Të gjithë shoferët e automjeteve duhet të jenë edhe më të kujdesshëm nga 6 janari, pasi nga ajo ditë do të hyjnë në fuqi ligji i ri mbi sigurinë në komunikacionin rrugor.
Përveç rritjes drastike të gjobave për çfarë do lloj shkelje të rregullave të komunikacionit, për shkelje të rënda në ligjin e ri do të ketë edhe burgim deri në dy muaj.
Nëse nuk përdorni rripin e sigurimit gjoba do të jetë 40 deri në 100 euro.
Për mos posedimin e jelekut (fluoreshentë-dritëlëshues) deri në 80 euro.
Nëse në karrigen e parme, gjatë vozitjes keni fëmijë nën moshën 12 vjeç do të gjobiteni deri në 150 euro.
Mos posedimi i pajisjes dimërore (vlen deri në fund të marsit) do të paguani deri në 150 euro.
Nëse keni konsumuar alkool mos drejtoni automjetin. Nëse niveli i alkoolit është në mes 0.3 dhe 0.5 promil do të paguani deri në 200 euro, kurse për më shumë se 0.5 promil do të ju suspendohet patentë shoferi dhe gjoba deri në 2000 euro ose 60 ditë burg.
Kalimi i vijës së plotë, paguani deri në 300 euro.
Për tejkalimin e shpejtësisë së caktuar gjobat do të jenë nga 400 deri në 2000 euro.
Përpos këtyre dhe gjobave tjera mos harroni edhe kartonin mbi raportin e aksidentit, gjë e re e cila po ashtu hyn në fuqi nga 6 janari.
Këtë karton mund ta merrni pa pagesë në cilëndo kompani të sigurimeve. Për mos posedimin e kartonit, ju do të paguani një gjobë prej 40 deri në 200 euro.
Këto janë disa nga rregullat e reja për sigurim të komunikacionit të cilat janë publikuar në mediet e sotme.
Rregullat e reja të komunikacionit dallojnë nga rritjet drastike të gjobave, të cilat krahasuar me standardin jetësor në Mal të Zi, janë ndër më të lartat, ‘mos më të lartat në Evropë. /Malesia.Org/