Përkrahja e shqiptarëve për kandidatin presidencial të DPS-it, Filip Vujanovic, do të varet nga caktimi i datës së saktë të referendumit për Komunë të Malësisë, deklaroi përfaqësuesi i koalicionit Forca për Bashkim, Vasel Sinishtaj.
Ai tha se përveç përcaktimit të datës së referendumit, duhet definuar edhe disa kërkesa tjera të shqiptarëve, shkruan gazeta Dan.
Sinishtaj përkujtoj platformën e përbashkët politike në bazë të së cilës Forca për Bashkim është pjesë e qeverisë.
Ai sqaron se Iniciativa Qytetare, që ai përfaqëson, si pjesë e koalicionit aktualisht ngriu pjesëmarrjen në qeveri.
“Këto ditë pritet të ulemi së bashku dhe të përcaktojmë një kornizë të saktë kohore për secilën pikë për të cilën mendojmë se është e rëndësishme të zgjidhet,” tha Sinishtaj. /Malesia.Org/