Kupa e V-të e Malit të Zi në Taekwondo e cila u mbajt në Podgoricë me datën 02-12-2012, në të cilën klubi “ALBA” nga Tuzi mori pjesë për herë të parë me garuesit dhe stafin përkatës si gjyqtarë, trajnerët dhe garuesit.
Në ketë kampionat ajo përfaqësonte klubin denjësisht me tre garues. Garuesit të cilët përfaqësuan klubin Alba ishin në nivelin të përgatitjes në dy disiplinat që kishte vetë Kupa V-të, Kyorugi-Luftat ishte një nga disiplinat ku edhe garuesit ishin më të përqendruar si pas traditës që ka më shumë edhe në trevat tona dhe ajo po aq e rëndësishme sa Kyorugi-Lufta edhe tjetra disiplinë Poomsae-Format që ka një rendësi të veçantë në përforcimin e teknikes ku garuesi garon me vetë-vetën duke demonstruar lëvizjet dhe artin e këtij sporti.
Kjo disiplinë në Malësi edhe në krejt Mal të Zi nuk është edhe aq e njohur por ka dispozitë që të jetë në paralele me atë të Kyorugit-Luftave në të njëjtin rang sikurse në Evropë apo edhe më gjërë në Botë.
Kur përmendim Kyorugi-Luftat na shko mendja te garuesi që Alben e përfaqësuan denjësisht me tre garues Tomë Margilaj, kategoria Senior -58 kg, ku zuri vendin e parë, Sonja Pllumaj Seniore -53kg, vendi i parë, dhe Anton Lucaj Kadet kategoria -33kg vendi i parë.
Kurse në disiplinën e Poomseve-Format klubi Alba u përfaqësua u me 2 garues Tomë Margilaj Senior, vendi i dytë dhe Sonja Pllumaj seniore vendi i parë.
Në këtë turnament morën pjesë tetë klube nga Mali i Zi kurse mysafir ishin vëzhguesit nga Kroacia, Miro Brezan (8 Dan Grand Master) dhe Boris Budor trajner i cili vazhdimisht jep kontribut për garuesit nga Mali i Zi.
Alba Taekwondo Academy ka një vizion për të ardhmen që me këta kollos dhe shumë të tjerë, në kampionate të Malit të Zi, në Ballkanik, Evropian, Botërore dhe gjerë në OLIMPIADË që të përfaqësoj vendin tonë Malësinë denjësisht siç ata dinë në këtë disiplinë të Arteve Marciale TaeKwonDo.
KT . ALBA