Takimi i Cungut dhe Gjekës me DPS – Referendumi deri në maj

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka u takuan sot me Svetozar Marovic, nënkryetarin e DPS-it, shkruan gazeta Vijesti.

Në ketë takim, siç shkruan po i njëjti burim, u dakordua që referendumi konsultativ për statusin e Malësisë të mbahet më së largu deri në maj, por me kusht që partitë shqiptare të përkrahin kandidatin presidencial Filip Vujanovic nga radhët e DPS-it.

Megjithatë, data e mbajtjes së referendumit nuk mund të caktohet para se të respektohen procedurat ligjore; vendimi nga Komuna urbane e Tuzit dhe studimi i fizibilitetit, sqaron drejtori politik i DPS-së Tarzan Milosevic.
Ai shtoj se datën e mbajtjes së referendumit e caktojnë përfaqësuesit e Kryeqytetit dhe Kuvendit lokal të Tuzit.

Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare e cila është pjese e koalicionit Forca për Bashkim (në të cilën bëjnë pjesë edhe Forca e Re Demokratike e Nazif Cungut dhe Lëvizja Perspektiva e Amir Hollaj) Vasel Sinishtaj për Analitika deklaroj se nuk ishte i njoftuar dhe se nuk mori pjesë në takimin në lidhje me mbajtjen e referendumit për Komunë të Malësisë, që patën Cungu dhe Gjeka me nënkryetarin e DPS-it Marovic.
Sinishtaj sqaroi edhe një herë se nuk do të marrin pjesë në qeveri nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen dhe se nuk do të merremi më me premtimet por me veprime, shkruan Analitika. /Malesia.Org/