Vujanovic përsërit kushtëzimet ndaj Kosovës

Njohja e malazezve në Kosovë pastaj shkëmbimi i ambasadorëve

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic përsëriti edhe një herë se pa njohjen zyrtare të bashkësisë malazeze në Kosovë nuk do të ketë shkëmbim të ambasadorëve në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

“Kur kjo të ndodhë, atëherë dy shtetet do të hapin ambasadat” tha Vujanovic gazetarëve në Budva ku po mbahet Samiti i shteteve të rajonit.  Në këtë Samit marrin pjesë kryetarët e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Presidenti i Serbisë nuk mori pjesë në këtë Samit edhe pse ishte i ftuar.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se procesi i njohjes zyrtare të bashkësisë malazeze është në fazën përfundimtare, gjë që është çështje ditësh.

Zyrtarë të Malit të Zi kanë përsëritur shumë herë këtë kushtëzim, që statusi i malazezëve në Kosovë të jetë i definuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ata të përfaqësohen në institucionet shtetërore. /Malesia.Org/

4 Comments

  1. Edhe kjo budallica jon ka mujt me e kushtezua me Komun te Tuzit dhe te drejta tjera per shqiptaret e trojeve tona ne Mal te Zi. Por kjo thot se ne Mal te Zi shqiptaret i kan te drejtat dhe se ky shtet esht shembull se si duhet te respektohen pakicat. Ja pra ku jemi te lumt na me presidenten qe na e kan pru ne KUVERT dhe vu dup ne tryez, ja ku e kin dhe hapnje zarfin se kjo do te jet kryetarja e ardhshme e Kosoves. Ju ju kujtohet ajo kohe jo e larget.Ho..Ho,, pakicat malazeze ne Kosov, po sa dreqin jan mazias ne Kosov ndoshta 3000 apo 4000 maximumin a din ndokush me na tregua nga ju forumista..

    • o pasqyra, ksaj ja leshosha V.S. kur ja ka shkrua letren e hapur-shumica ktu e kane sha e fye Vaselin…me kene si ata shkojne e i ndihmojne malazezet ne kosove me marr t drejtat-po cdrejta mu dhane atyne ci kane vra e kane pre vec gjith jeten e tyne—-kjo asht e marre krejt…

  2. Malazezet jane te vendosur kur eshte ne pyetje kerkesa per te drejtat e minoriteteve te tyre qe jetojne jashte Malit te Zi. Imagjinoje sikur edhe udheheqesit tane te kinin te njejten vendosmeri, te drejtat tona ishin realizuar sipas standardeve europiane.

  3. malazezet tash jane lajmrue si pakice , ne Kosove, se deshirojne me destabilizua shtetin e Kosoves..ata jane nji numer te vogel dhe e besoj se jane serb, ne te vertete serb jane edhe keta qe jetojne ne mal te zi.

Comments are closed.