Mali i Zi u pranua në Këshillin për të drejtat e njeriut të OKB-së.
Ky është një sukses për diplomacinë malazeze por njëkohësisht anëtarësimi në këtë trup të organizatës botërore do të jetë një obligim shtesë për shtetin që të avancojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi.
Mali i Zi ka për të bërë edhe shumë në këtë drejtim, sepse disa grupe të caktuara shoqërore, pakicat dhe popujt autokton gjithnjë diskriminohen edhe përkundër ligjit i cili në letër i mbron. Këtë e kanë kumtuar ish diplomatët, përfaqësuesit e zyrës së avokatit të popullit dhe OJQ-të e ndryshme të cilat veprojnë në fushën e të drejtave njerëzore.
Sipas raporteve, statistikave dhe sondazheve të ndryshme, më të diskriminuarit në Mal të Zi janë shqiptarët dhe romët. /Malesia.Org/