Përsëri tërmet

Tuz, Malësi (14 Nëntor) – Një tërmet me forcë 4.5 gradë të shkallës Rihter tronditi Malin e Zi sonte 24 minuta mbas mesnatës.

Epiqendra  ishte 5 km në perëndim të qytetit të Danilovgrad-it njoftojnë nga Enti Sizmologjik i Malit të Zi.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 18 km, që sipas sizmologëve ky tërmet ka mundur të shkaktoj dëme materiale në zonën e epiqendrës.

Rikujtojmë se tërmeti i natës së kaluar (13 Nëntor) ishte i të njëjtës forcë, 4.5 gradë të shkallës Rihter, në pothuaj të njëjtin lokacion, 3 km në jugperëndim të qytetit të Danilovgrad-it, dhe me vetëm disa minuta diferencë, 18 minuta mbas mesnatës.

Tërmeti u ndie edhe në Malësi. /Malesia.Org/