Në konferencën për shtyp të Forcës së Re Demokratike mësohet se këshilli qendror i këtij subjekti ka miratuar Aneks marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët në Qeverinë e re të Malit të Zi, në të cilën koalicionit “Forca për Bashkim” do ti përkasin nëntë funksione të cilat i zgjedhë, vendos dhe emëron Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi.
Nga radhët e koalicionit do të zgjidhet Kryetari i Këshillit Drejtues të “Mirave Detare”, dy ndihmës ministra dhe gjashtë përfaqësues në funksione të cilat do ti zgjedhin Qeveria dhe Kuvendi.
Një pikë në këtë aneks obligon nënshkruesit e sajë, që të punojnë në përshpejtimin e procesit për themelimin e Komunës së Malësisë – Tuzit.
Sipas informatave jozyrtare, në përbërjen e qeverisë së re nuk do të ketë asnjë ministër nga partitë shqiptare. Për herë të parë ministri në Ministrinë e pakicave nuk do të jetë shqiptar. /Malesia.Org/
___________________________________________________________________
KONFERENCË PËR MEDIA
Këshilli qendror i Forcës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka miratuar Aneks marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik në Qeverinë e re të Malit të Zi.
Paraprakisht Forca me Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Qytetare Kroate
ka përfunduar Platformën politike mbi principet e veprimit të përbashkët për
avancimin e pozitës së popujve pakicë në Mal të Zi si dhe Marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Me Platformën politike mbi principet e veprimit të përbashkët për avancimin e pozitës së popujve pakicë në Mal të Zi janë të përforcuara qëllimet themelore dhe të veçanta të veprimit të përbashkët të partive të pakicave të cilat synojnë në realizimin e një shkalle më të lartë të integrimit në proceset e demokratizimit të shoqërisë, reformat e mëtutejshme në përputhje me principet evropiane, përkrahja e mëtutejshme e demokratizimit të shoqërisë me qëllim të hyrjes në Unionin Evropian dhe integrimet euroatlantike, të gjitha për hir të avancimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe mbrojtjen e specificitetit të identitetit të tyre, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
Me marrëveshtjen mbi veprimin e përbashkët politik për formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë së Malit të Zi, janë të definuara orijentimet për bashkëpunim ndërmjetsorë dhe shpërndarjen e funksioneve prej të cilave veçoj:
– Pikënisjen për definimin e Marrëveshtjes e përbëjnë orientimet programore të partive dhe koalicioneve nënshkruese, marrëveshtjet e nënshkruara në mes të partive dhe koalicioneve, si dhe Platforma politike mbi principet e veprimit të përbashkët të partive dhe koalicioneve të popujve pakicë.
– Partitë obligohen në respektim të ndërsjelltë, afirmimin e vlerave të të gjithë nënshkruesve të Marrëveshtjes dhe komunikim të mire ndërmjet.
– Partitë do ta përkrahin zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi nga radhët e SDP-së.
– Partitë obligohen se duke respektuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, do të përkrahin zgjedhjen e Kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi nga radhët e DPS-it.
– Nënshkruesit e marrëveshtjes obligohen se do të përkrahin dhe do të bashkërendojnë aktivitetet e Qeverisë në përcaktimin dhe implementimin e politikës zhvillimore të Malit të Zi dhe në këtë funkcion angazhimin e kapitalit dhe të investitorëve strategjik.
Me aneks të Marrëveshtjes mbi veprimin e përbashkët politik, është vërrtetuar se së bashku do të bëjnë përpjekje në përshpejtimin e procesit të themelimit të Komunës së Malësisë/Tuz.
Poashtu me Aneks Marrëveshtje janë të vërtetuara edhe funksionet të cilat do ti takojnë koalicionit „Forca për bashkim“ dhe ato janë: Kryetari i Këshillit Drejtues të „Të Mirave detare“, 2 ndihmës ministra si dhe 6 përfaqësues në funksione të cilat i zgjedh, vendos dhe emëron Kuvendi dhe Qeveria e Malit të Zi.
Kryetari,
Nazif Cungu