Clinton: E lumtur që ndodhem në Tiranë në ditën e parë të festimeve për 100-vjetorin

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.

“SHBA-te janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera”, tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Me heret Clinton ishte ne Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi nje takim per disa minuta me Presidentin e Republikes Bujar Nishani. Ne fund te takimit Clinton mori edhe dekoraten e Urdherit te Flamurit.

Clinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, për një vizitë disaorëshe në vendin tonë.Avioni i zonjes Clinton ka mberritur pak me vonese ne aeroport dhe kjo beri qe axhenda e sekretares te ecte me shpejtesi, duke e shkurtuar takimin me Nishani ne vetem 10 minuta.

Gazetaret ne terren flasin se Clinton ka qendruar ne Pallatin e Brigadave, vetem aq kohe sa iu desh te merrte dekoraten, te cilen me heret e ka marre edhe bashkeshorti i saj.

Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti.
Në mesditë sekretarja amerikane e Shtetit do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare.Aktualisht ne Parlament ndodhen deputete, ish-presidente, mes tyre edhe Bamir Topi, diplomate, Kryeprokurorja Ina Rama, drejtues te tjere institucionesh, sikurse edhe perfaqesues te Aleances Kuqezi. Mesohet se lista e te ftuarve eshte hartuar nga vete Ambasada Amerikane, ashtu sikurse jane percaktuar edhe vendet ku qendrojne ata ne llozhat e Kuvendit.

Pas kësaj, zonja Clinton do të ketë ndalesën e fundit në hotel Sheraton, ku do të takohet me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj. Me pas Clinton do te largohet nga Tirana drejt Zagrebit.

Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.
/top-channel.tv/