Enver Sabotic u arrestua natën e kaluar rreth orës 00:30, të dyshuar për kryerjen e veprës penale për rrezikimin e sigurisë të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.
Sipas policisë, i arrestuari Sabotic nga Podgorica, ka thyer ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, me ç’rast ka dëmtuar inventarin brenda ambasadës dhe ka larguar flamurin shqiptarë nga shtiza e ambasadës. Nuk jepen hollësi për motivin e këtij akti.
Në vitin 2011, mbas një alarmi fals për bombë në ndërtesën e ambasadës dhe goditjes me vezë në dritaret e ambasadës shqiptare, autoritetet e ambasadës së Shqipërisë patën kërkuar monitorim 24 orësh nga policia malazeze, mirëpo nga kjo e fundit është vlerësuar se për një gjë të tillë nuk ka nevojë, pasi ambasada ndodhet në afërsi të ndërtesës së qeverisë dhe disa ministrive të cilat sigurohen gjatë tërë kohës nga ana e policisë. /Malesia.Org/