Berisha me krerët e fesë (video)

Kryeministri Sali Berisha organizoi pritjen tradicionale të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe trupit diplomatik në Shqipëri, duke i bërë jehonë tolerancës dhe harmonisë mes tre besimeve fetare. 

Në 2013-n, njerezimi kremton edhe 1700-vjetorin e asaj qe historia e njeh si themelimin e tolerances fetare dhe u dha qytetareve te Perandorise romake lirine e perzgjedhjes se besimit. Por, duke ju referuar historise se hershme te ndarjes se kishes dhe teorive te historise moderne per perplasjen e qyteterimeve te bazuar ne ideologjite kulturore dhe fetare, Kryeministri Berisha identifikoi shqiptaret si kombin, qe i jep botes mesazhin e duhur.

“Shqiptarët në këtë horizont janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Një komb, të cilit linja e Teodosit i ra në të gjithë gjatësinë  e tij. Kisha u nda, por kombi mbeti unik. Më vonë sërish linja të tjera ranë mbi të, tani jo linja e Teodosit, por linjat e Huntingtonit, përsëri kombi mbetet unik. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit”, tha Berisha.

Me urimin e festave te fundvitit, Kryeministri Berisha shprehu besimin se Krishtlindjet e tjera do ta gjejne kombin shqiptar me te bashkuar, me te begate ne projektin e perbashket te bashkimit me Europen dhe ndertimit te Shqiperise europiane.

“Ndaj le të përpiqemi së bashku ta shndërrojmë 2013, në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera. Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ju falënderoj me mirënjohje që erdhët sot, këtu dhe më dhatë mundësinë të uroj secilin prej jush. Gëzuar!” uroi Berisha.