Ra kjo gjëmë dhe u pamë por gjithsesi maskat ranë – Mehmet Zenka

Pushuan patriotët e ardhur nga Amerika. Pushuan patriotët kujdestar nga Mali i Zi. Pushuan të gjithë zhurmuesit parazgjedhor. Pushuan emisarët për bashkimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi. Me ata pushuan edhe sulmet ndaj UDSH-së.

Heshtja flet e mbi të gjitha dëshmon se misioni u krye me sukses,fundja skane edhe pse të flasin sepse roli dhe detyra e tyre nuk parasheh aktivitete paszgjedhore.
E po zotëri të nderuar ju që me vite te tera, vend e pa vend, kritikonit UDSH-në për pjesëmarrje në Qeveri ,çfarë keni të  thoni për këtë maskarallëk dhe turp te cilin keni rast ta ndiqini këto dy muajt e fundit nga dy partitë shqiptare .
Si ka mundësi që të gjithë heshtin para faktit që partite shqiptare nuk bashkevepruan gjate fazës së formimit të Qeverisë, por njëra e mbeshteti DPS-in pa parakushte, kurse tjetra u fut nën çadrën e platformës politike me partitë e pakicave joshqiptare, gjoja për të siguruar pozite sa ma të mirë ne bisedime.
Rundi parë rezultoj barazi me mjerimin dhe poshtërimin e të gjitha vlerave të cilat shqiptarët perpiqen ti sigurojne në shtetin e Malit të Zi.
Njëra parti apo koalicion as nuk e mori mundin që të bëjë negociata por thjesht luajti rolin të cilin edhe e kishte për ta luajtur.
Partia apo koalicioni tjetër nuk bënë gjë tjetër vetem se boshnjakët prej një ministrie pa portofol i bëne me nënkryetar Parlamenti dhe nënkryetar Qeverie , ndërsa kroatët pa pritur dhe pa kujtue i bën me ministër ,kurse shqipëtarët u kenaqen me ndihmësministra edhe kjo ne pritje.
Ku jane dhe ku humbën deklaratat dhe retorikat fjalmëdhaja që atyre nuk i intereson nje ministri siç ishte ajo e pakicave të cilën e mbulonte UDSH-ja ,por pretendonin ministri me potencial më të madh siç ështe fjala vjen Ministria e Turizmit .

A thua rastësisht harruan që në këtë platforme të përbashkët me kroate e boshnjake ta përmendin statusin e komunës  së Tuzit(dihet që boshnjakët se përkrahin këte projekt). Rastësisht u harrua Valdanosi apo rastësisht u harruan te gjitha ato kërkesa në saje të cilave edhe egzistojnë partit nacionale (shqiptare).
Shume rastësi që të quhen rastësi?! Duhet te pyesin veten keta zoterinj qe me UDSH-në nuk dëshiruan të bënin as klub parlamentar, gjoja se kjo parti ishte në Qeveri kurse sot nuk zgjedhin askënd për te formuar klub.
Që të jete dyftyrësia sa më e madhe dhe tipike për ate politike tregon edhe fakti që shqiptarëve në mes veti ne legjislaturën e parlamentit të kaluar iu deshtën plot dy vjet negociata për të formuar klubin e përbashkët ndërsa me kroatet e liberalet u morën vesh për një ditë.
Vite me radhe u etiketuam si varse ne gjerdanin e Qeverise ,por tani po i shohim kuazipatriotët se si duket varësja e vërtetë dhe servilizmi.
Mos valle rastësisht u paraqit kolona e katërt ne këto zgjedhje .Mos valle rastësisht u përkrahën këto shpëtimtare të  kombit nga shpëtimtarët kujdestare ne SHBA .
A thua është rastësi edhe fakti që dy shqipfolës votuan kundër ne Komisionit Republikan Zgjedhor qe UDSH-së ti jepet mandati i deputetit, por perkundrazi votuan që deputeti ti takoj partise apo koalicionit SERB. Shume rastësi per tu quajtur rastësi ?!
Prej UDSH-së u kërkua që të nënshkruaj Marrëveshje parazgjedhore me partitë tjera shqiptare për mospjesëmarrje në Qeveri, dhe çfare ndodhi? Ndodhi ajo të cilën ne e kemi paralajmëruar, por të themi të drejtën nuk  besuam se ata do ti thenin këmbët duke vrapuar për të hyre në Qeveri . Nuk besuam qe pjesëmarrja e tyre do jete kaq e zhveshur dhe pa pikë e dinjiteti politik.
Nuk besuam që do e zhvleftësonin kaq shume dhe kaq shpejt faktorin shqiptar në skenën politike të Malit të Zi. Me të vërtet i tejkaluan të gjitha parashikimet tona .
Nuk është e rastit pra fushata shumëvjeçare antiUDSH. Nuk është e rastit që UDSH-së i grabitet deputeti. Po ti sillemi pushtetit lokal koalicionit të famshëm shpëtimtar, çfarë kemi ?
Vetvetiu shtrohet pyetja –ku jan ekspertët? Ku është plani agrar ku parashikohej shtimi fondit të bagëtive në hiç më pak se 9000 (nënt mijë) krene lope,që të jet ironija edhe më e madhe dëshmon fakti që ne buxhetin e vitit 2013 jan parapare 5000 (pesemijë) Euro për bujqësi. Ska fjale buxhet tejet premtues për bujqit tanë .?! Më së shumti këtu çudit fakti që të gjithë këshilltarët nga pozita prej Anës Malit një zërit e votuan këtë propozim.
Për sport dhe kulturë janë paraparë 18000 euro. Me të vërtet për vitin 2013- të me këtë shumë të paraparë na presin evente të medha kulturore dhe sportive.?!
Katër dite me radhë një komunë ska furnizim me ujë , por të gjithe përgjegjësit sillen sikur kanë qene vetëm katër minuta.
Si është e mundur që një ndërmarrje siç është NP-Ujësjellësi dhe kanalizimi për pese muaj të krijojë borxhin prej 3000000 (tre milion) Euro. Mjafton të ceket se borxhi i krijuar është baras me buxhetin e realizuar të Komunës së Ulqinit për vitin 2012-të.
Edhe pse derisa ishin në opozitë gojen e kishin plot e përplot ligjshmëri , aktet e aprovuara në parlamentin lokal tregojne paligjshmëri.
Ata ishin ekspeditivë dhe të suksesshëm vetëm kur bëhet fjalë për mbledhjen e tatimeve nga qytetarët (prej 1300000 euro realizuan 1307000 E) me crast plani u realizua më se 100%.
Nderkohe obligimet e tyre ata nuk i respektuan ,këtë e dëshmon edhe fakti që prej shumës së paraparë prej 1700000 eurosh për legalizim të objekteve u realizuan vetëm 12000 E. Më interesantja në lidhje me këtë të dhënë është se asnjëri prej udhëheqësve lokalë shumica e të cilëve edhe i kanë objektet e tyre në këto zona (përmbi 50 000 m katrore) nuk po japin as edhe nje lek për ti shlyer obligimet e veta qytetare.
Edhe pse UDSH-ja prej fillimit është deklaruar se do jetë konstruktive, çka e dëshmoi edhe me përkrahjen e shumë  propozimeve të dala nga pozita, duket se nuk qe e mjaftueshme, dhe e gjithë kjo maskaradë e të udhëhequrit të pushtetit mund të përkufizohet me këto fjalë :

Pesëqind ditë pushtet ,pesëqind punë- tor pa rroga 

Sidoqofte UDSH-ja është dhe mbetet i vetmi subjekt politik i cili diti ti artikulojë interesat politike të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ne kete kuader vlen të përmenden disa prej projekteve të cilat dukshëm e përmiresuan statusin politik te Shqiptarëve në Mal të Zi siç janë : Memorandumi për të drejtat e pakicave në Maltë Zi, akt politik i cili i ringjalli boshnjakët dhe zgjoi nga gjumi politik kroatët, Ligji zgjedhor me zonë të veçantë për shqiptarët, Ligji për formimin e këshillave nacionale, Ligji për të drejtat e popujve pakicë, Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, Fakulteti i mesuesisë, pikat kufitare Vermosh dhe Sukubine, Materniteti në Ulqin, Jetësimi me amerikanet i projektit për Komunë Urbane të Tuzit, si fazë kalimtare deri në komunë të plote, Sensibilizimi i kërkesave për kuota të garantuara për studentët etj.
Ne kete vorbull politik UDSH është fajtor sepse qëndroj si shumë indiferent ndaj sulmeve primitive që vinin pa reshtur nga kundërshtaret tane politike duke menduar së gënjeshtrat kanë fund, imponimet dhe trillimet kanë fund, por ja pra që s’paskan. Po ashtu UDSH ështe fajtor sepse kohë të gjatë në trupin e vet mbajti tradhtarë të  profileve të ndryshme të cilët nuk dinin të bënin gjë tjetër veçse të ngulnin thika pas shpine dhe këtë e bënin duke qeshur.
Prandaj ne i ftojme subjektet ne fjale qe te largohen nga koalicionet e kalbura politike si në pushtetin qëndror ashtu edhe në atë vendor. Duhet ti përvishemi  punës përndryshe humnera na pret.
(Autori është kryetar i UDSH-së)

31 Comments

  1. O Met Zenka, po të ishe nje person jashta udsh , do të thoja bravo se ke te drejtë. Por këto kritika që i bën sot , është dashur t’ ia bësh UDSh nanë!!! Sot stë besohet asgjë sespse je i humbur, si subjekt , madje uroj që më mos tu shoh në skenën politike, por vetëm në muze!! Fatkeqësia dhe vuejtjet e shqiptarëve po vazhdojnë edhe pas epokës së UDSH.. Dasht zoti e kthen faqe prej nesh se me perfaqësuesit që kem , pozita jonë nga dita në ditë po zbehet, për ç’gjë meritat mnë të mëdha i ka partia juaj o Met Zenka..

  2. Nje sugjerim per stafin, nuk e di ne cfar rrethanash eshte botuar ky tekst por ju lutem qe ne fillim ato fjalit e shkurtuari ti rregulloni, per arsye se estetikisht duket keq dhe per ta lexuar eshte me e veshtir. Per sa i perket ketij artikulli edhe pse duket se eshte nje artikull i shkruar ne rrethana emocionale ka fakte mjaft domethenese. Edhe pse i gjith ky irritim eshte per faktin qe sot UDSH ska deputet, faktet e tjera jane shume te verteta.UDSH ju kushtezua moshyrja ne qeveri per te bere marreveshjen ndersa tani te gjithe kane hyre ne qeveri. Kjo eshte e vertet.

    • Ashtu sic jane te verteta edhe ato te tjerat qe ka thene Zenka, se kete rralle me te vertet jane shfaq shume te pamoralshem te gjitha subjektet politike shqiptare duke filluar nga A. Lulgjuraj, Zenka, Vaselin, Gjeken, Gjergjin, Nimanbegun e te gjithe. Por gjithsesi tani te gjithe heshtin edhe po ushqehen me frytet e pushtetin dhe te qeverise. Edhe pse tani Vaseli me disa deklarata kercenuese se jo do dal, e jo do futem, e as eshte e as nuk eshte ne qeveri. Per mendimin tim ketyre njerezve u ka kalua afati i perdorimit, per ate pune kete here kane kene me ofert, blej nje merr dy.

    • artikullin e ka shkrua Mehmeti e jo stafi e mjaft bukur e paska shkrua

      • Thash se e ka shkrua stafi. E kuptova se kush e ka shkrua, por reshtat jane te shkeputur ne mes te fjalise

        • Se aq isha ne gjendje ta kuptoja se kush e ka shkrua. Puna eshte se teksti duket shume i gjate per shkak se shume reshta jane deri ne mes, dhe dalin ne reshtin tjeter. Shkeputen fjalit, thjesht 2 min pune eshte me e rregullua.

          • zdi valla per cfar rreshtash po thua se vet e lexova prap e nrregull pom dalin rreshtat

  3. Zoti Zenka partia juaj ka shkua për lesh, besom se edhe këta sot, nëse veprojnë si ç’ vepruat ju , do të shkojnë për lesh si edhe Ju,. Por fatkeqësia më e madhe është se këto lojrat tuaja famkeqe dhe të subjekteve shqiptare, nën maskën e DPS , po i vuajnë shqiptarët të cilët dita ditës po zgënjehen dhe po turperohën me përfaqësimin tuaj sa djallëzor aq edhe tradhëtar. Dhe në fund urimi për 2013 ” Perparoshi ashtu si edhe veproshi o perfaqesuesit onë” !!

  4. Malacak une e lexova ne momentin qe doli dhe kishte gabime, gjithsesi tani eshte ne rregull

  5. Sinqerisht….Cka nuk e ke te qart ne text… Krejt e vertet gjithcka eshte … E prap se prap po kritokon UDSH… Me fal por nuk keke “i sinqerte” keke rrenash si kta qe me rrena u futen ne qeveri Tung

  6. Te gjitha ato qe i ka the M. Zenka ne kete artikull jane te verteta.
    Por nuk e kam te qarte cfare faji ka Anton Lulgjuraj per gjendjen e shqiptareve ne Mal te Zi .

  7. Zoteri Zenka, po edhe kta jan shqiptare sikur qe ishit ju te UDSH me dekada. Mire thoni se partia juej ka pas shume tradhetare dhe sigurisht ka edhe tani. Kto partit tjera mesuen prej jush si te futen ne qeveri. Me te vertete esht teper zhgenyes fakti qe tani sna ka mbet asni parti qe te merremi me te, ndoshta edhe kto parti qe kriuen qeverin e M.te Zi, pa kushte, kan tradhetare ne gjirin e tyre ose per me keq udheheqen nga te njejtit.

  8. pikesepari shyqyr si e thyet qafen e i lutem zotit qe kjo te jete PRGJITHMONE. se dyti: UDHS nuk asht ken askurr parti shqiptare por asht ken sikurse dikur Narodna Stranka-e krijueme nga strukturat sekrete me qellim shperndarjen e serbeve, UDSH- me qellim shprendrajen e shqiptareve. Te dyja ja arriten qellimin: sot skemi as NS as UDSH, se nuk i duhen ma gja okupatorit..nese ti Zenka nuk e din kta atehere e din Ferhati!!! t jesh i bindun…dicka qe ne disa seklaratat tua te fundit bjen ne sy eshte fakti se po qan ma shume per pushtetin se sa per shqiptaret!!! aman he burr se vjen sezoni veror.

  9. . ndoshta per fat tand e te ne tjereve eshte seon i mir, edhe e kthen ate kredine 200 mije eurosh e mos u bnan marak teper..burrat a kan pas edhe ma vshtir…te njoh si njeri te mire-mos e prish veten por del nga politika se ashtu ashtu ANIJA e UDSH asht mbytun..per kta qe hyne ne qeveri: ai qe perkrahi DPS pa kushte eshte pjelle e juaja e punes 17 vjecare-nje tradhetare sikurse gjithe UDSH-ja, andaj kur kritikon ate po i kcen vetes me shkelma n bark zotri. kta tjeret ju deshti me “zor” t 17 te sprovojne te realizojne ato qe ju i ckatrruat 17 vite me radhe…nese nuk arrijne seshte faj i…

  10. …tyne…se cfaj kan Antoni, Gjergjusha e Dritani, vetem edhe biri i budalls nuk e ka kuptua ende! skan faj tjeter vetem se kane djege gati dy deputeta te plote!!! sikur tishte kene fati o Meto Zenka sot ne skenen politike shqiptare ne Mal te Zi nuk do te kishte pas vetem Force, Iniciative dhe UDSH, por je ti ai qe nuk deshte ta bejsh, sikur ti ta beje te gjithe tjeret do ishin futur nen ate ombrelle dhe e din ma mire se une se si do delnin zgjedhjet…keshtu, se paku pranoji fajet e mos qaj, se politikanet qe qajne per humbjet nuk jane politikane por QYQARE…tung

  11. Nuk mund te pajtohem me mendimin tend , i nderuari pasha zoti ,per shume aresye.
    Antoni nuk e dij a ka qene i lindur kur jane themeluar partite politike te vetequajtura shqiptare.
    Se dyti duhet ta kuptojme te gjithe nje here e pergjitmone se teshat e reja nuk mund te arnohen me arna te vjeter.
    Se treti vetem Antoni dhe gjenerata e tij mund te bejne ndryshime .

    Me nderime petrithoti

    • s’di a ishte lind Antoni n’ate kohe por per c’mosh ashte boll sherri ju pa!

      • Petrithoti, Antoni nuk ka pas lind asokohet asht e vertete…por, nese i referohemi asaj se cka ai me shoket e vet beri ne Malesi per nje vit atehere haptazi po e them se te ishte biri im MA MIRE TE MOS KISH LIND KURR…e ate e ruejte zoti por gjithsa ma larg Malesise qe te jete e mundur….personalisht teper mir e njoh se kush asht e per kend punon…

  12. Jekta qe shajn e kritikojn tere jeten qe fusin shperndarje ne mes nesh pa marr para sush se ciles parti i takojn jane “””punetor Qeveriet””” shkurt Shpijuna “”” qe as Nene tereza nuk eshte e mir , as ska as ni shqiptar qe eshte i mir per ta …. Deri kur ma me kso propagandash? Edhe per stafin e Maelesia org , propozim qe krejt komentet negative qe vine deri te percharja e popullit shqiptar ti ndalojne ne forum ….Tung ..”””””ishalla sich mendoni e punoni per popull shqiptar va ktheft zoti ne Ju….

    • Shoku ABI ne nuk jetojm ne kohen e komunizmit autoritar qe mos me pa drejte me e shpreh mendimin tone. Ai qe une mendoj se eshte i mire, ti mendon se eshte i keq dhe anasajelltas. Dikush qe per mua eshte kombetar (pozitiv), per tjeterin eshte anti-kombetare (negativ).
      Kur ata ne media e ne mes parlamentit munden me sulmua njari tjetrin me gjithcfar akuza e fjalesh ater pse nuk kishim me pa te drejte na me i kritikua ata? Ata jan ftyra publike dhe keshtu shkojn keto pune…

      • Zotri Malesori … A ke lexua mir shkrimin tim … Nuk jam per me u krhue mrapa me kominizem por me ec perpara demokracis per te miren tone , A i ke lexua komentet para zgjedjeve ne cdo artilkull te publikuom ne forum vec cka nuk jane vra njeri me tjetrin … Shok kushri vllazer …. E Cfar dobiet kem na me tregon cfar doniet.. Vaseli i keq ,Ferhati i keq, Maliqi i keq, Nikolla i keq, Davidi i keq, Bardhi i keq, Luvigji i keq …. E kush asht i mir per zoten pas disave jetu garantoj se ma fort e sun miloshin se dika prej nesh …. Tung

    • E tlumt more Cemi … Ndoshta ta kam ruojt elle shtepitn e familjen tende kur asht ke koha qe erdhen chetnikt e rezervistat per malesi … Une jam ke me Pushk ne dor per cdo nat … E ti po flet dickaaa …

  13. Pajtohem se duhet tkemi pak nivel ma te larte te komunikimit, por kjo eshte pjese e kultures dhe ne jemi ende ne zhvillim.
    Por stafi i ktij portali nuk ka te drejte te na i ndalojn postimet pervec nese jan teper banale ater eshte tejter pune.

  14. UDSH ka lind kryetradhtarin e kohes me te re FERHAT DINOSHEN z. Zenka e mos u ngut me paragjykime.

  15. OOOO GURRA !
    A mos valle gjendja e shqiptareve ishte ne rregull para se Antoni provoj te kycet ne jeten politike ?
    A thua se me 300 votat e Antonit u pezulluan te gjitha ato te “drejta ” qe na paten siguruar perfaqesuesit tane politik per 20vite ?
    Apo ndoshta ne shqiptaret , jo vetem qe jemi pajtuar , por mund te them se jemi misheruar me deshtimet e perfaqesuesve tane dhe kushdo qe te provoje te beje ndryshime do ta shpallim tradhetar ?!…..?!

    Me nderime petrithoti

    • PetritHoti….dikur perkrahshe Ferhat Dinoshen, ne vitet e 90-ta, a te kujtohet, e une asokohe nuk e perkrahja sepse percau elektoratin shqiptar, ishte stervitur e paguar per kete, nuk harrohen ngajrjet petrito. sot vendin e tij po mundohen ta mbulojne Fatmir Gjeka, Antoni e Dritan Abaz.(spo ja coj ma tej mbiemnin se sja din as aj vetit, her abazi, her abazovic-sipas interesit te tij personal)…ti ke zgjedh prap te njejten rruge, te perkrahesh ata qe po shkatrrojne ata cka ka mbet-une prap jam kunder si atehere petrithoti

    • Jo zotni, nuk e pat t’gjithe fajin Antoni por vetem nje pjese te saj. Pjesen e shumt te fajit e rezarvoj per vehten qe do ta percielli gjate tere karieres se ti. I vetedishem se nuk do te fitoj me shume vota se fitoj dhe te leshohet ne ate aventure, atehere ai ose ashte kokefort ose e bane me qellim, ne te dy rastet nuk ashte pjekuri.

Comments are closed.