Kush kishte ma shumë vlerë per lirinë e atdheut, “Besë-Lidhja e Malësisë…” apo “Lufta Nac.-Çl.”?

Kapiten Gjelosh Luli (1908 – 1946) Foto Marubi, Shkoder 1941.
Kapiten Gjelosh Luli (1908 – 1946) Foto Marubi, Shkoder 1941.

Nga Fritz RADOVANI:

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Kur “historianët” do të shkruejnë të vërtetën, që Rinia Shqiptare me e mësue “até”?!

Sa do të më pelqente sikur “prof. dr. e akademikët” me e dijtë këte emen, kush ishte kjo “Besë – Lidhja e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës”, kush e krijoi dhe pse u krijue, apo cili ishte qellimi i Saj Atdhetar?! Nuk dij a e kanë lexue ndonjëherë Programin e Saj!!

Prej vitit 1941 krahinat Veri – Perëndimore të Shkodres, tue fillue prej Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, ishin të lira nga jugosllavët dhe malazezët, mbas sa luftave per Lirinë e Tyne, dhe shpejt ishte e lirë edhe Kosova e Maqedonia, deri poshtë ku kishin hy forcat gjermane, që kërkonin shkëputjen e Trojeve Shqiptare nga zgjedha sllave. Menjëherë ndër ato krahina u hapen 120 shkollat shqipe me 250 mësues nga ministri Ernest Koliqi dhe qeverisjet lokale të tyne ishin nga Shqiptarët, të cilët filluen edhe organizimin e policisë dhe administrimin e vendit.

Kur ushtria naziste filloi terheqjen nga Ballkani me humbjen e luftës, ndihej nevoja e organizimit ushtarak ndër ato krahina për me mujtë me sigurue “Lirinë” e Tyne, e cila jo vetem do të rrezikohej, por pritej edhe përdhosja e Tyne nga forcat komuniste jugosllave të Titos, i cili kërkonte edhe njëherë aneksimin e tyne në vathen e vjetër sllave, por këte herë i ndihmuem nga forcat ushtarake sovjetike dhe nga komunistët shqiptarë, që ndihmoheshin materialisht nga forcat ushtarake të Aleatëve. Nga fundi i vitit 1943 forcat nacionaliste shqiptare “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” dhe Indipendentët, luftoheshin haptas nga forcat komuniste “partizane” të drejtueme prej agjentëve jugosllavë, që kryesoheshin gjoja nga Enver Hoxha, që tashti kishte shpalosë haptas flamurin e tradhëtisë, me luften civile në Shqipninë e Jugut…dhe pritej që Shqipnia Europjane t’ ishte tansisht nën pushtimin bolshevik komunist të Titos. Me këte vepër tradhëtije pajtohej edhe blloku i Aleatëve, nen parullen e “Konfederatës Jugosllave”; i cili ndihmonte me të gjitha mjetet financiare dhe materiale “nacional – çlirimtarët” e bllokut komunist të Stalinit.

Me daten 23 Shtator 1943, kapiten Gjelosh Luli, major Mul Bajraktari, major Dodë Nikolla (Ivezaj), kapiten Llesh Marashi, të mbledhun per me shpëtue Atdheun nga një robni e ré që po kercnonte krahinat e Shqipnisë së Veriut të porsalirueme nga sllavët dhe italianët, që po administroheshin nga Shqiptarët, kur gjermanët ishin në terheqje, Këta Burra, në një mirëkuptim të plotë edhe me krenët e vendit, të gjithë bashkë, formuene “Besë – Lidhjen e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës”, e cila kishte si pikësynim kryesor: 1. Mbrojtja e Kufijëve të sotëm të Shtetit Shqiptar…2. Qetësia e mbrendëshme në krahinat Shqiptare…dhe një Program të plotë, që perputhej me interesat kombtare të Lirisë, Pavarsisë dhe të zhvillimit e përparimit të Tyne me kahun e pikpamjet Europjane – Perëndimore. 

Të nisun edhe nga sakrificat e Familjes së Atdhetarit Dedë Gjo’ Lulit në vitin 1911, trashigimtarit të Gjakut të Tij, po edhe pasues i divoçem per nga Atdhetaria, kapiten Gjelosh Lulit nga të gjithë drejtuesit iu besue drejtimi dhe organizimi i mandejshem i Saj.

Të parët që miratuen dhe u bashkuen me këte “Besë – Lidhje të Veriut” ishin Krenët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, Triepshit, Koçës, Fundës (Luare – Ledhe) , Reçit, Lohes, Rrjollit, Koplikut, Buzë-Ujit dhe Postribës. Shumë shpejtë me ta u lidh edhe koloneli Atdhetar i Dibres Muharrem Bajraktari. Me daten 19 Dhjetor 1944, drejtuesit e Besë – Lidhjes i drejtojnë një kerkesë edhe anglezit, kolonelit Nill (Neell), që ndodhej në Veri…i cili “premton po nuk mban asnjë nga ata që premtoi.” (Dosja 1883, Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, 1998).

Të parët që iu përgjegjen Lidhjes ishin grupi i ushtarakëve ndër shpellat e Shllakut, që kryesohej nga kapiten Gjergj Vata (Cukali), Martin Sheldija, Zef Agostini, Kolë Ashiku, Zef Jakoviq, Loro Vata dhe ma vonë, organizatori i Rinisë Katolike Shkodrane, Ndoc Jakova.

U gjet perkrahja e grupit ushtarak të shpellave të Dukagjinit, ku ishin oficerat Gjon Destanisha, Pal Thani, Mark Mala, Nik Sokoli, Ndue Pali, Zef Kol Prela etj.

Në Postribë ishte Jup Kazazi, Abdullah e Nuh Kazazi, që mbeshteteshin tek Parija aty.

Pa kalue as pak muej në perkrahje të “Besë – Lidhjes së Veriut” vihet edhe Puka me të ushtarakët e njohun e trima, Mirakajt, Mirdita me major Markun dhe Lleshin e Zi Markagjoni…

Me kenë se Gjelosh Luli ishte edhe mik i At Mati Prennushit, provinçialit Françeskan të Shqipnisë, i cili kishte lëshue një urdhen të premë mbas vrasjes së At Lekë Lulit, kur bashkpunoi me Legalitetin dhe u vra tradhëtisht, Ai urdhnoi që “asnjë Klerik Katolik nuk duhet të perzihet në politikë”, në këte “Besë – Lidhje të Veriut” nuk u angazhue asnjë nga Klerikët e këtyne zonave. Por edhe pse Kleri Katolik nuk u perzi fare, Ai u godit ma keq se kushdo, tue fillue nga data 25 Mars 1945 që u pushkatue Don Ndre Zadeja dhe mbas tij, me rradhë dijetarë e Atdhetarë për 47 vjet rresht panderpremje deri tek Don Lazer Sheldija në vitin 1988, që u vra nga sigurimi komunist i yni në Amerikë, vetëm se ishte Bir besnik i Atyne trojeve të Besë – Lidhjes së Veriut.

Kur forcat komuniste të Mehmet Shehut e Koçi Xoxës, e sa e sa “gjeneralëve” halabakë, sulmuen mbas shpine Atdhetarin Prekë Cali, bashkë me forcat jugosllave që kishin pushtue Gruden, me “Besë – Lidhjen e Veriut” u bashkuen edhe çetat e Shqipnisë së mesme me Alush Lushanakun, Mark Zef Palin dhe Gjon Mark Ndojin, të cilët ruenin lidhjet e veta me “Çeten e Hekurt” të Sul Selimes në rrethinat e Tiranës. Rezistenca antikomuniste në Shqipni fillon pa mbarue Lufta e Dytë Botnore. Atdhetarët e vërtetë nuk u pajtuen kurrë me komunizmin gjakatar.

Në Shkoder asht i pari në Europë Mark Çuni, që formon organizaten antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, me anen e së ciles kerkoi pluralizmin politik dhe zgjedhje demokratike. Askush nuk mund të harrojë qëndresën heroike shqiptare të Pjetër Dedës me gruen e tij Maria (Zojzi), të Ludovik Saraçit, të Pashuk e Palë Bibë Mirakajt, të Frano Mirit, të Gjon Dodanit, të Hasan Isufit, të Marash Ndue Mirit, të Pashko Zef Hotit, të Hysen Lepenicës, të Zagoll Shenos, të Sami Lepenicës etj., po gjithmonë tue vue në fletën e parë të këtyne volumeve të qendresës heroike Shqiptarin Gjelosh Lulin e Hotit dhe të Maleve të Veriut, që nuk e bân kurrmâ Nana.

Në vitin 1999, në muejn Tetor, më ka shpjegue zonja e Nderueme Helena Luli (Mirakaj), e shoqja besnike e Gjelosh Lulit, që atë natë kur Gjeloshi do të merrte malet, mbasi u vesh me rrobat ushtarake, vuni nën koletin e xhaketes një Kryq të vogel, dhe mbasi puthi dy vajzat e veta të vogla, Klaren dhe Belen, i kishte kerkue zonjës Helena revolverin që e ruente të mbyllun me çels. Kjo ia kishte sjellë dhe Ai e kishte marrë në dorë, e kishte shikue dhe i kishte thanë: “Mos e thashtë as mos e premtoftë Zoti, që unë me këte armë me rrëzue Landen e Tij!” – dhe e kishte vue në brez, ishte perqafue me Té dhe kishte dalë nga shtëpia për mos me u kthye kurrmâ. Me daten 31 Dhjetor 1946, tek zyret e ndjekjes së Koplikut asht ekspozue vetëm koka e preme e Gjelosh Lulit, për me terrorizue Malet e Veriut dhe krahinat antikomuniste! Pothuej të gjithë Emnat e Atyne Burrave që kam përmendë ma siper janë vra e zhdukë edhe trupat e tyne, kush pa krye, kush pa kambë, kush pa sy e kush pa krahë, perfundimisht gati të gjithë janë “pa Varr”!

Po monument per Këta Atdhetarë, viktima të komunizmit a ka sot kund!?..

– Jo, “monumentet” janë per vrasësit e tyne, per kriminelët e dekoruem atëherë e sot!

“Monumentet” janë e do të jenë per “nacional – çlirimtarët” tradhëtarë e kolaboracionistë me bolshevikët sllavo – komunistë të Jugosllavisë së Titos, Rusisë terroriste staliniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit…shfarosës e barbar, me etiketen e “Revolucionit”…të cilëve u kanë sherbye dhe vazhdojnë me u sherbye me perkushtim, se i lidhë të gjithë bashkë “ideali antiatdhetar”…

Po “ideali i antarëve të parë të partisë komuniste” cili ishte?

– Sot, dimë vetëm një fakt, se pothuej të gjitha përpjekjet e Shqiptarëve për liri u shtypën me gjak, hekur, torturë, vrasje dhe tradhëti. Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant.”(Dosja 1623). Torturuesit dhe kriminelët Haxhi Lleshi, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori,  Muço Saliu, Siri Çarçani, Mestan Ujaniku, Nesti Kopali, etj., tregojnë se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha për operacionin e Veriut, ku pasonin ushtarakët Sheuqet Peçi, Gjin Marku, Rahman Perllaku, Ramiz Alia etj. “…që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e  dyshimtë dhe Parinë e vendit….” Ata partizanë që u vranë në Luften Nacional – Çlirimtare, të gjithë pa perjashtim, vrritën per një “ideal”, per “idealin” komunist: “Bijtë e Stalinit jemi né, rroftë Stalini i math, babai ynë!”…  

E dij se e kanë të veshtirë me arsyetue me trunin e tyne marksist-leninist të mykun nga “historia e PPSh” dhe parimet komuniste “prof. dr. e akademikët” e Tiranës anadollake, por duhet të tregojnë haptas se cilat ishin programet e tradhëtisë prej 8 nandorit 1941, të komunistëve të Tiranës, Permetit, Beratit, e deri tek Ramiz Alia, në 1991, në sherbim të komunizmit gjakatar?

Në 1991 Ramiz Alia thotë: “Edhe gjak do bëjmë..!”, ja “ideali” i kriminelit të 1943…!

E verteta historike asht vetem një: Komunistët anadollakë të Shqipnisë për me sigurue një kolltuk, até të Enver Hoxhës, shiten Atdheun, shiten Trojet Shqiptare, vranë e masakruen të gjithë Atdhetarët dhe inteligjencen Europjano Perëndimore, kthyen një Popull në bujkrob per me punue per terroristët e tradhëtarët, vodhen e vorfnuen vendin dhe pushtetin ua dorzuen veglave të tyne besnike, per me ua sigurue edhe mbasardhësëve pushtetin e perjetshëm…antiatdhetar!

Të gjithë antifashistët dhe “nacional – çliririmtarët” partizanë e komunistë, i kanë krye sherbimin ma të mirë shovenistëve sllavë, tue u ba kolaboracionistë e tradhëtarë të interesave tona kombtare, dhe tue ua dorzue Atdheun atyne pa kenë nevoja me “shkrepë” një pushkë, me perjashtim t’ atyne që vranë e prene qinda e mija Atdhetarë Shqiptarë.

Per komunistët tanë dhe kudo në Botë, tradhëtia e Atdheut asht sherbimi ma i madh që i bajnë bolshevizmit e internacionalizmit nderkombtar! Shembulli tipik asht Shqipnia anadollake!

Mundohen “disa” me gjetë krraba me varë “programet” e Mukjes apo te Bujanit tash nga pleqnia…e aty nga fundi kujtojnë se u ka ardhë prap koha edhe “këtyne” me u thirrë “pashallarë” …dhe askush nuk thotë të verteten historike! Mashtrojnë dhe gënjejnë edhe pse janë në gryken e vorrit…E nuk kujtohen se mbi rrasen e “mermerit” të tyne Populli Shqiptar, ka me i daltue se:

“Këtu asht edhe një tradhëtar i Shqipnisë Europjane të Gjergj Kastriotit!”.

Melbourne, 2012.

 

84 Comments

  1. Nga kendveshtrimi historik, Gjelosh Luli nuk posedon atributet e figures pozitive. Sipas kujtimeve te shkruara te Mul Delise, Gjelosh Luli u vu ne sherbim te forcave okupuese te fashisteve italiane qysh nga dite e pare te okupimit, pastaj vazhdoje bashkpunimin me forcat nazi-hitleriane dersia ata u larguan nga trojet shqiptare. Te njejten gje kane bere Dode Nikolla dhe Prenk Cali. Pa marre parasysh te cilat kane qene motivet e tyre, kur okupatori pushton vendin tend, obligimi i cdo atdhetari eshte lufta e pakompromis ndaj tij.

  2. Nga kendveshtrimi historik, Gjelosh Luli nuk posedon atributet e figures pozitive. Sipas kujtimeve te shkruara dhe te botuara te Mul Delise, Gjelosh Luli u vu ne sherbim te forcave okupuese te fashisteve italiane qysh ditet e para te okupimit te vendit. Ky bashkepunim vazhdoje edhe me naziztat gjermane. Te njejten gje bene edhe Dode Nikolla i Grudes dhe Prenk Cali i Kelmendit. Ne cdo shtet te botes ata qe bashkepunuan me nazifashitat nuk figurojne si atdhetare, perkundrazi historia i ndeshkoje si tradhtare.

  3. Ne shqiptaret kemi qendrim krejt ndryeshe: ata qe luftuen kunder nazifashizmit i shpallim tradhtar, kurse ata qe u vune ne sherbimin e tyre i konsiderojme si atdhatare. Ne kete kontekst eshte shume ironike mbajtja e fotografise se Gjelosh Lulit ne shtepine muze te Dede Gjo’ Lulit, sepse i pari bashkepunoje me okupatoret, kurse i dyti i luftoje me gjithe fuqine qe pati. Problemi me ne shqiptaret eshte se na mungon diferencimi dhe klasifikimi objektiv i historise. Akoma ne ne mbizoteron folklorizmi primitiv.

  4. E para here qe po ndigjoj te chvlersohet figura e Gjelosh Lulit e Prek Calit. Pse mos po menohet se mas fashizmit e deri ne dite te sotme u chliruem e nuk jemi nen thundren e dikuje ? E habitshme !

  5. O Gjyk, mos y chudit gje e gjit kjo drog qe tregtohet , dikush e perdor.

  6. Kesheve, po më habitë vlersimi juaj për Gjeloish Lulin, Besa fati për shqiptarët do ishte sikur gjermanet të kishin sundua edhe disa vite. Atëherë ne do ishim të gjithë në një shtet e jo kështu të ndarë e të përçarë si masë keqi… Gjelosh Luli ka qenë një atdhetar që ka luftua për bashkimin kombëtarë ejo për ideale komuniste, siç po duket se i paskeni edhe Ju në gjak end. Gjelosh Luli e ka vendin jovetëm në muzeun e Ded gjon lulit por edhe në mes të Shkodrës meriton ti ngitet një lapidar…

  7. Ky artikull dhe ky Autor duhet rrespektue dhe vleresue shume qe po siell para neve nje retrospektive te ngjarjeve te verteta qe do te duhej te ishin vitet e clirimit e jo vitet e fillimit te roberise, tradhetise dhe vrasjes se klerikeve, nacionalisteve dhe aristokracise sone shqiptare.
    Pushtimi Nazi-Fashist i Ballkanit edhe ashtu i gjeti shqipetaret te coptuar dhe ndare ne 5 shtete ashtu sikurse jemi edhe sot.
    Qellimi i Nacionalisteve dhe trimave luftetare patriot shqiptare ishte qarte clirimi i te gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimi i tyre ne nje Shqiperi Etnike dhe Demokratike

  8. Duhet tjem real se as turqia, as serbia, as mali i zi, as italia e as gjermania nuk na kanpa okupua tokat per me na krijua shtet e as me na i bashkua tokat qe i kishim jasht shtetit. Ata thjesht ishin okupues edhe pse cdo njara me qelliem te ndryshme.
    Shqiptart i kan luftua tgjith ata okupator. Disa okupator jan ken ma tkqi se tjeret, por te mir nuk kapas.
    Nese ishte gabim qe me luftua ne anen e turkut kunder shqiptarve, ashtu eshte edhe me serb-malazez-italian-gjerman. Nese ke luftua krah per krah me fashistin apo nacistin kunder shqiptarit, cka ka dallim nese …

  9. ke luftua krah per krah me turkun apo shkjaun kunder shqiptarit?
    Ne cdo okuptim mund te zbulohet nje e mir, dhe nese shkoni ne at mnyr ater tgjith okupuesit i paskem te mir.
    Nuk besoj se komandant Gjelosh Luli kishte qellim te keq, por sigurisht vetem tmir, por te gabuer.

  10. Komunistet ne at koh ishin te part qe u organizuen ne luft kunder fashistave dhe nacistave. Ata luftuan per clirimin nga okupatori. E tash cka ndodhi ma von asht tjeter bised.
    Nuk ka lidhje lufta e partizanve shqiptar me regjimin e mavonshem te Enverit. Ata nuk luftuen per shkatrrimin e shqipnis sic bani Enveri ma von por luftuan per clirimin e saj.
    Lexoni historin e analizoni gjanat pak ma thellsisht

  11. Me 1-3 gusht te viti 1943 ne Konferencen e Mukjes qe u pru vendimi qe te krijonje KOMITETIN PER SHPETIMIN E SHQIPERISE qe bashkarisht te luftojne pe clirimin dhe bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare ne nje Shqiperise Etnike.
    Enver Hoxhes dhe jugosllaveve nuk u pelqej ky vendim dhe erdhi deri te prishja e saj mbasi sllavet Milladin Popoviq Dushan Mugosha dhe S.V. Tempo diktonin dhe mbanin per frenit Kainin Sralinist Enver Hoxhen.
    Nenshkruesi komunist i dokumentit te marrveshjes se Mukjes ishte Ymer Dishnica dhe mu per kete arsye aje edhe perjashtohet nga Hoxha nga partia komuniste.

  12. Shkaba, Gjelosh Luli ka qenë njeri i shkolluar dhe shumë vizionar… Ai i ka ditë edhe qellimet e kumunistave.. Partinë komuniste në Tiranë e kanë formuar Jugosllavët dhe ai si dhe shumë nacionalistë shqiptarë i kanë ditur pasojat që po i vuajm edhe ne sot… Këto troje shqiptare që janë të ndara kanë qenë po ashtu edhe para okupimit nga italjanët dhe gjermanet, por me okupimin e tyre tokat shqiptare janë bashkua.. Pra, edhe pse pajtohem me ju se okupatori nuk vjen për me na shpetua neve, megjithatë ishin shpetimtare në rrethanat e kohës…

  13. Greche trieshi , plotësishtë pajtohem me ju… Nacionalistët shqiptarë që atëherë e kanë kuptuar hilen që po ua bënë komunizmi sllav për partis së Enverit. Ata e kanë ditur se me fitorën e tyre tokat shqiptare do të mbesin të coptuara, për këtë arsye edhe kanë bashkëpunuar edhe me dreqin por për të realizuar aspiratat e shenjta kombëtare… Nuk duhet mohuar se edhe shumë patriotë të tjerë janë mashtruar nga komunistët dhe janë radhitir përkrah tyre, por edhe ata shpejt janë zhgenjyer, por atëherë ka qenë tepër vonë…

  14. Faleminderit Shkaba! Vetem Ti me kuptove. Une nuk thash se Gjelosh Luli ishte i keq, me siguri ka qene burre i mire dhe i traditave. Une thac se u pozicionua ne anen e gabuar te historise si Mit’hat Frasheri djali i Abdyl Frasherit,Markagjonajt dhe shume te tjere.

  15. grupet zogiste, grupet nacionaliste, grupet komuniste luftuan kunder fashisteve dhe nacisteve. grupet komuniste luftuan nga fillimi i 1940 dhe vetem ne fund te 1941 u formua partia komuniste.
    si mund ta dinin?
    qemali erdhi me ndikimin austriak, zogu me ndikim serb, noli me ndikim rus, hoxha me ndikimin serb . tgjith erdhen me ndikim te dikujt, edhe kta te sodit.
    komunistat ishin rryma kryesore e luftes kunder fashistave dhe nacionalistave. cka u ba ma vone asht tjeter ceshtje.

  16. Ne Malesine e Madhe ne Fundna dhe Koje me 12 Nentor 1443 forcat antikomuniste clirimtare shqiptare bene nje lufte te pergjakshime kunder cetnikeve dhe komunisteve malazez, bashk me Kojas ne ndihme erdhen edhe forca te tjera vullnetare nga e gjithe Malesia.
    Kryorganizatori ishte Major Dod Nikolla krahe i djathte i Kapidan Dr.Gjon Marka Gjonit i cili ishte Kryetari i Rrezistences Anti Komuniste qe udheheqi dhe luftoje per shume vjete me pushke ne dore bashke me djelmt e vete deri sa ra heroikisht duke mbrojt Atdheun nga vagabandet komunistet Tito-Stalinist me 14 qerrshor te vitit 1946.

  17. Keshava, nga këndvështrimi i sotëm, këta që u pozicionuan në anën e Partis komuniste titisto-staliniste sipas teje ishin pozicionuar drejt..
    Pozicionimi i tillë fatkeqësisht na ka bërë kështu si jemi…ky është mendimi im..

  18. O zotri Pdsh, edhe rrymat nacionaliste punonin për çështjen kombëtare, besoj se edhe ato komuniste , por një gjë duhet ditur se udhëheqësia e partisë komuniste , me vetëdije të plotë, për interesa përsonale bënte pazare me tokat shqiptare … Pra Enveri u dakordua që Kosova të mbetet në Jugosllavi e kështu me radhëë Unë besoj se këtë hile të Enverit, nacionalistët e djathtë e kuptuan me kohë dhe nuk u pajtuan por e kundershtuan me të gjitha mjetet..

  19. Major Dod Nikolla,Kapiten Gjelosh Luli,Muje Deli Bajraktari,Prek Cali, Pjeter Gjok Bajraktari Llesh Marashi e shume te tjere ishin burrat e celikte qe cdo here pikesynim mvetesine e Shqiperise Etnike
    Keta Heroj te pa vdekshem nen Komanden e tyre ne Malesi te Madhe kishin jo me pake se 3000 vullnetare luftetare nga te gjitha 10 bajraqet apo Malet e Malesise se Madhe qe luftonin ne kater anet e Atdheut
    Major Doda kur kishte shkuar te clironte tokat Came atje i kishte mbet ne lufte edhe nje ushtar i tij nga Malesia Fran Mark Gjeku Lulgjuraj te cilit as sot nuk i dihet varri i tij

  20. Vet fakti te luftosh ne anen e alences Gjermani-Itali-Japoni dhe kunder Alenaces Britani-Amerike-France-Rusi etj ishte gabim.

  21. KESHEVA
    Mithat Frasheri, Dr Gjon Marka Gjoni,Kapiten Gjelosh Luli,Major Dode Nikolla,Prek Cali e shume tjere ishin ALFA dhe OMEGA e Shqiperise.Keta kryesisht u vrane nga dora kriminele Shqiptaro-Komuniste por jetojne ne VEPRA MONUMENTALE NE ZEMRA DHE HISTORI TE CDO SHQIPETARI TE KTHIJELLET
    Bashk me kta edhe shume Meshtare qe u vrane nga vete vllezrit e tyre te croditur komunist si At Leonard Tagaj,Pater Anton Harapi,Imzot Vincent Prenushi,Dom Lazer Shantoja,Dom Ndre Zadeja,DOM PJETER GRUDA ky nga KSHEVA e shume tjere qe perzemersisht ishin se bashku per Shqiperi Etnike me keta heronj

  22. Grech, nuk kuptoj ku gjejne njerzit gabime ne keto veprime heroike dhe ne sakrifica me te skajshme te ketyne herojve qe meritojne lavdatat me te mdhaja. Me thane per ta se nuk posedojne atributet e figurave pizitive, per te vetmen arsye se nuk e deshten komunizmin, nuk me duket me vend. N’se jam gabim, te me korigjoji dikush. Po kush pra ne ket rast na ishte pozitiv, simbas mendimit te zoterijve, a thue kta nen sundimin e te cilve po jetojme ?

  23. SINQERISHT
    Faleminderit edhe une cpesh pajtohem me shkrimet e tua modeste.
    Shqiptaret ne pergjithsi duhet se paku ta kuptojne se Sistemi Komunist ne Shqiperi jo vetem gjate luftes por edhe mbas saje eshte jo diktuar po udhehequr nga Komunistet Titist.
    Hoxhai kishte bere kerkesen ti bashkangjitet Jugosllavise si Republike por Kabineti special Serb e kishte pare si te rrezikshme kete ide
    Enveri i kishte ankuar Titos se Shqiperia eshte shtet i vogel dhe i varfer dhe se nuk mund te mbijetonte mbasi kishte dale e shkatrruar nga lufta,por Vukmanoviq Tempo kategorisht ishte kunder kesaj ideje

    • kjo po duket ma shum si prrall. ma nep burimin e ksaj chi po thua?

  24. Hoxha perseri kishte ankuar te Amasadori Ruse se nuk ka buxhet te mbaj ushtrine shqiptare,Tito i kishte premtuar se do te perpiqet ta fus ne Buxhetin e Ushtris Jugosllave.
    Me 1947 ne Dokumentet Sikrete Ruse simbas Ambasadorit Rus Lavrentievit Tito dhe Enveri ishin pregaditur te nenshkruajne marrveshjen qe Shqiperia te futej si Republike e 7 e Jugosllavise, ajo nuk ndolli sepse Kabineti sekret Jugosllav nuk refuzoj kete veprim nga droja se do te benin unifikimin e Kosoves e Metohise me Shqiperin.
    Keto sekrete jane ne ditarin e diplomatit Rus ne Shqiperi Cuvakin dokument nr. 106

  25. Po chuditem qe nuk ke tije ti Pdsh se Kjo “prralle” asht kene per chdo vesh.

  26. GJYKE
    Tek ne ky fenomen eshte i futur ne koken tone kahere, ne nuk e kemi mesue kete Histori ne bankat shkollore,por ashtu si e kemi ndegjue ose lexue dikun ashtu na ka mbetur ne koke.
    Po qe se nuk e mesove dikund nuk ka ka te vjen
    Ata te cilet kanpas rastin te shkollohen ne Kosove jane pake sa me te njoftuem me keto ngjarje tragjike te popullit tone,por as ata nuk e kane mesue ne bankat shkollore por nga rrethanat e ndryshme kan hase ne nje shoqeri me te avancuar kombetare se sa ishim ne.
    Ne Kosove kishte rrahje tortura dhe burgosje dhe studentet tone ishin vete deshmitare te torturave

  27. Ne Malesi p.sh sa kemi ditur per Major D.Nikollen ose per Kapiten Gj.Lulin,gati aspak,ata qe kane qene nacionaliste te pakte kane heshte nga droja se do te humbin edhe ndonje antare te familjes.
    Kurse gjeneratat e vjetra jane gjalle qe kane perjetua ngjarjet e pas luftes ne Malesi,sa vrasje,tortura burgosje ne Goli Otok gjoja se kane qene Stalinist.
    Po cfare kane dite katunaret tone te pa shkolle cka eshte Stalini por u kane imponue permes shokeve te tyre te pregaditur agjent dhe nese e ka parmend Stalinin e kane dergue ne burgje me monstrume,disa edhe femi qe as sot nuk u dihet vorri.

    • GRECHE E TRIESHI kur permendet DOD NIKOLLA IVEZAJ I BIRI I FISIT DHE BAJRAKUT TE GRUDES DHE SHUME TE TIER NUK DUHET HARRUAR AS FIGURA E MADHE KRAHU I DJATHT I DOD NIKOLL ZEFIT -VATE GJONI VATEN GOJCAJ NGA TRABOINI TE cilet mbasi u tradhtuan nga Komunistat Vran dy Xhandarmer Jugosllav dhe keshtu u arratisen Ne Shqiperi dhe Dod Nikollen me sa di un e Vrasin kurse familja e Vat Gjo Vates i vuajten 54 vite heqje lirie gjat diktatures Komuniste te atij qe as emri smeritoj ti permendet i cili me politiken qe beri e shkatrroi nji popull ne thelb duke vrare Eliten dhe Personat qe luftuan per nji Shq

      • Shqiperi tjeter pra brenda kufive qe ishin gjat sundimit Osman pra 4 vilajeteve , luftuan mirpo nuk i lan te pabeset dhe tradhtaret …

      • E verteta” .ata qe thoni ju per rastin e Major Dode Nikolls dhe te Vat Gjonit ashte e vertet dhe po e shtoj se Vata dhe Doda ishin Probatina .por nje korrigjim ktu ,kur thone se Doda u vra ,Dod Nikolla aj nuk ashte vra por aj asht smure dhe ka vdekur ne Itali.

  28. I nderuari GJYKA po ka te vine dituria tek neve kur asnje Mesues ose Arsimtar joni nuk ka guxue te shkoj ne Kishe te shohe Meshe te lutet i lire
    Per Mesuesit tone kisha ka qen Djall e jo Tempulli i Zotit
    Ndoshta ne krejt tokat e Shqiptareve nen Male te Zi nuk i ke pas 2 Mesues qe kane shkue ne kishe gjate Diktatures Komuniste edhe ata sigurisht se e kane pague me burg dhe dajak
    Ne kemi qene populli me i toturuar psigjikisht edhe pse ne rruge kemi qene frajera ne rruge
    Ne ishim qytetar te torturuar nga armiku yne shekullor dhe nga komunizmi prandaj nuk eshte e cuditshime qe jemi te tille

  29. A munet me gjet i Shqiptar qysh Gjergj Kastriotit e deri sot per lirin e Shqipnis? Po,çlirimi prej turkut edhe çlirimi prej fasistit,kudra Turkut ja ka nis Ded Gjon Luli e kudra fashistit Enver Hoxha.Sado çi tîglon keq Enver Hoxha me popullin Shqiptar e ka çlirua Shqipnin prej Fashistit çi ja ka fal mreti Italis e Gjermanit kur iku prej Atdheut.Tan bota ka luftua kudra fashizmit tye mei dimua jâri tjetrit,ater edhe Titi e Enveri i kan nimua jâri trjetrit.Maspaktit Shkoll kapa Titi por ka g’jasa âkên maimêçimi se kada me shtî edhe Shqipnin ën konfederacion me Jugoslavi.

    • Si e don Shqipnin ma t’bashkuome se ashtu.Nuk asht e sakt se nuk kada Srbija po Enveri nuk desht me Jugoslavi.Edhe diçka tjetër, mêdja ême asht se mamir kan kalua Shqiptart ën Jugoslavi se ën Shqipni te Enveri.Tite kên ashtu siç ka da Titi ,kur ka ra muri i Berlinit pova nap besën se kite dal Shqipnija e bashkuome prej Jugoslavit edhe mae xhvijelluome se asht Shqipnija sot. Belda edhe gaboj.

  30. GJYKE me fale se e zgjata pak,por cdo here kame percielle komentet e tua me kane palqye sepse me je dukt i qarte dhe i thjesht dhe besimtar i denje ne Zot.Thone se armiku kurr nuk fjen,keshtu ata na e kane godit kulacin qe jemi ne kete fare gjendje para asimilimit
    Keshtu jemi te gjithe,keshtu jane edhe lideret tone politik,dinak dhe dredhaxhi,po cfare dinakerie apo politikani mund te jemi nese sabotojme shoqrine dhe vllaznine,kend po shpetojme atehere familjen qe ne vete po e infektojme pa kurrfare besimi ne Zot
    Ndoshta Zoti i Madh na ndihmon dhe nga kjo gjendje
    Pershendetje dhe suksese

  31. Po Grech Trieshi, ater asht kene koha ashtu e nuk ka dijt populli as nuk ka guxuejt tjeterqysh. Po sot, a thue nuk kan njerzit rast me u informue ma shume se sa te qesin balt ne figurat e shkelqyera sikure herojt e naltpermendur. Te bjen terri syve kur thohet ishin ne anen e pushtuesit. Pse, chka jane keta te tashmit, a nuk jane pushtues ? A sheh pra sa i mall asht gabimi i largimit nga Kisha, sa edhe sot po i vuejm ato pasoja.

  32. Histori ma perdreq se na ska kush. Si na njerzit e thjesht ashtu edhe historjant tnjajtin njeri i pjes e pajn tradhtar e pjesa tjeter hero.
    Ismail Beg Qemali deputet i turkut, themelues i XhonTurqve pahet si burri chi krijoj shtetin. Edhe ata me urrn te Austris. Ahmet Zogu chi njara pjes e pajn si krijuesi i par i shtetit modern shqiptar edhe aj Ahmet Beg Zogollari chi me pushk te srbit e merr shtetin ne duer. Gjon MarkaGjoni deri en fyt en lidhje me srb chi edhe shpall Mirditen Republik dikush e pan hero dikush tradhtar. Fan Noli me rusin. Tana kto mrapshtina e zdin njeri me i dhan maje

  33. se cka asht e vertet. Dikush erdh en fuqi me nim te Austris, dikush srbit, dikush grekut, dikush rusit, dikush turkut e dreqit mallkuem.
    Po cka asht ater tradhtari yn malsori Sokol beg Baci? edhe ky jashtu si kta tjert me nim te malit zi edhe aj paska pa luftua per shqipni. pse dreqin malsort e kan vu me ken kryetari i komitetit tpodgorics prej ku asht ullheq kryengritja e Malsis. pse e kan vu tradhtarin en krye te komitetit?
    tan ci jan ken en pozita tmdhaja kan ardh me nim te anmiqve ater cka jan ata? Per ata Ded Gjon Luli kurr ska mujt me ardh en pozit tmadhe por vetem si ullheqs i luftave

    • Sokoli ishte me profesion GJeneral dhe dinte se cfar i nevoitet nji kryengritje e se vun se ishte as tradhtar as hero po e vun ata elita e asaj koh duke e ditur se din dhe asht i aft ta udhheq ushtarakisht dhe diplomatikisht nji kryengritje ni mendon se ka qene i ati tipit qe e klasifikon ti si mujten ta propozojn te gjith Bajraktart e Malsise madhe dhe shume intelektual Si LUIGJ GURAKUQI, Hil Mosi etj si dhe nuk e udhiqte vetem KOMITETIN SHQIPTAR TE PODGORICES PO KTU ishin te gjithe keta qe i permenda , elita e Kombit shqiptar , po te ishte aq tradhtar i Malsis pse e perpiloi MEMORANDUMIN E G

      • GRECHES APO LIBRIN E KUQ , po ti kishte bere te gjitha kto qe i beri ky dikushh tjeter ishte shpall Hero I KOmbit shqiptar vetem per at qe beri me ato 12 Pikat e Famshme qe jan ne LIBRIN E KUQ, e vertet asht se tradhtohet nga Malazezet , ama kanpas than te moshuarit UJT SHKON E ZALLI MBETET , prandaj te gjitha pozitivet duket i kaploi kjo tradhtia e Malazezve ndaj ti…

  34. por de ka met si Ded Gjon Luli. por pse mej rrit kta tjert chi me tradhti e me nima te anmiqve kan ardh en pozita e sot jan burrat e shtetit shqiptar?
    Deds as i permendore mos me ja ngrit en Tiran. Vetem munohen me ja ul meritat sa ma shum cit mujn e mos me permet aspak. Ashtu edhe per Smaj Martinin e Gruds nuk e gje kun i fjal si mos tite ken. as ky skapa pozita se mejde ska luftua me fishek thuej por ka luftua si turkun ashtu shkjaun.
    e more po na sjem askun. kaxon puna…

  35. Po Gjyke ke te drejte edhe sot po i vuajme ato pasoja dhe gjithe do ti vuajme deri sa te kthehemi udhes se Zotit.
    Ky shperblim do te vine vetem nese duem njeri tjetrin dhe Atdheun.
    Njerzit e djallzuem kane sy ne balle por nuk i verejne gjerat njesoj sikurse ata qe kane dashuri dhe kane besim ne te verteten.
    Te gjithe hejojet tone te medhenj kane besue ne Zot dhe Komb se mos te kishin besue kurr nuk do te kishin arritur te behen aq te medhenj e te krijojne nje Komb sikurse eshte Shqiperia
    Te gjithe Dietaret dhe Poetet e medhenj Shqipetare shkrimet i nisin me shprese dhe bekim te Zotit.

  36. L.K. mfal se nuk po ta ve emrin e plot.
    Se pari per me da me vlersue dikan si Tradhtare apo si Patriot duhesh ne vetvehte te krijosh nje Kandar Drejtise se pa kete nuk mundesh te gjykosh.
    E si ta beshe kete,te lidhesh njefare kontakt drejtsie me Zotin se per bese veshtire se mun ti biem fare ne fije.
    Shqiperia deri ne fillim te shek.XX ishte si HAN apo VAKTH edhe me zi e okupuar nga nje okupator me tjeter rrace e tjeter fe.Shqiptaret e tjere (perpos Malsoret e Shqiperise se Veriut qe Mvetsine e Shqiprises dhe Kanunin e Lek Dukagjinit e kishin marre me vete ne Mal) nuk ishin te lire

  37. Greche Trieshi, gjerat i kape nga bishti. Ti justifikon ata qe u bene sherbetore te nazifashizmit. Sipas teje Amerika dhe aleatet e saj paskan gabuar qe luftuan per te mund kete te keqe qe i kanosej njerzimit. Ne kete lufte te shenjte flijuan veten 49 milione . Ne saje te atij gjaku te derdhur sot bota gezon lirine. Eshte fat qe shqiparet u radhiten perkrah ketij boshti qe luftuan monstrumin nazifashist, perndryeshe ka rrezik qe sot nuk do te kishim Shqiperi. Komunistet shqipare eshte dicka tjeter qe nuk paten aftesi te benin me shume ne drejtimin e bashkimit kombetar.

  38. Dhe nuk kishin mnyra te lira organizimi per clirim
    I.Qemaili dhe H.Ppishtina lane pozitat e Deputeti dhe vendosen ti kthehen clirimit dhe lirise se Atdheut per cka dhe punuan deri ne arritje te qellimit dhe deri ne vdekje.Dr Gjon Marka Gjoni dhe Kunora e tyre 500 vjecare jane te paprekshem megjithe thermiave qe mund te kene pas pa dem ndaj popullit te vet
    Sokol Baci ishte nje personalitet kyc i Kryengritjes se Malsise qe ishte i ngarkuar per Armatim dhe municion per lufte.Ishte nder udheqsit dhe nenshkruesit kryesor te Memorandumit te Greces dhe ishte Kryetari i Komitetit te Podgorices

  39. Ta leme qe Akademia Shqiptare te peshoje kete pune.
    Ahmet Bej Zagolli eshte nje figure e madhe Shqiptare dhe kap periudhen e formimit te shtetit te pare shqiptare por si politikan mir e keq per Shqipri bani.
    Noli eshte i Madhe si letrare po jo si Politikan.
    Kurse keta te Lartepermendurit e Shqiperise qe Ne dhe i nderuari Fritz Radovani i permendem jane metvertete te pa zavendsueshim gjate periudhes se rrezistences Anti-Komuniste

  40. Mesuese,arsimetare e klerike,te gjithe kane marre rrogat e Titos.Skllaverimi te degradon deri ne ate shkalle sa te bene ta dashurosh ate.Lufta na.cli.nuk u ba per fe as per atdhe.Parulla ishte;- me fitore,do ket shoqeri pa klasa,do te zhduket armatimi dhe do te shperbehet familja,me punue si mbas mundesise e me marre si mbas nevojes,te gjithe do te hame me luge arit,s’do kete famile,prandaj partizanet edhe kendoshin;
    Ova djeca posle rata,neqe znati ko je tata,
    ili Serbin ili Njemac ili Ruski artilerac!

  41. Vërtetë historia jonë, me të drejtë na duket shpeshherë e ndërlikuar siç jemi edhe të tillë.. REdhe nacionalistët tanë të lenë përshtypjen se janë pozicionuar jo drejt… Dikush me grekun, kush me turkun, me serbin, me rusin me gjermanin me dreqin e me të birin.. Por një gje duhet ta kemi të qartë…Të gjithë nuk kanë pasur të njëjtat qendrime. Ata që janë pozicionuar në anen e “anmikut” për të vetmin qellim -bashkimin e trojeve shqiptare, ata janë patriotë të vërtetë….Pra këta duhet ndarë nga pozicionimi i atyre që të vetmin ideal atdhetar kishin postin e asgjë më shumë..

  42. Paragjykimet e disave se kapidan Gjelosh Luli , major Dodë Nikolla e shumë nacionalista tjerë paskan qënë vegla të armikun , unë ata i arsyetoj për faktin e mosnjohjes së fakteve historike.. prandaj edhe zoti do ti fale sepse gabimet i bëjnë prej mosnjohuris, e jo të qellimshme.. T ‘ë akozoh nacionalistët, që për ideale kombëtare e sakrifikuan jetën e vet, është mëkat, andaj të kemi kujdes kur bëjmë vlerësime për këta martirë të kombit që për shkaqe ideologjike , kanë mbetur nën hijen e harresës,.Koha dhe e drejta qofshin në anën e tyre dhe sa më shpej dalshin në dritë!!!

  43. Nji kalama,produkt i dashurise partizane-komuniste te pa klasa,i tregonte nji femiut tjeter; – Une kam kater baba me nane te pare,kurse tri nana me babe te katert -…
    Okupatori me kulture te kulturon e civilizon.Si nuk e patem fatin qe ne vend te Turkut oriental e Sllavit barbar,te kishim okupator,Germanet ose Latinet!.
    Rebelimi kundra tiranise eshte perkulje ndaj Zotit.Nji fjale per nji pare;- Ne se nuk beson ne Zotin,lene rahat.

  44. Komiteti i Podgorices qe e permendi dikush ma nalt,edhe ai ishte i percare.Nji rryme e atij Komiteti ishte vecese nji kopje rrezerve (qe mbas shporrjes se Turqise) kishin si plan te dyte vozitjen se prapthi dhe dorzimin e Malesise Malit te Zi.Ky pra ishte boshti i tere ceshtjes.Rryma tjeter kishte tendenca patriotike kombetare ku shtylla dhe strumbullari ishte Ded Gjo Luli,te cilin nji malesuer major i kral Nikolles deshti me vra Deden mbasi u shpernda mbledhja.Ded Gjo Lulin duke ba nji sy gjume deshti ta vras edhe Gjek Marash Gjeloshi ne Bri te Modhes mbi fshatin Drekaj ne mai

  45. jo vec nga kendeveshtrimi i sotem, por edhe i asaj kohe, sic thonte kapiten Gjelosh Luli ” Komunizmi ishte e keqja me e madhe qe ndojhere mund ti ndodhe botes”..tash, te kthehemi mrapa; A ma shume shqiptare vrane gjermanet e italianet apo komunistat? -Komunistat. Ne cilen periudhe kohore shqiperia brenda vetes kishte camerine, dibren, kosoven e malesine? vec gjate luftes se dyte boterore..Pas luftes, cka u be me atdhetaret me te medhenj shqiptare?- u vrane nga komunistat..ku shkoi pasuria e popullit? u vodh nga komunistat..ku shkuan trojet e lartepermendua? – ju dhane jugosllavise…

  46. …e greqise, sipas marreveshjes se komunistave…kush u be regjimi me kriminelne bote? Ai i Enverit. Kush ishte shteti me i mbydhur ne bote?-shqiperia e enverit…cili ishte shteti i vetm ATEIST ne bote?-Shqiperia e enverit….pyetja e fundit: kur i dime te gjitha kto: kush ishin luftaret e atdheut? eshte e qarte se ata ishin viktimat e Enverit..

  47. Kur e berzije Gjyka jektu Fen e kishen ater po lajmuhej ne postim t’Greche Ttijeshi,kur thot se mesuosat nuk kan shkua en kish.Ni aken antar i komunistet nuk kapa cka me lyp en aty,e ni mos aken kurrkush nuk ja ka prua meju lut Zotit.Gjyka nuk kapa le hala kur ishin dy milica n’der t’oborri t’kishes,jo menae prua me hi por demek metreb popullil.Axha hini perpara e vet e gruoja e axhes per pas tij e kurrkush nuk na ka nalua,kisha e Tuzit aken gjithmon plot,belda edhe ma plot se sot.Tan Europa i hjek duort prej fashizmit e nacizmit e sa e dij vet ata jan ken Italija e Gjermani.

    • Policat paskan nejt aty me hanger kikirika.
      hehhh injoranc. ata kan ba evidenca nga tcilat njerzit i kan pagua, sidomos ata qe kan dasht ose ishin te punsuem.

  48. Ni jan ken ata anmiqet e Europes ater e besojse jan ken edhe anmiku i tan Shqiptarit.Vet nuk dij si meu tha atynet ci i kan dimua anmikut por pova la juvet me cmua.

  49. Po ku me marre ate soj lirijet, me milici ne dere te kishes. O dvete Grech Trieshin Dode chka mos te keshe te kjarte, se na “fmija” chi nuk kem pa le ater ala nuk dijme pertimet, mjafton qe besojme ne Zot e jemi prane Kishes sone Katolike !

    • E neruoshime Gjyka,Fen e besimin en Zot kurr nuk kem me pa mat paster se ater Vet nuk kam kuvet per kurrfar lirijet por deshta met tha se kush ka besua e kush ka da meju lut Zotit kurrkush nuk ja ka prua.Cinizmi kajher nuk asht i mir,por gjithkush e ka menimin e vet. Te kite lexua Enveri mashum Marxin e Engelsin e ma pak digjua Stalinin nuk ite dasht me rrethua Shqipnin me bunkera.Kapa tha Marxi:Socijalizmi asht maimiri sistem ni mos keqperdorohet,se ni perdorohet keq asht mai keq se kapitalizmi.

  50. LUANI I DYTE
    Ke te drejte se nuk meritojne te justufikohen sikur KETA te kishin bere kasaphane ne vllezerin dhe popullin e vete
    Ke te drejte sikurse keta te Ballit dhe Legaliteti dhe te Rezistences Anti-Komuniste te ja kishin dozue Brigades se X Malazeze qe vrane e masakruen 4300 djeli te ri Kosovar ne Tivar
    Ke te drejte sikur Enver Hoxa dhe Ramiz Alia mos te ishin sherbetor te Titos,dhe Dushan Mugosha e Molladin Popoviqi te mos ishin dizajnerat e planprogrameve Komanduese te njesive Ushtarake ne Shqiperi,Kosove Maqedoni e Mal te Zi qe vetem nga Kosova mobilizuen rreth 45mi djel te ri

  51. Kosovare dhe i shperndane qush ne Maqedoni deri ne Rijek dhe rreth 30mi nuk u kthyen as sot ne shtepiat e veta por u masakruen,helmuan dhe i qiten ne det.
    Ke te drejte kur thue se nuk duhet kolaborue me armikun,po i nderuari LUAN,kush kolaboroj me LUANIN(Serbine) Nacionalistet qe tentonin te marrin tokat e veta mbrapa qe u ishin zaptue me dhune apo Komunistet te cilet ishin pru vete aty nga vete Komunistet Jugosllav te luajne harush mbi ne.
    Luftaret nacionaliste nuk shkuen kund ti ndihmojne armikut se armikun e kishin te dera qe 13 shekuj dhe keta nuk vrane as nuk prene kend ne bese.

  52. Keta nuk ishin vullnetaret e Spanjes Xhemal Kada Mehmet Shehu qe i kishte rekrutue Levizja Socialiste Evropiane por clirimtaret e Atdheut
    Ne Konferencen e Mukjes te gjithe rane dakort te luftojne Nazi-Fashizmin e te mos nalin pushken pa clirue te gjitha trevat shqiptare qe ishin te zaptueme nga te gjithe fqinjt.
    Kush e prishi ket Marrveshje LUAN, Enver Hoxha qe e kishin kapur per veshi si femiun dhe dirigjohej nga te derguarit e S.V.Tempos Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha
    Ata te dyte kishin fatin e shqiptareve ne dore kurse Enverin e kishim per duke se gjoja kenka Froni i Shqiptareve

  53. Dhe me ne fund erdhi dita e lirise se popullit shqiptare nga shoku Enver Hoxha
    -Qindra mijera te vrare masakruar burgosur dhe internuar
    -Zhdukja e Elites, Arisrostakrise, dhe familjeve te Medha Shqiptare
    -Ngritja ne nivel Kometare e Familjeve te dobta qe u bene vete sunduesit
    dhe krijuesit e ligjeve dhe sot lozin perseri me fatet e Kombit
    -Ndalimi i ushtrimit te Fese dhe vrasja e Klerikeve
    -Klasa puntore kalonte cdo here normen e 100%shit dhe ushqehej me
    rracion e buke te zeze
    -Shiptaret tjere nen Grek e Sllav
    Per keta nuk ka nevoj justufikimi”KETA ISHIN NE DORE TE…

  54. ZOTIT”
    Nganjehere te Shqiptaret gjithcka eshte mbrapsht
    Eshte mbrapsht edhe te mbrojsh truallin tend nga armiku shekullur
    Eshte mbrapsht te luftosh per Atdhe dhe te dalesh ne male me vite dhe te vritesh per token e baballareve tone
    Eshte mbrapsht edhe te nderosh dhe perkujtosh veprimtarite dhe lavdite e tyre monumentale
    Eshte mbrapsht te mos jeshe ne anen e Tradhtareve dhe Armikut
    Eshte mbrapsht te jeshe besimtare dhe ti lutesh Zotit per vehte dhe tjeret
    FISHTA i zemruar do here thoshte
    PER INAD TE DJALLIT DHE TE SHQIPETAREVET, ZOTI KA ME MAJTE SHYPNINE ME KOMBE ME NDER E ME LUMNI

    • Ta gjat zoti jeten e rrnosh sa malet e SHQIPNIS e verteta folet vetem kshtu sic po thoni ju , nuk u njof as nuk di kush ini po vetem vazhdoni , kshaj i thon Histori e vertet, te lumt…

  55. un jam ballist lle nuk me shkon derment te komentoj as ni mendim por ne qoft se dikush krenarohet me luften qe equajn lufta N.clirimtare.ajo ishte tragjedia ma e malle e kombit shqiptar lle shqiperis natyrale.Si jan te gjitha faktet e te merrshme mes kombit ton.un si ballist lle si shqiptar i shqiperis etnike jam krenar qe jam pasarlls i Mul bajraktarit.Gjelosh lulit.e.I.Prek calit .po te ishin realizua mendimet e ketyre legjende sot do te jet ni shqiperi natyrale. Dhe e kemi me boc te bejm cmos te realizohen mendimet e Baballarve Ton .Lavdia u qoft te gjith atyre qe llan jeten per Atdhe .

  56. Kishem shum me iu lute GRECH TRIESHI dhe disa te tjerve qe te distancohen nga komente dhe polemikate me persona qe gjerat nuk i njofin apo nuk dun drejt me u informua se eshte kohe e humbur te merresh me njersye gjymes analfabet qe komunizmi i ka verbua.

  57. Gjerman, italian ( fashista e nazista ) ballista, nacionalista, komunista e të tjerë , të gjith ne jemi, idenë të gjith e kemi ta bëjmë një Shqiperi natyrale, çdokush në mënyrën e vet, çdokush ka gabime por edhe vlera pozitive, askush nuk është i përkryer, prandaj ti lamë përdhisjet be fytyrave historike, ato kan mbetur në histori e nuk mund ti luajm , veç mundemi të kompromitohemi e përçahemi si e kemi zakon, ti lamë këto paragjykime, URIME 100 VJETORIN E PAVARSISË dhe të mendomjë për plane më të rëndësishme për BASHKIMIN E SHPEJTË dhe pa pasoja për ne!!!!

  58. Gjelosh Nika mos fol ashtu burri i dheut se njerzit edhe pse nuk kane njohuri te mjaftueshime nuk kan faj se ktu ner ne ka luej dreqi bajrak tash 100 vjet qysh se metem nen kta sllav te sterkequn Malazes
    Gjelosh i percielli me kujdes shkrimet e tua e besa shume me pelqejne se ne metvertet kemi mbetur si culle e her na ban jari e her tjetri e kem met ne tri rruge kryq
    Greche Trieshjani ti ke kaq njohuri dhe materjale historike kishte me viejt me u paraqit me ndonje Artikull tendin
    Sidoqeft te uroj shnet dhe mendoj se kontributi yt ketu ne Malesi permes shkrime do te jete frytdhenes.

  59. Grech Trieshi, ma nalt me keni kerkue falje qe e keni zgjate. Nuk ke nevoje kurrkuji t’i kerrkosh falje kure jane komentet tueja aq ne nivel. Bisedat qe kane njohuri per ngjarjet, dhe jane te gershetume me dituri dhe kane bazen ne besimin e gjalle ne Zotin, ato nuk jane te bezdiseshme per kurrkane, perkundrazi, te gjith mund te nesojme nga ato sepse kane vlera dhe tashme jane tregue si te verteta. E tash asht tjetergje per ata qe nuk i kane mundesite t’i kuptojne ose ne vend te informatave, kane dezinformata. Pajtohem plotesisht me konstatimin, se derisa mos te kthehemi kah Zoti ……

  60. …..permiresime nuk do te kemi, sepse, nje popullit qe nuk ka besim, i’a ka chele rrugen te gjitha te kqijave. Tha nje komentues ma nalt se ne kohen e komunizmit kemi besue ma paster se sot. Po bash aty asht thelbi. Qyre ku na ka pru ajo periulle e mtapsht. Na ka ba me dale kundra Kishet e e vete Zotit. Asht mungese e besimit e dashurise gjith jekjo perchamje mes nesh. Deri aty kemi mberrijte sa me xhvleftesue edhe herojte tone, dhe me i fajos me pretekstin se ishin ne anen e anmikut. Po miku, kush na ishte? Komunizmi i cili na e chonte milicine te dera e kishes. Nuk thom per te gjith…

  61. Se Malesine nuk do te lane Zoti pa njerz te mire se nuk e ka lane asnjeher. Por e para gja, pas kthimit ka Zoti, qe duhet te bajme, asht t’i qendrojme ma afer njani tjetrit, perndryshe nuk kemi shpres. Edhe ju pershendes Grech Trieshi !

  62. Herojat nuk vrasin komin e vet e ni kujtoni se asht heroizam meu vra komi dershe vetit.Ni asht heroizam me lyp nime,prej Shkaut,Gjermanit e Talijanit per me vra popullin e vet, ater natja e mir burra,a ini gi gjum.Belda kisha e feja e dikuj i lejon jekto gjana,feja e Krishtit e besoj se jo.

  63. E po vet kam menua se i’a kem “pi chorben” komunizmit, e belda edhe gabohem, ti Dode ki me vijej me di ma se mirit.

  64. Nga te gjitha kto komente qe i lexova ktu me pelqyen komentet e personit me emer GRECHE TRIESHI . jane shume profesionale dhe i jep lexuesit nje skjarim te mirefillte dhe shume domethanes ,po ashtu edhe me te verteta, aj i pershkryen gjerat ashtu si kane ndodhur ,dhe nuk i shtrembon ngjarjet sikur se disa ktu qe folim me mllef qe kan ndaj dikujt apo te ndo nje prej fisit te atij personit. por shyqyr Zotit qe cdo gje dal nga dale do dale ne drite dhe do shifet e verteta per kta burra dhe heroj qe i rriti Malesia e Madhe.qe dhane jeten per Shqipri.Zoti i bekoft.

  65. Besnik, merret vesh qe dikush nga jashte edhe mos te dij t’i vlersoji keta burra e patriota te Malesise, ama mos me i vlersue na pozitivisht, ajo asht jo vetem e pa pranueshme, por idiotizmi ma i madh. Po Grecha vertet din e don, por ketu del dikush qe me ate marrine e vet don te kallzohet ma i mechim, dhe keshtu e ekspozon krejt trushperlarjen komuniste qe i ka mbet hala ne “shpirt”.

  66. GJYKA
    Njerzit cdo here nese duen mund te komunikojne lirshem dhe me rrespekt nese ne mbrendsine e vet te shpirtit nuk ndiejn gjelozi ndaj te vertetes qe ndolle ndonjehere eshte e hillte dhe mund te mos jete e pershtatshime.
    Per ne Komunizmi shqiptaret brenda dhe jashte kufirit ka qene bombe atomike qe ka shkaktue deme te pe parashikueshime dhe ka infektue secilin prej nesh e bile bile edhe femijet tone kudo qe banojme.
    Dikush mund te mos pajtohet me kte fenomen por une mendoj se nese une jam rrite pa besim ne Zot dhe te verteten,si mund une ti nap femiut time dashurine per At e Atdhe

  67. Une nuk e di numrin e sakte te Prifterve ne Shqiperi kur Komunizmi e kaperdiu vendin, por e di se asnje nga keta nuk e braktisi Zotin as Atdheun te shpetoj koken e vete,disa prej tyre nuk paten tjeter zgjidhje por duelen ne Mal me shok
    Kjo eshte dashuri e te se vertetes,kjo eshte dashuri per Zotin,kjo esht dashuri per Atdheun.Me qindra u toturuen, burgosen dhe pushkatuen dhe a din cka ishin fjalet e fundit te atyre qe i lane te folin per here te fundit”Ma hiq shamin prej syve se nuk i frigohem plumbit as vdekjes,Rrnoft Krishti Mret dhe Nana Shqipni dhe Fali o Zot se nuk dine cka bajn”.

  68. Greche Trieshi, kur eshte ne pyetje historia je medioker qesharak. Merre pake studioje historine. Pas Luftes se Dyte Boterore, Franca e denoje me burg te perjeteshem Philip Petain, heroin e famshem te Luftes se Pare Boterore si bashkepuntor te nazifashizmit, i cili vdiq ne burg ne vitin 1951. Ti historine e interpreton ne baza te folklorizmit primitiv.

  69. KESHEVA
    Me trego per te cilen histori e ke fjalen,ate te Luftes se II-te botrore dhe Aleances Atnti Nazo-Fashiste,apo “LNC”ne Shqiperi dhe trevat e Saje
    Shqiptaret Lufta e dyte Botrore nuk i zuni te Cliruar por te Okupuar dhe Ushtrine e Kralnis Serbe deri ne Shen Naum e Durrs.Po mos te ishte kjo lufte zor se Mretnia Zogiste mund te kete frenue Serbine pa pushtue krejt Shqiperine ashtu si i kishte pushtuar edhe Kosoven e teritoret tjera shqiptare
    Une nuk due te kshilloj ty po si Historian qe je mprehu pak dhe shiqoj gjerat pak me me vigjilence Kombtare dhe futja gishtin kokes e pyete.

  70. Ne cfare gjendje do te ishte sot Shqiperia dhe Shqiptaret sikurse te kishin fituar Forcat Nacionaliste te Mithat Frashnit,Abaz Kupit,Muharrem Banraktarit,Dr Gjon Marka Gjonit, Major Dode Nikolles,Prek Calit,Kapiten Gjelosh Lulit,Xhevat Korces apo te ketyre Egersirave Komuniste Shqipetare Titisto Staliniste.
    Ne nuk ishim anetare te Aleances dhe nuk perfillm interesat E tyre dhe as qe Amerikanet donin qe ne te na Kaploj Komunizmi, po Agjenti Kainist Jugosllav i dhuroj Shqiperine Djalliit.
    Marveshja Rusvelt-Cercil ishte qe mbas bombardimit te Gjermanise ti kthehen pastaj Rusise dhe Stalinit

  71. Keto shkrime gjinden ne ditarin e Rusveltit e pse nuk eshte realizuar kjo ende mbetet sekret Britano-Amerikan, por analistet amerikan mbeten skeptik se mos ishte ne interesin e tyre te Rusine te krijojne vete blokun Komunist me Paktin e Varshaves.
    Sidoqofte te gjitha qe beri Aleanca Anti Nazi-Fashiste nuk do te thot se ishin ne interesin e Shqipetareve dhe as qe Shqiperise i solli dobi, sepse tek ne fituan armiqet shekullore dhe Komunizmi 50 vjecare qe kositi gjithcka qe ishte me vlere shqiptare dhe denoj fene dhe ata qe e donin ata e bashk me ta Laiket dhe Franceskant Shqipetare

  72. Qe gjithehere ishin ne sherbim te Shqiperise Popullit dhe Zotit.
    I nderuari Historian i Ksheves mbetsh me shendet dhe me keqardhje te them se paske mbetur keqas Komunist i vetmuar.

Comments are closed.