Shteti i ka harruar shqiptarët e papunë

“Kur janë  varë  nga votat e shqiptarëve, ata na ofruan gjithçka. Në fund nuk kemi marrë asgjë “

Tuzi  duket si periferi e cila ka humbur qytetin e tij. I vendosur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ky vendbanim është nën kontrollin e vazhdueshëm administrativ të kryeqytetit, për shkak të cilës  gjithnjë  duket si një degë e nënstacionit të Podgoricës shkruan gazeta ‘’Vjesti’’.

“Askush nuk kujdeset për ne”, thotë Agron Dushaj, një djalë nga rrethina e Tuzit. Ankesa të ngjashme mund të dëgjohen edhe nëpër shume lokale në qendër të Tuzit nga disa persona të pa punë të cilët  duke pirë ndonjë kafe analizojnë fatin e keq. Shumica e tyre shpreson se pavarësia më e madhe në vendimmarrje do të zgjedhe problemet në  Malësi dhe do të siguroje vende pune dhe investime në infrastrukturën e lënur pas dore. Në vend të kësaj, refuzimi i Qeverisë për të siguruar statusin e një komune të plotë  të Malësisë vetëm shton një tjetër litar në listën e gjatë të problemeve që kanë shqiptarët në Mal të Zi.

I kanë shkelur premtimet e dhëna në referendumit.

Edhe pse gjashtë vjet më parë besonin se pavarësia e Malit të Zi do të sigurojnë ndikim më të madh, gjashtë vjet më vonë, shumë shqiptarë vazhduan të ankohen se ata janë të shtypur në margjinat e jetës politike dhe ekonomike. Për shumë nga ata , partia që e udhëhoqi lëvizjen për referendumin e pavarësisë i ka shkelur premtimet e dhëna.

“Kur janë varë nga votat e shqiptarëve, ata na ofruan gjithçka. Në fund nuk kemi marrë asgjë “thotë Linda Dushaj, mësuese e  gjimnastikës  në të njëzetat e hershme. Linda pa sukses përpiqet për të u punësuar  në Administratën publike edhe pse e ka diplomën e Fakultetit të Shkencave Politike. Se nuk është e vetmja, kjo është konfirmuar nga hulumtimet nga të cilat tregojnë se shqiptarë ka vetëm 2,8 për qind në administratë, edhe pse ata përbëjnë pesë për qind të popullsisë.

Se sa vështirë është  në Mal të Zi , për të ardhur deri  tek një  rrogë në lëkurën e saj e ka ndjere edhe Dijana Ivanaj, e cila  edhe pse pas dy viteve të  kërkimit të punës, ka ndaluar numërimin e konkurseve që i ka bërë për punë  e të cilën atë e kanë  refuzuar. Edhe pse ajo ka  përfunduar Fakultetin për kriminalistik-kriminologji dhe studimet e sigurimit, nuk mund të punësohet as si një sekretaresh për shkak se për atë punë është tepër e kualifikuar.

“Nëse ata më dhanë një pasaportë, më konsiderojnë si një shtetas të Malit të Zi dhe thonë se kam të drejta të barabarta, atëherë do të duhej  edhe të më lejojnë mua për të bërë punën për të cilën unë jam shkolluar “, thotë Dijana. Që Simboli  e policisë për Dijanën, mund të mbetet vetëm një ëndërr, ajo mund të konkludohet nga raporti i Qeverisë nga 2011 , sipas të cilit policia ka një nga përqindjet më të ultë të shqiptarëve të punësuar në radhët e tyre – 1.21 për qind. Bilanci më i mirë nuk është as në Shërbimin Doganor, i cili është punëdhënësi i dytë  më i madh i shtetit, dhe ka  të  punësuar vetëm  0,72 për qind të shqiptarëve.

/Albert Camaj/

7 Comments

  1. Te lumte z. Albert qe e perktheve kete artikull nga “Vijesti” te cilin e lexova dje. Artikul i cili vazhdon edhe ma tutje per gjendjen e mjerueshme te shqiptareve ne Presheve ,Bujanovc e po ashtu edhe ne Maqedoni .Permendet edhe lufta e UCK e vitit 2001 ne Maqedon te cilen e nderprene nderkombetaret me marrveshtjen e Ohrit, te cilat nuk jane zbatua po thuaj as pak. Shume analista kete e quejn “Pjesa e pare e LOJES qe e nderpren nderkombetaret” E bafte zoti qe se shpejti ta shofim edhe pjesen e dyte. GEZUAR 28 NANDORIN

  2. Dikur Shqiptaret ton qe jetojn ne diaspor ne Detroit e New York dilnin ne Demonstrata par OKB-se dhe Shtepis se Bardhe, e kongresit amerikan me parollen duem te drejtat nen mal te zi, ose bashkimin me shqipni. Besa po duket se kenka perseri me largepamesa keta te diaspores. Pra vetem per njke perqindje te vogel malazezesh ne Kosov, mali i zi nuk e hap ambasaden ne Prishtin ase qe lejon hapjen e asaj te kosoves ne Podgoric, e ne qe jemi autokton ne troje tona, dhe me 6% te popullsis dhe kurrgja ende.Te na japin sa Serbeve ne Kosov dhe ne jemi Happy(te lumtur), shpresojm per dit me te mira per.

  3. Gjasht vjet, po thua Albert se kan kalua,qysh pavarsijet Mali t’Zi.Vet po thom vec per Malesi,gjasht vjet xgijedhjet demokratike,politikana plot Malesia, me shkolla t’nalta prap plot Malesia.Mir, burrat e burrneshat e Malesis tash pou dves vet kush i ka xgijedh ata nijerz ci nuk po punojn gja?Kush e ka xgijedh ministrin per pakica drejtat e popullit.Kush i ka xgijedh tan ata intelekta ci rrin en komun t’Tuzit.A i ka dvet kush cka kan ba kto t’gjasht vjet?Kush i ka xgijedh prap simjet ata politikana?Shum tneruoshimit populli me xgijedhje demokratike.Kush e ka fajin?Populli e kurrkush tjeter

  4. Pse, vec shqiptart jan tpa punsuem en MZ? E cka menojn me punua ata ci rrin 24 sahat tu terrnua kafe Tuzit? Elle vet rri en kafe por kam qellim en jet nuk e kam kafen shpi te dyte. Por ti permbahem temes, cka duen me punua ata ci skan as gjimnazin e kryem e mos tfoli per ata ci se kan filloren. Kush ka faj qe nuk shkollohna apo vetem na? Kush ka faj per gjendje katastrofale en gjimnaz te Tuzit e deri diku elle ne fillore apo vetem na? Vetem ata profesora ci mua sa jam ken en kabinet em kan rrah gjoksin se jan kocha e principijel e nzyre te arsimtarve dhe ne zyre te drejtorit skan guxua mu tije

  5. as me cil zanin e gojs per asi problem ci e kem paraqit. E tash pse vjen dikush prej Zhablakut a pej Plevlet a pej Podgoricet me llan filozofi, biologji,matematik,anglisht e shum e shum land tjera? Per ata se skem kuadra more njerz a kuptoni ju. Elle shumica e atyne ci kan diplom sdin mu gjet as sdin as me lyp pun por i thon vetit haj se me nim tZotit kamema gjet dikush punen i dit e kan me mi llan ropt per naft e per i kafe me pi. Ater na me lyp komun neser, kush do me punua nkomun kush do me udhheq komunen? Kin me mungua ma se 50% te kuadrave qe nevojiten per komun se skem ku mi gjet!! Tung

Comments are closed.