhe keta !

  1. te presim te publikohet, se bela se kan secret, mos u ngutni pa me publikua.

  2. Shqiptarët kanë një status veçant. Pse jemi duke identifikuar veten me Boshnjaket dhe Kroatët në të njëjtin nivel?

    • Toni nuk po i kupton gjerat duket. Keto 3 subjekte te popujve pakic ne MZ cdo njara i ka kerkesat e veta vec e vec, por ne nje platform te perbashket. Jan bashkuar qe si negocues tjene me ndikim (peshe) me te madh ndaj DPS.
      E tashti se si do ta shfrytezojne kete shqiptaret eshte ceshjte tjeter. Varet nga kerkesat e tyre a jane ne rend te pare kerkesat e shqiptarve apo te pozites se tyre. Nese ne rend tpar i kan interesat personale atehere po hyjn aty ku ishte UDSH dhe do te perfundojne si ata, por me shpresen se shum me shejt se UDSH. Gjeka vec e ka zevendsua UDSH dhe e pret i njejti fat.

      • Unë e kuptoj shpjegimin tuaj, megjithatë a nuk mendoni se DPS-i do të shqyrtojë peticionet shqiptare në të njëjtin nivel si ato të pakicave të tjera? Nëse është kështu, atëherë të drejtat tona janë zvogëluar. Nëse ne e konsiderojmë veten si të gjitha pakicat e Malit të Zi, atëherë identifikimi ynë si një minoritet kombëtar është i vdekur. Për vetëm ket arsye , Për këtë arsye vetëm, ne duhet të kemi afruar koalicion me një perspektivë unike (platformë) ose refuzuar pjesëmarrjen krejt.

  3. Kadalni more burra e burrnesha te Maslis, pse po guteni ashtu. Po ateher sipash jush cfar marreveshje tjeter me e randesishme mund te ket se Komunene e Malsis. Pritni pek more burra DURIM

  4. Keto jane dezinformata te atyre qe u futen ne qeveri pa asnji kusht.
    Vasel Sinishtaj eshte njeri serioz dhe i matur poashtu edhe Genci Din cka duan dhe interesat e shqiptareve ne mz do ti kerkoj si asnji tjeter. Votat u jan besuar atyre te kemi durim te presim fundin e bisedimeve.
    Por mos medoni te funti ne nji kosh “ferhatin&fatmirin” me “vaselin&gencin” dallojne si dita me naten.

    • Pse ku dallohen keta burra?
      U pa patriotizmi i tyre,Vaseli ngadale po i kthehet Cetines perseri.

  5. H20 pajtohem plotesisht dhe une ket e kam then cdo her edhe para votimeve dhe mbas votimeve. Vaseli dhe Genci si dhe Nazif Cungu skan nevoj dhe se besoj edhe ashtu se ne keto momente ta shesin interesin kombetar per ate personal, pa marr para syshe disa dezinformatave qe po shtijen disa neper keto forume. Dezinformata rregudhisht sjedhin te humburit, ata qe fitojn ka 291 vote ne Malesi, apo edhe kualicjoni tjeter me 500 vota me Gjergjushen dhe Niken,ska kuptim lini keto matrapazgjiqe se nuk i duhen keto malesis asnjeher e sidomos tani, kur duhet te jeni nje ne keto qendrime per Komun te Plot

  6. ti h2o po thua se gjeka huri pa asnje kusht? po forca me cfare kushtit hyri? a po lexon ndonje kusht nga platforma? vendimi i partive shqiptare me hy te gjitha ne qeveri eshte vendim i mire politik dhe nese dijn me perdor per popull do te dalin e mire per qytetar…voten e kena dhan, te u japim shansin de 6 muej perfaqsuesve, ata qe nuk kan votua as per force as per koslicion shqiptare, skan pse me u ze, gjitkush ka marr rezultatin e merituar…

  7. ti pasqyra ci po i njeh votat, pse spo cek sa kan marr vaseli, forca dhe nikoll camaj bashk? pse spo e cek sa vota ka marr dps ne krahasim me tan tjeret…

    • Asnje parti shqiptare vetem nuk do e kalonte cenzusin!
      Keta qe luvdohet se Vaseli ka aq e kaq vota t’ishikojne pak rezultatet!
      Duhet nje parti e re e paster shqiptare,me njerez dhe ide te reja se Vaseli e Bardhi e kane kohen per pension,por jo si keta te FDI qe i udheheq tjeter kush!

    • Gota te gjithe mund te thehen por gota e ka me se lehti. Vaselin mos e merrni per goj kot se per jekta ne Malesi asht rekorder me vota.

      • O Gote, jena lodhe me rekorde. Rekorder ishte Frani dikur, mandej Ferhati, tash Vaseli… Kjo eshte nje sfide per Vaeselin, por nese i shpenzon si ata para tij, shpejt ka me ra.

  8. Gota kush jane ata qe menon ti se mujn me ba politik pa vaselin e bardhin? E Gjergj Camaj ku e cove ?

    • Gjergj Camaj politikan ??!! Hajt pash buken mos u tall me ne 🙂

  9. per politik por edhe perkrahje te partit nacionale numer nje eshte vaseli, bardhi ska pse permendet ma, ka marua politika e tij.
    une vaselin nuk e permenda, vec thash se nuk ka pas rezultat aq te madh me vota, se ka pas kesaj her me veti votat e forces nga 2009, pra elez nikaj, votat e ld malesi pra nikoll camaj dhe as gati me afrit nr e votave nga 2009, gabimi ma i madh i vaselit ka qene qe ka prish marrveshjen me shkua kandidat i alternatives dhe me ec tan bashk ne ate rast as keta te ANB nuk kishin marr as 100 vota… por nuk duhet me u kthye mrapa, ktyne ci va kem dhan voten te u besojm…

  10. gota nuk po din ose ashtu po tkonvenon por sjan punt ashtu. tgjitha subjektet shqiptare kan psua ramje ne Malsi por Vaseli ma i pakti. Udsh gati gjys per gjys ma pak se me 2009, ashtu edhe ld-ash e cila me 2009 mori gati 50% ma shum vota se ksaj her edhe pse tash e kapas eshe pd me veti.
    vaseli ka vetem rreth 200 vota ma pak se 2009, taman aq sa kan djeg ALeanca Rinore bdjxhdjkxdjxndjkadkh

  11. nuk ka pa ketu ld-ash, ld e udhhequr nga nikoll camaj kan votua per vasel sinishtaj, kyt e dijm te gjithe. forca ne 2009 ka pas perkrye 100 vota, udhheqsi i degs forces ka qene ne list me vaselin, kjo aleanca rinore djitdfxyxydvjk ka marr votat direkt ash, kjo asht e qart nese analizo ku i kan marr votat. pra secili subjekt shqiptare ka ramje 50%, ne krahasim me 2009, por vaseli ka marr kyt phesen e ash qe ka qend me ld ne 2009 dhe nga forca dhe e ka permitsua balancin ne fund. por ma e keqja asht se perpos nja 500 te udsh i ka marr 500 edhe prej vaseli e ash kesaj here dps.

  12. fdi a cka jan keta vaselit sja kan marr as 50 vota, kjo asht e sigurt 100%. as 20% e atyne qe kan votua keta nuk e kishin votua vaselin, sepse kampanja e tyre ka qene antivasel, dhe ajo pjesa me e eger antivasel nga 2009 ka kalua te keta…
    vaseli-ash-ld-forca ne malesi kan pa 2350 vota tana bashk.
    ne 2012 vaseli-ash-ld-forca 1600 vota dhe keta fghxhi kan pa 290 vota …. pra ma pak se ne 2009 dhe te ndara ne tri kolona kesaj here… dhe te vetmen rritje ne mz dps ka ne malesi….

  13. Sipas mendimit tim si bashkesi jemi duke u marre me probleme anesore dhe aspak permbajtesore. Fatkeqsisht! Shtrohet pyetja a i eshte prezantuar korpusit zgjedhore qe i kane votua, dhe prej te cilit kane dale si legal dhe legjitim keta perfaqesues shqiptare per parlamentin malazias, ideja per lidhje te koalicionit, mbase oferta nga pala e DPS eshte tejet e qarte; eni per te bere numer me ju! pa asnje oferte konkrete!
    A thue do te kenaqen shqiptaret me kerkim te minsitrise per pakica (!) apo ndoshta ne platforme parashtrohet edhe oferta serjoze per te udhehequr ndonje ministri vitale,…

  14. Jam i bindur se Vaseli ase Genci nuk do te pranojn asnje dhoje ministrijet pa u pa qart puna e ardhmeris se shqiptareve ne ato troje.Kan aqe ndergjegje dhe burrni qe ti thon jo cfardo pozite per momentin dhe besoj edhe ate te deputetit nese qart nuk sqarohen disa pozicjone qe do te marrin qeveria malazeze ne favor te shqiptarev, sic jan Komuna e Plot,Simbolet tona Kombetare e te tjera mos ti permendi te gjitha ketu tani. Vaseli Sinishtaj esht regjur tani qe mos te pranojn asnje gje te tidhe pa kushte, edhe nese nuk i plotesohen ato, se paku malsoret do te din ta nderojn ate qe ja dhan voten…

    • Mos ij shume i sigurt Pasqyre. Pushteti eshte i embel si mjalta.

  15. Qe pra pasqyra e ngjarjeve,sot edhe publikisht e ke,Vaseli e Genci kan pranua qe ne platform as mos te permendet komuna e Tuzit.
    Si do ti justifikosh tani ?
    Turp e turp,njehere na i mueren votat tye fol kunder DPS e tani shkojne me ta,por edhe ate premtimin qe si Vaseli si Genci thane se eshte primar nuk po e mbajne,pra ska komun ne platform.Per mua ka vdek Vasel Sinishtaj se per keta te Forces kaher e dijme se cfare burrash jane !

Comments are closed.