Prof. Dr. Anton K. Berishaj anëtarë i ri i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës

Prof. Dr. Anton K. BerishajAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka rritur numrin e anëtarëve akademikë, si rezultat i Kuvendit Zgjedhor që është mbajtur të mërkurën.  Në  këto zgjedhje, ky institucion ka rritur numrin e anëtarëve me 19 anëtarë të ri në Seksionin Gjuhë dhe Letërsi, Shkenca Shoqërore, Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe atë të Artit.

Në mesin e anëtarëve të ri të ASHAK-ut është edhe Prof. Dr. Anton K. Berishaj i cili është profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës.
Berishaj i lindur dhe rritur në Malësi, jeton dhe punon në Prishtinë. /Malesia.Org/

 

40 Comments

  1. Urime profesor ta gezosh titullin me te lart shkencor.
    Sa krenohet malesia per keto arritje te ketyre profesorave
    Kalaj dhe Berishaj

  2. Urime mik i dashtur dhe i respektuar. Esht nder per te gjith Malsoret ne pergjithesi per ket arritjen tuaj aqe te madhe ne lamin e shkences. Vetem me njerez te kalibrave tuaj ne shkojm perpara drejt progresit dhe te ardhmes son te lumtur. Ju ate titullin tuaj te lart do ta shfrytezoni edhe per nevojat tona te pergjithshme kombetare. Jam i sigurt se ju do te shendrisni edhe me teper sepse ende jeni i ri dhe keni mjaft energji edhe drejt fitoreve edhe te metutejshme ne zbulimet dhe krijimtarin tuaj shkencore. E gezofshi ju dhe familja juaj, por edhe te gjith ne si Malsor dhe shqiptar nen Mal te

  3. Profesor i nderuar ,
    Urimet e perzemerta per titullin me te larte shkencor.
    Malesia eshte krenare per arritjet tua. Rrespekte dhe te na i mbushesh 100 vjet 🙂

  4. I dashtun Anton Kola,

    Si profesor imi, une posaçërisht e ndiej veten te privilegjuar per titullin, qe me merite te kanë nda ne Akademine e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves. E mbajsh me nderë e ne u mburrshim me ty si deri tash.
    Sinqerisht!
    Martin Berishaj, Lublanë

  5. I dashtun Anton Kola,
    urime per titullin qe ju kane dhane Akademia e Shkencave te Kosoves.
    ke nderue vehten tuej dhe po ashtu edhe Malesin mbare.Urime Urime .

  6. Urime dhe suksese.
    A din kush me’m kallxua a merret kjo cin perpas stazhit apo veprave?

  7. sipas punes e veprave me te larta ne shkence apo art.
    sikur tishte sipas stazhit akademia kishte mej pas ka 1000 e ma shum antar

  8. Suka
    Te lutem a mund te ma sqarosh, Akademik a eshte titull, a arritje shkencore?

  9. Urime Z. prof dr Anton K Berishaj ne detyren e re ne institucionin me te larte te Akademise se Shkencave dhe Artit te Republikes se Kosoves . Eshte privilegj dhe obligim i madh si antare i ri ne ASHAK te cilen detyre , une dhe cdo Malesor
    jemi te bindur qe do te kryeni me sukses . Edhe nje here sukses ne pune dhe shendet te mire ty dhe familes tende.

    Deda Juncaj, Michigan

  10. Anton Kola, urime titullin AKADEMIK! E fitove me pune dhe vepra te nje intelektuali te larte si qe jeni Ju. Ndihem krenar qe pata privilegjin me te pas kojshi e shoke te ngushte. Me kete titull nderove neve te afermit tu e mbar Malesine. Ju uroj jete te gjate, pune frytedhenese, dhe suksese te reja. Ju pershendes Juve, Tonken dhe femijet. Me rrespekt, Halil Nikaj me familje

  11. antar i akademis bahesh nese ai institucion arritjet tua shkencore i vlerson ne nivelin ma te nalt.

  12. Urime te panumerta per sukseset e arritura,Me rwxpekt dhe krenari ju them GEZUAR KETE TITULL KAQ TE LARTE..ITe deshtem edhe ashtu si ishe ,Pore te ketille ,te duem edhe me mire

  13. Anton Kola urime! E pra ta kam inat edhe sot qe je akademik. Ta kisha inat edhe dje qe ishe profesor. Ta kam inat sepse të gjithe po mburren me ty. Inati im nuk po me lene rahat pa t’i shkrua keta rreshta per të gjalle. Po pse ta kam inat une? A thua per ate qe sot ke nje rroge ma të madhe, apo ke nji mendje edhe nji skenderbe me të madhe, apo ta kam inat qe bane aq shume e pak per Malesine e Malsuert!
    Ju qe po i lexoni keto shkarravitjet e mija e dini mire se ishin do kohna të mrapshta, jetojme dhe do te vdesim ne nji kohe të mrapsht, e si rrjedhoje ti Anton je shume ne rregull tye marre…

    • Syni, nuk po e njjihke Profesorin. Ai, veprimtarine e vet ia kushton pikerisht Malesise dhe shqiptareve ne Mal te Zi. Nese nuk ke ndonji arsye tjeter, sa per ket pune, aman mos ia kij inat, por nis e respektoje.

  14. Jekta ci po thon se po perparojn jasht Malesiet asht ba nadet ci kur po dalin ne penzi i kthehen Malesis demek mej nimua. Edhe ky sa te dal ne penzi pritja ti cprazin baterit per Malesin dhe ka me na pyt me patriotizem Jekshtu e kem nadet na ne Malesi. Elektualeve tan sa tu dal zadufi jasht kthehen ne Malesi demek per tna nimua. Ne penzi,pse mos te lan emen edhe ne Malesi.

  15. I nderuari Akademik, z. Anton Berishaj, urime ne arritjen Tuaj ne majen me te larte te panteonit te dijenise, qe domosdo eshte nje lajm qe gezon dhe krenon mbare Malesine. Nga thellesia e zemres te deshirojme suksese dhe pune te mbare ne karrieren Tuaj iluministe. Ashtu sic kemi nevoje per drite te diellit, bota shqiptare ka nevoje per njerez me diapazon si Ju ne perhapjen e kultures, diturise dhe te perparimit kombetar.

  16. P.S. A mund t’me tregoni sa akademike ka Malesia, apo ky eshte rasti i pare? Faleminderit!

  17. Urime , dhe e gezosh kete titull !
    Nese dikush e ka meritua kete titull, jeni ju, si per kontributin ne lemin tuaj, ashtu edhe per autoritetin dhe respektin qe gzoni ne mesin e te gjithe atyre profesorave universitar. Nuk e teproj nese thom qe me kete titull qe keni fituar e keni nderuar edhe Malesin, dhe besoj se do te vazhdoni te jeni ambasador i Malesis ne Kosove.

    Edhe e kisha cekur qe, per ata qe nuk kan pas rastin ta njohin profesorin, qe dera e prof. Berishaj ka qen cdoher e hapur per ndihem, e sidomos per shqipetaret e Malit te Zi, dhe kurr nuk ka kurrsyer as veten as te njofshimit…

  18. akademik ka ken Tom Berisha, akademik asht piktori Gjelosh Gjokaj edhe tash Anton Berishaj. Nuk e di se ka tjer malsor akademik?

  19. Jam krenar çi i kam njoftua personel t’tre Akademika,por nuk dij kush ja ka dhan Tom Berishës titulin kur gati tan jeten e ka kalua ën Zagreb n’per akademija ushtarake, diri çi ka dek.Past drit.

    • Dod, mos e ke dit, ai ci din shume fol pak, ndersa ai ci fol shume, shume nuk din, kjo asht e vertetueme, sidomos nga ana jote ktu en forum.
      S dua me fol per te ndjerin akademik Tome Berishiaj ktu, se une nuk jam i denj me fole per te, e mendoj se as ti nuk je, por as ke dije, vec merre librin qe eshte shkrua per te e lexoje … shkurt e shqip krejt krent shqiptare (edhe ata kroat) kan pul koken para tij e nje malsor me fol i fjal ne kontekst negativ per te nuk shkon .
      Sa per dijeni ai ka qen jaj 40 vjet profesor ne Universitetin e Prishtines … dhe ishte gjeneral major i U.c.k-se

  20. Lajm i pergezueshem, Urime qe te kemi nje antare te ri ne Akademin e Shkencave dhe te Artit te Kosoves, pikerisht nje malsor i vetem qe e meriton

    Sherif Gjokaj ,Detroit SHBA

  21. Ta gezosh ket titull profesor.
    Per chudi qe spo ta uron Samirja……

    • Tash e pash reagimin tand Mark. Hmmm, faqezi je ti. Nuk kam arsye mos me urua. perkundrazi, jam e knaqun kur dikuj kam rast me i urua sukses te ktill.

  22. Urimet e mija te perzemerta ne Akademine Shkencore Anton Kola Berishaj rrenosh sa malet .

  23. Ak. Profesor, urime. Jam shume e gezuar qe pata rastin t’u njoh ne nje promovim te nje libri, ketu ne Podgorice. Sa per dijeni te atyre qe e njohin me pake punen e Akademikut te ri, 60% te veprimtarise se tij ia ka kushtua pikerisht Malesise, shqiptareve te Malit te Zi. Pervec kesaj, ata qe kane studjua ne Prishtine, kete Akademik e njohin edhe si person qe gjithmone ka qene ne sherbim te te gjitheve, aq sa ka pase mundesi (me regjistrua, punesua, ndihmua, prit e shoqerua). Pra, ndoshta eshte rast i vecante. Per kete me informoi shoku im, ish studenti i tij, tani punetor arsimi ne Malesi…

  24. Sa per informim te drejt, Prof,> Berishaj, nuk eshte pranuar vet i 19-ti, por vet i 12-ti (hyni ne web.faqen: Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves, qe tani numri i pergjithshem i personave qe e mbajne kete grade nderi per kontributin ne shkence, eshte 36.

  25. Sceptic, te lumt goja, se po e njihshe mire Akademikun. Po i verteton fjalet e ish-studentit te tij. Ai, me bindi se fjala eshte – jo vetem per shkencetar te madh, por edhe per njeri bujar dhe Malesor me rraje.

  26. Pershendetje i nderuer Anton. Mua me gezon fakti qe Malesia ka edhe nje tjeter arsye qe te krenohet me ju. Sic me kane folur studentat tuaj ju keni qen gjithmone mbeshtetes i studenteve malsor ne Kosove. Mua tani me mbetete te them urime per titullin Akademik dhe faleminderit qe edhe nje here me sukseset tuaja te arritura po del edhe nje person i larte qe ne malesoret te mund krenohemi me ju. Urime te perzemerta me respekt Albert Camaj

  27. Nder dhe krenari per ne qe jemi nga Malesia .Urime profesor ,
    Me respekt
    Pal Dreshaj

  28. Urime per Profesorin Berishaj. Ajo qe me intereson eshte te dij dicka per veprimtarine e tij shkencore, ngaqe nuk arrita gje te gjeje ne faqet e internetit… Dicka me shume per veprimtarine e tij shkencore qe ta kristalizojme pak me shume kete titull te tij.
    U pershendes dhe pres pergjigje nga dikush qe ka te dhena me shume… 🙂

  29. askush ma mir nuk ka me ta sqarua se Akademia e Shkencave dhe Artit e Kosoves se ata veprimtaron e tij sigurisht e kan shqyrtua para se kan vendos.

    • Faleminderit por ne ASHAK nuk shkruan gje per veprimtarite shkencore qe kan be te zgjedhurit. Per njerin te zgjedhur nga fusha e shkencave natyrore e dij dhe e dijn te gjithe qe e njohin se ka vetem kater punime shkencore, gje qe te ben me mendu, se nderhyn paksa edhe politika ne kete aspekt. Per Akademikun Berishaj me treguan…Plusi faleminderit 🙂 Bera pyetje thjesht per kurjozitet… U pershendes 🙂

      • Teofile, flm edhe ty. Une, e kisha CV-ne e Profesorit, sepse ia patem kerkua me e kandidua per shperblim, ketu, ne Tuz, mirepo – si e dini nuk kaloi. Prej CV-se i lexova disa botime te tij, e sigurisht, ne nderkohe ka bela edhe dicka tjeter. Te fala e t’mira

  30. Sa e di une, asht autor i dy librave autorial, editor dhe bashkeautor i mongrafise per shqiptaret ne Mal te Zi, bashkeautor i dy librave te botuem jashte, ne gjuhe te huaja dhe autor i shume artikujve te botuem ne revista jashte vendit dhe ne Kosove. Sigurisht ka edhe kumtesa neper simpoziumet e ndryshme shkencore. Mirepo, cka thot mali, mire asht Akademise me iu drejtua se ata e din pse e kan pranua.

  31. Nje pyetje e kame ,ne qofte se dikush mund te me ndihmoj?
    Akademik korrespodent ,chka ka ndryshim me akademik i rregullt?

  32. Secili i zgjedhur ne Akademi, 3-4 vjetet e para eshte me korespodence, ndersa pas kesaj kohe, zgjiedhet i rregullt. Mirepo, ky titull asht i perjetshem,

  33. Dmth si kur studenti ne fidhim ku del me studijua je brucosh se je ne klas te par, e mandej kalon ne klasa tjera ndoshta edhe puna e Akademikut shkon keshtu me kohen, por esht me randesi se ky u be antar i akademis se shkences dhe arteve te kosoves si akademik i rregullte. Gezuar dhe urime

Comments are closed.