Tuz – Malësia (11 Dhjetor) Malësia sot njehi e zbardhur nga bora e cila nisi të bie mbrëmjen e kaluar e po vazhdon të bie edhe sot e shoqëruar me erë të fortë. Trashësia e borës deri tani është diku 10cm, kurse në pjesën malore të Malësisë është më e lartë.
Pjesë të Malësisë sot ishin edhe pa rrymë elektrike, e siç njoftohemi ka ende zona pa rrymë.
Kujdes të veçantë duhet të kenë drejtuesit e automjeteve pasi rrugët nuk janë të pastruara. Pajisja dimërore është e domosdoshme.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjatë ditës reshjet e borës do të ndalojnë. /Malesia.Org/
Nëse keni ndonjë fotografi apo video interesante mund ta dërgoni në adresën: stafi@malesia.org
video nga Kola Dedivanaj
oo e gzoshi e ja pashi hajrin se e bukur si nuse e re .malsia u ba michigan per
ka bora .Gezuar festat gjith Shqiptarve kudo qe jan
gjeneral flm shum se jo si nuse por si kokone hahahahhah