Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut

Kanë mbërritur në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut që u pritën në Rinas nga përfaqësues të familjes mbretërore dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. 

Mbreti Zog, i cili ndërroi jetë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare në Francë, do të rivarroset në atdhe pas një vendimi të qeverisë në kuadër të përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë.

Me mbërritjen e eshtrave në atdhe u hapet drita jeshile ceremonive përkatëse që do të mbahen për rastin në fjalë e që do të kulmojnë ditën e shtunë më 17 nëntor me ceremoninë e përkujtimore në Pallatin e Brigadave për të mbërritur tek rivarrosja në Mauzoleun e Familjes Mbretërore.

Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve. Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.

Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1895. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925. Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, vec postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit.

Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qendroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas clirimit.

Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve. Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I. /Top Channel/

11 Comments

  1. Kur forcat e errta fashiste sulmuan Shqiperine, ne vend te rezistences “mbreti yne” zgjedhi ate me te lehten, arratisjen duke lene Atdheun ne dore te fatit. Mori familjen e ngushte, mori edhe” pake” ar nga rezervat e shtetit dhe iku ne Greqi. Gjate ikjes la prapa gjakosjen e atdhetreve me te ndritur te kombit:Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Avni Rrustemit. Ua dhuroje armiqeve te kombit Manastirin e Kongresit te Alfabetit Shqipetar. Tani na kthet ne kete njeqind vjetor te pavaresise si fantazme qe na bratisi ne ditet me te veshtira te historise.

  2. Kur forcat fashiste zbarkuan ne shqiperi,populli shqiptar” liridashes”i priti me mirseardhje,pervech Hajro Ulqinakut qe e beri pak rezistenc.populli harroj se duhet tja bejne rojen mbretit.
    A thue u deshti qe mbreti te dorzohet ?
    Shqiptaret edhe me ket okupator u pajtuen si me te tjeret,u ben pjes e tij me ushtri te thjesht deri ne oficjera te lart.
    Sikur fashistat ta roberoshin mbretin,turpi do binte mbi popull.
    Mbreti zgjolli rrugen e duhur si ben edhe tjerat mbreteri te evropes,u largua por mbas ” chlirimit” te atdheut erdhen kriminelat komunist ne krye te shtetin ,te cilet…

  3. Kerkoshin florinin pa mbret .shqiptaret e kane obligim moral me te kerkue falje per mos kujdesjen qe tu be (mos te perdori fjal me te rend)
    Preju i qet ne token tende o lart MADHNI
    Lus zotin qe mos te na perseritet me ky lloj fatit

  4. Leka 36, ma gezofsh nofken e re. E paske marre ate te djalit te Zogut. Mos e justifiko arratin e Zogut, se ai ka mundur me organizuar mbrojtjen e Shqiperise se nga karriera ka qene ushtarak dhe ne vitin 1922 ka luftuar kunder italianeve. Pse te tjeret i luftuan italianet fashisht e nuk u kapen. Ti jusifikon vrasjet e tija si Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinen, etj. Per nga ana e trajtimit te historise qenke medioker.

  5. Luani i Dyte
    Me siguri te gjith Enveristat mendojn si ti, edhe pasardhesit e tij ne Tiran e bojkotuan sot ceremonin e rivarrimit te tij.
    Nofka ime e ka nje domethanje njerzore,kurse kjo e jotja i takon botes sh….. Edhe e eger ,sigurisht me arsye
    Kurse vlersimi yt qe me bere sme lodh fare kur e shoh se nga me vjen

  6. Shqipetart e shkrete ne ato dit para se ti okuponte Italija, protestuen rrugve Tiranes tye lyp buk e arm. Por mbreti, me vesh ne “tul” festonte lindjen e djalit dha as nuk delte bare t’u flas apo tu premtoji gja, se sa me i organizue pe rezistence, jo se jo. E si mos ta pranojshi atehere Italine apo edhe djallin e mallkue tue besue se ka me kene ma i mire se mbreti i tyre. Mirpo aj, me “ngarkesen” e tij te “lehte” iku per ne vend te sigurte tue lane popullin e vete ne “goje te ujkut” Aj tash nuk jeton ma dhe ndoshta nuk asht mire me fole, por ky asht nje realitet i hillur

  7. Te merresh ne trajtimin e ceshtjeve historike me ata qe as drejtshkrimin e gjuhes qe flasin nuk e dine, do te thoshte Kadare, eshte bjerrakotesi. Ata qe mbrojne ne menyre te verber deshtimet zogolliane, ose jane miop ose e kane tradhetine ne shpirt. E verteta eshte se Zogu u arratis pasi mori arin e vendit, duke lene Shqiperine ashtu si nena e keqe braktise femine e vet. Kur u martua me hungarezen tha se nuk mori nje femer shqiptare se te gjitha jane motrat e tija. Kur Shqiperia u slmua nga fashistet italiane, ai nuk u brengos per motrat por as per vellezerit shqiptare.

  8. ni historian shkruante se zogu ne dijeni se nuk mund te shpetonte nga okupimi italian dhe ne dijeni se do te vritet dhe pasuria e shqipnis do te plackitet vendosi te lshoj shqipnin e nga jasht te riorganizohet per clirimin e shqipnis. aj pati edhe qeverin ne egzil. nuk gjeti perkrahje tmjaftueshme dhe pas luftes komunistat nuk e lejuen te kthehet. ky sqarim boll i besueshem. zogu nuk kishte qellim te tradhtoj shqipnin por rrethanat ja goditen punen dhe duel sikur tkite at qellim

  9. O Martin burri, kupto mire cka te thote daja: kur pushtohet vendi, per te clirua ate, nuk delet jashte, por dilet ne male, se zotit shyqyr male ka boll, dhe behet lufta gerile dhe mbare popullesia e vendit e kishte perkrahe dhe ndihmuar. Synimi i tij nuk ishte lufta se ishte shite kahmoti tek italianet. Nje malsor yni, Mul Delia ashtu si Mujo Ulqinaku dhe Abaz Kupi, zbarkimin e ushtrise se Musolinit ne brigjet tona, i priten me mitroloza ne dore dhe luftuan heroikisht. Mujo Ulqinaku ra deshmor emri i te cilit do te mbetet i pavdeshem ne historine e popullit tone. Edhe ai mund te ikte…

  10. nga historia mesojme disa gjera n lillje me “mbretin” Zog;
    1…Zogu nuk ishte mbret asnjehere-ai u veteshpall mbret
    2…per te arritur ku arriti ai perdori delegatet e Kosoves-Kosova asokohe ishte pjese e Jugosllavise e jo e Shqiperise-keshtuqe titulli Mbret ishte titull i vendosur ne asamblene kombetare me tradheti
    3…ishte vrastare sikurse Enveri-zhduki pesonalitetet me te shquara dhe luftaret me te medhenj te kombit-te gjithe demokrate….
    beri edhe disa te mira:
    1….unifikoi shtetin shqiptar si asnjehere deri ne ate kohe
    2…beri disa reforma shume te rendesishme

  11. 3…iku-zgjodhi rrugen e vetme qe i kishte mbetur
    4…ari qe thuhet se u vodh-nuk u vodh, por u muar si pasuri e shtetit shqiptar te cilen fillimisht e perdori per pagesen e administrates se mbreterise ne mergim dhe per organizimin e pushtetit komunist pas lufte e pjesen tjeter per nvojat e familjes mbreterore….
    BASHKEPUNOI GJATE GJITHE JETES, EDHE PAS ARRATISJES, ME BEOGRADIN-ISHTE SPIUN JUGOSLLAV…
    ….ne fund per mendimin tim edhe dreqi ja rroft vorrin e arkivolin…

Comments are closed.