Sinishtaj: Nëse Djukanovic mashtron, do të braktisi qeverinë

foto: VijestiFunksionari i koalicionit “Forca për Bashkim” dhe kryetari i Iniciaties Qytetare – Tuz, Vasel Sinishtaj tha se do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri Djukanovic nuk i respekton marrëveshjet e arritura me partitë e pakicave për formimin e shumicës qeveritare, shkruan gazeta Vijesti.

Sinishtaj në seancën e kaluar të Komunës urbane të Tuzit tha se nga Djukanovic para së gjithash pritet përmbushja e premtimit për formimin e Komunës së plotë të Tuzit.

“Unë besoj se kryeministri duhet të bëjë gjithçka është e duhur për të respektuar atë që vetë ai ka nënshkruar. Nëse kjo nuk do të respektohet, mendoj se kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi nënshkruar një marrëveshje me të. Pjesëmarrjen time në qeveri e lidhi për një periudhë të caktuar kohore, dhe në rast se për këtë kohë nuk plotësohet kërkesat tona, unë publikisht ju them se nuk do të jam më pjesë e qeverisë- tha Sinishtaj i cili mbas 2 vjet do duhet të kthehet në vendin e deputetit, që do të zëvendësoj partnerin e koalicionit, Genci Nimanbegun.

Temë debatesh ishte edhe buxheti i KU Tuz dhe referendumi konsultativ për formimin e Komunës me kompetenca të plota.
Sinishtaj kritikoi letrën e kryetarit të komunës së Podgoricës Miomir Mugosa drejtuar kryetarit të KU Tuz Fran Lulgjuraj, në të cilën vihet në pyetje data e mbajtjes së referendumit. Mugosa në këtë letër, siç shkruan Vijesti, kishte shprehur mospëlqim që referendumi të mbahet në pranverë të vitit 2013, njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Tjetër debat e ashpër ishte ajo rreth buxhetit për KU Tuz. Sinishtaj tha se për vitin 2012 kryeqytetit (Podgoricës) buxheti ju shkurtua për 14% kurse për KU Tuz 41% gjë që bie në sy si shpëlarje parash. Një debat të tensionuar pati edhe kolegu partiak i Sinishtajt, Smajl – Maliq Çunmulaj me këshilltarin e DPS-it Naser Kerkanovic. Përplasja verbale në mes të Çunmulajt dhe Krkanovic për pak kaloi në një përplasje fizike të cilën e parandaluan kolegët e tyre, shkruan Vijesti.
Krkanovic para disa muajve u përball fizikisht me një këshilltarë tjetër nga radhët e SNP-së, Zeljko Milic. /Malesia.Org/

64 Comments

  1. Ja pra se Vaseli do ti permbahet premtimeve. E di se disa tani do te komentojm se aje edhe perpara na ka then por sna i ka mbajtur premtimet. Por une besoj dhe jam ma se i bindur se Vaseli kesaj here e ka 100% seriozisht dhe nese nuk plotsohen ato kerekesa te nenshkruara nga vet Gjukanoviqi dhe partia e ti, ateher Vaseli por edhe te tjeret do te duhej te jepnin doreheqje dhe te kalojn ne opozit.Nje mik i imi Xheladin Zeneli nga New Yorku shkruen se duke nejtur ne Pozit me pushtetin nuk mund te fitohen te drejtat per shqiptaret ne Mal te Zi, ndoshta edhe ka te drejte. Gjithesesi nisme e mir Vas

  2. Gjithesesi nism e mir Vasel dhe duem te besojm se do ti realizojsh premtimet qe po ben, ne nuk do te harrojm bile e bana SAVE(e ruejta) ket deklarim tuajin dhe nje dit do te vin koha qe te ballafaqohesh me ato qe po thua. Shpresoj se do te realizohet Komuna e Plot si dhe te drejtat ne Simbole Kombetare dhe shum te tjera. Ju pershendes duke ju uruar gezuar dhe per shum mot Krishtelindjen te gjith shqiptareve te fes katolike mbrenda dhe jasht atedheut. Ashtu sic esht ringjadhur Jezu Krishti shpresojm te ringjadhet edhe ceshtja jon shqiptare ne ballkan, qe te shkojm drejt realizimit te drejtave

  3. Përshëndetje të nderuar,
    kam respekt për punën fisnike që bëni,por kësaj radhe me keni deshpruar. Jam shumë i sigurt se zotni Sinishtaj nuk e ka shkruar , as që e shkruan asnjëherë mbiemrin DJUKANOVIC,por ashtu siç e mundëson edhe definon alfabeti ynë, GJUKANOVIQ.Nuk është mirë të ndiqet modeli i disa mediave të shkruara në Shqipëri e Kosovë.Ato nuk arrijnë të dallojnë bashkëtingëlloret GJ dhe XH, as Ç dhe Q, prandaj përdorin alfabetin serbo-rus.Ne në Malësi,as në mjediset etnike shqiptare në Mal të Zi nuk kemi asnjë pengesë, as shqiptimin as shkrimin e drejtë të alfabetit tonë të shenj

    • Vaseli nuk ka shkrua shoku por ka than. E pse me ja shkrua Gjukanoviq? per me e afrit aa? jo more pse me ja shkrua at mbiemen te flliq ne gjuhen ton?
      “d-j-u-k-a-n-o-v-i-c” spo shoh asni germ srbisht ktu e zdi ku po i sheh ti? tana jato germa jan ne alfabetin ton.
      ashtu shkruanji cdo her.

  4. Vaseli mund të premtoj të gjithë që ai dëshiron. Kjo nuk do të ndryshojë faktin se Shqiptaret duhet për të formuar një parti tash. Në këtë parti atu duhet të përfshijnë kanidatat të ri dhe të vjetër. Ligji ka ndryshuar kur se shqiptarët nuk janë ma të garantuar një vend në parlamentin. Siç kemi zbuluar në këto zgjedhje të kaluar, shqiptarët kanë nevojë për të zhvilluar temat që rezonojnë me të gjithë votuesat, p.sh., punësimin, anti-korrupsionin, Tatimeve, bujqësi, arsim, dhe per me forcua diversitetit etnik. Zgjedhjet Parlamentare do të vijë përsëri në dy apo tre vitet e ardhshme.

    • Zgjedhjet lokale janë në pranverë 2013.Pakicat duhet të propozojn dhe të kalojën një ligj anti-korrupsion per votuesit – që e bën të paligjshëm për të dhënë votuesve ndonjë dhuratë, të holla, ose forma të tjera të konsideratës për të ndaluar korrupsionin ndikuar votuesit e drejta e tyne për të votuar lirisht. DPS-i do të dobësohet ma teper nga ky legjislacion dhe institucionet Evropiane do të ndihmojnë të kalojnë këtë ligj pakicat.

      • Kët herë shqiptaro-amerikanët kan shikuar ma afër zgjedhjet. Ata vunë re në dukje se makineritë e përdorur nga DPS ishte:
        1. Manipulimi paligjshme votuesve duke ofruar dhurata ndoshta dhe paratë;
        2. Shumë votues votuan për DPS, sepse ata punojnë për DPS per antar te partisë;
        3. Partitë shqiptare në shënjestër njëri-tjetrin;
        4. Partitë shqiptare në fushatë kan perdor patriotizm dhe jo çështjet Konkrete që kam deklaruar më lart.

        • 1…shqiptaro amerikanet ne zgjedhjet e kaluara lansuan “patriote” te cilet realizuan qellimin e A. Lulgjuraj per humbjen e nje deputeti!!!
          2…Blerja e votave; Ne Malesi ndodhi ajo qe ndodhe me Gabelat ne Konik-u shiten per para te thata dy nete para zgjedhjesh.
          3…votues te DPS jane te punesuar me nje qellim: shkaterrimin e Malesise
          4…Partite shqiptare jo te gjitha vune ne shenjester njeni-tjetrin!!! kete e bene te gjithe pervec Forca e as Iniciativa.
          5…as kete te fundit nuk e perdoren te gjithe pervec disa!!!

          • Pasha zotin unë nuk mund të pajtohem me tu se një deputet është humbur për shkak se njerëzit në Malësisë të cilët nënshkruan të bëjen Z. Lulgjuraj kandidat – Nuk e kanë votuar për të. Te kishen votua per te ateher unë do të pajtohem me tu, por kjo nuk ndodhi absolutisht jo. Ne kemi mësuar se në qoftë se ju nuk do të votojni për kandidatin eventualisht mos nënshkruani peticionin e tij për t’u bërë një kandidat për shkak se ju do të vërë një candiate rrishim në fletën e votimit.

          • Shqiptaro-amerat bejne perpjekje me nxjerre nga “hini” ndonje FENIKS i cili do te plotesoje kerkesat tona. Kjo eshte shume ne rregull. Ceshtje tjeter eshte ae a ia qellojne apo jo!? Te kerkosh personalitete te formuara mire, eshte e kote, sepse ata ose jane “shite e kaparua”, ose jane jashte politikes. Nje Akademi e krijimit te kuadrove, nuk na mungon vetem ne, por edhe rajonit.

  5. Celulari:
    Emrat e mbiemrat, shkruhen origjinal,pervech sllavet qe indryshojn.

    • Jeni gabim z.Marku. Gjuha standard shqipe i “shqiperon emrat”, ndersa e vetmja gjuhe ne Ballkan qe i shkruan ne origjinal eshte ajo kroate. Por, mos u merrni me gjera periferike. Ka ketu per te thene shume me shume sesa te zihemi per shkronja. Urime Kshtellat besimtare katolike.

  6. sllavt Viens i thon Bec… paramendoje ku asni germ nuk ka lidhje me Vienna apo Viena si e shkruajn pjesa ma e madhe e bots

  7. bravo partia demokratike cfar ideje eee? jo edhe 1 por edhe 10 jem tzot me i formua se i kem nja 10 cop e gja ma kollajt sasht se me hap parti.
    bile lajmronju en podgoric se me gjith qef va rregjistrojn bile ata falas vec tkem sa ma shum.
    10 vota per parti ater

  8. pas 2 vjet,ky ka me than po rrij jektu ku jam,se nuk em dvet kush gja,pse me braktis vet kur nuk e braktisi ky /Nimanbegu parardhsi i tij/ :P.nuk kan hi kta aty kot per me braktis po per me tej aty,e gjukanovici ktyne me fillim u ka kallxua ku e kan vendin…po sdi pse jepni kso temash ,kam me ba e skam me ba …

  9. Mos me keqkupto.Tash për tash janë tre apo katër parti Shqiptare ne funksion. Unë jam duke sugjeruar se ata te KONSILIDOJN dhe të formojnë së bashku NJE të tillë pa fokus në etnisë shqiptare si emen te partis, por me karakterin politik demokratike. Ata nuk mund të luftojnë për votat e shqiptarve më. Ata duhet të luftojnë për të gjitha votat. Po sugjeroj se keto disa tema jan të përbashkëta pa mar parasysh ethnicitetin si taksi, korropsioni, arsimi, diversiteti etnik, ekonomia, etjra.

    • Emni “te Shiptarve ose per Shqiptar” kalzon patriotizm por nuk fiton vota. Patriotizm nuk fiton vota si e pamë për shembull ne këto zgjedhje të fundit me fushat te Z. Lulgjuraj. Temat duhet të jetë ajo që ndikojnë në jetën e njerëzve dhe të adresojnë nevojat e tyre. Temat duhet të jetë ato që ndikojnë në jetën e njerëzve dhe të adresojnë nevojat e tyre. Sa më shumë njerëz që ju mund të lidheni me të, atëherë ju do të merrni më shumë vota. Ky është një parim universal që shqiptarët dështuar për të kuptuar dhe përdorur. Gëzuar Krishtlindjet!!!!!

  10. vec nji gja po me cudit: ne cilen “big”-zgaver jane mesheh kundershtaret e Vaselit??? kam nje sygjerim per ta: delni dhe mos u tremni, Vaseli do te mbroje edhe te drejtat tueja jo vec te tonat qe na ke sh e fye ne cdo menyre gjate fushates!!! Pasqyra e Ngjarjve, thua: “kesaj here do ta mbaje premtimin”!!! a na thua cilin premtim qe ka dhan deri me sot publikisht, nuk e ka mbajtur??? mua sme kujtohet, e ti na e sqaro kete thenje tenden!!!! Njerez, Komuna e Plote e Tuzit eshte fituar, eshte fituar…vetem mbetet te definohet afati dhe menyra sepse DPS ka probleme si asnjehere ne historine…

    • Po valla keta kundershtaret jan fsheh dikun mire qe as me i gjete, e nimo Zot hazer jane kure u duket se kan dichka me perbalte. More “pasha zotin” kaher u kam thane vete se nuk asht Vaseli si jane munua me paraqit, jekshtu pra deshmohet se don per te mire te Malesis, atij bravo i kjoft !

  11. ..e vet, andaj kuptoni pak dhe mos u beni “te dijshem” edhe kur sdini asgja. Partia Demokratike, formoje edhe nje parti, dhe ne te merr Veten tende, Antonin, Mehmetin, Fatmirin, Angjellkun, Gjergjushen, Niken, Vasel Camin, gjergj Ivezin, Marash Nucullin, Jozefinen Dedvukaj e te tjeret se, po ta garantoj nje gja: Vaselin me subjektin e tij kurr sdo ta arrish ta shjeresh ” ne nje thes me ju”…dhe kur ta marojsh kete pune, ate ” Thes” lille mire e mos delni ma nga aj, se mjaft e keni damtua malesine e kta pak shqiptar qe kem mbet…ose hjedhe dikun….e din se kun e keni vendin!!!

  12. …harrosha ji anmik se e harrova Besniken…urime festat e ishalla u ndihmojne…

  13. “Bashkimi bane fuqine” Numri i popullates shqiptare qe jeton ne Male te Zi mendoje se me nxi plotson kushtetet te jete nji parti politike , per te mos permendim te kete pes a gjashte parti te ndryshme si ashte rasti ne trevat te banuera me me shqip fols.Pra ju duhet te bahini nji dhe te ini nji per te gjithe dhe te gjithe per nji.

  14. Ni e pajt fjalën(e besoj se po)kame dal si meineruoshimi politikan i Malësis.
    Ishalla i bashkon tan politikanat e Malësis ni parti regionale për Komunën e plot t’Malësi pa PDS e Boshnjak..Ni dasht Zoti kame fry era e re për t’mirat e Malësis

  15. Ky eshte nje reagim i logjikshem. Vaseli ka pervoje ne politike dhe eshte poltikani me i afti ne kete fushe. Nese qeveria nuk bene me shume per realizimin e te drejtave tona qytetare dhe kombetare, veprimi i paralajmeruar i Vaselit eshte me vend, sepse do te shkaktonte nje termet ne qeveri dhe nese edhe te tjeret nga radhat e pakicave do te benin te njejten gje, atehere do te rrezikohej kallapsi i qeverise, cka do te rezultonte ne zgjedhje te parakoheshme, gje e cila nuk do ti konvenonte Gjukanoviqit.

  16. Te Nderua Komentus qe keni komentua ketu siper , dua tju kthej ne kujtes disa premtime qe i ka ba Vaseli e sidoms ty Pasqyre qe e bane Save kete deklarat te tijen , ato perpara nuk i ke ba. A nuk eshte ky Vaseli qe ka legjitimua pushtetin e Komunes Urbane per 4 vjet me rradhe duke i sherbyer Mugoshes, pushtet te cilin paten premtua se nuk do ta prenojn kurre, a eshte ky Vaseli, qe pati then se nese Qeveria miraton ligjin per org Teritorial do jap dorhiekje nga parlamenti e te njejtin premtim kur miratuan ligjin per flamur , kjo eshte vetem ni mashtim i rradhes para zgjedhjeve lokale.

  17. Pershendetje te nderuar dhe Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Mas ci i lexova keto komente nuk me lejoj ndergjejgja mos me i shkrua disa fjale te thjeshta ne lidhje me Z.Sinishtaj dhe disa ish titista e enverista te cilet heren e fundit perkrahen A.Lulgjuraj kam e krye dhe at grusht vota ja cuan DPS-it ashtu si ishte programi i percaktuar prej Podgoricet,New York dhe Detroit.
    Patriotet e nershem qe punojn per komb fe dhe atdhe e suportojn Vaselin deri sa te dal dikush tjeter me i siell Malesis dicka ma shum se aj.Per deri ather kisha me u lut mos e sulmoni at qe bani ma i shumti per Malesi

    • z. Detroit, nofken (nick name), e paske halamet, por nuk po shoh qe mundesh me e bajte. A e dini pse jane zhdukur dinosauret? Sepse kane pase trup te madh dhe koke (lexo: tru) te vogel. Mos u prekni i uruar, por me mire te kishe hesht edhe kesaj here, sesa ke shkrua brochkulla. Pse konsideroni se z. Lulgjuraj dhe ata qe e kane perkrahur meritojne fyrje? Nuk e njoh kapacitetin e tij intelektual, por politika eshte si noti: pa hy ne uje, nuk mesohet. Une, e respektoj secilin qe beri dicka per votuesit e vet, per vendin dhe veten e tij. Kush vlen, mbijeton dhe ruhet ne kujtese si i mire- me beso!

  18. Cka beri Vaseli dhe cka bene te tjeret, disa gjera i mbajme mend dhe disa i kemi harruar, mirepo cka Vaseli do te beje ne te ardhmen nuk e dime asnjeri, vetem mund flasim kot, eshte hamendje hipotetike, pra nuk bazohet ne realitet. Une jam i mendimit se Vaseli do ta mbaje fjalen e dhene, sepse me premtime te pambajtura nuk fiton kurrkush asgje.

  19. Si cdo here edhe kesaj here vaseli do te punoj,por mos te harrojm se deri tashe ma i shumti i ka siedh malsis ndihem vaseli edhe per ja ta ashte aty ku ashte rrenosh dhe urime per keto Krishtlindje dhe gesuar Vitin e Ri 2013.

  20. Moderator lexoje nje here ket komentin, e Partis Demokratike!!!

  21. Une, besoj se Vaseli e mban fjalen, por kjo nuk ka peshe sa me e mbajt fjalen Gjukanoviqi. Terheqja eventuale e Vaselit, pervec qe atij personalisht i sjell ndonje simpati, ose ndikon qe t’i harrohen disa “gjynafe” te vjetra te tij, nuk ka ndonje perfitim konkret. Prandaj, ju lutem shume, te mos i marrim gjerat me eufori, sepse “mrekullite zgajsin vetem 3 dite”. Do t’i harrojme premtimet e tij edhe ne edhe ai – pasiqe e mbulon skenen politike ndonje “pluhur e mjegull tjeter”. Eshte e vertete se Vaseli ka kontribua ne plotesimin e parimeve kushtetuese qe lidhen me minoritaret (me…

  22. Mir more Samire se nuk kam mundsi mej pas tetana “organet” e trupit “te medha” por dicka te madh kam !? Ti ije e para ci ka ba ket verejtje kaq te perpikt dhe keto fjale kaq me vend ne keto ma se 60 vjetet e mia.Sigurisht ket edukate e ke prej familes nga vjen !!!
    Fjalen e kisha per nji grup prej detroitit ci kan pa plase per Z.Lulgjuraj vetem me ju kundervu vaselit.Besoj se i ke pa niqoftse nuk ke qen tue i sdudjue dinasoret,ky grup ishin ose ish titista ose evnverista.
    Per A.Lulgjuraj kam respektin dhe konsideraten ma te nalt.Asht djal arit dhe kisha me dasht Malesia te ket shum si…

    • Detroit, une fola per trurin, e nese ne ato organe te medha e ke trurin, OK. Mirepo, me ate koke (sado te madhe qe e ke) per te cilen po flet, e mbeshtet urtine, keq i paske punet. Fundi, ka plot edhe me vesh te medhenj qe nuk mundesh me ua shkua. Sidoqofte, i lame llafet, mendova se ka kalua koha e krenarise me gjera qe meshefen, por te krenohemi me ato qe shihen dhe degjohen. Per kaq sa po shoh si komunikon me nje z-njushe te re, nuk paske “sy per Qabe” – as ne log te burrerise, as ne gara kuajsh.
      Mos t’a prisha disponimin e festes? Te kerkoj falje nese t’a terrova.

    • Besa Detroit, dhe tjer, asht ken qellimi i atyne persona prej Detroitit ose jasht Malesis per te zevendesuar perfaqësuesit e deshtuar. Un nuk mendoj se Vaseli ka fuqi te madhe me 800 vota nga Malësia. Keto vota nuk bajn deputet ma. Nuk jan garantuara 5 deputetat ma. Malësia esht e vdekur ne qofte se ata nuk e zevendesojn perfaqesuesit e tyre politike me idete me te mira dhe me persona qe jane te gatshem me te vertet me punua per permiresim. Jam ende duke pritur per diken qe te na japin nje liste te arritjeve te verifikueshem per Vaselin. Ai është ende në skenën politike, por ai është plagosur

  23. Detroit mos be klasifikimin e njerzeve se nese behet diagnoza jote nuk dihet cka del. Enverist jo se jo, e per titist nuk jam i sigurt… Samiren leje rahat se meriton respekt dhe dine me shume ajo fjetur se ti zgjuar. Mesoje pak drejtshkrimin.

    • Panteon, per shkak te kultures qe manifestoni Ju ne paraqitjet Tuaja, vlen te hyhet ketu. Perndryshe, nuk do te kisha hyre fare. Urime festat e fundvitit. Samirja

  24. Shifet se Samirja e njef mire mentalitetin dhe realitetin politik te shqiptareve ne Mal te Zi.
    Sa ju perket deputeteve tane asnjenji prej tyre nuk i ka mbajtur premtimet deri tani.
    Kur eshte fjala per Vasel Sinishtaj , ai jo si politikan, por as si qyterar nuk e ka mbajtur fjalen , nuk e mban dhe as nuk do ta mbaje kurre.
    Vaselin e njhim qysh ne pranveren e viti 1981 ne Kosove.Ata qe nuk e dijne mund te pyesin studentet e ketyre viteve qe kane studijuar ne Prishtine.
    Duhet ta kemi te qarte se me keta njerez qe na perfaqesojne kurre nuk do te kete ndryshime ne te miren…

    • Pertit, mbase e njihke mire Vaselin si rrenc, edhe i paske njoft te paret e tij si te till, ti dmth i paske faktet me ja than ne fytyre, edhe plus e njihke kaher, e paske pra edhe lirin me ja thane me emer e mbiemer e jo si prej mbas cufrrave.

      Por, mos u ba marak per keto fjalt e mija sepse te gjithe ne i kuptojm njerzit si ti qe ju mungojn ato qe duhet ta dallojn mashkullin prej femres, dhe e kem formua nje mendim pothuajse te unifikuar per Kete specjen tende.

  25. Petrithoti , ti kenke njeri shpifaruc I kot. Me fol keq per Vaselin nuk mundesh as ti e as njeri tjeter. Malesia e njwf Vaselin te ishte si thua ti nuk kishte me marr vota ma I shumti ne Malesi. Fjalet tua nuk bindin askan se ato fjal jane te kota. Vaseli eshte njeri I ndershem dhe I rrespektuar ne Malesi e me gjere..

  26. Kur thua Vaseli si mbajti premtimet jep pershtypjen sikur Vaseli ka cdo gje ne duare te tij sa u perket te drejtave te shqiptareve por sikur nuk ka predisponim tua jepte atyre. Po cka mund te bejne disa deputete shqiptare kunder gjithe atyre deputeteve malazezo-serbe ne Parlamentin e Podgorices? Eshte njelloj sikur i qet disa peshqe ne nje bazen te madh perplote me peshkashqeje. Si do ishte qe nganjehere t’i drejtojme shigjetat ne drejtim te Pogorices e jo kunder njeri tjetrit.

  27. Ti Samire i fut hunet chdo kund, e i ngacmon komentuesit si psh. Detroitin, dhe kur ata reagojn, ti edhe po i fyen.
    Eshte tyrp tja thuesh nje te moshuarit (sipas asaj moshe qe aj deklaroj)
    keto.
    Por sesht hera e pare kjo, dhe ta dish se ste ka hije me qe ije edhe vajz, e re
    me gjith se ije krenare sikur te ishe Norae Kelmendit.
    Ti i gjene bishta chdo kujt deri edhe per Adem Jasharin, qe thue se eshte kene antar i partis komuniste e ste duket mjaft por thue se dhe ne polici ka punue !!!

    • Une, ALFA, nuk e di kush sa ka vjet dhe cfare pergatitje shkollore ka kush ketu. Reagoj sipas bindjes time. Nese mendon se e kam fye, une kerkoj falje, por, te lutem, lexoje postimin e tij cfare shkruan. Pse nuk reagove kur ai me ka fye mua? A eshte bukur nje i asaj moshe (si po thoni Ju), nje vajze te re, malesore me i tregua se cilat organe i ka te zhvilluara? Kush krenohet me “koken e vogel”, del se koka e madhe nuk i ka vlere. Andaj, mos u sjellni si policuk i vockel dhe me i tregua dikuj, e qa me pake mua – ku i fus hundet! Une, e mbaj pergjegjesine per vete. Te fala, Samirja

      • Sa i perket heroit legjendar, Adem Jasharit, une shkrova ate qe kam marre njoftim nga personat qe e kane njoft personalisht. Nuk ka asgje te keqe pse ishte, pasiqe ai me vone tregoi se kush eshte. Nese mendon se behe patriot tue “fut koken ne rane” e mos me i pa te vertetat, eshte problem i yti. Sidoqofte, e drejta Juaj eshte t’i “futni hunet” aty ku ju konsideroni se keni cka me nuhat. Une, jam shume e vetedishme se ketu ka edhe persona qe do te me fyejn, por eshte kulture e komunikimit te tyre, e jo problem i imi. Dite te mbare, i respektuar!

    • I nderuari ALFA, Adem Jashari nuk ka qene hyjni, as profet. Ishte njeri i zakonshem, por me ideale te medha. Pra, me kete deshta te them se – demokracia e njeh te drejten e njeriut me nderrua mendje, me nderrua ide, me nderrua bindje… Ai, kete e beri si me se miri dhe sot quhet Komandanti Legjendar. Mitizimi i historise dhe personaliteteve nuk i ben nder nje kombi. Kombet e medha duhet te shkruajn historine e vertet, e jo ashtu si u konvenon atyre.

  28. shpesh duke menduar me veten me shkon ndermend nje pyetje!!! cka asht njeriu?! dhe secilen here me del pergjigje e njejte!! Kafshe e Paparashikueshme!! nese debatojme per temat e hapura, pse nuk i permbahemi asaj, por dalim ne 1 milion ceshtje? nese eshte problemi se a i mban a jo Vaseli premtimet-pse nuk jepni argumente? psh: kundershtaret e tij; cilat premtime nuk i ka mbajt gjate veprimtarise politike??? perkrahsit le te japin faktet e tyre!!! konkretisht..une jam mbeshtetes i tij dhe do i jap faktet qe kam dhe me te vertete jane shume. ashtu do fillojme ti besojme vetes!!!

  29. AKSH nuk e dij cka quan ti shpifje .Vaseline njoh qysh ne rinine e hershme,si aktivist ne Llidhjen e Rinise e me vone ne Lidhjen Komuniste.
    Ne sistemin shumepartiak u rrjeshtua ne Lidhje Liberale , partia e Kral Nikolles.
    Ne zgjedhjet e parafundit me ndihmen e diaspores u be deputet pe nje gjysme mandati.
    Vaseli ka njohuri juridike por nuk ka karizem politik .
    Nje kohe edhe Ferhat Dinosha i pat shumicen e votave.

  30. Juristi ,
    Eshte e vertete se nuk eshte e lehte te jesh ne nje bazen me peshkaqen , por Vaseli dhe te tjeret me vetdije kane hure ne kete bazen , jo per te miren e votuesve , por per te miren e tyre personale.

  31. Po more kemi ndigjue edhe per do deputet para Vaselit te thohet : e bajne per karijere qe e chojne zanin ne parlament se jo per Malesine. Ne chdo lemi qe te jete dikush i sukseseshem, aty jemi ne per ta ulur. Ne vend qe ne te paret ti perkrahim. Jemi shume larg perparimit te mirfillt.

  32. Ti Samirja(Nora e Kelmendit) e ngacmove Detroitin,e para dhe ja bere ate krahasimin me dinosaurusa dhe me koken e tyre, e trurin e vogel.
    Zonjusha Samirja aj ne komentin e pare kur tu pergjegj ta tregoj moshen.
    Lexoje edhe nje here komentet e analizoj pak,se pse Detroiti tu pergjegj ne ate menyr.

    • Mire, more i nderuari Alfa, po pse po behe ti avokat i Detroitit? Mos po mendoni Ju se keni aq aftesi te arbitroni ne kete portal, per te disciplinuar njerin e tjetrin? Me cilsimin qe me beni “Nora e Kelmendit”, Ju mendoni te me fyeni, por, z. Alfa, mua ajo nuk me fyen. Pra, “rri para qieve” e mos ban “ish pa pas pula”. Kush nuk eshte i zoti te dialogoje, mos te hyj thelle, po t’ia dine vetit hallin. Me kohe i tregova atij me heret, e tani edhe Ju, z. Alfa se ketu secili eshte i barabart (eshte postues), e jo i ri, i vjeter, burr apo grua… Ndjeshmeria e juaj eshte qesharake. Dite te…

      • Une, z. “avokat i Detroitit”, as nuk fyej, as nuk percmoj, as nuk sulmoj… Une, vetem reagoj sipas bindjeve te mia. A jam ne te drejt, apo jo – per kete mund te bisedohet, por jo me Ju, sepse (keq po me vjen), por nuk po shoh se keni kacik per rolin qe po e merrni. Pra, shkruaj cka te duash, mundesh edhe me fye, por une nuk prekem si “familjari i Vasel Sinishtaj”, “Passini”, qe tere boten don me e be me mendua se Vaseli eshte me i miri. E kuptoj afersine familjare, por, sic tha njeri, Vaseli eshte person publik. pra, “just relax people”.

  33. Zotri Robert Ivezaj, te lutem ne se nuk je ipajtimit me cpifje famire ater ta dish se ju keni pergjetesi per keto cpifje qe lirisht rrine ne poshtime. po as qe ju terheqni as vrejtjen.
    Ju si pronar e keni per detyre te informashe forumistat qe postojne ketu se ka mundesi qe shpejt vjen dita qe juve si pronar dote ju duhet te tregoni se kush esht Petrithoti, Vuksalekajt etj. me ni fjale nuk ka ma po qes “peshen e po p’shehi doren” …

    Ju pershendes
    Pashko Pjetri Sinishtaj

    • I nderuar Pashko Pjetri Sinishtaj,
      komentet qe postojne perdoruesit nuk paraqesin kendveshtrimin e portalit, dhe ajo eshte e shkruar qart ne rregullore. Duhet ta dini qe se pakut 30% e postimeve fshihen per arsye te permbajtjes se tyre. Sigurisht se ka nga ato qe kalojne pa u fshire, por jo me qellim.
      Te tregoj se kush rrin mbas komentit, zoteri ajo dite nuk do te vi, pasi ate mundesi nuk e kemi. Edhe per ata qe shkruajn me emer si ju, ne nuk kemi mundesi ta dijme nese vertet mbas rrin personi ne fjale. Nese nuk besoni, interesoju pak dhe e verteton. Pra, per komentet qe shkruani ju, mund te zbulojne vetem kompania te cilen ju e paguani per te patur qasje ne internet.

      Nderime!

    • Mos u emociono kaq shume. Nuk eshte faji i Robertit, se pse disa persona ketu kane pikepamje dhe perceptime te tilla per Vasel Sinishtaj.Faji eshte me shume i Vaselit qe jo pak persona koheve te fundit kane filluar ta kritikojne, ndoshta disa here ne menyre pak te ekzagjeruar dhe jo e drejte.Por, gjithsesi kjo menyre kercenuese nga ana juaj ne adres te z. Ivezaj nuk i zbut perceptimet qe disa persona kane per Vaselin.Ky eshte nje portal i lire ku njerezit shprehin mendimet e tyre te lira, dhe cdo kush merr pergjegjesit per veten e vet. Keshtu qe trimerin kishim shansin ta tregonim diku tjeter.

      • Leke L. une nuk bej trimeri as me ty as me Robertin.
        Roberti e ka te qarte qellimin tim dhe familareve tone.
        reagimi im nuk esht per Vaselin se aq e kuptoj se esht person publik.Cpifjet familare nuk lejohet,
        keni liri per kritika te personit ne fjale (vaselit) por jo cpifje e sidomos jo per familjen e tij.
        Leka i Madh se edhe met pa besa je madh, une nuk pote kuptoj se cfare trimerijet po bej une me Robertin…

        • Ti kerkon mos me tu shpif kush e vete po shpifesh. Pse e thua Leke L, pse e akuzon Leken L se e ka shkrua kete koment kur e ka shkrua nje tjeter, Leka i Madh. Qe ska lidhje me Leken L ma se ckena lidhje une e ti. Ti Robertit i the se do duhet me majt pergjegjesi per komente edhe se kame ju dasht me tregue se kush jane disa persona. Ky eshte kercenim. Ashtu sic e the fjalin e fundit Leka i Madh edhe me te pa besa je i madh. Qe me 100% kurr ne jeten tande sme ke pa, e jam pak ma i madh se ai Leka qe mendon ti. Keshtu qe Lekes L kerkoji falje qe ja perdore emrin ne publik pa fakte.

  34. I nderuari Pashko Sinishtaj ,

    E kemi te qarte se Vasel eshte vellau juaj .Por nuk dij a e ke te qarte ti se Vaseli eshte person publik dhe jo biblik.
    Ato qe i kam thene une ne lidhje me Vaseli jane plotesisht te verteta .Une nuk kam pergjegjesi per Vaselin , kurse Vaseli , me plot vetedije ka marre pergjegjesi per te gjithe votuesit e tij .
    Une Vaselit kurre nuk jam shpifuar , as nuk e kam fyer , thjeshte e kame thene nje pjese te vertetes.
    Nuk i kam fyer as baben , as nanen , as motren , as vedhane , as gruan dhe as femijet .
    me nderime petrithoti

  35. Alfa,jam mirnjohes per perkrahjen tuaj reale..Por ti Samire rritja neren Zotit e moderatorve/web master ci nuk i kan publikua komentet e mija !?

    Ma ka lan gjyshi amanet mos me u marr me njerz te pa ftyre te pa ers te pa fe e te pa moral !!! keto te gjitha e shum tjera ma te kqija i posedon ti.
    Kisha apelua te moderatori ci keto komente te publokoj …

    • I nderuari Moderator. Te lutem shume, publikoji te gjitha postimet e Detroitit, spse vertet po kam shume deshire me pa se ne cilen koke a ka trurin. Po mundem me e marre me mend se cka paske shkretua o Detroit (duke marre parasyshe kapacitetin tend intelktual), por te lutem shume: une nuk jam ketu me fye as me kercenua. Thjeshte, jam me shpreh mendimet e mia lidhur me artikujt e postuar. Nese je aq trim, mos kerko trimerine me e tregua me nje vajze, por shko ne Veri te Mitrovices. Atje t’i marrin te gjitha masat e organeve me te cilat po krenoheSH. Nese ndihesh i fyer, TE KERKOJ FALJE…

      • I nderuari “Plus”. Une, te felenderoj per xhentilizmin qe e tregove duke me marre ne mbrojtje dhe kerkove falje ne emrin tim. Por, mos u ben nervoz, sepse atyre qe mirren me amanetet e gjysherve dhe perbehen e krenohen me ckashirt e tyre, nuk ka pse humbet kohe. Pra, z. Detroit, mirre veten me te mire, mos u nxeh dhe fillo me mendua se vajzat nuk ben me i fye, por duhet me i respektua, sic po ben Moderatori, Plusi e disa te tjere. Urime festa e Vitit te Ri, Moderator, Plus, Alfa, Detroit e te gjithe tjereve. Samirja

        • Moderator i nderuar, z. R. Ivezaj. Duke iu pergezua per punen qe beni, une Ju falenderoj personalisht edhe per perkrahjen qe me paskeni dhene duke me brojtur nga kercenimet, ofendimet …apo ku me di cka tjeter, nga z. Detroiti. Une, hyra ketu si nje e re qe kerkon barazi ne artikulimin e mendimeve dhe qendrimeve. Shumica nga ju, ashtu me keni pranuar. U falenderoj shume. Mirepo, per shkak te disa individeve te frustruar nga mungesa elementare e kultures se komunikimit, kam vendosur me NDERPRE PARAQITJET E MIA, DIALOGIMET DHE ARTIKULIMET. Le te mbetet ky portal i nderuar, “shesh” i urtise…

  36. aq te flliqta i paske pas ato komente chi po thua lut fat qe nuk i kan publikua?
    ti ktej po thua se nuk e ul vetin me shamje por ti ma posht ske ka shkon. u cant go any lower

    • z. mali, a po e lexoni se cka shkruan z. Detroiti. Me kercenon, me fyen dhe ankohet qe Moderatori nuk ia ka leshua, perndryshe..cka, cka mendon se do te behej? Me ka kercenua, sha, fye (sic beri edhe ne kete postim, apo cka…)? Une, vazhdoj te reagoj sipas bindjeve dhe formimit tim. I pelqen dikuj, apo jo – eshte ceshtje personale e tij. Kush me shan dhe me fyne, eshte pasqyre e nivelit te atij, e jo brenge imja. Sidoqofte, serish FALEMNDERIT, Z. mali per reagimin parimor dhe dinjitoz. Urime Viti i Ri 2013. Samirja

  37. tolerances, e jo vend ‘mejdani”, kercenimeve dhe fyrjeve. Nuk jam aspak e nervozuar, por jam e zhgenjyer nga persona te cilet ende sot identifikohen me “cakshire”, jatagana dhe amanete te gjysherve. Kjo teknologji e komunikimit, ky Portal dhe Stafi juaj i dneruar, na ka ofrua mundesi me ruaj lidhjet e vjetra dhe me krijua te reja, me kembye mendime dhe pervoja, ndonjehere edhe me kundershtua, ose edhe me fye – por pa qellim – por jo me kercenua. Moderator i nderuar, sa me perket mua, Samires, vajzes se re nga Malesia, lirisht leshoji postimet e secilit qe me adresohen mua. Urime Viti i Ri…

Comments are closed.