Drejtoria e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz ka shkelur ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, pasi me 28 Nëntor nuk parandaluan festimin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që organizuan nxënësit e kësaj shkolle duke valëvitë flamuj shqiptar. Kjo ishte deklaratë e publikuar në gazetën Vijesti dhënë nga ministria e arsimit dhe sportit.
“Në përputhje me ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare është i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në mënyrë që ato të shprehin identitetin e tyre etnik. Përdorimi i simboleve është i ndaluar pranë apo brenda ndërtesave të organeve që ofrojnë shërbim publik”, tha zëdhënësja e kësaj ministrie Vesna Gajevic.
I pyetur për këtë rast, drejtori i Gjimnazit “25 Maji” Semir Laleviq deklaroi se nuk ka pasur kurrfarë festimesh të pavarësisë së Shqipërisë dhe as flamuj shqiptar brenda në shkollë, shkruan Vijesti.
Ata po ashtu shkruajnë se mbas dërgimit të fotografisë e cila dëshmon se kishte festim ku shihen flamujt shqiptar, Laleviq nuk u përgjigj më në telefon.
Drejtori i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” Nikollë Dukaj për të njëjtën gazetë ka thënë se nuk kanë organizuar festimin e 28 Nëntorit por gjithashtu ka shtuar se drejtoria e shkollës nuk mund të i ndalin nxënësit të mbajnë flamuj kur ata dalin jashtë shkollës.
Siç u njoftuam nga disa nxënës të shkollës fillore, të cilët do të i mbajmë anonim, ata mbas festimit të cilin kishin bë në oborrin e shkollës dhe parakalimit nëpër qendër të Tuzit me flamuj shqiptar, u “porositën” nga drejtori që këtë mos ta përsërisin kurrë më. /Malesia.Org/