Koncert Festiv në Rozhajë me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë (foto)

Fjala e Ali Dacit:

Të nderuar pjesëmarrës, vëllezër dhe motra mirë se keni ardh në Rozhajë në Manifestimin tonë kushtuar 100 vjetorin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe Ditës së Flamurit tonë kombëtar.

Kam nderin dhe kënaqesin që të përshendes musafirt e nderuar

z. Tahir Tahiri, Kryetar i KNSH, kryetarin e Komunës së Kelmendit z. Gjeto Dukaj, këshilltarin e komunës së Deçanit z. Enver, historiani Shkodran Imeraj dhe kryetarin FPP z. Safet Kurtagiq.

Të nderuar të pranishëm,

Festa e Falurit kombëtar në qytetin e Rozhajes daton nga 28 nëntori i vitit 1943 kur Rozhaja ishte Nënprefektur e Prefekturës së Pejës e që i perkiste administratës së Shtetit Shqiptarë e njohur nder ne si Koha e Shqipërisë. Autoritete e asaj kohe kremtuan ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngriten flamurin kombetar ne Rozhajën e lirë, kurse ngxënësit e mësusesit nga Vloria z. Spiro Rexha recituan vargje dhe i kënduan flamurit dhe Shqipërisë.

Me vonë simboli kombtar për shqiptaret e këtushem ishte i ndaluar dhe se kjo ndalesë zgjati deri ne renjën e Rankoviqit, dhe më vonë. Pas vititeve 1973/74 u fitua një grim liri dhe flamuri kombetar filloj të valvitet ne shkollën shqipe ne Dacaj. Pas demonstratave të vitit 1981 të cilat shperthyen në Kosvë, shqipes prap i mugoj liria e valvimit këtu, por në një dorë apo tjetrën u kremtua. Me renjen e monizmit në Mal të Zi dhe fillimi i pluralizimit solli edhe lirimin e përdorimit të simbolit kombetar në një mas të kufzuar. Me themelimin e LD në MZ në vitin 1990 dhe formimin e Degeve të saj në çdo komunë ku jeton komuniteti autokton shqiptar në menyrë të organizuar u kremtua Dita e flamurit. Ashtu si në çdo trevë shqiptare edhe në Rozhajë për çdo vit u kremtua 28 nëtori. Lidhja Demkratike për çdo vit ka kremtuar festen e Flamurit deri në vitin 2008 , kur edhe u formua KNSH me çrast ky këshill futi në programin e vet festen e Falmurit, si fest kombtare të cilën shqiptret e festun në trevat ku ata gravitojnë, e në këtë 100 vjetor të pavaresisë së Shqiperisë po e shenon sot edhe këtu në Rozhajë. Njëri shqipatr tha se u plak Shqipëria i mbushi 100 vjet, e unë i thash nuk mund të plakës së duhet ti rris disa jetim që i ka sot jasht gardhit të vet, Shqiperia i bëftë 1000 vjet.

Zoti e Bekoftë Flamurin Kombetar , rroftë Bashkimi kombtar, zoti i Falurin shqiptar, lirin dhe falamurin shqiptar.

Falminderit !

Fjala e Kryetarit të Komunës së Kelmendit me rastin e manifestsimit të 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë dhe Festes së Flamurit mbajtur ne Rozhajë me 16 nëntor 2012

Te nderuar zonja e zoterinj, pjesmarres ne kete aktivitet,

Vellezer e Motra shqipetare, te Rozhajes dhe te gjithe trevave te tjera.

Une jam shume i lumtur dhe sigurisht edhe i emocionuar, qe me jepet rasti qe ne prag te nje ditelindjeje te madhe per te gjithe shqiptaret, te pershendes ne kete takim te bukur e domethenes.

Une per kete falenderoj nga zemra organizatoret e tij, dhe me lejoni te shpreh konsideraten me te larte per ta.

Eshte nder dhe kenaqesi e veçante per mua, qe si kryetar i komunes Kelmend,

te pershendes, ne emer te gjithe banoreve te Kelmendit dhe t’ju uroj gezuar festen e madhe te kombit tone: – 100 vjetorin e shpalljes se pavarsise se Shqiperise.

Motra dhe vellezer!

Te gjithe ne e dijme se sa e veshtire dhe sa sakrifica u jane dashur shqiptareve qe te mund te kene lirine dhe pavaresine e tyre, por une nuk dua te bej histori sepse ate duhet t’jua leme historianeve, vetem se une dua te theksoj, qe ne duhet te jemi krenare per historine tone dhe te perkulemi me respekt per te gjithe heronjte e saj.

Edhe ky takim, besoj une, eshte nje moment krenarie dhe lavdije per kete histori me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqiperise.

Eshte shume bukur dhe shume frymezuese, qe sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane, ne te gjitha trevat, po mblidhen e po festojne kete ngjarje te rendesishme te shekullit, pavaresine e Shqiperise, lirine e brezave, fundin nje here e mire te roberise.

Ne kete pervjetor jubilar te pavaresise, shqiptarët kanë 100 arsye për të qenë krenarë dhe optimistë për të ardhmen e tyre.

Kombi yne 100 vjet më parë do të copëtohej në mënyrë barbare, ndersa sot, koha eshte ne favorin e shqiptareve dhe ne duhet ta perdorim mire ate, per te punuar te bashkuar ne te mire te gjithe hapesirave shqiptare.

Pas 100 vitesh Kosova është e lirë dhe e pavarur, ndaj dhe ne kemi 100 arsye më shumë që të punojmë dhe të besojmë për një të ardhme të ndritur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot, me shume se asnjehere tjeter të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën.

Vllazen e Motra

Mendoj se ne keso raste pervjetoresh, ka edhe nje moment reflektimi kombetar por edhe personal, se cfare ne kemi bere dhe a kemi bere gjithmone me te miren e mundshme.

Une mendoj se cdo rrugetim eshte i veshtire dhe gjate tij ka gjithmone vend per reflektim per gabimet, por gjithmone ne funksion te se ardhmes, ne kuptimin qe ato te mos perseriten dhe jo per te gjykuar veprime te gabuara apo mosveprime.

 

FOTOGRAFITË