Rita Ora në Twitter: Pema e Krishtlindjeve në Shqipëri gjigante

Këngëtarja shqiptare nga Kosova me famë botërore nuk lë moment pa treguar se sa shumë e do Shqipërinë. Në faqen e saj personale në Twitter, ora ka postuar pemën e Krishtlindjeve që pak ditë më parë ndezi dritat në kryeqytet.

“Pema e Krishtilindjeve në Tiranë, Shqipëri është gjigande”, shkruan Rita Ora e entuziazmuar. Këngëtarja që për momentin është kryefjala e showbiz-it botëror, këndoi falas me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në koncertin madhështor që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.  Ishte ky koncerti i parë i Orës në Shqipëri dhe me shpresën se nuk do të jetë perfomimi i saj i fundit për publikun që ka gjakun e saj. /BalkanWeb/