LDnëMZ reagon ndaj marrjes në pyetje në polici të nxënësit i cili këndoi shqip

Lidhja Demokratike në Mal të Zi reagon ndaj rastit që ndodhi në Ulqin kur një nxënës shqiptar u mori në pyetje nga policia për arsye se kishte kënduar në gjuhën shqipe dhe ishte i veshur me bluzë kuq e zi me stemën e Shqipërisë.

Kjo ndodhi me 28 Nëntor në oborrin e shkollës së mesme në Ulqin, kurse një ditë më vonë, me 29 Nëntor nxënësi u mori nga policia për pyetje.

LD në MZ reagoj duke thënë se festimet e shqiptarëve të 28 Nëntorit i kanë penguar pushtetit apo dikujt nga ai pushtet.

“Shqiptarët edhe me këtë rast po vazhdojnë të ndiejnë presionet e pushtetit malazias, që nga mënyrat më të sofistikuara deri te ato më të vrazhdta. Kjo u tregua edhe në Ulqin, kur Policia, nëpunësi i autorizuar i policisë, më datën 29 nëntor 2012,  mori në pyetje – proces nxënësin e klasës IV të Qendrës Shkollore në Ulqin Fatlum Çapriqin, sepse më 28 nëntor 2012, kah ora 19:00, në oborrin e Shkollës, bashkë me shokët e klasës, kishin kënduar këngën Xhamadanin Vija-vija / Është Kosova është  Shqipnia… se ka(në) pas flamurin e Shqipnisë… se shokët kanë pasë majicat me stemën e Shqipërisë… dhe, se pas një kohe, me kërkesën e

Ndihmësdrejtoreshës së Shkollës e kanë ndërpre këndimin…   (“Procesverbali për mbledhjen e informatave nga qytetarët, pa nr., datë 29. 11. 2012 “).

Lidhja Demokratike e dënon këtë akt presioni ndaj nxënësit e nxënësve. Këtë e konsiderojmë akt presioni ndaj shqiptarëve, kulturës së sonë, ndaj historisë shumëshekullore dhe qenies sonë.

Prandaj i lusim kompetentët në Polici që ta analizojnë këtë rast të papresedan dhe sidomos të shikohet pozita e  urdhërdhënësit apo urdhërdhënësve që nëpunësi i autorizuar policor  të marrë në pyetje nxënësin(-t) që ka(-në) kënduar këngë për festën dhe në festën më të madhe të kombit shqiptar, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit”, shkruan në reagimin e këtij subjekti politik. /Malesia.Org/

Kopja e procesverbalit të policisë (dërguar nga LDnëMZ)

 

10 Comments

  1. Ne nje fjalim ne Budva dhe ne Tuz kryeministri shqiptar Sali Berisha pati deklaruar se nuk do te burgosen ma per flamurin shqiptar, cka po ndolle tani, pse kryeminstri spo ban nje not proteste Malit te Zi, per ket akt barbar vte qeveris malaziase. Me fol esht leht, por duhet me mbajt premtimin zoteri Kryeminister.cka i paska ber vdikujt ky i mitur student shum i ri, pse paska mbajtur flamurin kombetar te kombit te vet, apo se i ka kenduar disa keng per kombin e vet, ne diten me te gezuar te 100 vjetorit. Shtet antishqiptar ky i malit te zi, mir kan than disa jo me i mir se i SLLOBOS nje dhoj..

    • Mos u merr me Saliun, se aj ka problemet e tij, Por shko e trokiti simpatizantit tat VAsil Sinishs, chi e ke votua..

  2. O sa pun te madhe ben kjo LDneMZ,sa i paskan ndihmua ketij djaloshit.
    Por parti e dekun se e dekun eshte, se vech kur festojn mund ti bashkoj 100
    njerz

  3. Duhet te beni nje demonstrat para ambasades se Malit te Zi ne Tiran dhe reprezentuesit te saj FERHAT DINOSHET dhe te behet pak problem kjo puna e arrestimeve te shqiptareve ne Mal te Zi per shkak se perdorin simbolet kombetare.

  4. presion tipik nga qeveria malazeze – nese dikush do te kishte kenduar kenge ne lidhje me kinen, kuben apo bangladeshin, nuk do te kishte pase problem, mirepo kenget shqip u pengojn shum!

  5. ha ju dreqi u dhashte maje poju kritikoni vehten tashse keni hy pjese e qeveris pa kushte sic ka da fatmir gjeka su ka pyet hic e tash po na merri me keto deklerata psttt aman

  6. Pse po alarmon tash LDneMZ per ket rast,kjo s’esht e re, a eshte ken ne dijeni kjo parti politike ,per perdorimin e flamuri gjat ketyre 22 viteve ,e posacherisht kur kjen pjes e qeverisjes.
    Ne fushata parazgjellore, te gjith na premtojn se kan me i kushtezua per te drejtat tona,e chka po ndoll kur po behen pjes e pushtetit,po e shohim.
    Nje shpres na lindi ne diten e formimit te qeveris, e kjo shpres po na shenDRIT nga DRITAN ABAZOVIQI

  7. Reagimi iLDNMZ eshte gjysmeinformacion sepse ket deklarat e nxjerr nga konteksti i rastit.
    At dit nji grup nxensish Shqiptar disa te perjashtuar nga gjimnazi me provokime ndaj nxensve nacioni tjeter keqperdoren festen ton per hakmarrje individuale.
    Policia regoi ne kerkim te shkolles dhe arriti te parandaloj nji konflikt ndernacional te cilet individat nacionalist po e kerkojn,bile nga tedy anet.
    Shkolla esht e shenjt,ne te ska vend as nevoj per simbole nacionale,maspakti per korektsi ndaj te tjerve deri sa tarrijm nji nivel kulturor.

  8. Kur dot reagoj Shteti Shqiptar “Demokraik” Mal i Zi e din mir se Shqiptart jan i vetmi komb ne Mal Te Zi si jan te pa mbrojtur kollaj esht me hap parulla politike

  9. Po ku jan ken tjerat partija e politikana ,si kan reagua ata.Shum t’neruoshimit perse i kem deputatat n’parlamentin e Malit Zi se ata jan aty per drejtat tona.Asht barrej me tha se 8 vjet e kempa ministrin Shqiptar për drejta e pakica e nuk kan mujt me rregullua at ligj per flamur.Bukur ite kên prej partive Shqwiptare n’ Malin e Zi te kishin shkrua edhe i protest e meja çua Hashim Thaqit kur i ka rrah brutall policija do djelmoça kur kan dasht me vijerr Flamurun Kuq e Zi ni shtyll buz kufijinit me Srbi.Mênimi êm,mafort dhêp kur t’rrah i veti se kur t’rrah i huoji.

Comments are closed.