Qytetarët e Gucisë votuan pro-Komunë

Sipas të dhënave të Këshillit Koordinues, në Guci votuan 2.669 votues, nga të cilët vetëm 3 vota ishin kundër formimit të Komunës së Gucisë, shkruan CDM.

Në referendumin konsultativ për formimin e Komunës së Gucisë, sipas rezultateve të para preliminare, në referendum dolën vetëm 35% të votuesve në Komunë të Plavës kurse në Guci rreth 58% të votuesve.

Sipas ligjit për organizimin territorial, së parit rezultatin e referendumit konsultativ e konfirmon Kuvendi Komunal i komunës nga e cila formohet komuna e re, në këtë rast Kuvendi Komunal i Plavës, e pastaj ky vendim i dërgohet Qeverisë.
Pasi komisioni i posaçëm shqyrton iniciativën dhe jep vendimin e tij, vendimin përfundimtarë jep Qeveria dhe Parlamenti.

Edhe përkundër thirrjeve të partive shqiptare të cilat veprojnë në Plavë e Guci, sipas informatave jo-zyrtare janë rreth 40% të shqiptarëve të cilët dolën në referendum, shkruan Vijesti.

Për pjesëmarrje në referendum në Guci erdhën numër i madh i mërgimtarëve nga SHBA-të, Gjermania, Franca, Suedia, Holanda etj.

Pas Petnjices, qytetarët e të cilës vitin e kaluar gjithashtu votuan pro-Komunës, dhe pritet që në pranverë të kalojnë në shqyrtim në Parlamentin republikan, tashmë edhe Gucia votoi për Komunë në vete.

Festimi i qytetareve të Gucisë nisi pas shpalljes së rezultatit preliminarë, me fishekzjarrë nga ndërtesa e Bashkësisë Lokale e Gucisë, e cila është në ndërtim e sipër, dhe do të shërbej për administratën e komunës së ardhshme.

Rikujtojmë se iniciativa për formimin e Komunës së Malësisë u nis shumë kohë më parë se në Petnjice dhe Guci, por që premtimet e datat shtyhen vit mbas viti edhe pse Malësia si nga territori, numri i popullsisë e sigurisht edhe nga qëndrueshmëria socio-ekonomike është në gjendje shumë më të mirë se zonat e lartpërmendura. /Malesia.Org/

13 Comments

  1. Ju o Atdhetar qe votuet per komunë , qofshi faqe bardhë,bravo,ju qoftë
    Urime.

    • “atedhetar” i quan ata qe e percajn popullin e vet? Plaven dhe Gucine nuk arriti kush ti percaj deri tani e tani rregjimi i Gjkuanovicit e gjet menyren ti blej disa shpirta te shitur dhe po tentojn te ndahen vet. Eshte nje fjal e urt qe thot. “Mos e var njeriun epja litarin se varet ai vet” Keshtu ben po te gjith ata qe votuan te ndahet Plava dhe Gucia…

  2. Mos e gezofshi ishalla, vet e keni lyp vet do myteni nkomun…

  3. Referendumi u mundsu dhe u shpejtsu me qellim që të përcahet sa me shum e sa më shpejt e të realizohet qëllimi i Knjaz Nikollave të sodit që ta spastrojn etnikisht treven e Plave dhe Gucisë e jo qe kishte qoft edhe një arsye që të bëhet komune nje qytetz e vorfur & pazhvilluar. Populli i Plave Gucisë ishte mjaft i përcar deri tani fjalen e kam për banoret boshnjak dhe kjo nuk ka ndoll rastesisht por ishte e planifikuar tani tentuan dhe arriten edhe tjetrin qellim qe mardhenijet ndermjet Shqiptarve dhe Boshnjakve i keqsuan edhe me teper. Perpos kesaj arriten qe edhe Shqiptaret ti percajn!

  4. Shif se cfar loje bejn me popullin Boshnjak rregjimet sllave, si luajn me kokat e tyre dhe Boshnjaket nuk e verejn qe po manipulujn me ta. Shembull: Boshnjaket ne shtetin Jugosllav u rregjistruan
    1948 Vit 387 (0.0%)
    1953 8,396 (2%)
    1961 30,655 (6.5%)
    1971 70,236 (13.3%)
    1981 78,080 (13.4%)
    1991 89,614 (14.6%)
    Ndersa ne vitin 2003, 48.184 u rregjistruan Boshnjak dhe 28.714 u rregjistruan si Musliman per kah kombsia! Kan arrit deri aty sa qe te gjoret nuk e dijn dallimin ndermjet fes dhe kombit normalisht komb boshnjak nuk ka e te identifikohen si Shqiptar e kan te veshtir se e…

  5. Plava e Gucia ishin Shqiptare, ashtu ishte edhe Rozhaja, ishte edhe Tivari e frigohem se jo larg nga sot do te thuhet “ishte edhe Malesia”…
    Plava e Gucia u njiheshin me Ali Pashen e Gucise e Jakup Ferin, e sot !?

    • Sot njihen me budalleqe e marrina qe po i bejn ai popull i asimiluar qe e quan veten boshnjak edhe disa bagti te pa edukuar shqiptar qe ran ne kurthen e Malaziasve dinak.

  6. Osa mir qe jam Shqiptar ne Histori te Shqiperis Etnike ose Asaj Natyrale Malsia Plav e Guci Rugov e Drenic jan viset ma kryesore ,mos e humbi shpresen , e treguam elle vitin ci kaloj se jemi per bashkim,Ballkani i mallkuar nuk ka paq pa u bashkuar 7 milion Shqiptar.fatketsisht kemi elle sa komunista qe po largohen ndal kadal .e per Shqiptar ci nuk e prenoj veten dote vin koha si mete 1996 kur te gjith zune te flasin per dy jav se mendonin se duhet me ik per Shqiperi.Pershendetje te gjith trjoje Shqiptare. Tung nga Mighigani

  7. O Gjenaral, n’se paraqitet nevoja, a je i zoti me bashkue ushtrine se Michigani nuk asht larg. Me pershendet mujm te gjith e per tjerat shohim. Mos harro naltmadhni se kemi edhe tjera pengesa, perpos komunistave, se ata sadopak jane dobsue se kane humbe ne numer…….

  8. edhe kete here ANB-DPS sodhen mergimtaret duke ju paguar avionat me ardh me votua, sikurse ne 2006 kur sodhen spiunat shqiptare nga detroiti se u frigoshin se nuk “uspjet” referendumi…madje edhe ashtu i vodhen nja 4 perqind votash!!! po cfare mergimtaresh jane ata kur vijne me qellim ckatrrimin e vendlindjes se vet??? gjofti rrfeja atje ku jane…

  9. Mos dhogaritni ne njez qe kane trathtue nji her se eje rren prap e prape e prape fakti asht se bosnjakte shumica me origjin shqiptare u bane muslimane nji here per disa kohe perdoren gjuhen e lashte shqipe e mas e humben edhe ate . Sot perdorin gjuhe slave . Zgjedhja e dy ose ma shume rrugve shkakton konfusion e munde te kryej ne katastrofe.Ky konfusion vjen ne shprehje edhe ne rastin e ish shqyptarve te Rozhajes Plaves ,Gicise ,Bari e shpeje po i vjen edhe Malsise.Pr a ata jane ne konfusion ket e deshmon fakti se nuk dine as ata vete se cka jane dhe her paraqiten Boshnjak her musliman .

  10. plava dhe gusija nuk kishte me ra pre e malazezve atyne nuk u duhet te ndahen por te qendrojn te bashkuara dhe ata qe nuk e ndijejn veten shqiptar lete shkojn atje ku e ndiejn veten se e kan vendin se kto treva jan kjen shqiptare jan shqiptare dhq dote jen shqiptare

Comments are closed.