Nderi i kombit për Malësinë e Madhe

Sipas informatave që burojnë nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti shqiptar, z. Bujar Nishani, sot nënshkroi Aktin me të cilin Malësisë, për kontributin e sakrificat e bëra në themelimin e Shtetit Shqiptar, i jepet Urdhri “Nderi i Kombit”.

Iniciativën e ndërmarrë dhe të nënshkruar nga disa intelektualë e biznesmenë shqiptarë këndej e andej kufirit (dr. Lukë Gjokaj, Nikollë Camaj, profesor, Lulash Palushaj, profesor, Shtjefen Ivezaj, etnolog, Rrok Gjelaj, këngëtar, Dedë Smakaj, biznesmen etj.), e të përkrahur nga nënprefekti i Malësisë së Madhe, z. Sytki Ndrecaj, e dorëzoi deputeti Gjokë Uldedaj.

Dekorata “Nderi i Kombit” do të jepet me 25 nëntor, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër,  ku edhe do të bëhet ceremoniali i rastit për nderë të 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Albert Camaj 

52 Comments

  1. Udheheqesit e shtetit Shqiptar duhet te jene koshient per sakrificen dhe punen e madhe qe ka bere kjo pjese e popullit Shqiptar per themelimin e shtetit. Te gjithe ata luftuan per nje Shqiperi ku te gjithe shqiptaret do te jene pjese e saj, dhe jo keshtu te coptuar. Gjithsesi iniciativa te tilla ne nje shtet normal, ku vleresohen larte kontributet per themelimin e shtetit nuk do te ishin te nevojshme. Pse duhet Luka, Nikolla, Frani, Deda, Ismaili, Luigji apo kushdo tjeter ti propozoje Presidentit te marre nje iniciative te tille. Presidenti dhe krejt udheheqesia duhet ta dij qe kjo trev…

    • meriton vleresimet me te larta.
      Por, kam nje pyetje.
      Kujt i takon ta marre kete vleresim. Kujt do te ja dorezoje Presidenti urdherin “Nderi i Kombit”, a mos ndoshta do i dorezohet ndonjerit nga iniciatoret, apo ndoshta do i dorezohet kryetarit te komunes urbane. Kjo eshte nje dilem e madhe, ndoshta edhe Presidenti eshte ne dilem se kujt duhet ti dorezohet ky vleresim!

      • E kush mendon se meriton me e marre kete dekorate, z. Leka i Madh? ke ndonje propozim, ndoshta? Thuaje, e mos pyet.

        • Une isha ne dilem zoteri, per kete arsye pyeta! Por ne te njejten dilem qenke edhe ti, por nuk po pyet, e ti qe nuk pyet me siguri din…he na thuaj?

          • Leka i madh, me falni por une nuk jam Zoteri, por Zonjushe. Se dyti, nese institucionalizohet dekorimi, s’do mend se vetem zyrtaret mund t’a pranojne. Sa po shoh, grupi i intelektualeve nuk eshte zyrtra, andaj – mbetet qe kete nder t’a kene vetem perfaqesuesit e institucioneve, kendej apo andej kufirit. fatkeqesisht, apo?

  2. Leka i Madh,” mos të jesh në dilem” se kush do ta pranojë këtë dekoratë… Dedë gjon Luli, Gjergj Daku e shumë të tjerë, që do ta pranonin këtë, sot nuk jetojnë fizikishtë, por jetojnë në mendjet e zemrat tona!! Më besë ende ka personalitete e humanistë në mesin tonë.. A do ishe dakort me mendimin tim, sikur këtë mirnjohje ta pranonte njëri nga inicuesit…
    Pra dr Lukë Gjokaj… Për të tjerët ndoshta edhe unë do isha në dilemë, por dr. Luka mendoj se e meriton si mjek humanist, si njeri…..

    • Ded Gjo’ Luli e Gjergj Daku kane vdek, e kjo dekorat i dorezohet dikuj qe eshte i gjalle. E shume jetojne ne zemrat tona, por sot nje dekorat te tille per nje vend nuk mund ta marre nje individ, as Luka as i njeri tjeter, edhe pse do kishte kene me mire. Frika ime qendron te fakti se ate lloj vleresimit do ta marre Fran Lulgjuri

    • I neruoshimi Sinqerisht hiqu Ded Gjon Lulit e Gjergj Dakut ata e kan bâ punën e vet e kan bâ punen e madhe, paçin drit, gjithmon kan me kên ën zêmra tona,por Malësija i don si Ded Gjon Lulin e Gjergj Dakun do burra t’gjall, t’sotshëm çi dijn me luftua ën paq,ën demokraci si ata t’dy e shum e shum Malësor çi kan luftua gjithon për Malësi.Malësis ite dasht pardjehit, se dje âkên tepër von për Malësi te kishim gjet at njeri.Ma kallzi jâ me guisht prej tân politikanvet ose Intelektit çi kime mujt si Ded Gjon Luli mei prî Malësis sot.Hajde te gjêjmë jektû tan bashk i Malësor çi kime mujt mei…

  3. Duhe ti falenderohemi të gjith Në qe jemi bijt dhe bujat e MALESISË SË MADHE. PRESIDENTIT SHQIPËTAR Z. BUJAJAR NISHANI. Që nënshkroi Aktin , për kontributin dhe sakrificat e bëra në themelimin e Shtetit Shqipëtar, gjaf 100 Vjetorit të Pamvarsisë. MALESISË SË MADHE i jepet Urdhi ” NDERI I
    KOMBIT” Kjo Dekoratë e ka vëndin në ndo nji institucion të MALËSISË. qe të shifet mirë se kush asht MALESIA E MADHE, Me respekt.: shtjefën ivezaj. Lekaj, MALESI E MADHE.

  4. Kjo dekorat nuk mund ti ndahet individit por institucionit. Thjesht per arsye se nuk i jepet individit por nje rajoni/krahine pra Malesise se Madhe.
    Malesia e Madhe eshte e ndame per gjyse. Andej kufirit administrohet nga Rrethi i Malesise se Madhe (District of Maleisa e Madhe) kurse ktej kufirit nga Komuna Urbane e Tuzit.
    Mendoj se dekoraten duhet ta marrin dhe te rrijn ne administraten e Rrethit te Malesise se Madhe dhe asesi ne Tuz.
    Malesia eshte nje, prandaj nuk ka lidhje se ne cilen ane te kufirit.

    • Po ky eshte shqetesimi im, se ai vleresim nuk mund ti jepet nje individi(ndoshta edhe do i jepet), por duhet ti jepet nje institucioni. Kryetarit te komunes urbane i takon, dhe ketu qendron problemi, se ai me ato probleme shendetesore, kryesisht ne tru, kam frike te ndonje incidenti. Ai kur i vjen kryetari i tij bene budallakina, jo ma kur del jasht. Ky eshte shqetesimi dhe ketu qendron problemi.

  5. O i madhi Lek
    Me 25 nendor hec ne teatrin Migjeni e do e shihesh se kuj ja japin!
    Per te dy pjeset e Malesis do te jepen.
    Me keqardhje te them se ti Lek edhe pse i madh nuk je ne list per ta marr ket dekorat ,qe me merit por edhe vones i jepet Malesis se Madhe.

    • Gjin Djali, oooo Gjin Djali. Une e bera nje pyetje i dashuri Gjin, se isha ne dilem se kush do e prenoje kete vleresim. E thjesht bera nje pyetje, kush? Me 25 ka mundesi se do jem te teatri, nuk eshte hera e pare Gjin qe shkoj ne keso manifestimesh, kam qene shume e shume here. Sa i perket listes Gjin, me siguri se po te isha ne liste para tejet do te isha. Por ketu jepet vleresimi per nje vend, jo per individ.

      • A je Dakord ti Gjen, me qene se aftesit tua perceptuese dhe niveli i inteligjences, qe dallon ne mes te gjithe komentuesve, a je dakord Gjin qe ky vleresim ti jepet kryetarit te komunes urbane Fran Lulgjuraj?Ti jepet ky vleresim institucionit me te larte ne vendin tone.
        Ky eshte shqetesimi im more Gjin, por edhe pse inteligjent ti, nuk arrin me e kuptua shqetesimin

        • Mendon se po vuaj per vleresime, se a po ma japin mua apo ty. Por lexoji e kuptoji do gjera me bukur, o Gjin djali. Mos u lodh Gjin se rritesh edhe ti.

  6. Urdheri Nderi i Kombit mund ti jepet edhe individit, edhe pas vdekjes dhe ne ket rast dekoraten e pranon individi ose pasardhesi i tij.
    Por ktu eshte fjala qe Urdheri i jepet nje krahine/rajoni dhe kte ne rrethana normale nuk mund ti takojne nje individi por institucionit me te lart pjes administrative tciles i takon ajo krahine apo rajon.

  7. Propozimi i dajes do ishte qe nje kopje te behet ne nje pllake guri dhe te vendoset ne shtepine muze DEDE GJON LULI,kurse origjinali ne komunen e tuzit(me shpres qe ne te ardhmen me komun te Tuzit te udheheqin,fryma te tjera).Ju pershendet Daja

  8. Vertete Malesia e Mdhe eshte nje tersi teritorijale padrejtesishte e ndare ne dy shtete qe ne periudha te idheta historike kan ndare pothuajse fat te njejte ne te kaluaren.Po qe se duam ta pranojme realitetin pjesa e okupuar e Malesise se Madhe qe edhe pas njeqind vjeteve po vazhdon te jetoj nen okupacionin Malazez e ka pas e dhe ka shume me veshtire te ruaj dhe kultivoj vlerat e indentitetit kombetare.Se kush do ta pranoj dhe ku do te qendroj kjo dekorate e larte dhe e merituar eshte shume lehte: Dore per dore si dy vllezer ta pranojne perfaqsuesit e dy anve te Malsise dhe…

    • Gjelosh Nika, te lutem mos shkreto. Nuk i ndahet Urdheri kesaj treve per kontributin qe jep ajo ne afirmimin e vlerave kombetare sot, por para, gjate dhe pas shpalljes se Pavaresise. Andaj, mos te perziejm “lisa e fshisa”. Me rendesi eshte se i ndahet, e jo kush e merr. Komuna Urbane, edhe nese e merr, nuk i takon asaj per merita, por sepse eshte institucioni i vetem zyrtar qe e perfaqeson treven kendej kufirit. Prezidenca e nje shteti, do te ishte qesharake me anashkalua institucionin zyrtar dhe me komunikua me grupe jo formale, sidomos kur e njeh shtetin e Malit te Zi.

      • Me fal per emrin, eshte kenaqesi te kemi edhe zonjusha ne mesin tone. Jam dakord me argumentimin tend, thjesht per shkak se mendoj se Kryetari i Komunes,ashtu si ne cdo takik kohet e fundit bene budallalliqe. Kam frike se ai vleresim nuk do te vendoset dhe nuk do te fitoje vendin e merituar ne Institucionet tona

        • I nderuar,
          Po te fali dhe po te falnd qe je kaq xhentil. Me vjen mire kur edhe ne keso debatesh, individe te caktuar e ruajn nivelin e komunikimit dhe manifestojne edukate te mire. Sa i perket Urdherit, mendoj se edhe Presidenti perpiqet me la te paberat historike te shtetit te tij ndaj copave te shkyera te troolit te vet. Fundi, kesaj i thone “shnoshja kryet me akull”. Malesia (dhe jo vetem Malesia), ka meritua perkujdesje te panderprere diplomatike dhe konkrete. Ata jane marre me vetveten dhe tani, hajt – kishe po i nderojme. Nese mbetet ne kete Urdher, asgja nuk po na duhet. Rrnosh o…

  9. mjaft me letra e jepni dicka konkrete – zhvillim te rajonit, diplomaci dhe fonde per pakicat shqiptare ne MZ, Serbi dhe Maqedoni … letra e pllakata kemi boll.

  10. Malesia e madhe e ka fituar vete kete titull, sidoqofte mirnjohje dhe respekt per presidentin qe ja njeh dhe ja vlerson ate çka Malesia e madhe e mbishkodres e ka fituar vete. Mendoj se titulli i akorduar e ka vendin ne shtepine muze te Ded Gjon Lulit.

  11. me ken luca i stanet gjall kija me than me ja dhan atit.se na tiert tan jem barabar

  12. Te nderuar vllezer shqiptare pershendetje, pak a shume ju te gjithe qenkeni te nje mendimi dhe te gjithe po gjykoni drejt, ashtu si lypet.
    Edhe une jame me ju, por edhe i fie ndryshe.
    Kjo mirenjohne do te ishte me e qelluar sikurse te dilte direkt nga nje komision qeveritar apo parlamentar enkas per shperblime te 100 vjetorit pa intervenim nga intelektualet tone.
    Malesia e Madhe meriton shume me shume se kaq prandaj edhe nese u jepen te dy kryeqendrave nuk do te ishte shperblim i tepruar.

  13. Malsoret e Malesise se Madhe bashk me intelektualet e tyre do te duhej qe te bejne nje akt dhe akcion te qelluar per kerkesen Qeverise se Shqiperise te shqyrtoj 6 Prillin kur Malsoret trima i shpallen lufte Perendorise Osmane dhe ngriten flamurin e lirise ne Deciqin Legjendar mbas gadi 500 roberie.
    Kjo dite do te duhej te quhej DITA E FLAMURIT dhe perjetsisht te futet ne Kalendarin e Festave Kombetare.
    Kete gje duhet ta beje Akademia Shqiptare dhe te perforcohet unanimisht me vote nga Parlamenti Shqipetar.
    Ky do te ishte nje shperblim i merituar per krejt Malsite e Nen Shkodres dhe Mbi…

  14. Shkodres me krejt herojt dhe deshmoret e tyre qe u flijuen per kete toke dhe flamur.
    Kete ju kan borxh Gurakuqit, Mjedeve, Fishtes,Mosit,Kacorrit,Ivanajve,Ded Gjo Lulit,Mehmet Shpendit e shume e shume Luftetareve,Patrioteve dhe Atdhetareve te ketyre aneve.
    Kete kerkoni ju INTELEKTUAL dhe dashamir te KOMBIT dhe mos kerkoni vetem dekorime qe do te vierren ne mur, qe ska ransi a do te varen andej apo kendej kufirit.

  15. E more Lek, more Lek BURRI,per chudi i madh e me u brengos kaq shpejt!

  16. Ndigo more Lek chmosin do ta bej,per me ta dhen dekorate ,sa me u fotografue me te.
    E besom se ket mundesi e kam.

  17. Gjin me kenaqesi do e prenoje kete nder, me fal se ti qenka Gjini i madh. Shihna ne Shkoder Gjin, po fotografohna, une, ti edhe Fran Lulgjuraj, nqs nuk takohna ne Shkoder atehere duhet te zyra e Franit,aty me siguri se keni lidhje me te forta ju, i dashuri Gjin.

  18. Zotni Sutki Ndrecaj eshte njeriu qe gezon respektin e gjithe Maleoreve, dhe ai eshte personi qe duhet ta marre kete dekorate ne emer te gjithe Maleise .

  19. Ndersa nese Mali i Zi i jepe merita Maleise , Ato le te merren vesh ne mes vehtes ;Frani , Ferhati , Nikolla , Eca te tjere si ata…?

  20. Jo Lek,Jo, nuk jam me

    Fran Lulgjurin
    Por presidenti Bujar Nishani,vepron si pas protokolit
    Shqiperia e njeh Malin e Zi si shtet dhe me siguri se do tja respektoj edhe institucjonet, e nje prej tyre eshte edhe komuna urbane me kryetar Fran Lulgjuraj.
    Pra seshte e chuditshme qe presidenti Nishani qe eshte nikoqir i ketij manifestimit ta ftoj perfaqsuesin e komunes urbane,per ta marr shperblimin,
    qe un e ti Lek me siguri nuk pajtohemi me ket.

    • Po atehere pse po e bene gjithe kete diskutim dhe po me kundershton, kur thelbi ishte se nuk pajtohem me faktin se ai vleresim duhet ti dorezohet nje njeriu si Fran Lulgjuraj. Se te gjithe jemi te vetedishem se cfar mendimi dhe vleresimi kane njerezit si ai per ata qe kontribuan ne themelimin e shtetit. Ai ka mundesi qe mund edhe mos ta prenoje kete vleresim, se cfar nuk presim nga keta njerez

  21. I gjith ky komentim ,e propozim,e asnje nuk kujtohet me e pyet ket djalin Camaj ,nga e ka ket informat.
    Se pari thot nga burimi i kabinetit te kryetarit e pastaj presidentit e kuj emer si jep as ne medje shqiptare seshte mue me ben te dyshoj se ka gje nga kjo.

    • Lexo komentin e Sytki Ndrecaj me poshte dhe do ta vertetosh se informata ime ishte e sakte. Prandaj pergezoje per kete iniciativ te gjithe ata qe punuan ne ket drejtim dhe qe presidenti shqiptar e perkahi dhe nenshkroi.Gjithashtu pershendes mikun tim Sytki Ndrecaj nenperfektin e Malsise se madhe. Edhe nje here urime Malesi per titullin qe do te jepet.

  22. Paj ne fund te fundit me mire ai se Franjo. Tpakten k siellje me te mire. E jo si ai, qe shfaqet si budalla ne cdo dalje publike, por jo vetem

  23. Kjo dekorat mendoj un se duhet ti jepet kryetarit te komunes se Malsi se Madhe pra prefektit te saj, dhe ata sigurisht se do ta ndanin ne vllezerit dhe motrat kendej kufirit nen Malin e Zi. Origjinali le te mbetet atje ku esht me i sigurt ne token mem, ne atedheun tone te sunduar nga shqiptaret se kendej nga malazezet dhe politikat e tyre sdim se kush do ti kontrodhojn ato. Prandaj duhet ditur se shumica e Maslisis se Madhe esht ne trojet e veta ne shtyetin ame. Ju e dini se 60% e Hotit gjindet ne shqipni, e krejt Kelmendi qe esht me shum i amdhe andej dhe ende me i populluar se te gjitha…

  24. Prandej origjinali i saj le te mbetet ne Shqipni ne prefekturen e Malsis se Madhe dhe nje kopje le tja sjedhin komunes urbane dhe kryetarit URBAN FRan Lulgjuraj, i cili do ta vjerrin ne mure dhe tja trgojn Mogoshit kur te vin dhe ta vizitojn. Prandaj mirekuptim atej kufinit jan gjanat e sigurta, kendej ka ne jan ne bisht te lepurit, dhe su dihet kohrave dhe situatave,, na falni per mendimin tim por une keshtu mendoj se esht realisht. Ata qe kan kerkua ket dekorim,megjithese une jam mendimit si dikush qe theksoj me lart se esht dashtur ata vet tu kishte ra ndermend. Sidoqofte ma mir se hic.

  25. Mja dhane zanis zotit ci ashte than mes zanis popullit, dmth kane votuam…franin naserin cungun e fatmirin

  26. Gusht per te gjall va paska pru ky Fran Lulgjuri he bajtu per hater te zotit

  27. Iniciativë e mirë kjo.Por nuk di a ka mandat presidenti i shtetit shqipëtar me dekorua edhe gjysmën e Malësisë së Madhe që gjithnjë gjindet jashtë kufirit të shtetit (në Malin e Zi)?Këto raporte apo traktate ndershtetërore i kam të pa qarta.Mandej,Z/ K Sutki Ndrecaj a është për tërë Malësin e Madhe apo për pjesën që gjendet brenda kufijve të shtetit shqiptëtar?Unë friksohem se kjo ide edhe vështirë do të realizohet duke pasur parasysh se akoma as simbolet kombëtare nuk janë lejua për pjesën e Malësisë së Madhe nën shtetin malazias.Sido qoftë urime e u bëftë si dëshirojnë inicuesit.

  28. Të nderuar vllazen e motra të Malësisë së Madhe këndej e andej kufirit shtetëror por gjithmonë të një Malësie të përbashkët tashmë ëndrra për të lartësuar në piedestalin e lavdisë treven tonë ka ardhur dhe diten e dhënies së titullit ” Nderi i Kombit ” ta festojmë së bashku. E kam për krenari që së bashku me burra e burrnesha malësorë bëmë të mundur që pa asnjë hezitim Presidenti ta marrë parasysh duke firmosur urdhërin e lartëshënuar. Ky ka qënë dhe është dëshirë e kahershme e imja dhe jam krenar që jam bir i kësaj toke të shenjtë. Rroftë Malësia e Madhe e historia e saj mijëra vjeçare.

  29. kjo esht deshir e kahmotshme e jona dhje ejuaja, dhe sigurisht e te gjithe malsoreve qe jetojn ne shtetin ame, si dhe ata qe jetojn ne trojet e veta ne mal te Zi. Kesaj here a ishte iniciativa juaj zoteri nenprefekt i Malsis se Madhe apo e dikujt tjeter, sidoqoft ideja e kujdo qe te jet esht ide e mir dhe ju lumte. Une kam ndegjuar se nje nga Diaspora nje profesor nga Trieshi i Malsis erdhi me ket propozim dhe i lumt atije, apo nese jo aje kushdo qoft qe i ra kjo ide ne koke. Megjithate urime te gjitheve dhe shpresoj se ajo esht pune ekryer, e jo si ky Mark Gjokaj qe po e ven ne dyshim ket pu

  30. Megjithate ju Sytki duhet ta dini jo se ka shum randesi, por do te ishte mir ta dim a do ja dorzojn kryetarit te bashkis se MALSIS SE MADHE, qe ju jeni edhe nenprefkt aty, apo dikujt nga komuna urbane e Tuzit ne krye me Fran Lulgjuarj qe esht urbanisti i Malsis ne Mal te Zi, dhe anetar besnik i DPS dhe i Milo Gjukanoviqit. Une mendoj se ajo duhet te ju dorezohet autoriteteve shqiptare ne shtetin ame, dhe jo punetoreve te Malit te Zi, qe ata te krenohen me te. Sikur Frani te ishte anetar i partive shqiptare, pse jo por keti DEPEISTIT si takon ta marrin ket nder nga shteti shqiptar,pra president

  31. ata qe e njohin Klementin e din a e ka shkrua ai apo vec nenshkrua.
    por shkrimi asht boll i mir

  32. Urdherin NDERI I KOMBIT, per Malesine nen Mal te Zi le ta pranojne burrat e “kombit” aty: Fran Lulgjuraj, Pater Pashku, Ferhat Dinosha, Nikolle Gegaj, Gjon Gjelaj, dhe Tuzjanet mbare se keta po na e shpetojne kombin. Sikur te paret tone te kishin kene te ketille ne sot sdo te shruanim shqip.
    Ne Hot eshte shtepia e Cunmules dhe shtepia muze e Ded Gjon Lulit aty e vetem aty e ka vendin ky urdher. Aty ju dha karakteri kombetare kesaj kryengritje qe i vuri themelet shtetit shqipetare. Besoj qe e dini prandaj zdo te elaboroj me gjate.

    HOTI

  33. I nderuari ende student Albert Camaj
    Tregoje burimin e infomacjonit nga e ke,
    Mos e len ne mjegull,
    Pse thue lexoje chka shkrue X personi , aj emer ka mundesi te jet nofk
    Per derisa nuk thirrej ne emer te dikuj ,ateher ato jane thash e theme.
    Heret tjera ki kujdes !
    Tung

  34. Mirëmbrama vllazen e motra malësor. Inisiativa për ta derguar tek Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani është marrë në rrugë zyrtare e iniciuar nga Shoqata ” Kanga e Jonë ” me drejtues z.Rrok Gjelaj, të mbështetur nga intelektual, deputet, bisnesmen të trevës së Malësisë së Madhe këndej e andej kufirit e padyshim i zyrtarizuar nga ana ime si N/Prefekt i Malësisë së Madhe. Merita për titullin ” Nderi i Kombit ” nuk na tokon ne që hodhem firmat e vulen por gjithë asaj plejade heronjsh e dëshmorësh që shkruan me gjak e sakrifica historinë e Malësisë së Madhe. Ndaj përjet mirënjohës atyre.

  35. Ndërsa titulli ” Nderi i Kombit ” do jepet nga vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani me datë 25 Nëntor 2012 në edicionin e III-të ” Ku e muer emnin Malësia e Madhe ” që do mbahet në Teatër Migjeni. Ndaj të gjithë bashkë ta meritojmë këtë titull duke qënë të bashkuar si gjyshërit e stërgjyshërit tanë e për ta festuar sa më gëzueshëm 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë e cila për ne malësorët po vjen më i respektuar se kurrë. Këtë kontakt dua ta mbyll me vargjet ” Po ku je Malësi e Madhe/ Mirë e di ke pas shumë halle/Je kreshnike je e mirë/Jam krenarë që jam yt bir…

  36. E kuptuam pra me iniciativen e shoqates” Kanga Jone”por iden per ket e ka dhan nje profesor nga Malesia e Madhe nen Mal te Zi me banim ne Detroit te Sh.B.A Lulash Palushaj, se paku keshtu e di une. Sytki un pajtohem qe ajo esht pun e shkelqyeshme kushdo qe e arriti ta realizoj ket.Mendoj se esht me mir qe ne Shqiperi te ju dorezohet Prefektit te Malis se Madhe me qender ne Koplik, dhe kopja te udhetoj ne Tuz. Mendoj se ashtu do te ndollin po le te shofim se shum shpejt do tye vertetohet kjo. Me cua ne shtepin muze te Ded Gjon Lulit esht atje nalt ne Traboin dhe ska roje e drue se po na e…

Comments are closed.