Vujanovic sërish kandidat për president të Malit të Zi

Presidenti aktual i Malit të Zi, Filip Vujanovic, është kandidat i DPS-it për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen  me 7 prill, ka vendosur Këshilli qendror i kësaj parti.  Vujanovic është njëkohësisht dhe nënkryetari i DPS-it.

Kryetari i DPS-it dhe aktualisht Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka theksuar se Partia e tij është e bindur se me forcën e partisë dhe të një numri të partnerëve në koalicion, Vujanovic do të shënojë fitore të bindshme në zgjedhjet presidenciale.

Në opinionin malazias ka mendime të ndryshme, nëse Vujanovic ka të drejtë të zgjidhet edhe për një mandat president. Deri tash ai dy herë ka qenë president i Malit të Zi, por gjatë mandatit të parë të tij Mali i Zi nuk ka qenë shtet i pavarur, prandaj ithtarët e tij konsiderojnë se ai nuk mund të trajtohet si pengesë.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe kryetarë i Partisë social demokrate (SDP), Ranko Krivokapic, megjithatë kundërshton kandidimin e Vujanovic si jo-kushtetues dhe paralajmëron se në rast të kandidimit të Filip Vujanovic, SDP do të paraqes ankesë në gjyqin kushtetues.  SDP është partneri kryesorë qeverisës  i DPS-it.

Disa ditë më parë deputetët e dy koalicioneve shqiptare të cilët janë në pjesë e koalicionit qeverisës, Forca për Bashkim (Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare, Levizja Perspektiva) dhe Koalicioni Shqiptar (Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në MZ, Alternativa Shqiptare) gjegjësisht Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka deklaruan se do të përkrahin kandidatin e DPS-it.  Megjithatë, duket se edhe brenda koalicioneve shqiptare ka përçarje në lidhje me këtë vendim. Vasel Sinishtaj kryetari i Iniciativës Qytetare para disa ditëve kishte deklaruar se kandidimi i Vujanovic është i paligjshëm duke e quajtur anti-kushtetues.

Vota e shqiptarëve në shumë raste ishte vendimtare dhe shumë e kërkuar, por a u shpërblyen votuesit shqiptarë për përkrahjen e dhëne!? /Malesia.Org/

8 Comments

  1. ultranacionalisti dhe njeri me dy fytyre! vetem shqipetari i vdekun ashte shqipetar i mire per te. prej viteve me rradhe tregoj se c’na deshiron!? gjukanovic ne krahasim me kete antishqipetar te perbetuar ashte me liberal.

  2. Prap fiton ky se keshtu i kan godit punet, jan rregullua keto me procese montimesh mafioze. O te gjith njesoj jan e mos u bani merak shum se merre njanin e bjeri tjetrit me te. Sorra sorres, nuk ja nxierr syt, por neve shqiptareve qe jeton ne keto troje, ne per faqe te zez e kemi punen si me njanin si me tjetrin. Ma mir MOS VOTONI HIC, APSTENONI KESAJ HERE< apstenimi esht pjes e demokracis. Nese ju premton te drejtat ne Leter e jo me llafe neper caffe, ateher konsideroni e sa perndryshe refuzoni me ja dhen voten ketij apo ati MILIQ a kushdo qofte. Bela edhe po gaboj ju logjikonje vet ket pune.

  3. O Pasqyr,po prej te ciles pozit,na kshillon se si me votua ne ne malsi,ku e merr te drejten,a por ije perkrahes i Vaselit.?
    Vaseli ne zgjedhjet presidenciale te meparshme,na thirrte me e votua Medojeviqin,more Pasqyr,a thue se aj ishte me dashamir i shqiptarvet se ky ?
    E more Pasqyr kur tu drejtohesh malsorvet ne Malsi shko para pasqyret e shiqoje veten tende nje her ater pusho pak e kujtoj vitet e 80ta te shekullit te kaluar, edhe pse shekulli ka kaluar more Pasqyr kujtesat s’kalojn jo,edhe nje gje, je be i merzitshem me komentet tua te gjata.

  4. KATILI Vujanovic vetem ne NGUSHELLIME deshiron te vije ne Malesi! Per fat ky antishqipetar nuk ka pas ndonje pozit ekzekutive qe ka pas impakt te vecant ne Malesi se per ndryshe punet tona do te ishin edhe me te mjera.
    “PASQYRA E NGJARJEVE”, PLOTESISHT PAJTOHEM ME JU

  5. Ulpiana mir e ke se; zoteria ne fjale gjith kund mundet me sa ka mundesi e autoritet mundohet te peruli e kushtezoj popullin shqipetar. Shiqoje vetem cka ban me nji grusht malazezesh qe kan mbete ne Kosove, qe deri dje u deklaroshin si serb, e nderkohe mundohet ta kushtezoj Qeverin e Kosoves ne dhoje te ndryshme. A u kujtohet kur populli i Malesise apeloj tek Ai qe t’bej amnestin e te burgosureve malesor. Ai jo se i kishte lirua nga burgu por te kishte pase mundesi te gjitheve na kishte rrase ne burg. Shum po me pelqen fakti qe paska edhe tjere malesore qe e paskan kuptuar kete antishqipetar

  6. DPS nuk eshte i sigurt 100% se mund te fitoj Vujanovic, per kete arsye i nevojitet perseri vota e shqiptareve, per kete arsye mendoj se eshte momenti qe mund ti kushtezojme, jo per ta perkrah kandidatin tjeter, por per te kerkuar plotesimin e disa premtimeve qe jane dhane me vite me rralle. Gjithsesi Vujanovic eshte si ato hapat qe pihen e as nuk bejne mire as nuk bejne keq. Kukull e bukur, qe si president i nje shteti cdo njeri nga ne e ka takua ne rruge pa roje, njeri shume i thijesht qe ska asnje far roli.Per kete arsye thjesht do ishte mire te perfitonim nga kjo gje.

  7. Qe Leke, besoj se ata chka po thoni ju, po e ban Z. Sinishtaj, po e kushtezon perkrahjen e Vujanoviqit me referendumin. Por ajo qe me frigon ne lidhje me referendumin asht se nuk i besohet edhe aq shume nje pjese te konsiderueshme te banorve te Malesise qe per fat te keq i kemi e skem ka i chojm, pra nuk dihet a kan me perkrahe komunen e plote

Comments are closed.