Përfaqësuesit e partive shqiptare përkrahin iniciativën e Berishës për nënshtetësi

Përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu dhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka konsiderojnë se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, që të gjithë shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë të u mundësohet fitimi i nënshtetësisë shqiptare, është një iniciativë pozitive, njofton portali Analitika.

Genci Nimanbegu (Forca) dhe Mehmet Zenka (UDSH), deklaruan se shqiptarët në Mal të Zi do të duhej të kenë shtetësinë e Shqipërisë, por të mos u merret ajo malazeze.

Nimanbegu tha se me kënaqësi do ta merrte shtetësinë e Shqipërisë dhe konsideron se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë është pozitive.

Zenka pajtohet me mendimin e Nimanbegut se iniciativa e Berishës është pozitive. Ai tha se ky është ndër vendimet më të rëndësishme që është miratuar gjatë 20 vjetëve të fundit për shqiptarët në rajon, dhe se shqiptarëve në Mal të Zi duhet t’u mundësohet dyshtetësia.

Edhe deputeti i partisë qytetare, Mali i Zi Pozitiv Dritan Abazoviq për gazetën Dan deklaroi se do të përkrahte iniciativën duke thënë se njeriu duhet të ketë mundësi të zgjedhin më shumë se një nënshtetësi. Ai megjithatë shtoi se iniciativa e Kryeministrit të Shqipërisë sipas gjitha gjasave është vetëm një marketing politik për zgjedhjet e ardhshme.

Gazeta Dan shkruan se nga deputeti i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka nuk fituan përgjigje pasi ai nuk përgjigjej në thirrjet telefonike.

Mëndim të kundërt kishte deputeti i DPS-it Luigj Shkrela i cili sqaroi se nuk do të pranonte asnjë nënshtetësi tjetër përpos asaj malazeze.

Berisha ka deklaruar se do të kërkojë miratimin e ligjit, sipas të cilit të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh në cilën pjesë të botës gjenden, do të kenë mundësi të fitojnë shtetësinë e vendit amë.
Mbas kësaj deklarate ishin zyrtarë dhe medie greke e maqedonase të cilët shprehën shqetësimin se kjo është një nismë për bashkimin kombëtarë të cilën e theksoi Berisha gjatë festave të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ligji aktual në Mal të Zi ndalon dyshtetësinë, në rast të marrjes së shtetësie të ndonjë shteti tjetër, do të nënkuptonte humbjen e nënshtetësisë malazeze. /Malesia.Org/

13 Comments

  1. e more Luvigj Shkrela, si nuk ta pa kush hajrin. Mos e pac jeten e gjat, more tadhtar kombit.

  2. Une e due nenshtetsine shqiptare me Malesi, dmth deshiroi te jetoi ne Malesi dhe te kem nenshtetsine shqiptare. zotrinj deputetet shqiptar a jeni ne gjendje me ma plotsue deshiren?

  3. O zoteri Martini, deputetet duhet me i votue e me i perkrah per me ba dichka per ne. Nuk mundet mos me lane kurrkan pa fye dhe me votue partite malazeze, tue me e dijt se na lypen deputetet tone. Mos me keqkuptoni, nuk po thom vetem per ju, ket e thom per shume nga malesija, te cilet ja dhane voten te huejve tue pase te vetet ne pozita per votim.

    • po perbes une te vet i kam votua jo te huajt por brbr si mej votua ata si keta isoj se te gjith jane me ta dmth na va napim voten ktyne e keta votat tona pa na pyet i cojn ne dps ater perbes kur jan kshtu ni ane mje mir ja kan ba keta ci kan votua kshtu de kta i kan votua direkt keta pa shkua perr krye tjeter kuj, sic kan shkua votat tona he keta turpi i mbuloft.

  4. Pajtohem me Ty Lulkuqja, por deshta me cek se shteti malazez nuk lejon nenshtetsi te dyfisht; deklarata e z. Berishes asht retorike; me jetue jasht kufijve te Shqiperise e me qene “nenshtetas nderi” nuk mjafton – ndoshta jam gabim….tung!

  5. Shteti me demokratik ne bote SHBA te se lejojn perdorimin e dy pasaportave, me ni me hy e me ni me dale, pra vetem simbolikisht me e mbajt ne xhep dhe nese ta nxane mund te qes problem, por do ishte me e llogjikshme qe te ponohet per bashkim kombtare e pastaj vjen nenshtetesia. per shqiptaret nen Malin e Zi mendoj se do kem shume Luigj Shkrela ci jane te knaqur me at nenshtetsi. Mendoj se ky esht fillimi,test, parapegaditje, e ni lufte te gjate diplomatike qe Berisha do e udheheqe deri ne BASKIMIN KOMBETARE.

  6. diaspora mos ja fut buq. Amerika lejon dyshtetesine, e normal se nje rruge (udhetin) nuk mundesh me i perdor njekosisht 2 dokumente te llojit te njajte (pasaporta) por te dy shteteve te ndryshme. Mos i ngatrro ne qellim kto dy gjana.
    Une me pasaport te Kosoves sot shkoj ne Tirane dhe neser kthehem ne Prishtine me po te njejten pasaporte. Pasneser shkoj ne TR me pasaport te Shqipnis dhe kthehem ne PR me po te njejten

  7. pa asnje problem shoku im. Normal se nuk nisem me njaren, pastaj te kthehem me tjetren… ekzistojne disa rregulla nderkombetare qe ne kete rast psh mundesojne evidencen

  8. Me intereson se si do ti formulojne dhe parashohe me ligje te administrates se Dr sali Berishes te drejtat dhe obligimet ligjore te atyre qe kane origjinen shqiptare por nuk kan linde dhe nuk jetojne ne shtete te shqiprise. Cfare dobijet do te kene kta njerz qe do ta fitoje ket nenshtetsi perpos asaj morale dhe shpirtnore (nostralgjike).Kjo asht nji ide e mrekullueshme per te dhane te drjeten cdo shqiptarit ne bote qe dhe ne menyre administrative te evidentohet si shqiptar.

  9. Po pse mos ta ket, esht e natyrshme si shqiptar kudo qe gjindemi neper bot ta kemi nje nenshtetesi te atedheut ame. njeher isham ne Tiran ne Sheraton ne hotelin e ri, dhe si shqiptar me nenshtetesi amerikane me kerkuan dhe i pagova sigurisht 162 dollar me fjet per cdo nat se aq ishte tarifa per te huajet, por me ne ishte nje shqiptar qe jetonte ne amerik por kishte nenshtetesi shqiptare dhe atij i moren 68 dollar ne nat, ne u cuditem dhe shiquem njani tjetrin. Pra si shqiptar ne atedheun e vet njeriu duhet te ket pakez ma shum privilegje.

  10. E njejta gje me ka ndollur ne mal te zi, ku nje bashkeatedhetar e kishte edhe pasaporten malazeze dhe ate amerikane. Me ate nenshtetesi mori shum privilegje ne dogan dhe ne hoteleri e kudo tjeter. Pra kjo ndikon qe njeriu edhe i perdor keto dhoj manevrimesh per arsye te ndryshme personale. Por me e randesishmja esht se kur e ke pasaporten e kombit tend sigursiht se njeriu ndihet me krenar kur e ka me vehten pasaporten e kombit te vet. Andaj mendoj se esht shum mir kjo iniciativ nese realizohet, se ky premtim esht dhan nga Berisha edhe nje her tjeter por qe kurr nuk esht realizuar, le te shofim

  11. O burrat e dheut,po si nuk e kuptoni se jeky ligj ka dal për me fitua gjeverija do dolar e Eura,a din kush sa bâjn dokumentat për pasaport.Ma kallzoni edhe diçka tjetër : A muni mei pa tre Pasaporta Shqipnis,Kosovës edhe t’shtetit kû jetoj .E dyta, mejau qit Shqiptarvet çi jân jasht Shqipnije pluhnin ën Sy se jekjo politik e dy gjeveriêt Shqiptare nuk dijn as nuk mujn me bashkua komin Shqiptar.Nuk dij a e kini digjua Prezidentin e Shqipnis se çka ka tha n’TV Aljazeera,Ska Shqipni t’madhe,ska bashkim komtar e ska ndryshime kufijvet.Tash nuk dij se çka don me tha parolla :ska Shqipni…

    • madhe……por asht Shqipnija etnike se kur nuk guxohet mei ndryshua kufijt ater nuk muj me ken as e madhe as etnike.

Comments are closed.