Kënga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko ka dalë fituese e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtari nga Ulqini Adrian Lulgjuraj dhe kitaristi i famshëm shqiptar Bledar Seiko kanë triumfuar në natën finale të festivalit dhe në këtë mënyrë kanë fituar të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Evropian.
Ata do ta performojnë këngën e tyre në “Eurovision 2013” që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH e zuri fituesja e dikurshme, Anjeza Shahini, me këngën “Love”, ndërsa Hersi Matmuja zuri vendin e tretë me këngën “Kush ta dha këtë emër”. /Malesia.Org/