Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjeve.
Paqa, dashuria, gëzimi dhe uniteti mbizotëroftë në familjet tona pa dallim feje.
Për shumë mot Krishtlindjet!
_________________________________________________________________
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTURA E QARKUT SHKODËR
N/PREFEKTURA MALËSI E MADHE “ NDERI I KOMBIT “
Kam kënaqësinë e madhe që në emrin tim personal dhe të institucionit të N/Prefekturës Malësi e Madhe “ Nderi i Kombit “ të uroj të gjithë besimtarët e krishterë të Malësisë së Madhe pa kufinj por edhe atyre në SHBA apo kudo që ndodhen Gëzuar Krishtlindjet dhe mbizotëroftë kurdoherë në familjet tuaja mirësia, gëzimi e lumturia.
Le të shërbejë kjo festë për më shumë paqe, bashkjetesë e harmoni që gjithë sëbashku ti gëzojmë festat e njëri-tjetrit pavarsisht nga përkatësia fetare.
Edhe njëherë Gëzuar Krishtlindjet bashkëmalësorë e bashkëshqiptarë kudo që jeni. GËZUAR,GËZUAR,GËZUAR.
N/PREFEKTI
SYTKI NDRECAJ
_________________________________________________________________
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron besimtarët e Krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve, me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe e bekim në familjet e të gjithëve.
“Në këtë ditë të harmonisë e të mirëkuptimit si dhe të shpresës së përjetshme të njeriut, shfrytzojmë rastin që të gjithë besimtarëve të Krishterë shqiptarë kudo që janë t Ju urojmë- GËZUAR Krishtlindjet.
Lusim Zotin që në familjet Tuaja të keni gjithmonë paqe, shëndet, begati, harmoni e unitet, për të cilën ne, si shqiptarë kemi nevojë më shumë se kurrë”.
Urime të gjithëve! Për shumë mot!
KRYETARI
Tahir Tahiri
_________________________________________________________________
Dritan Abazoviq – deputet
Të gjithë besimtarëve të fesë Katolike ju uroj Krishtlindjet. Në këtë festë të madhe që simbolizon lindjen, le të lind një shpresë të re në vlera universale dhe çdo gjë që njerëzit i bënë të denjë për ekzistencën e vet. Në bashkësinë tonë multikulturale dhe multikonfesionale këto festa kanë një vend të veçantë sepse shërbejnë për forcimin e frymës së bashkimit dhe tregojnë nevojën e solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Me këtë rast të gjithë qytetarëve uroj Vitin e Ri me dëshirë që të jetë shumë më i suksesshëm se i kaluari dhe fillimi i një periudhe të re të lumturisë dhe prosperitetit. Urime!
_________________________________________________________________
Lidhja Demokratike ne Mal te Zi
Te gjithe besimtareve ju uron festen e Kershendellave
2012
Gëzuar!
KRYETARI,
Mehmet Bardhi
_________________________________________________________________