Emision kushtuar incidentit në Dinoshë (video)

Para disa ditëve në emisionin “Studio e Hapur” e televizionit Boin, e udhëhequr nga gazetarja Esmeralda Raiçeviq, u trajtua incidenti që ndodhi në Dinoshë me 16 janar.
Në studion e TV Boin ishin Imami Beqir Gjokaj, Don Nosh Gjolaj dhe kryetari i KU Tuz Fran Lulgjuraj. Deklarata për ngjarjen dhanë edhe Hasim Kajoshaj, Kadri Gjokaj (profesor) dhe Vasel Berishaj (profesor).

Është kjo një nismë pozitive. Së parit duhet ulë tensionet dhe analizuar mirë çështjen në fjalë, në mënyrë që të krijohen kushtet për një dialog produktiv që do të binte deri te një marrëveshje përfundimtare e kënaqshme për të gjithë.
Që një dialog të jetë i suksesshëm, duhet të kemi mirëkuptimin, tolerancën dhe ti lejmë vend dhe kompromisit për hir të kaluarës, të ardhmes dhe gjakut tonë të përbashkët. Të i ruajmë virtytet e shenjta shqiptare, me të cilat jemi identifikuar me shekuj dhe duhet ti kultivojmë e ruajmë dhe në të ardhmen.
Edhe pse një pjesë e opinionit publik, sidomos banoret e Dinoshës që atë ditë protestuan, mohojnë se incidenti në fjalë ka karakter fetarë, në përgjithësi, e sidomos në mediet malazeze ky incident u pasqyrua si i tillë. Pa marrë para sysh a është incident i karakterit fetarë apo fisnor, ngjarje të tilla nuk guxojnë të ndodhin e që ndoshta të kënaqin të tjerët të cilët shikojnë nga distanca dhe mundohen të na manipulojnë.
Ishte ky një emision i qëlluar i TV Boin dhe i falënderojmë që na mundësuan publikimin e emisionit të plotë. /Malesia.Org/