Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve (Pas vdekjes) Urdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin:
“Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.
Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.
Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”. /Klan/
Shpejt kane me e dekorue edhe Enverin. Vetem kjo ka mbet per keta qelbanike.
Ma bukur ite ken me dekorua Ded Gjon Lulinse mashum i ka vijet tan Shqiptarit se mreti ci e ka lan Shqipnin e ik me pasunin e popullit.
Edhe ky presidenti i tashëm i Shqipërisë paska qëlluar duar dhënë. Dhenja e dekoratave çdo kujt dhe lehët e çvleftëson vlerën e dekoratës.Mbreti Zog nuk ka meritua kurrfarë dekorate nga Shqipëria e aq më pak urdhërin e Flamurit.
Atëherë mos të vonoi po të ia rezervoi edhe një dekoratë Esat Pashë Toptanit si akreba që ishin!Turp për B.Nishanin dhe qeverinë shqiptare!M.P.Gjokaj,Michigan-Sh.B.A.