6% e shqiptarëve votuan në referendum për komunën e Gucisë – Parregullsi të mëdha gjatë votimit, ankohen subjektet politike shqiptare

Subjektet politike shqiptare kanë dorëzuar ankesë pranë Komisionit zgjedhor komunal për shkak të parregullsive të mëdha të ndodhura në ditën e mbajtjes së referendumit konsultativ për komunën e Gucisë. Disa momente me pretendime serioze të parregullsive janë rastet e mëposhtme të cilat Ulqini Online i ka siguruar nga kopja e ankesës.

Kështu, vëzhguesi i subjekteve politike shqiptare Bujar Hasangjekaj në vendvotimin nr. 23 ka pa se si komisioni përkatës ka dhënë nga 2 ose 3 fletëvotimi votuesve, nuk janë kontrolluar fare me llampa gishti si dhe nuk kanë vendosur as shenjë në gishta. Poashtu  një grup personash kanë shetitur të njëjtit votues nga njër vendvotim tek tjetri.

I njëjti skenar ka ndodhur edhe në Guci, vendvotimi nr. 24 për të cilën vezhguesit shqiptar Arif Çelaj, Çel Rugova dhe Ramë Ulaj kanë qenë dëshmitarë të parregullsive të njëjta me vendvotimin nr. 23. Në këtë vendvotim votuesi dr. Rusmin Laliçiq ka marrë dy fletëvotime dhe përkundër vërejtjes së vëzhguesve se nuk mund të votohetnë atë mënyrë, ai ka votuar. Po në Guci, në të njëjtin vendvotim  ka votuar edhe votuesi nga diaspora Refik Radonçiq i cili nuk ishta fare në listë në atë vendvotim, për të cilën gjë dëshmon edhe videoinçizimi i RTV Vijesti.

Poashtu parregullsi me kontrollin me llampë, mosvendosje të shenjave në gishta si dhe dhënia e 2 ose tre fletëvotimi të çdo votuesi në vendvotimin nr.25 në Guci kanë konsatatuar vëzhguesit Ahmet Gjonbalaj, Florim Hakaj dhe Sefë Dedushaj.

Në venvotimin nr. 26 në Guci III, gjatë votimit nuk janë marrë fare letërnjoftimi ku kanë votuar votues nga vendvotime tjera.

Vëzhguesit shqiptarë kanë paraqitur vërejtet e tyre gjatë gjithë kohës kur kanë parë parregullsi por pa arritur që të ndalin trendin e këtyre parregullsive.

Poashtu për shkak të mosdhënies për të shikuar listën zgjedhore anëtarit nga subjektet politike shqiptare në komisionin zgjedhor dhe pamundësisë që ai të jap vërejtjet e veta ka bërë q ai mos ta nënshkruaj fare procesverbalin gjë që e ka konstatuar edhe Komisioni zgjedhor komunal.

Të gjitha këto parregullsi kanë bërë të mundur që numri i votuesve të arrijë në shifrën 60% që nuk është askund afër realitetit.

Subjektet politka shqiptare kanë kërkuar anulimin e rezultateve në 6 vendvotime si dhe të ngrihet padi penale nda anëtareve të komisioneve të vendvotimeve përkatëse.

Siç mësojmë nga aktivisti Tahir Gjonabalaj i cili e ka përcjellë me vëmendje tërë këtë proces, numri i votuesve shqiptarë që kanë dalur në zgjedhje mund të shkojë më së shumti deri në 6% të tyre. Z. Gjonbalaj përndryshe ka qenë personi i caktuar nga subjektet politike shqiptare për përcjelljen e statistikave.

Poashtu mësojmë se ankesa e subjekteve politike shqiptare është refuzuar. /Ulqini Online/