Partitë e pakicave duan udhëheqje të ministrive

Ende nuk është e qartë se cilat janë vendet që do të u takojnë partive të pakicave në qeverinë e ardhshme.

Nëse gjykojmë informatat të cilat i shkruan gazeta DN, atëherë “Forcës për Bashkim” do të i ofrohet një nga postet ministrore, ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ministria e turizmit por është përfolur edhe ministria e arsimit, gjë që nuk është aq e besueshme se mund të ndodhin.

Gjithçka është në tryezë, të gjitha opsionet janë të mundshme, pasi duhet formuar qeveri, kurse pakicat edhe kësaj herë do të jenë vendimtarët. Ndoshta do të pranojnë ofertën pa hezituar, siç bëri përfaqësuesi i “Koalicionit Shqiptar” Fatmir Gjeka, shkruan gazeta DN.

Sipas po të njëjtit burim, pikërisht Fatmir Gjeka ka dobësuar rrolin e shqiptarëve në këto bisedime, sepse ka mbështetur DPS-in pa e kushtëzuar.
Si shpërblim do të fitojë një nga vendet e këshilltarëve. Kjo është më së shumti çka do të fitojë.

Nga koalicioni “Forca për Bashkim” ende nuk kanë theksuar publikisht se cilat janë kushtet në të cilat ata do të pajtoheshin për të formuar një shumicë qeverisëse me DPS. Kreu i Forcës Genci Nimanbegu i tha gazetës DN se pritet  që partitë e pakicave sot të nënshkruajë platformën e përbashkët.

Për subjektin kroat me rëndësi është që ata të jenë pjesë e qeverisë dhe nuk kanë pretendime të caktuara.
Kurse Partia boshnjake sipas gjitha gjasave do të kërkojnë një nga postet më të rëndësishme. Sipas informatave aktuale, ata do të kërkojnë postin e zëvendës-kryeministrit, nënkryetarit të Parlamentit por edhe ministrinë e bujqësisë, shkruan në gazetën e përditshme DN. /Malesia.Org/

 

7 Comments

  1. A e shifni se sikur te kishin qen shqpitaret bashke ne keto zgjedhje me 3 ose 4 deputet do te kishin pas rastin me vu kushte, dhe biles kushte te realizueshme 100 ose me prish perberjen e qeveris. Kurse tani a shifni si vrapojn her njani e her tjetri vetmas, dhe pa u marr vesh asepak me njani tjetrin dhe keto taborre futen ne parlament si delet ne tufe.

    • plotsisht e vertet. shiko si boshnjakt me 3 deputet ne 1 subjekt jan ne pozit me kushtzua. bile me i nxan shum ngusht.
      na i kem 2 edhe ata nga 2 koalicione te ndryshme. sikur tishin spakut bashk edhe na do te ishim ne pozit me i kushtezua.

  2. Do te ishte e arsyeshme te merren vesh pak mes vedit, para se te vraponin me hy ne pushtet. Esht ma mir nganjeher edhe me nejt burrerisht dhe me kerkua te drejta per popullin e vet, pra elektoratin qe te ka zgjedhur dhe cuar ne parlament si deputeti i tyre. Besoj se Vaseli se paku nuk do te gutet kesaj rradhe, do ti masin ma mir punet megjithese esht vetem, dhe ndoshta edhe partia e tije FORCA do te hyjn ne pushtet, ateher Vaseli do te japin doreheqje ne shenj mospajtimt, sespse nuk esht shemb Rroma, dhe keshtu ne zgjedhjet e ardhshme populli do ta respektonte vendimin burreror te tije.Keshtu

  3. Keshtu aje edhe do te jau mbydhte gojen disa armiqve te tije qe thone, se Vaseli e ben gjithcka per pushtet, dhe nese poziten e Ministrit apo edhe ate te deputetit e refuzon, qe te punojn sinqersiht per komun te plot dhe te drejta per shqiptaret nen Mal te Zi, do ta trgonte veten burreror. Megjithat mbetet te shofim ne ditet qe po vin se cfar do te ndollin me keto situata.

  4. Kjo është fatkeqësia më e madhe, pra dalja,ndaras në katër kolona e shqiptarëve. Sikur të kishin qenë bashkë do të ishin faktor vendimtar në formimin e qeverisë. Mirëpo problemi qëndron tek kolltuku.. Pra të gjithë duan poste të rehatshme për vete dhe të afermit e tyre. Por, sidoqoftë, le tua japim rastin e të shohin se çka do bëjnë për të mirën e pergjithshme të shqiptarëve!!!

  5. Pse merreni me Vaselin te gjithe nuk e kam te qarte? E cka mendoni ju per Fatmir Gjeken qe se bashku me Gjergjushen e Niken (servilet e pushtetit) qe kan marr 3800 vota shqiptare ne MZ, nese i ofrohet posti i ministrit a do ta refuzonin ? Po Angjellkoviqi cka menoni a do ta refuzonte nje post te tille?

    Vaseli ne te kaluaren vetem se ka refuzua nje here kete post edhe shume poste tjera, kshtu ci kesaj here mendoj qe edhe nese e rezuzon nuk eshte gje per tu cudit, por edhe nese e pranon do ta bej per nje qellim shume te forte edhe ne marrveshje me kshilltaret e tij politik.

  6. Vetem nese e don nevoja e madhore e kombit. Une pajtohem me juve Makina e Memorjes, por po frigohem se kan me i ba presion edhe permes ambasadorit Beci e ndoshta edhe nga Kosova qe te hyjn ne kualicjon, asht si paten ber me referendumin, por tani nuk esht ajo kohe. Nese bejn ate marreveshje per Komun te Plot dhe disa te drejta te tjera duhet te jen me shkrim, se shkijet jan shkije e su besohet more burre. Ju kujtohet aje Medojeviq ne Tuz, e paten pritur si kralin edhe Vaseli me ta ne promovimin famoz, por kur erdhi puna aje pati than ska Kosov te Pavarur dhe ja lagu Vaselt dhe te gjitheve.????

Comments are closed.